“Nuk do të ketë reformë territoriale për qëllime elekorale”. Kështu deklaron ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi. Ndërsa informoi mbi ecurinë e deritanishme të procesit për ndarjen e re territoriale të vendit, praktikat dhe eksperiencat që po ndiqen drejt finalizimit të reformës, si dhe pengesat, sipas tij jo të pakapërcyeshme, Çuçi theksoi se “vetëm pagat e punonjësve të komunave, pa ato të këshilltarëve, sot janë 25 milionë dollarë në vit”.
I pyetur mbi kriteret në të cilat do të bazohet realizimi i reformës, ai iu referua shembuj konkretë.
“Ne nisemi thellësisht nga kriteret teknike, profesionale dhe jo qëllimet politike. Kemi zhvilluar një term që është përdorur dhe në Europë, zonat funksionale. Ushtrimi do fillojë duke u nisur nga territoret e rretheve të sotme”, tha ai.Duke sjell si shëmbull qarkun e Kukësit, i cili përfshin rrethin e Kukësit, Hasit dhe Tropojës, Çuçi shpjegoi se “do merren parasysh largësitë periferike nga qëndra. Hasi mund të qëndrojë në njësi më vete me të gjithë komunat. Në rastin kur disa komuna i bashkohen një bashkie, do garantojmë që dhe komunat të kenë zyrat më të rëndësishme për qytetarët dhe përfaqësinë e këtyre komunave në këshillin e bashkisë”.
Referuar zërit kundër të minoritarëve për bashkim të komunave të tyre me njësi të tjera administrative, me pretendimin se asimilimi i tyre do ishte i pashmangshëm, Çuçi siguroi se zonat minoritare padiskutim që do trajtohen në bazë të të gjitha konventave.
“Kam biseduar me Ambasadorët e Maqedonisë dhe Greqisë, ku i kam garantuar se do marrim përsipër të gjitha detyrimet. Këto zona nuk do përzihen me përkatësi etnike të ndryshme, do mbahen ashtu siç janë. Do bashkohen me ato komuna që i përkasin të njëjtit minoritet”, theksoi ai. Lidhur me pasojat që pritet të prodhojë ky proces si shkurtimi i vendeve të punës, ministri tha se kjo çështje kalon në kompetencat e ministrisë së Punës.
Duke u ndalur në pretendimet e opozitës se reforma e realizuar nga kjo maxhorancë do u shërbejë interesave elektoralë të saj, Çuçi shprehu bindjen se “nuk do të ketë reformë për interes elektoral”. Sipas tij, “reforma do të bazohet strikt në kriteret teknike, profesionale të hartuara nga ekspertët. Vetoja në komision është garanci e drejtëpërdrejtë dhe në qoftëse ne jemi kaq abuzues , ata do kenë shumë më shumë argument përballë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve”.
I pyetur se deri kur do të pritet opozita, Çuçi tha se “këtë pyetje ia bëjmë dhe ne vetes sonë, por me rëndësi është që proçesin nuk po e ndërpresim. Ne po vazhdojmë punën tonë përgatitore”. Pavarësisht pengesave dhe vështirësive që mund të hasen në këtë proces më rëndësi madhore për të ardhmen jo vetëm ekonomike të vendit, ministri siguroi se “projektiligjin për ndarjen e re territoriale do ta çojmë në Kuvend në fund të korrikut sepse duam t’i japim kohën e mjaftueshme edhe adminsitratës zgjedhore që të përgatisë hartën e re elektorale”.
Bravo, më në fund një Qeveri “me shkollë”, serioze, që di se ç’bën…Nuk po shoh të komentojnë Raimondët, Zigurët, Ramy-të etj.etj. “lulëkuqe” të shpellave berishiste…
I kane arrestuar dje ne xhami!
bravo qeveria me keto reforma! jepini mos hiqni dore nga keto ndryshime thelbesore per jeten e qytetarve shqiptar!
kjo do te jete nje reforme e cila do te sjelli nje ndryshim te ndjeshem ne vendin tone! bravo te gjitheve ju qe po e beni dhe turp te vi o lul basha qe spo merresh e spo ndihmon.
Te lumte minister. Bejeni ate te shkrete reforme se eshte ajo qe po ben qe te ikin parate kot neper komuna absurde
Epo me ne fund dicka per se mbari.
Kjo qeveri eshte padyshim ajo qe po ben shnderrimin e duhur per kete vend
Fantastike. Opozita eshte mire qe te vije e te ulet. NEse sdo kjo sdo te thote te ngelet pa bere reforma.
Urime
Bejeni sa me shpejt. Kjo eshte jo deshire por nevoje.
Ka nje mal me pune e keni nisur mire
Perfitohen dhjetra miliona euro vetem nga komunat fiktive qe sot marrin para per te pire raki kryetaret e komunave
Reforme jetike per vendin. Jem nje pellembe e jemi te ndare ne 700 copa.
kjo ska sens, e kjo eshte nje reforme me se e domosdoshme
Eshte nje hap i rendesishem per shqiperine kjo ndarje. Smund dhe sduhet te jemi me kaq te haperdare qe humbim para brenda vetes,
Jo me.
Qeveria Rama e angazhuar seriozisht per ti shkuar deri ne fund reformes territoriale.
Kjo reforme duhaj kryer me kohe.Kjo qeveri ka vullnetin dhe perkushtimin e duhur per ta kryer kete reforme.
Reforme mese e nevojshme qe do ndryshoje njehere e pergjithmone politikberjen dhe menaxhimin e ketyre njesive! nuk duhet qe te mendohet per vota sepse ne eshte per kete pune dihet qe e majta fiton gjithnje mbi PDn dhe keto mund te jene vende punesh te zena per militant. e majta po kujdeset qe te permisoje qeverisjen vendore. keshtu duhet te bej edhe PD-ja. mos u beni bllokues.
Me ne fund po merret nje vendim per realizimin e nje reforme territoriale duke mos marre parasysh interesat elektorale.
Zbatimi i reformes territoriale pa interesa elektorale merite e qeverise Rama.
ky eshte njeriu me kot ne ate qeveri.
KOMENTUESIT E MESIPERM: E KUPTUAM QE TE GJITHE QE JENI VARTESIT E CUCIT.PROPOZIMIN PER NDARJEN ADMINISTRATIVE E SHIKOVA PARA DISA DITESH TEK GAZETA PANORAMA,DHE PERSONALISHT MENDOJ SE ESHTE GJITH DITEN PER QELLIME ELEKTORALE.MJOFTON TE SHIKOJE SI LUSHNJA 5 BASHKI,ELBASANI GJTHASHTU,FIERI,BERATI.
Opozita eshte destruktive,por ju kemi dhene votat per te kryer cdo reforme te rendsishme ne te mire te vendit. Vazhdoni keshtu.