Rekrutimi në Siri/ Ministri arab: Mos bini pre. Bushati: Luftojmë terrorizmin

13 Mars 2014, 13:48Politika TEMA

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Dimir Bushati, zhvilloi një takim me homologun e tij arab, Sheikh Al Nahyan.

Në një konferencë për mediat, ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Al Nahyan, e ka cilësuar si të gabuar rekrutimin e njerëzve dhe dërgimin e tyre për të luftuar në Siri.

Sipas tij, të gjitha vendet duhet të bashkohen për të sensibilizuar të rinjtë të mos bëhen pjesë e këtij fenomeni.

“Nxitja e një fenomeni të tillë është krejtësisht e gabuar. Vetë populli sirian kërkon që luftëtarët e huaj të dalin nga territori i Sirisë. Është mëse e nevojshme që të parandalohet fenomeni të dërgimit të personave për të luftuar në Siri dhe të angazhohemi të gjithë së bashku që rinia të mos bjerë pre, të luftojmë nga ana ideoligjike këtë fenomen të tillë. Është mëse e nevojshme që të gjithë të kenë një pjesë konkrete në sensibilizimin e opinionit publik. Fatkeqësisht gjejmë në këtë kohë ekzistencën e disa shteteve që nxisin dhe promovojmë dërgimin dhe infiltrimin në organizatat ekstremiste”, deklaroi ai.

Ndërsa ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, u shpreh se qeveria shqiptare është e vendosur për të luftuar terrorizmin. Ai vlerësoi operacionin e zhvilluar nga Policia e Shtetit duke theksuar se kjo është një provë që Shqipëria ka ecur përpara në fushën e së drejtës.

“Ne diskutuam sot edhe për këto fenomene dhe për një politikë sa më izoluese ndaj shteteve të caktuara apo ndaj segementeve periferike të botës të cilat nxisin terrorizmin. Qeveria shqiptare ka dëshmuar një vullnet të qartë politik për ta luftuar këtë fenomen. Aleanca jonë me partnerin tonë strategjik, SHBA-në, anëtarësimi në NATO na obligon që ta luftojmë në mënyrë të pamëshirshme këtë fenomen. Fakti që kjo celulë është zbuluar, tregon për shkallën e nivelit të lartë të policisë së shtetit dhe unë gjer rastin të falenderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion jashtëzakonisht të ndërlikuar. Dhe i shoh si provë të suksesit dhe si provë të forcës sonë goditëse ndaj kësaj veprimtarie jashtëzakonisht të dëmshme, që nuk mund të parandalohet apo goditet vetëm nëpërmjet mekanizmave ligjorë, por duhet të goditet me të gjitha frontet dhe këtu Policia e Shtetit ka qenë në lartësinë e duhur duke i dhënë një provë qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtarë që Shqipëria ka bërë hapa përpara në fushën e sundimit të së drejtës”, tha Bushati.

Sa i përket bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e ekonomisë, ministri Bushati u shpreh se tërheqja e investimeve arabe është një sfidë për qeverinë shqiptare.

12 komente në “Rekrutimi në Siri/ Ministri arab: Mos bini pre. Bushati: Luftojmë terrorizmin”

  1. apel shume i sakt…
    njeri me sa pari duhet te mendoje per veten e vet e pastaj per grupin…

    pse duhet gje qe te sakrifikoje jeten e vet dhe te femijve te vet per ideale dhe propagande fetare, politike apo te tjera?

    ideologjia eshte gje e keqe… vleresojeni jete o burra o gra…!!

    http://peshkupaujedosje.wordpress.com/

  2. per te dhene edhe nje mendim me te gjere..
    une mendoj se per te parandaluar keto fenomene negative shteti dhe shoqeria duhet te investojne ne arsim…

    por arsimi nuk duhet te jete dogmatik…
    por te jete nje arsim perendimor. civilizues,…

    nese duan qe te mesojen fe… te lejohet vetem historia e fese… dhe feja te mesohet si fe, si teori por jo si shkence ekonomi apo politike

    pra feja duhet te ruaj fushen e vet pa u futur ne hulli te tjera…

    por fatkeqsisht tek ne nuk ka kullture… ne kemi vetem ca gerr verrsa e flasin gjoje per kulture dhe art por qe nuk kane mendim… nuk dine ti identifikojne shkaqet e problemeve…

    http://peshkupaujedosje.wordpress.com/

  3. Vlora says:

    Qarqe te caktuara ne Arabine Saudite dhe ne Turqi, jane ata qe financojne dergimin e mercenareve Shqiptare mysliman ne Siri, nepermjet justifikimit te xhihadit duke perdorur fene si justifikim. Shumica e te derguarve ne Siri, kane mare shperblime financiare nga keto fonde, te cilat jane ndare me shumice edhe te organizatoret dhe Imamet qe i rekrutojne ata. Arabia saudite e di kete shume mire kete gje, dhe me vjen pak cudi si ka mundesi qe ky ministri i jashtem Saudit po shet moral. Keta me sa kuptoj une, duan nje dore te keku dhe tjetren te byreku. Edhe ta kene mire me perendimin (nga ku nxjerin fitimet per shitjen e naftes), por edhe te bejne punen e tyre ne anen tjeter, duke financuar qarqe terroriste kunder perendimit.

  4. Bazarhesap says:

    Ky eshte ministri i jashtem i nje vendi qe e nxjer opoziten te paligjshme dhe e quan grup terrorist!!!
    Shume te besuar si vend qe udhehiqen nga nje familje prej degatash

  5. Genci says:

    Ti bazar hesapo ca thua me nje koment sthua me nje tjeter!!! ketu shkruan keq per kete minister pse nuk do opozite dhe e quan terroriste!! nderko ne komente te tjera adhuron sistemin politik sheriatin!! mesa di une shtetet qe jane qeverisur me Sheriat ose qe qeverisen nuk e duan opozite e kane persekutuar ose e persekutojne????

    1. Bazarhesap says:

      Une shkruaj pasi jam informuar shume mire per situaten dhe ceshtjen,kurse ti zoteri mer kot si pushka jevgut!
      Je shume gabim qe mendon qe keto vende bazohen ne Sheriat,per mua jane thjeshte diktatura familjare asnje ndryshim nga Bashar Al-Assad!Populli perhere duhet te vendosi kush duhet te drejtoj vendin dhe njerez te zgjedhur

      1. Kapterr Ramiu says:

        Shume dakort me Gencin. Lexo mire Bazar. Ai eshte emiratas jo saudit. Duket sa e njeh ceshtjen.
        ?

        1. Bazarhesap says:

          E kam lexuar mese miri te njejten gje kane bere edhe keto ne BURG OPOZITEN !!!

  6. Genci says:

    po kush eshte ndonje vend musliman me sheriat dhe qe zgjidhka kush duhet te drejtoj vendin. po te pyes per kulture me shume se sme intereson??

    1. Bazarhesap says:

      Se cfar ligjesh duhet te kete nje vend e vendos populli me referendum dhe jo Mbreterit dhe diktaturat ushtarake.
      Deri tani ne asnje vend te botes,ku shumica dermuse jane Myslimane nuk ka ligje te bazuar ne Sheriat.

  7. alban says:

    Nga na doli ky idioti arab qe po na thote te ndalojme rinine shqiptare te mos shkoje ne siri! Te gjithe shqiptaret me zor po presin te shkojne per lufte krah per krah me mjekerrcjapet si puna e ketij!!! Gazetarve t’ju vi turp qe publikojne lajme te tilla qe jane larg rrealitetit shqiptar. Nuk po kuptoj perse kaq zhurme ne Shqiperi per disa mjekercjapa te izoluar!? Problemet integraliste egzistojne ne te gjitha shtetet, sidomos europiane dhe amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje