Me qindra shqiptarë kanë denoncuar korrupsionin në një faqe interneti të ngritur nga Ministria e Drejtësisë për këtë qëllim.
Megjithatë BIRN shkruan se tani personat që kanë bërë denoncimin, janë të ekspozuar ndaj akuzave për shpifje.
Faqja u lançua në shtator të vitit të shkuar, duke u kërkuar qytetarëve që të denoncojnë korrupsionin në sistemin e drejtësisë, që shihet gjerësisht si më i korruptuari në vend.
Në faqe thuhet se qytetarët mund të denoncojnë korrupsionin në gjykata, burgje, prokurori, noterë, hipoteka, etj.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, deri më 20 shkurt, në faqe kanë mbërritur 646 ankesa, që do trajtohen me përparësi nga departamentet e saj.
Bazuar në informacionet e depozituara në portal, ministria ka nisur tre inspektime në zyrat e prokurorisë në Tiranë, Vlorë dhe Elbasan, kryesisht për shkak se disa çështje penale ose janë pushuar, ose nuk kanë nisur kurrë.
Po ashtu, bazuar në informacionet e depozituara në këtë faqe, kanë nisur katër inspektime për noterët dhe përmbaruesit, çka ka sjellë edhe dënime disiplinore për dy zyra përmbarimi.
Megjithatë, BIRN raporton se shumica e ankesave në faqe ofrojnë pak ose aspak informacion për të nisur një hetim administrativ.
Por kjo mënyrë ankimimi ka ngritur shqetësimin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ata kanë kërkaur që faqja të mbyllet për shkak se përmban informacion të atyre që depozitojnë paditë.
Këta të fundit janë në rrezik që të përballen me akuza për shpifje.
Por edhe vetë ministria mund të përballet me akuza për shpifje.
Theo Alexandridis nga qendra Res Publica thotë se një formë e tillë ankimimi përmes faqes në internet nuk është një ide e mirë.
Ai thotë se të dhënat nuk duheshin hedhur në faqe.
“Ajo që mund të bënte ministria është që të merrte ankesat dhe akuzat, të kryente një hetim paraprak dhe të informonte personin në përputhje me këtë,” thotë ai.
Ne te gjithe Evropen ka korrupsion shume te madhe. Ne SHqiptaret kemi nje tradite qe i zmadhojme shume. Korrupsion ka dhe do te kete gjithmone.Ne shoqerine Kapitaliste korrupsioni eshte i ligjeruar.Te gjitha tenderat qe bejne qeverit e çdo vendi eshte vjedhje e ligjeruar.Pse gezone çdo parti qe vjen ne pushtet , gezon per tenderat se aty vidhet.
Kjo eshte shume e vertete. Tendrat i kane bere milioner.
Do ti dali shume shpejt dhe lakrat e Rilidje Tenderit
S’ka nevoj te denocohen fare pasi dihet boterisht se gjyqesori eshte i korroptuar.
Fushata antikorrupsion ne drejtesi eshte nje komedi,akuzuesi kthehet ne akuzues, a nuk ndodhi keshtu edhe me Dritan Priftin? Te akuzuarit, gjyqtare, prokurore, notere, nepunes te administrates gjyqesore jane pjese e te njejtit zinxhir korrupsioni,cenimi i njeres halle nxjerr te zbuluar te tkerat, prandaj ata do te perpiqen te mbulojne njeri tjetrin ne emer te drejtesise.Ne mesin e viteve 90 ishte me fame nje gjyqtar ne Tirane i dyshyar si i korruptuar, madje ishte bere sinonim i korruspionit, Prel Martini. Prela duket si engjell po ta krahasosh me “heronjte” e Vlores, Durresit, Tiranes ne gjykatat e shkalles se Pare,por mbi te gjitha ne Apel aty dhe ku pazari fillon e rritet. Rasti i Pukes eshte emblematik, nje Prokuror kapet mat, nje zinxhir korruptive nga ata te filmave italiane, dhe cili eshte rezultati. Do te mhajtonte ky fakt, korruspioni ne drejtesi qe Shqiperi ta kete porten mbyllyr jo vetem ne Qershor por derisa te hapi portat e burgjeve per gjyqtaret qe ne emer dhe te fshehur pas imunitetit kane hequr cdo fije besueshmerie te publikut tek drejtesia.
Eshte qesharake dhe tallje qe kerkohet denoncimi nga hallexhijte , pale qe dhe na rezikohen per shpifje tani.Eshte fare e thjeshte : per cdo gjyqtari e gjyqtareje (jane dhe me te pangopurat) sa vendime u jane kthyer,c’far pasurie kane,sa arogante jane kur deklarojne se ne nje vit kane pasur deri njeqintmije euro dhurata.Pthu,hajdute!
Jane me qindra te rijte qe kane studjuar per drejtesi jashte dhe qe mund te zevendesojne dallkauket deri dhe ne gjykaten e larte. T’u jepet puna dhe tu thuhet se po u sollen si hajdutet do damkosen pergjithmone. Shikoni se cpo ben Renci ne Itali. Ju nuk rilindni, ju deshtoni. Ju jini njesoj mashtrues si gjyqtaret qe u sherbejne.
Qesharake…! Kërkohet nga qytetarët e thjeshtë, që të “denoncohet” korrupsioni…E para, ku të denoncohet korrupsioni, tek hajdutët e korruptuar (drejtësia e më gjerë)…??? E dyta, korrupsionin në Shqipëri, e di dhe fëmija në barkun e nënës, s’ka nevojë për denoncim…
Korrupsion thate?! C’ne! Korrupsioni fillon nga “blloku”.
Ti ajax e ke te tepert kete emer.Mor trap Shqiperia nuk ka shtet por nje grup mafioze qe nuk dine tjeter vetem te vjedhin….
Te gjithe Gjyqtaret dhe Prokuroret , te gjithe Noteret te kalohen ne konkurse bashkekohore dhe te konkurojne me Juristet qe kane studjuar dhe jane diplomuar jashte ne Universitete per se mbari . Jam e sigurt qe pjesa me madhe, gati 90% e Gjyqtareve, Prokuroreve dhe Notereve jane mbetes vetem per shkak te nivelit profesional pa le me pastaj po te gjykohen nga punet si i kane bere. Po kam nje dyshim se kush duhet te jete Juria !
Edhe punen si spiun pa lek popullit tone nuk ju vleresua nga qeveria e re..Pune rilindje gjelle qensh..Edhe keta do pasurohen ashtu si para ardhesit e tyre dhe populli dele i yni do haje si perhere gishtin e mesit.
Me lejoni ju lutem ti referohem Fatos Lubonjes i cili me te drejte thote :
” Hapi i parë është ai që politikanët që sapo kanë ardhur në pushtet dhe kanë marrë në dorë qeverinë duhet të reshtin së ngrëni me ujkun dhe për ujkun. Kjo mund të çojë në hapin e dytë, largimin nga ujqit dhe pastaj në hapin e tretë, izolimin e ujqve dhe dënimin e tyre. Pa pikë dyshimi ky ndryshim në sjelljen e tyre do të reflektohet edhe në sjelljen e atyre që janë më poshtë. Kjo është rruga e vetme. Teknikalitetet gjenden lehtë nëse ekziston ky vullnet ndryshimi.”
Nuk kuptoj, se pse duhen keto faqe Internet?! Ne se qeveria do ti denoje vertet hajdutet ajo duhet te japi urdher ekonomisteve dhe financjereve qe keta me laps ne dore te kalkulojne,, p.sh. se sa metra katrorë sipërfaqe banimi kanë shqiptarët dhe se sa para janë përdorur për ndërtimin e tyre, të kalkulojnë se sa vila janë ndërtuar dhe se kush i ka ndërtuar apo blerë dhe me se. Jam i sigurt se do të arrijnë në një diferencë të madhe midis parasë së harxhuar për të ndërtuar dhe blerë këto metra katrorë dhe parasë që rezulton e deklaruar si e fituar me djersën e ballit. Po ashtu do të arrijnë në përfundimin se në duart e kujt është pasuria e shqiptarëve, se me çfarë merren këta dhe nëse kanë paguar taksa apo jo.
Me vjen keq, por dyshoj se qeveria, ose nuk do ose ka ndonje aresye tjeter qe une nuk e kuptoj, qe te lufotje sa duhet korrupsionin. Ne fakt te korruptuarit jane gershetuar keq me politiken mediat, gjyqesorin dhe eshte pothuaj nje ender qe keta “horra” te korruptuar te denohen ndonjehere ne Shqiperi.