FOTOT dramatike të Oscar Pistorius pasi kreu vrasjen

14 Mars 2014, 10:47Lifestyle TEMA
FOTOT dramatike të Oscar Pistorius pasi kreu vrasjen

Vazhdon një nga gjyqet më të ndjekura në histori, ai i Oscar Pistorius, atletit paraolimpik, që akuzohet se ka vrarë të dashurën e tij, Reeca Steenkamp më 14 shkurt të vitit të shkuar.

Gjyqi i atletit nga Afrika e Jugut transmetohet live dhe tashmë është kthyer në një nga lajmet më të ndjekura në botë.

Njerëzit po lënë punën që të ndjekin seancat, raportojnë mediat në Afrikën e Jugut.

Ndërkohë në gjyq janë shfaqur për herë të parë fotot e Pistorius pasi kreu krimin e rëndë.

Gjysëm i zhveshur, ai ka gjak kudo, përfshi edhe këmbën e tij prostetike.

Pistorius u gjet në gjendje të shokuar, ndërkohë që në shtëpi kishte kudo gjurmë gjaku.

Kur u shfaqën pamjet e të dashurës së tij të vdekur, ai nuk u përmbajt, por volli.

Në fakt gjatë këtyre seancave, Pistorius ka qenë gjithmonë objekt i kamerave për shkak të reagimeve të forta emocionale.

Atleti pretendon se e ka qëlluar të dashurën e tij duke menduar se ishte një hajdute.

Prokuroria pretendon se ai e ka vrarë qëllimisht.

5 komente në “FOTOT dramatike të Oscar Pistorius pasi kreu vrasjen”

  1. Muzikanti says:

    Mendoj se Zoti, te gjatin shum, te shkurtin shum, dhe invalidin e c’do lloj forme qofte, jo me kot e ka bere me ‘shenje’….qe te ruhemi prej tij/asaj.

    1. elen says:

      shume e sakte.keta njerez fshehin brenda vetes nje inat per ate qe pse jane ndryshe nga te tjeret.ky inat vjen duke u rrit gjithnje e me shume.

  2. Pilo Lala says:

    Ky eshte kriminel, prandaj duhet ekzekutuar patjeter.
    Nuk mund te vrasesh nje njeri dhe te thuash qe nuk e dija, po vrisja nje hajdut.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Ky shkrepi armen duke e ditur qe te dashuren nuk e kishte verdalle..Dhe ku ?!?! Ne banje !!! Pa asnje paralajmerim perpara se ti hapte trute tjetrit..Kishte frike se hajduti do ti vidhte letrat higjenike..

  4. United Kingdom says:

    Zoti gazetar rregulloje mire lajmin! Akuzohet per vrarje me dashje dhe jo sic e keni botuar ju “akuzohet per vrasjen e te dashures” jan krejt ndryshe! Ky e ka pranuar vrasjen por me mendimin se ishte hajdut dhe jo e dashura! Mgth ketij Oscarit duhet prer dhe kemba tjeter se ky e ka ber me qellim vrasjen e te dashures se tij. Njeri kopil

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje