Nëpunësi Civil/ Procedurat e trajnimeve brenda ose jashtë vendit dhe detyrimet ndaj institucionit

14 Mars 2014, 13:05Politika TEMA

Kur nëpunësi civil pas trajnimit që kryen refuzon në vendin e mëparshëm të punës, ai duhet të dëmshpërblejë institucionin për shpenzimet e trajnimit. Kjo përcaktohet në vendimin më të fundit të miratuar në mbledhjen e Qeverisë në lidhje me trajnimet në administratën publike. Drafti ligjor parashikon rastet kur nënpunësi civil mund të trajnohet brenda apo jashtë vendit, procedurat dhe detyrimet e tij pas përfundimit të trajnimit.

Rastet e trajnimit dhe detyrimet

Nëpunësi civil i nënshtrohet veprimtarive të detyrueshme, të përgjithshme dhe të veçanta të trajnimit kur ai është gjatë periudhës së proves apo  me urdhër të drejtpërdrejtë të eprorit, kur shihet e nevojshme për formimin e nëpunësit civil, bazuar në vlerësimin e rezultateve në punë. Drafti ligjor parashikon trajnime edhe në rastet e programeve të përcaktuara nga DAP-i, në përputhje me politikat e përgjithshme të trajnimit, për të paktën 60 orë trajnimi në vit, për nëpunësit civilë të nivelit të mesëm dhe të lartë drejtues. Po kështu nënpunësi duhet të trajnohet në rastet e ndryshimit të kërkesave të vendit të punës për përshtatje profesionale apo për programet e formimit profesional për çdo hap të pages. Për trajnimet e parashikuara nëpunësi i nënshtrohet testimit në fund të trajnimit. Trajnimi konsiderohet i ndjekur me sukses nëse merr, të paktën, 50% të pikëve në testim.  Procedurat për testimin dhe vlerësimin parashikohen në rregulloren e brendshme të ASPA-s. Drafti parashikon se nënpunësi civil mund të trajnohet jashtë vendit, në kuadrin e përgjithshëm të programeve të trajnimit, të organizuara nga institucioni në përputhje me programet e përgjithshme të trajnimit, për një periudhë për jo më shumë se një muaj. Në mbarim të këtyre trajnimeve, nëpunësi duhet të rikthehet në vendin e mëparshëm të punës, për jo më pak se tre vjet. Kur nëpunësi refuzon të kthehet në vendin e mëparshëm të punës, ai duhet të dëmshpërblejë institucionin për shpenzimet e trajnimeve. Nënpunësi civil mund të kryejë trajnime në institucione të tjera trajnuese përveç ASPA-s, deri në një muaj, me iniciativën e tij, por për detyrën që ai kryen, me propozimin e përbashkët të eprorit e të drejtuesit të njësisë së menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit dhe me miratimin e titullarit të institucionit.  Nëpunësi civil mund të kryejë trajnime nga 1 muaj deri në 2 vjet, jashtë apo brenda vendit, të ndërmarra me iniciativën e tij, por për detyrën që ai kryen. Gjatë kësaj kohe ai pezullohet nga shërbimi civil.

Pagesat dhe trajnuesit

Trajnimi në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike kryhet pa shkëputje nga puna. Gjatë kohës së trajnimit nëpunësi merr pagën e plotë. Trajnimi brenda ose jashtë vendit i organizuar nga institucioni është me shkëputje nga puna. Gjatë periudhës së trajnimit deri në një muaj, nëpunësi merr pagën e plotë, përjashtuar shtesat për vështirësi dhe kushte pune. Për periudhën e trajnimit që kalon një muaj, nëpunësit i ndërpritet paga.  Për zhvillimin e trajnimeve, ASPA lidh me trajnerët një apo disa nga tipet e këtyre kontratave: a) Kontratë për trajnimin e trajnerëve; b) Kontratë për trajnimin e nëpunësve të administratës publike dhe të tjerë; c) Kontratë për hartimin e kurrikulave dhe të materialeve trajnuese.

Sipas vendimit, trajnerë të kategorisë së ulët, janë trajnerët që kanë një diplomë “Master i shkencave” ose “Master i arteve të bukura” apo të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, dhe 3 – 5 vite përvojë pune në fushën përkatëse. Trajnerë të kategorisë së mesme, janë trajnerët që kanë një diplomë “Master i shkencave” ose “Master i arteve të bukura” apo të barasvlefshme me to, sipas legjilacionit të arsimit të lartë, dhe 6 – 10 vite përvojë pune në fushën përkatëse ose trajnerët që kanë një diplomë postmaster apo të barasvlefshme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, dhe, minimalisht, 3 vite përvojë pune në fushën përkatëse.  Trajnerë të kategorisë së lartë, janë trajnerët që kanë një diplomë “Master i shkencave” ose “Master i arteve të bukura” apo të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, dhe mbi 11 vite përvojë pune në fushën përkatëse ose trajnerët që kanë një gradë apo titull shkencor.

Trajnerë, me të cilët lidhen kontratat e parashikuara zgjidhen ata individë që kanë një diplomë “Master i shkencave” ose “Master i arteve të bukura” apo të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, dhe një përvojë pune në fushën përkatëse më të madhe se 11 vjet ose individët që kanë një gradë apo titull shkencor.  Masa e pagesës për trajnerët përcaktohet në kontratë dhe llogaritet në varësi të kategorisë së trajnerit e të orëve të trajnimit.

2 komente në “Nëpunësi Civil/ Procedurat e trajnimeve brenda ose jashtë vendit dhe detyrimet ndaj institucionit”

  1. EFF-KEY says:

    Rama Meta e rrenuan kete vend! tani duan ti hedhin boje sa per fasade…
    stil piktori…. te deshtuar… qe ka uzurpuar parlamentin!

    mjere ai qe e gelltit!! ?

  2. Sever says:

    Cfare idotilleqesh po na degjojne veshet. Per vete eshte 100% e sigurte qe nuk kane per ti zbatuar. Keto do vlejne vetem per ne punonjesit fakira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje