“Besoj shumë te të rinjtë dhe te të rejat, sepse ne kemi nevojë të shikojmë pëpara edhe si komb”, u shpreh Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë takimit të zhvilluar me një grup studentësh nga Shkupi, Tetova, Gostivari dhe treva të tjera shqipfolëse në Maqedoni, të cilët ishin në Tiranë me rastin e festimeve të Ditës së Verës.
Meta ndau me ta këndvështrimin e tij lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri dhe në Maqedoni, si dhe foli për momente të rëndësishme nga përvoja e tij personale si politikan dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Duke vënë theksin në dëshirën dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me të rinjtë dhe të rejat, Meta ftoi studentët për një vizitë edhe më të plotë në Kuvendin e Shqipërisë, për të parë si funksionojnë komisionet, për të ndjekur seancat plenare me qëllim që të kuptojnë më një thellësi sesi funksionon Kuvendi si institucion.
“Kuvendi është sa interesant, aq edhe problematik, sepse përbëhet nga parti dhe akoma partitë përfaqësojnë me vendosmëri pjesët dhe nuk përqëndrohen te ajo që është në interesin e të gjithëve. Por, kjo do të vijë hap pas hapi. Prandaj na duhen edhe të rinjtë, që të mendojnë dhe angazhohen më shumë për të ardhmen”, tha ai.
Në vijim Meta u shpreh se “na duhen programe zhvillimi dhe formim profesional në mënyrë që të rinjtë të kenë mundësi të gjejnë vendin e punës këtu apo në çdo lloj tregu në rajon, në Europë dhe kudo.Na duhet më shumë pragmatizëm dhe profesionalizëm. Nuk na duhet retorikë, propagandë dhe ‘politikë pa bukë’, pra fjalë boshe”.
Lidhur me situatën politike dhe ekonomike në vend, kryeparlamentari tha se pavarësisht vështirësive me të cilat vendi përballet aktualisht, ai mbetej optimist për të ardhmen, pasi Shqipëria është një vend që nuk i ka ezauruar mundësitë e tij për zhvillim. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, Kryetari i Kuvendit vuri në dukje se krahas besimit dhe angazhimit të të rinjve në politikë dhe vendimmarrje, është shumë e rëndësishme që të jepen edhe mesazhe pozitive. Meta tha se qytetarët kanë nevojë për mesazhe pozitive, konkrete dhe jo për mesazhe konfliktuale.
“Do vij në Maqedoni, sepse duam t’i forcojmë lidhjet me shqiptarët në Maqedoni, sidomos me të rinjtë dhe të rejat, sepse kjo është e ardhmja”, u shpreh Meta.
Ilir Meta nderi kombit!
Bravo Ilir!
Te duam te gjithe!
Te fala, Monikes!
ha ha ha ha ABC-ja ngaterrona ABC-ne
http://dielli.al/lajme.php?id=45980&k=71
Zhvillimi dhe prosperti fillon kur te largohesh ti z Meta dhe gjith ju qe e keni kthyer kete vend te pa banushem,e si te kesh besim se hajduti u ngop e nuk do te vjedh me kjo eshte absurde
Me pak fljale qendron akoma mundesia per te
vjedhur hahahahaha, ah more Ilir qe kur fitove
zgjedhjet e 23 qershorit na je bere shume i mire
edhe ne intervista dukesh si shen Iliri
Kokrra e karagjozit! Po vjedh filozofite e Nard Ndokes. Shqiperia akoma nuk e ka filluar zhvillimin kurse ky thote “nuk i ka shfrytezuar te gjitha mundesite”!! Ndoshta, ashtu sic me te drejte veren dikush me siper, qafetrashi po u thote te tijve qe “kemi ende mjaft mundesi per korrupsion e vjedhje”!