Francë-Shqipëri/ Presidenti i Senatit shpjegon qendrimin ndaj statusit të Shqipërisë në BE (VIDEO)

12 Mars 2014, 20:50Politika TEMA
Francë-Shqipëri/ Presidenti i Senatit shpjegon qendrimin ndaj statusit

 

Presidenti  i   Senatit të Francës z. Jean-Pierre Bel shpjegoi sot para gazetareve arsyet perse Franca hezitoi te mbeshtes Shqiperine ne Dhjetor che pse ajo mendon se SHqiperia do te marr statusin e vendit kandidat.

Gjate takimit me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe me pas para gazetareve  u fol për shanset e Shqipërisë për statusin në Qershor dhe raportet mes dy vendeve.

Duke shpjeguar refuzimin e Francës për marrjen e statusit në Dhjetorin e shkuar Bel tha : Do të filloj me pjesën e parë të pyetjes suaj, e cila më tepër ishte një konfirmim se sa një pyetje dhe me të cilën nuk jam plotësisht dakord. Franca nuk ka thënë jo perspektivës së integrimit evropian të Shqipërisë.

Mes shteteve të ndryshme europiane u pa e nevojshme që Shqipëria të vazhdonte axhendën e saj të parashikuar të integrimit europian, dhe siç e diskutova më përpara me z. Kryetar, është e nevojshme që Shqipëria të krijojë një kredibilitet pranë vendeve të Bashkimit Europian në rrugën e saj të integrimit. Kjo rrugë është një proces shumë i avashtë. Ndonjëherë edhe ne francezët kemi ankesa ndaj ngadalësisë me të cilat veprojnë institucione evropiane, por kjo shërben për të forcuar, solidarizuar marrëdhëniet mes vendeve aspirantë dhe Bashkimit Europian. Pra, fjala jo është e pasaktë. Siç është kuptimi i saj në shqip apo në frëngjisht. Ne kemi thënë që do të vazhdojmë së bashku dhe siç e dini, kemi një takim së shpejti në muajin qershor.

Përsa i takon pjesës së dytë të pyetjes suaj, është e vërtetë që në gjirin e vendeve anëtare të Bashkimit Europian ekzistojnë disa pikëpyetje, disa dyshime, në lidhje me vështirësitë që kanë ndeshur disa nga vendet e Bashkimit Europian, siç është për shembull Greqia, një vend që sapo po vij dhe për të cilin jeni të qartë për vështirësitë që po kalon. Janë çështje të cilat ose tema, të cilat ne nuk mund t’i shmangim, por ne synojmë që të orientojmë partnerët tanë politik dhe vende të ndryshme që të orientohen drejt politikave sociale më të përparuara dhe të insistojnë në fuqizimin vendeve të tyre. Pra, në një ringritje të ekonomisë së vendeve të tyre. Ne nuk veprojmë nën presionin e asnjë grupi ekstremist në vendet tona respektive, grupe të cilat mund të kenë një ide që çojnë mbrapa në histori. Pra, ne çdo vendim e marrim jashtë influencës së këtyre grupeve ekstremiste.

Ndërsa kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se “Mazhoranca është e sigurt në rritje ekonomike të Shqipërisë, në përmirësimin e klimës së investimeve, të biznesit, në rritjen e punësimit dhe pa asnjë diskutim edhe në përparimin e perspektivës europiane të Shqipërisë, për të cilën do të duhet të kontribuojnë të gjithë.

Sipas tij “fryma e integrimit dhe jo ajo e bllokimit duhet të na udhëheqë të gjithëve pa përjashtim dhe jemi maksimalisht të vendosur për konsensus të plotë dhe maksimal me opozitën, ku i është ofruar një paritet i plotë në realizimin e kësaj reforme, e cila asistohet dhe nga partnerët tanë shumë të rëndësishëm europianë dhe amerikanë. “

Ky qendrim u shpreh dhe gjate takimit me kryeminstrin Edi Rama.

Presidenti i Senatit të Francës z. Jean-Pierre vlerësuan miqësinë dhe marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe shprehën angazhim për çuarjen më tej të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Perspektiva evropiane e Shqipërisë ishte në fokus të këtij takimi, për të cilën zoti Jean-Pierre Bel e siguroi Kryeministrin Rama se ka mbështetjen e Francës. Dhe lidhur me këtë, zoti Jean-Pierre Bel tha se vendimin e dhjetorit për statusin e vendit kandidat për Shqipërisë nuk e ka parë si një “Jo”, por si vazhdim të një procesi dhe si dhënien e më shumë kohe për konsolidimin e reformave.

Kryeministri Rama i shprehu z. Jean-Pierre Bel mirënjohje për mbështetjen që Franca i ka dhënë Shqipërisë në vite dhe e falënderoi për mbështetjen që angazhohet t’i japë edhe në vijim. Në takim, Kryeministri Rama e njohu zotin Jean-Pierre Bel me reformat e ndërmarra nga Qeveria në përmbushjen e të gjitha detyrave dhe kritereve të vendosura nga Komisioni Evropian, veçanërisht në luftën kundër kriminalitetit, luftën kundër korrupsionit, krijimin e një administrate profesioniste dhe të pavarur, reformën në sistemin e drejtësisë, si dhe reforma në fusha të tjera të rëndësishme, dhe në këtë kuadër kërkoi edhe mbështetjen e Francës. Kryeministri theksoi se reformat e ndërmarra kanë nisur tashmë të japin edhe efektet e tyre të para pozitive, siç janë ato në luftën kundër kriminalitetit dhe reforma në polici.
Kryeministri Rama dhe Presidenti i Senatit të Francës diskutuan edhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimin në fushën ekonomike. Kryeministri theksoi se Shqipëria mbart potenciale të mëdha dhe është një vend shumë i përshtatshëm për investime, ndaj investitorët francezë janë të mirëpritur për të investuar dhe për ta shndërruar Shqipërinë në një portë hyrëse të investimeve franceze në rajonin tonë.

12 komente në “Francë-Shqipëri/ Presidenti i Senatit shpjegon qendrimin ndaj statusit të Shqipërisë në BE (VIDEO)”

  1. tourkofagos says:

    Me 1300 xhamija,ku gjysmat jane pa ”defter qitap”[license],mos e rruani erdoganin se do te hyni ne Evrope……….!!
    O Zikeeeeeeeeeeeeeeeeee,te dhifsha ABDURRAHMON-in…………

    1. Hysni Dajaku says:

      Keto muhabete vajten si ato historite banale.”Kur une ta kerkova,ti pse s’ma dhe”
      Tani po sqarohet muhabeti,sipas versionit shqiptar Ne “ua kerkuam”ne rregull.po ata nuk na “I dhan”se nuk na kuptuan mire””
      Kur te na I kerkoni perseri, du ua japim!!eshte premtimi!!E sigurte 100% keasj here!!
      Ore me gjith mend besojne politikanet tane se e meritonim por na e mohuna padrejtesisht!!apo bejne lojen e radhes per tu dukur te mire dhe na e ka fajin Europa!!
      Do u jepni fund ketyre shfaqjeve te tipit Rama-Meta,se duken si ato te Tipit Berisha-Meta!!!
      Nja 5 vjet I shtyme me ate muhabetin e kushtetutes,pastaj nja 5 vjet me muhabetin e Korridoreve,jo I 7-ti jo I 8-i,jo I 10-i..nja 5 vjet me Nato-n ,5 vjet me Vizat,tani me statusin!!!!
      Qe u bene keto pune mire ben,edhe kjo e statusit do behet kur ti vij koha!!dhe ne do jemi perseri me hallet qe kemi ne qafe,pa pune, me krime,korrupsion,hasmeri,e plot e plot si keto!!I moren vizat shqiptaret kercyen kenge e valle nja 1 jave edhe ja ku jemi me tritol ne bythe duke hedhur njeri tjetrin ne ere!!
      Zgjidhni keto halle te shqiptareve dhe ather do ken vlere gjith statuset!!
      Po sikur ta kishte marr Berisha Statusin ashtu si mori antarsine e NATO-s!!!vertet do ishte ndonje arritje???aspak.
      E njejta gje edhe me ju zoterinj “Rilindas”!!

      1. te duken ty banale por nuk jane..
        dhe ja ku po ta them pse

        http://peshkupaujedosje.wordpress.com/

    2. Shqiptare nga Drenica ANTI-kosovarllek ( (ish Kosovar ) says:

      Statusin e moret ju aziatet e spo e marim ne…ca e ke fiksim kete ZIKE ti, kush eshte ai?!!!!!

  2. gertjan says:

    Besimplote se ne qershor statusi do te merret.Progresi qe ka bere qeveria aktuale ne cdo aspekt sigurisht do marre vlersim pozitiv nga Europa.

    1. buffon says:

      Komisioneri per zgjerim Stefan Fyle gjate vizites se fundit ne Shqiperi u shpreh per hapat pozitive te ndermarra nga qeveria.Ai ishte tejet optimist per ne marrjen e statusit ne qershor.

  3. laro says:

    O MERO,,, PO LERI PERALLAT AKOMA MENDON SE ILIR META DO TA RREGULLOJE KETE PACAVURE SHTET? SE MOS KISHTE EDHE BOLLUN E SHENIMEVE ME VETE? KY LEGEN SHTET NUK MERITON RESPEKTIN ME TE VOGEL PASI KA DESHTUAR TE KENAQE QYTETARET E VETE ME JETE TE BEGATE,,

    1. Vertete laro qenke sic paske pseodonimin.
      Cfare pret ti prej kesaj qeverie qe e mori ne dore vendin te shkateruar ekonomikisht,te korruptuar deri ne palce e me nje kriminalitet te jashte
      zakonshem me duart e qeveritarve te lyer me gjakun e popullit te pafajshem?
      Qeverise Rama I ra fati I keq te udheheqe vendin ne kete gjendje.Megjitheate kjo qeveri per kaq kohe te paket qe eshte ne pushtet po ben te pamunduren per venjen e te gjthe mekanizmave te ndryshkura te Berishes ne levizje.
      Duro edhe ti laro sic po duron I gjithe populli qe ka besim te palekundur tek Kryeministri RAMA.Dielli i qarte po duket ne horizontin e rilindur shqiptar . Kij besim e mos u ushqe me copat e kalbura te mishit qe te servir kalbesira Berisha.

    2. Vladi says:

      O laro , ç’ ke qe hyn ne sitet e njerezve , shko komento ne sitet e homologeve te tu .

  4. al, paci says:

    po ja dhe e morem statusin, ja dhe na fusin ne evrop. nuk fitoj gje na evropa. po te shikoni romunet si jan katandisur ne evrop. femrat jan kthyer gjysmat ne kurva e burrat sherbetoret e evropianeve. pyeta nje romun ketu ne spanje se ca behet me ju dhe mu pergjigj se me futjen ne evrop falimentuan te gjitha firmat ne rumani se malli vinte me me kosto te ulet na evropa. un per veten jam kundra futjes ne evrop duhet te bejm shtet ne shqiperi, shqiptaret nuk duhet te votojn me politikan si meta berisha apo nano.

  5. Shqiperia says:

    Ditet shkojne shume shpejt ,ndersa punet e qeverise kryhen shume ngadale
    Kjo qeveri do te ngeli perseri ne provimet e Shtetit , Europianet nuk te japin nota kaluese
    me hater , Rama do te dali perseri ,duke thene qe na kane marre me sy te keq.

  6. lexues says:

    Po edhe Bel po e thote troc se Edi ia ka futur kot e nuk ia ka idene se cfare thote kur flet per ndikimin e ekstremisteve ne vendimet e BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje