Qeveria miraton numrin e punonjësve në disa prej institucioneve qendrore ne vend. Vendimi parashikon shtimin e numrit të punonjësve në disa institucione dhe shkurtimin e tyre ne disa të tjera. Po kështu është vendosur edhe shkurtimi ibuxhetit në zërin shpenzime.
Në buxhetin miratuar për vitin 2014, në programin “Shërbimi për Shoqërinë e Informacionit”, në zërin “Shpenzime personeli”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit i shtohet fondi prej 11 100 mijë lekësh.
Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor i pakësohet fondi prej 3 490 mijë lekësh.
Në buxhetin e vitit 2014, miratuar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në programin “Veprimtaria telegrafike e ATSH-së”, zëri “Shpenzime personeli”, pakësohet fondi prej 6 000 mijë lekësh.
Në buxhetin e vitit 2014, miratuar për Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave së Shtetit, në programin “Planifikimi, menaxhimi dhe administrimi”, zëri “Shpenzime personeli”, pakësohet fondi prej 8 000 mijë lekësh.
Në buxhetin e vitit 2014, miratuar për Departamentin e Administratës Publike, në programin “Menaxhimi dhe zhvillimi i administratës publike”, zëri “Shpenzime personeli”, shtohet fondi prej 9 390 mijë lekësh.
Në buxhetin e vitit 2014, miratuar për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në programin “Shërbime të tjera”, zëri “Shpenzime personeli”, pakësohet fondi prej 3 000 mijë lekësh.
Me poshte po japim institucionet që preken nga ndryshimet:
Numri i punonjësve të Departamentit të Administratës Publike shtohet me 21 veta dhe bëhet, gjithsej, 43 veta.
Numri i punonjësve të Agjencisë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit shtohet me 10 veta dhe bëhet, gjithsej, 45 veta.
Numri i punonjësve të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor pakësohet me 6 veta dhe bëhet, gjithsej, 15 veta.
Numri i punonjësve të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pakësohet me 7 veta dhe bëhet, gjithsej, 30 veta.
Numri i punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivës së Shtetit reduktohet me 16 veta dhe bëhet, gjithsej, 139 veta.
Numri i punonjësve të Agjencisë Telegrafike Shqiptare pakësohet me 42 veta dhe bëhet, gjithsej, 40 veta.