A ka PD dy linja politike karshi Stefan Fyles?

6 Mars 2014, 21:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, u cili mbërriti në Tiranë për të rritur përgjegjësinë e Bashkimit Evropian ndaj dialogut me Shqipërinë, duket se u përpoq të ndante publikisht vijën politike të diktuar nga Berisha brenda Partisë Demorkatike dhe qëndrimet e matura dhe profesionale që vinin nga Partia Demokratike. Edhe pse ka qenë paksa i ashpër në takimin e mbajtur me përfaqësuesit e forcave parlamentare, sidomos me fjalimet e Ristanit dhe Halimit, lidhur me cektësinë me të cilën ata diskutonin në këtë tryezë të nivelit të lartë, pas takimit ai diferencoi si konstruktive qëndrimet e kryetares së Komisionit Parlamentar të Integrimit, Majlinda Bregu.

Referenca pozitive e Komisionerit Fyle ndaj zonjës Bregu, dhe anashkalimi prej tij i njerëzve që recitonin aty fjalimin e Berishës, në të vërtetë ka përballur vijën politike të Berishës kundër Fyles, me një qëndrim të moderuar që vjen po nga Partia Demokratike ndaj procesit të integrimit.

Pyetja e vetme në këtë rast është nëse zonja Bregu ka leje për qëndrimin e saj serioz në këtë takim, apo e ka për inerci të postit të saj si Ministrja më afatgjatë e Integrimit në Shqipëri?

Për të kuptuar që Partia Demokratike është në një lloj sikleti nga sulmi i papërgjegjshëm i Sali Berishës ndaj Stefan Fyles, nuk do shumë mend. Për të mos u ndeshur me të në Tiranë, ai iku pas Lulzim Bashës në Dublin që të mos injorohej këtu publikisht.

Lulzim Basha nuk bëri asnjë koment pas sulmeve të Berishës, çka tregon po ashtu vështirësinë e tij për t’i dalë zot çdo budallallëku të dalë nga goja e babait shpirtëror të tij.

Por më qartazi ishte situata në tryezën e dialogut të nivelit të lartë Shqipëri– BE, ku njerëzit që përfaqësojnë direktivat e Berishës, recitues të tipit Ristani apo Halimi, u detyruan të ndërpresin fjalimin pas pesë minutash pasi vetë Fyle ua tha pa shumë kudjes që e kaluat kohën për t’u shpejguar. Ndërkohë zonja Bregu, e cila pati debate me zotin Fyle për gjëra më thelbësore, mori vlerësime publike prej tij.

Ajo që shihet qartë në këtë rast është se PD nuk është e gatshme të adaptojë si vijë politike të saj, qëndrimin politik dhe personal të Sali Berishës kundër Stefan Fyles. Përfaqësuesja më e lartë e opozitës, që drejton Komisionin e Integrimit, nuk është në një gjatësi vale me të, dhe ky është një lajm i rëndësishëm. Por një lajm i rëndësishëm nuk është gjithmonë një lajm pozitiv. Ai do të jetë lajm pozitiv, kur të adaptohet si qëndrim publik i Partisë Demokratike dhe jo si qëndrim paralel me qëndrimet e Sali Berishës.

Fakti që Komisioneri Fyle e vlerësoi zonjën Bregu dhe qasjen e saj pozitive ndaj procesit, është një shpëtim real për Partinë Demokratike, pasi ka mundësinë t’i tregojë Bashkimit Evropian se qëndrimet e Berishës nuk përfaqësojnë më realisht Partinë Demokratike. Por ky do të jetë një zhvillim real nëse zonja Bregu nuk “diferencohet” për këtë shkak brenda PD. Ajo nuk është se ka qenë luajale me Fylen gjatë takimit, dhe nuk është se nuk ka debatuar. Por nuk ka folur me gjuhën e Berishës, nuk i ka thënë atij serbofil, nuk ka akuzuar Evropën për racizëm dhe mbi të gjitha nuk e ka justifikuar humbjen e statusit me racizëm ndaj shqiptarëve.

Ky është një lajm pozitiv për opozitën, por është dukshëm një lajm pa leje të Berishës. Optimistët më të mëdhenj duan të thonë që PD-ja do të ecë në këtë rrugë, pa pyetur shumë për vijën politike që dikton Berisha ndaj Brukselit. Pesimistët dyshojnë për gjithçka. Unë kam frikë se Lulzim Basha, të vetmin talent që ka, e përdor për të mos u kuptuar kurrë me kë është derisa të kalojë furtuna. Në fund është me fituesin.

41 komente në “A ka PD dy linja politike karshi Stefan Fyles?”

  1. Luk says:

    O Mero djali nuk ka PD por vetem Sali Berishe. Anetaret e PD jane pjese e kopese se shpellarit. Jane aty per te zbatuar deshirat e tij dhe jo per te pasur mendime dhe qendrime te tyre.

    1. Kastriot Myftaraj: 10 shqiptarët e Kosovës që kanë dëmtuar Shqipërinë – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=44612&k=71#sthash.byeU0MsY.dpuf

      1. KULUFI says:

        Jo vetem me Fyle-n jane dy linja politike,por ne te gjitha drejtimet ku zhvillohet jeta politike,kulturore e cdo gje tjeter,qendrimi i PD eshte i dyzuar. Njeri per te qene ne rregull me nderkombetaret(qendrimi i Lulit)dhe tjetri,qendrimi me vulgar i Sali Berishes,nje qendrim konfliktual me cdo gje dhe per cdo gje.

    2. portosi says:

      PD është parti në dezintegrim e sipër e shpejt do t’ia lërë vendin një force të re demokratike.Sa të kenë nëpër këmbë Berishën me kopenë e tij simpatizanët e saj do largohen të zhgënjyer. Kjo është çeshtje kohe.

    3. ari says:

      luk-nona negjmije ju ka mesuar shaje ter boten kur vendin e beri tritol dhe kantier droge rama.por ju keshtu jeni mesuar.rama peder nuk i hypte gruas dhe fajin ja linte kristaqit,.enveri nuk ju ipte buk dhe fajin Amerika.

    4. Skypion says:

      Jemi mesuar tashme me diversionin e mjere te mazhorances dhe mercenareve te saj mediatike ndaj opozites.Ky diversion,sic e kemi thene,eshte shumeplanesh.Dy jane “shtyllat” kryesore ku mbeshtet ky diversion:1)marredheniet mes liderit te ri te PD-se dhe liderit historik te saj;2)perdorimi i Topit dhe FRD-se se tij per te terhequr sa me shume elektorat nga PD-ja.
      Nese diversionin e llojit te dyte,e ben vete Rama mejhaneve ne dreka e darka te shumta me Topin,ate te llojit te pare,e bejne mese shumti media e pushtetit me mercenaret dhe argatet e saj.
      Eshte e kote.Protesta e 20 shkurtit 2014 – pervecse nxori ne pah liderin e ri demokrat dhe europian Basha,ne kontrast te plote me zhallogjen e vjeter te politikes,liderin avdall te socialisteve Rama,qe nje proteste nuk e ka bere te paqte – zhvleresoi boterisht gjithe diversionin e felliqur te maxhorances dhe sherbetoreve te saj,mbi gjoja nje “perplasje” lidershipi ne PD.Berisha heshti,foli Basha.Kjo ishte nje surprize shume e hidhur per diversionistet,te cilen surprize, vetem nje politikan i regjur si Berisha, e qe i njeh keta rrufjane me dhembe e dhemballe, eshte i afte ta beje.Por,surpriza me e madhe ishte vete zgjedhja e Bashes me 80% te votave(kam pershtypjen se do te merrte me pak,nese socialistet,Rama,media e pushtetit dhe analistet mercenare,te mos benin tifo per berishistin me te eger ne PD,te ndjerin Olldashi).Sipas logjikes se berishofageve,ai qe do te duhej ta pasonte Berishen ne kreun e PD-se do te duhej te ishte nje i ngjashem me te,per nga natyra luftarake,energjike;i ndjeri Olldashi,bie fjala,ishte shume i ngjashem ne kete aspekt me Berishen ,mirepo ja qe u zgjodh Basha,nje natyre shume e ndryshme nga ai.Kjo,padyshim qe regjistrohet si rekord pozitiv ne biografine politike te Berishes.
      Eshte kjo arsyeja ,se pse mercenaret e pushtetit kane nje ngerc ne diversionin e tyre,sepse,nuk e kuptojne se pse nje politikan si Berisha i le vendin nje politikani si Basha.Eshte kjo arsyeja se, pse analisti yne i nderuar ngaterrohet kaq shume me kembet e veta ne lojen diversioniste,sa brenda nje shkrimi kundershton vetveten disa here!
      Per pjesmarrjen e djeshme te opozites ne takimin me Fylen,e sqaroi shume qarte vete zonja Bregu,i cili sqarim eshte totalisht e kunderta me ato cka thote analisti yne,dhe te cilin sqarim mund ta keni degjuar te gjithe ,e nuk eshte nevoja ta riperserisim.
      Ne fund te shkrimit,analisti yne ben ate qe di te beje me mire,dmth,te bardhen ta beje te zeze e te zezen te bardhe.Nuk ishte opozita e djathte dhe Berisha ,qe fajin per mosmarrjen e Statusit e gjeten tek esktremistet europiane dhe racizmi europian,PERKUNDRAZI,ata qe e e perdoren kete argument turperues per mazhorancen ,ishin Rama-Meta,socialistet ne pushtet.
      Pikerisht,pse Rama e gjeti fajin tek racizmi dhe ekstremizimi europian,patem per here te pare ne historine e vendit,nje reagim nga kancelarite kryesore perendimore(Gjermania dhe Franca) ndaj ketij qendrimi harbut te Rames.Ky eshte nje fakt qe e dime te gjithe;analisti yne,pa piken e turpit,jo vetem qe e deformon sy per sy,por pisllekun qe ben Rama ia mvesh Berishes!Ky qofte si gazetar!
      Miku i madh i Shqiperise dhe shqiptareve,zoti Fyle,duhet te na sqaroje pak,sesi deklaroi publikisht,ne konference per shtyp me Nikolic,per “rrezikun e nacionalizmit shqiptar ne Ballkan”.Per ta bere me te qarte kete per trushkulurit dhe trushpelaret e ketij forumi te nderuar,ju kujtoj se kush eshte Nikolic.
      Tomislav Nikolic,nje nacionalist serb,protagonist i levizjes cetnike serbe qe nga fillimvitet ’90;zv.kryeminister i Milloshevicit ne kohen e luftes ne Kosove;bashkeluftar i kauzes shovene serbe me Vojsllav Sheshel;te dy te akuzuar me prova nga aktivistja serbe Natasha Kandic per masakra.
      Pikerisht,ne krah te ketij kriminlei serb,zoti Fyle,zgjodhi te flase per rrezikun e nacionalizmit shqiptar!A ka cinizem me te madh sesa ky?!Natyrisht qe jo,por,per median e majte,mercenaret e saj,turmen e idioteve te dobishem qe i ndjek pas qorrazi,Fyle eshte i majte,Nikolic i majte(vetem serbet dine te jene edhe te majte edhe te djathte nacionaliste,shoviniste si Milloshevici dhe Nikolici e shume e shume vica te tjere) ,Rama i majte…pra,gjithcka eshte ne rregull per ta.
      Nuk eshte e rastit qe, pas 70 vjetesh,nje kryeminister i majte viziton Beogradin.Nuk eshte e rastit qe,pas vizites se pare te Enver Hoxhes do te kemi viziten e nipit te Spiro Kolekes, Edi Rames,70 vjet me pas.
      Dhe,si atehere edhe sot,serbet tallin lesht me zuzaret shqiptare;u caktojne date takimi,dhe me pas e shtyjne si pa gje te keq,me lloj lloj arsyesh.Per kete e kane shtyre disa here takimin me Ramen,perkunder lutjeve te tij.Nuk po bejne gje tjeter,vecse po luajne koqe me Rame koqen.Mire ia bejne.

      1. @avdalli says:

        Po ku je mo skypo se na thave syte, na thave.

        Keshtu po, ka lezet! Kritika duket se te paska bere mire dhe e paska bere pjeserisht efektin e saj. Jo se e ke lene pa share fare nipcen e Pilos, por kesaj here e ke bere pak me ralle, pak me me stil, pak me te kamufluar… o avdall ?

        Ore po ai nipcja i niut a di gje se nga nga behet? ?

      2. skopioni says:

        o skyp
        pervec idiotesive qe mund te shkruash,shkruan gjate dhe nuk ka durim ti lexoje shumica e komentuesve

      3. Arturi says:

        U ngjalle o kunati i Bashes?
        Gjithsesi fol/shkruaj me pak dhe thuaj me shume, a m’kuptoveeee?

    5. Superlativa says:

      Po mirë o Mero, ja se po bëjmë sikur po t’a besuam, se zonja Bregu na paska mbajtur qëndrim të pëlqyeshëm në raundin e radhës së nivelit të lartë të dialogut rreth prioriteteve kyçe për proçesin integrues të vendit në BE.

      Hajt se po t’a besojmë dhe atë, që zoti Ristani dhe zotit Halimi u treguan aq të cekët në bashkëbisedim, sa që e detyruan komisionerin e BE-së zotin Štefan Füle t’ja ndërpriste diskutimin.

      Por ama nuk do lë pa t’a thënë diçka që ka qënë praktikë pune e atyre pak gazetarëve në kohën e monizmit dhe po e tillë po vazhdon të mbetet dhe sot.

      Fjala është për dërguesit e informacionit (gazetarë, reporterë, etj.) të cilët nuk i ndahen dot praktikave të vjetra të punës, dhe pa e kuptar as vetë, shfaqin tendenca të theksuara për të përhapur lajme pak a shumë të dyshimta për marrësin e informacionit (lexuesit, teleshikuesit, etj.).

      Për t’a konkretizuar këtë thënie po sjell një shembull mjaft të thjeshtë.

      Gazetarët e huaj më në zë artikujt e tyre rreth takimeve të zyrtarëve te lartë i shoqërojnë dhe me përmbledhje të hollësishme të bisedave… si pshm. këtu:

      Ndryshe prej tyre “përçuesit” tanë të lajmeve preferojnë më mirë t’a anashkalojnë këtë element kaq të rëndësishsëm dhe të fillojnë menjëherë me përçmime apo lavdërime.

      Nga njëra anë disa etiketohen si “recitues të cektët” në gjykime, disa të tjerë përçues të denjë budallallëqesh të etërve të tyre shpirtërore, dhe nga ana tjetër disave u etiketohen merita të çuditshme si “seriozë”, “konstruktivë”, “thelbësorë, “drejtues”, “përfaqësues të lartë”, qëndrimi publik i të cilëve duhet bërë shembull e duhet “adaptuar”…

      Mero, a thua të kesh qënë fare esëll dje në darkë kur i ke shkrojtur gjithë këto superlativa? Apo mos ndoshta na ka dalë cuca në çetë dhe s’kemi marrë vesh gjë akoma ne të humburit…?

    6. thanas says:

      Nuk eshte pergjigje per ty, Luk. Me fal qe shkruaj pas teje. Ketu dola vetem per komentin.Por doja te thoja qe Meron nuk e lexoj me, per dy arsye:
      Se pari, sepse po ta kundershtosh, nuk ta publikojne komentin
      Se dyti, me ate shkrim “bajge” qe kishte bere ne favor te qeverise, pas lidhjes se kontrates ndermjet qeverise dhe Fazllic per interkonjeksionin me Kosoven.
      Turp Mero! Je nje diktator ne punen tende.

  2. mos se po ja fusni vetes keshtu. deri tani keni thene qe ka nje vije dhe e sundon berisha,. tani po e pranoni qe ka dy. qelbesirat histerike lene nam me shpifjet e tyre qe bien ne kundershtim me njera tjetren. rrac qesharake. lepuj llafazane. edhe sikur 200 mandate dhe 2000 000 vota ti keni perseri me llafe do merreni sepse asnje veprim nuk beni dot se skeni bole. bla bla bla, bla bla bla. fajin e ka saliu bla bla bla

  3. Qetësori says:

    E more Luka! Behu djale i mire. Eshte qeveria pastaj opozita. Duhet te jesh drogaxhi, te besh parlament kriminelesh pa asnje klase shkolle, qe mos te te thone shpellar?

  4. Dr.prof.Xhirja prej Sauku says:

    Majlides i nevojiten edhe ca rruge te tjera per shoping ne Bruksel me parate e taksapaguesave Shqiptare. Kur themi PD kuptojme Berisha dhe kur themi Berishe kemi thene PD. Keshtu ka qene dhe keshtu do te jete.

  5. Mallakastrioti says:

    @@@Mero Mirembrema…Pa shume koment Majlinda Bregu duket se Perfaqesone jo Mendimin e “PD_Se” ne Komisjone por Mendimin e saj , ose edhe e ka Kuptuar se “Kali” i Berishes eshte duke Ngordhur…
    Sa per Lulezim Bashen :Eshte “Pordhe e Plevitosur” themi ne nga anet tona(Te me falni per shprehjen)…lol

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Qendrimi i Berishes dhe Bashes,nuk flasin per bashkepunim,me faktorin kryesor per integrimin e Shqiperise ne BE,ky qendrim eshte ne drejtim te kundert.
    Bojaxhinjte qe lyejne me boje te zeze,te rekumanduar nga Berisha u ulen per tu perballur me Fylen,ne tryezen e perbashket.
    Deri tani,duke perjashtuar propoganden e PD-s,veprimet e saj flasin per nje deshire negative,per dhenien e statusit per Shqiperine ne BE.

  7. N Shabani says:

    PD mbaroj mbetet te behet varrimi I saj.

  8. Pipi says:

    Si gjithmone i sakte,z. Baze. Por, kur do te dalin hapur kunder budallalleqeve te “Plakut Mere” edhe figurat e tjera te PD-se, sidomos ata te rinjte, tek te cilet shpresojne realisht te ndershmit e kesaj partie qe po degradon perdite e me shume?

  9. Freedom says:

    Vazhdon diarreja e pernatshme kunder opozites..kjo eshte e pabesueshme dhe idiote..vetem ne korene e veriut problem eshte opozita dhe mendimi kunder..vazhdoni me kete linje se i beni nder pd..populli gjithmone mbeshtet viktimen dhe ate qe goditet gjithmone..populli behet me tae qe sulmohet pa te drejte

  10. Nardi says:

    Berisha duke mos qene me kryeminister dhe kryetar i PD ka luksin te thote te verteta qe nuk mund t’i shprehte me pare. Fyle nuk eshte kurre mik i Shqiperise sepse asnje njeri normal nuk mund te ankohet per nacionalizmin e kryeministrit te Shqiperise ne krah te nje krimineli lufte si Nikolic

  11. Muzikanti says:

    Ah mo Baze sa po mundohesh ti besh politikane keto barkDERRA, s’do jete e lehte por mos u ndal.

  12. Milua says:

    Po këtu, në Tema më duket se kam lexuar para dy muajsh një thënie të Topallit:
    “Kur themi PD, ajo është Sali Berisha! Ne themi partia dhe nënkuptojmë Berisha! Ne themi Berisha dhe nënkuptojmë prapë Berisha! Ne nuk themi asgjë dhe nënkuptojmë po atë!“ JOZEFINA TOPALLI

  13. genci says:

    po ne cila PD te kesh besim?edhe kjo qe thua ti mero per kete bregun mua nuk me bind ,pasi ajo eshte nje hajdute klasike me makina superluksoze,me ndertime pa leje ne kalane e petreles,pra per integrimen flet nje grua qe nuk ka piken e moralit.kjo dhe grida flasin sikur te kene saliun prapa veshit .ai sic duket nuk e ka mare vesh se c’ka thene kjo ne takimin me fylen se ua tregon qejfin ai ketyre qe i dalin kunder.pd-ja eshte tamam si ceta e haxhi qamilit.egjithe pd-ja eshte turpi i ketij vendi.

  14. redi says:

    Une kam mendimin, se Basha nuk eshte budalla dhe e di, qe koha punon per te. Dihet, se pleqeria e Berishes do mbaroje nje dite dhe ai do rrjedhi komplet nga trute. Natyra ka ligjet e saja, do Sala APO nuk do.
    Mos harrojme, se edhe shefat e PD-se, me perjashtim te buçes Josefina, mendojne per te ardhmen e tyre. Edhe ata jane njerez dhe do te kerkojne me kohe te zbresin nga makina e vdekjes e Sales. Sala nuk perfaqeson me te nesermen, ai perfaqeson te shkuaren. Eshte nje ligj i natyres, qe e reja ja ze vendin te vjetres.
    Sala nuk ndahet dot nga “pushteti” sic beri Gerhard Schroder, Sarkozi, Tony Blair, Klinton, Bush etj. Ai prefereon te behet karagjoz vetem qe te enderoje te rimari karriken, Sala, ky tegetar genjeshtrash dhe thashethemesh po behet gazi i botes dhe as nga partia dhe as nga familja nuk ka guzimin ti thote, qe te dali ne pension dhe te luaje me nipat kukamçefti neper lulishtet e Tiranes. Nuk arrin ta kuptoje, se shoqeria shqiptare nuk eshte me ajo e viteve 1990, se koha e tij ka marre fund. Sala ka mbetur nje komunist i mjere dhe nuk do behet kurre visionar.

  15. lisi says:

    Kot te genjen mendja ,o Mero! Sa te jet Salushi,s’bene ze as Lulushi as askushi.

  16. we people says:

    Ne maj 2012,pra pothuaj para dy vjetesh ishte per vizite ne Shqiperi zoti Stefan dhe ne gazeten Tema kishte nje editorial me titull:
    “Me mire te mos kishe ardhur zoti Fyle” ku Mero Baze vinte ne balance 12 prioritetet e BE ku me kryesori ishte Kushti per Drejtesi per krimin e 21 janarit.

    Sot pas dy vjetesh 21 janari eshte varrosur.Gjakatari Berish jo vetem qe i ka perdhosur disa here viktimat e tij por ka fshire menderen me ekspertizat e FBI,perzuri presidentin,kryeprokuroren,kryeshikasin,kryebashkiakun,kollonen e gjyqtareve,KLD,kontrollin e shtetit duke u bere kryemonark qe edhe pse ka lene karriken e k/m perseri bem ligjin ne dipllomaci,media,parlament e kudo.

    Jo vetem kaq por ky poshtroi Stefan Fylen sikur te ishte ndonje Kastriot Islami i 1993 apo Frrok Cupi i 1997.

    Eshte e pabesueshme te spjegohet ku e gjen kete force satanike ky Frankestein Monster.

    Per te gjetur “magjine” e forces se tij na vjen ne ndihme Qeni Qemal Lame kryehetuesi kryekriminel qe jo vetem duhet te merret i pandehur per krimet e tij ne vitet 1981-1991 por dhe duhet merret i pandehur si pjese perberese e grushtit te shtetit te 2 prillit 1991 me banden e tropojes ku jane impikuar dhe dy shqiptaro-amerikano-tropojane qe dihet kush jane se kur vinin nga amerika ne Shqiperi merrnin “avdes” te UDB ne Beograd.Duke perfshire ketu dhe dy naziskinat berishiste Qazim Gjonaj dhe Rudolf Marku.

    Komplloti nderkombetar i 2 prillit 1991 eshte “Syri i Qikllopit” qe duhet goditur per te rrezuar per vdekje Perbindeshin Berishe.Fakti qe te gjithe komplltitistet e 2 prillit kane vdekur,jane vrare,helmuar ose jetojne jashte shqiperise tregon se Berisha ka qene shef kryesor ne operacjonin e 2 prillit dhe nuk duhet te “ngacmohet” nga aleatet se ai di shume..

    Nuk i gjen e keqja shqiptaret as turistat politike si Fylja nese PD ka dy linja politike te ndryshme per integrimin.

    Ajo qe po e varros ate komb perfundimisht jane dy linjat e ndryshme politike te euro-atllantikeve ne lidhje me krimet e Berishes ku nga njera ane dergohen me “ceremoni” ekpertizat e FBI kurse nga ana tjeter dekorohen burre shteti dhe yll ne qitje bashkriminelet.

    Nqs se nuk denohen urdheruesit e masakres te 21 janarit 2011 te pandehurit Sali & Devil Son do ti uronim Fyles te thyeje qafen bashke me porno-dipllomatet e tjere euroatllantike qe e varrosen ate vend duke mbajtur dy linja hipokrite me banden 2B.

    21 Janari 2011 eshte nje gur kilometrik ne historine e Shqiperise dhe nqs do anshkalohet nga USA & BE atehere integrimi i Shqiperise ne BE do jete si punsimi i nje prostitute pa pagese ne bordellon me emrin Europe.Fyle eshte vecse nje sekser i kesaj pornopolitike…

  17. turi says:

    Po eshte zullumi qe te ze syte o z baze. Dhe qenit kur i erdhi ngordhja vajti e permori ne dere te xhamise. Dhe qeni jone po permjere dhe qelbi dynjane. Po dashte zoti e coine ne hage te permjere atje dashte zoti madhe dhe me degjon klm

  18. Man Hasa says:

    ORE DAKORD ME KETO QE THUA TI, PO SHIKO SE CFARE SHKRUAN SOT Kastriot Islami akuza qevreise se po perdorin dhune ne arsim http://dielli.al/lajme.php?id=44639&k=71

  19. I.Troplini says:

    A ka PD, dy strategji karshi Stefan Fyles???

    Pyetje me horizont shqiptaresh, kjo e Mero Bazes. Vetem ne, “jemi te afte” te kthejme nje mision kombetar ne nje jashtqitje personale.Nuk gjen ne asnje kandidature te vendeve ballkanike, nje rast te ngjashem si ky yni.Paaftesia jone per te artikuluar strategjine kombetare dhe nenshtrimit ndaj saj te cdo diskursi politik te brendshem, gjen shprehjen e vet tek paraqitja e opozites me njerez te ceket dhe te rendomte.
    Nuk ja vlen te shtrosh nje pyetje te tille per strategji te dyfishte ndaj Z.Fyle. Me nje pyetje te tille, shqiptarizohet dhe banalizohet i gjithe procesi i integrimit.Per ne shqiptaret,,,gjithcka eshte personale edhe kur e gjithe bota nuk e sheh si te tille. Kategorite, ne te cilat mendojme ne, ,,,jane keto; Fyle eshte mik i Rames dhe armik i Saliut ndaj i duhet cjerre maska te dyve.
    Majlinda Bregu ka pasur mundesine per 8 vjet, te ndjeke menyren eficiente te punes se komisionit te BE. Ajo nuk mund ti bjere gozhdes se Ristanit dhe Halimit qe per nga eksperienca e punes,,dine te tregojne per pjata supash dhe raki pa pare,,por jo per profesionalizem dhe strategji politike.
    Nuk ka strategji te dyfishte. Ka vetem coroditje dhe mungese personaliteti tek ato figura politike qe demtojne kombin, duke kerkuar te vene interesat e nje grupimi mbi ato te nje vendi te tere.Shqiptaret nuk e meritojne te merren peng nga njerez te tille si Ristani e Halimi.

    1. Faqeziu says:

      Z.FYLE ESHTE SERBOFIL, DHE MAJTIST I THEKUR. o sa keq.ta shohim! statusin e morem, fajin e ka Saliu.o sa mire.

  20. doktor frojdi says:

    Sa qejf i ka koqet tre SSS-ja(Skypion-Spiun-Sigurimsi).Me fjalën KOQE e fillon dhe e mbyll çdo koment plehre ky injorant noterik, i cili nuk devijon asnjë milimeter nga detyra që ka marrë përsiper nga Be-bisha se për të paguhet.Natyrisht, përveç faktit që është pervers trushplarë,sulmon me injorancën e tij të spikatur çdo personalitet e figurë qe kritikon Be-Bishën end co.Sa më të shpeshta e reale të jenë faktet,aq më teper tërbohet SKYPKA dhe përdor fjalen koqe se aty siç e dini ai nuk ka koqe(e kemi thënë-është pede)….

  21. Berti says:

    per doktor frojdi
    Nuk besoj se ka komentues te Temes qe te lexoje komentet e Skypionit sepse dihet qe ai thote vetem 4 gjera si qeni i pavllovit:
    -Edi Rama eshte psikopat
    -21 janari akt fashist
    -Mero Baze eshte genjeshtar
    -Lexuesit e Temes jane idiote.
    Ne kete histori faji eshte i Meros qe ja lejon jashqitjet e Sali Skypionit(SS) te ndyejne faqet e kesaj gazete.Megjithate e keqja nuk vjen nga SS por dipllomatet e huaj hipokrite dhe impotenca biblike e PS. Tung !

  22. Liridon says:

    Lavderimi qe KM i ben kesaj zonjes ne prani te sekserit te krijimit te “Jugosllavise nr.3” alias BP6,me kryeqender Beogradin,shqiptarve i kujton kerkesen qe Hrushovi i beri Enver Hoxhes per mos denimin e Liri Belishoves.Fyle prej kohesh e ka zevendesuar agjenten e integrimit te Shqiperise ne BE,me agjenten sllavofile te integrimit te Shqiperise ne BP6,me kryeqender Beogradin.Per me shume se dy dekada Shqiperise i thuhej se rruga per ne Bruksel kalon nga Athina,e tash do ti thone qe kjo rruge kalon nga Beogradi.Shume vende perendimore si dhe SHBA ja kthyen krahet ish-KM pikerisht se kishte dhene premtimin per te krijuar kete sajese e cila ka per qellim sllavizimin e Ballkanit per te cilen edhe Athina eshte dakort.Shenjat e deri tanishme jane se edhe KM aktual eshte dakort si paraardhesi i tij.Te shohim a do tja dalin ne kushtet kur Kosova ka thene nje “JO” ketij projekti.Duket qarte qe edhe njehere,Veriu i Shqiperise do ta shpetoje ate nga kthetrat e sllaveve-ortodokse.

  23. skenderi says:

    po ky palla qe zgjodhem per ti rene legenit e zgjodhem?? me kte te merret Merua e jo me patkojt e ka.it,

  24. sos says:

    -Numri i komenteve dhe cilesia e tyre tregon se jo vetem tema qe shtjellohet eshte pa shume interes por dhe menyra e interpretimit le per te deshiruar.

    -Me pyetjen qe shtrohet nese a ka ndryshim ne PD ne lidhje me Fylen pergjigja ime do ishte asnje ndryshim.Ne PD i gjithe ekipi blu edhe marken e briskut per tu rruar,deodorantin,pasten e rrojes biles dhe furcen e rrojes e kane njelloj me kurrizon e tropojes .

    -Eshte hera e dyte qe z. Mero ushqen iluzion se ka “carje” ne PD.Hera e pare ishte me Olldashin dhe komentet jane te teperta pasi nipi Mamaqit nuk jeton me.Por fakti qe varrimi i tij u kthye ne “ballo gazmore” nga PD-PS-MEDIA biles dhe nga familja eshte kucur goja tregon qe dhe ai ishte pjese e erret ne PD.

    -Mendoj se ky k/artikull eshte shume poshte nivelit mesatar sepse ka iluzione per Bregun, aferat e te ciles jane shume here me te medha se e kllouneve Halim & Ristan.

    Tradhetia qe po i behet masakres 21 janarit dhe mos permendja fare drejtesia per kete ngjarje makabre per statusin eshte nje farse e ndyre qe do ta c’vleftesoje marrjen e statusit me kriminele dhe tradhetare neper kembe.Do pranohemi si shprehje gjeografike (sic thoshte Bismarku) ku banojne disa specie te cuditeshme me dy kembe shqipfoles sic jane komentuesit ketu bashke me Meron qe nuk po shikojne qe po na tallin te huajt si Trash & White Garbage.

  25. Aliu nga Selenic says:

    Edhe sikur te ket dy vija politike ndaj Stefan Fyle besoi qe ata e kuptuan tashme se PD edhe njeqin vija politike ti ken vije politike per ta bere shqiperin nuk kane. Per ket nuk duhet tja varin me PD-se ase Sali Berishes.

  26. ana says:

    Epo kur paskemi ngelur ne dore te Majlinda Bregut,duke u lutur qe ajo te kete shprehur mendimin e saj dhe jo te Berishes apo budallenjve te tjere ne PD, me mire te na marre lumi.
    Fytyra dhe gjuha e Majlinda Bregut nuk ka asnje ndryshim nga ajo e Berishes.
    Ndersa fakti qe ju Mero permendni qe gjuha e saj ndaj Fyles nuk ishte e njejte me ate te Berishes te disa diteve me pare ne facebook, me duket krahasim aspak i gjetur ose me mire te them teper qesharak.
    Me duket se po ngaterron Fylen me poziten e sotme me te cilen Bregu ben gallate duke nxjerre nga goja e saj e helmuar cfare ti vije per mbare.
    Sa per Berishen sigurisht qe ne facebook ai mund te shkruaje marrezira nga me te ndryshmet sepse e di mire qe nuk do te mundet kurre t’ja thote dikujt(te huajve) para syve brockullat e tij.
    Ky eshte nje nga artikujt me te dobet ne thelb qe kam lexuar nga ju Mero.

  27. li1 says:

    Skyp-i , thjeshte nje sharlatan ! Duket sikur eshte vete Berisha, d.v. !

  28. li1 says:

    Ana ! Keni plotesisht te drejte !

  29. li1 says:

    Hiqni fare komentet e ketij Berishes me nikname ”Skypion,, se na cau menderen me te njejtin avaz ! Pale
    sa shkruan ?! Asnje s’e lexon !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje