Agjencia, e cila duhet të merret me rregullimin e tregut televiziv në Shqipëri, në fakt ka qenë seksere e operatorëve privatë, që vepronin në këtë treg.
Gazeta TemA ka siguruar një bashkëbisedim të një inspektori nga Shkodra pranë Autoritetit të Medias Audiovizuale, njeri i afërt i Endira Bushatit, i cili udhëzon një kabllor lokal se si të shmangë kontrollet dhe si të piratojë kanalet televizive.
Korrespondenca me SMS, e siguruar nga njerëz brenda AMA, tregon se njerëzit më të afërt të kryetares së AMA-s, në të vërtetë kanë qenë dhe ideatorët e paligjshmërisë në atë institucion.
Komunikimi mes inspektorit të AMA dhe një kabllori lokal ka ndodhur në dhjetor të vitit 2012 dhe ka të bëjë me udhëzimet se si operatori lokal të shmangë kontrollet dhe të justifikojë piraterinë.
SMS-ja e parë mes tyre tregon se si ka qenë situata në atë kohë dhe pse nuk u lejohej të trasmetonin kanale të tjerë, përfshi dhe Klanin dhe TVSH.
Dialekti i inspektorit duket si i përket Shkodrës, pasi ka probleme gjuhësore duke ngatërruar “q” me “ç”.
Në një mesazh tjetër, inspektori lajmëron sekserin e vet të njoftojë një operator në Elbasan, të heqë nga transmetimi kanalet e tjerë dhe të lërë vetëm Tring, pasi atë e ka me leje.
Më pas shikohet që ata kanë arritur një marrëveshje dhe duket se po flasin për një kafe, për të cilën po bien dakord.
Gazeta ka siguruar dhe materiale të tjera që inkriminojnë AMA në raportet e saj më operatorët lokalë dhe mosluftimin e piraterisë.
Në fund të javës që shkoi, Endira Bushati u përfshi në një debat publik me një nga drejtuesit e kompanisë “Digitalb”, lidhur me mosluftimin e piraterisë.
Bushati u ankua se ajo u kërcënua, ndërsa të dy dhanë shpjegime të kundërta në polici.
Shumica ka shpallur vendin bosh të Endira Bushatit në AMA dhe pritet ta zëvendësojë në javët që vjen, por ndërkohë duket se institucioni ka nevojë për hetime të gjera kundër paligjshmërisë me të cilën ka vepruar.
Keto jan shpifje dhe un do ju qoj ne gjykat!
http://goo.gl/Iatu75
Kur nje zyrtar e ben veten per ne qeline e burgut nuk ndodh asgje, max e ulin nga detyra…
Kurse per nje qytetar qe jeten e ka pasur te erret ‘fale politikave dashamirese’ dhe se nuk paguan dot 2 fatura, jane te gatshem qe erresiren te mos ja heqin per te gjith kusurin e jetes se tij, dhe se ligji tek qytetari funksijonon 200%
Qerojeni kete SHTRIGE nga AMA!!!
T’i plotesohet DOSJA PENALE e te kalbet ne burg!!!
Kelyshet e Berishes e kane GERRYER SHQIPERINE ,prandaj duhet te shporren nga administrata publike!!!
Shtrigen, bashke me inspektoret dhe sekseret.Jane nje kopesht me Hajdut
Po pse duhet ti lejon monopolin Topi dhe Klani ?
dhe e dyta ne gjith boten nuk ka televisione kombetare qe nxjerrin fitime me rreklama + taksat e popullit .
Injoranca nuk ka kufi.
O Ledio, o l..e. TV KOMBETAR PRIVAT nuk merr asnje qindarke nga parate e popullit. Vetem TVSH merr nga paret tone.
E drejta e transmetimit nuk eshte monopol, eshte e drejte e autorit, prodhuesit, etj dhe nuk e vendos Endyra. E vendos privati nese do ta jape apo jo… A m’kuptoveeeee!!!!
Si nuk hoqe dore nga mashtrimet e inskenimet o Mero?
Ke te drejte. Mero mashtron. Indira dhe AMA ne veprimtarine e tyre jane shquar per zbatimin e ligjit. Veprimtaria e tyre eshte e paster si uji i burimit te gjirizit. Bravo. Konstatim me vend.
Po Shoku T’kuptovaaa deri diku
Por duhet te gjith absolutisht kunder cdo monopoli.
Dhe aq me teper kunder detyrimit te klientave sic e ben per momentin Digitalb duke i detyruar te blejne reciverat e tyre.
Se ca sajojne ca muhabete me sms pa kuptim!!! E pastaj?
Ate punen e te drejtave te autorit te Digitalbit nuk e morrem vesh akoma. A ka paguan ndonje lek Digitalbi apo I ka te gjitha te vjedhura?
Per Topin me vjen keq qe e piratojne, naersa per klan dhe tvsh mire ja bejnese edhe ato kane vjedhur publikun pa fund dhe kane bere propagande gebelsianete ndyre kunder tyre.
Ti shoku aleks! Mund te shkosh kur te duash ke Gazeta Tema, dhe ti japin te zbardhura ato qe i kane nenvizuar me te zeza dhe pastaj thuaj zMero qe po manipulon.
Habitem si flisni për “burg”…Keni parë njeri nga hajdutët e kriminelët e Saliut, të shkojë deri tani në burg…??? Më vjen keq që e them, por kjo Qeveri, ose “luan” me neve, ose nuk ka “b..let” që të dënojë maskarenjtë…
Shteti do revolucion qe do te thote do ikesh vete nga posti qe ke pasur apo te hapim dosjej? Pasi te largohet vullnetarisht hapia dosjen me siguri dhe jo vetem te denosh ate por dhe te tjeret zyrtare qe vijne te mendojne se i pret i njejti fat.Po te zbatoni ligjin qe kush vjedh teu pritet nje dore do te jete me mire se Salistet do te mbeten te gjithe me nje dore …!
O Meroo ja paske futur pordhes prap
Pjesa e piraterise eshte e paperfillshme ne serine e shkeljeve dhe abuzimeve qe ka bere Endyra ne AMA.
Po nuk ka kush merret me te, se edhe e papafte, edhe hajdute, edhe injorante, edhe e PD-se, edhe …shkodrane…behet pis birruca.
pirateria gabim eshte por popullit i intereson se e mer me lire te ai qe piraton se sa te digitalbi qe i ka cmimet si paketat italiane apo me te shtrenjta a thua se shqiptari mer rrogen qe mer nje italian, duhet qe digitalbi me shoke te cojne cmimet qe cojne piratet kabllore qe te mos ekzistoje me pirateria se ndryshe me ato cmime stratosferike kjo do ndodh se populli gjithmone ku eshte me ulet do vej
Hajduti thote mos me vidh
Po ta lene digitalbin te beje cte doje do e coje cmimin ne 500 mije leke dhe per kete po luftojne. Te jene te vetem ne treg. Shyqyr qe jane kablloret