Fjalët e fundit që kanë dëgjuar kontrollorët e trafikut ajror në Malajzi nga kabina e pilotit të avionit të zhdukur ishin: “Gjithçka në rregull, natën e mirë”.
Një nga pilotët raportohet se i ka bërë komentet në radio, ndërkohë që avioni po kalonte nga hapësira ajrore malajziane në atë vietnameze.
Pas këtij komenti, mendohet se avioni u zhduk nga radari.
Një lajm i tillë vjen në momentin kur është publikuar edhe një foto e pilotit Zaharia Ahmad Shah.
Misteri për zhdukjen e avionit të Malaysian Airlines me 239 persona në bord vazhdon, ndërkohë që kreu i CIA-s, John Brennan, tha se nuk përjashtohet mundësia që piloti të ketë kryer vetëvrasje.
Policia e Malajzisë tha se po heton profilin psikologjik të çdo pasagjeri dhe të ekuipazhit.
Teoria e vetëvrasjes mund të shpjegojë se përse avioni është zhdukur nga radari, pasi piloti mund të ketë fikur transmetuesin.
Megjithatë, kreu i CIA-s tha se nuk përjashtohet as pista e terrorizmit.
Në një tjetër zhvillim, një vajzë e re ka deklaruar se ka kaluar një fluturim të tërë brenda në kabinën e bashkëpilotit që drejtonte avionin e zhdukur.
Jonti Ross tha se piloti e ftoi në kabinë ku ata tymosën, biseduan dhe bënë foto.
Ndërkohë familjarët e zemëruar nga mungesa e përgjigjeve, kanë sulmuar me shishe zyrtarët e transportit ajror në Malajzi.
Ata thonë se nuk po marrin asnjë përgjigje të saktë, ndërkohë që ka akoma pretendime se telefonat e personave në bord vazhdojnë të bien.
Ndoshta avionin e kanë rrembyer UFOT dhe e kanë çuar në ndonjë vënd të largët…
Flitet se Somalia ka spikur nje arme te re qe i zhduk avionet pa lene gjurme.
Avioni patjeter eshte rrembyer nga terroriste. Nuk duan te japin vendodhjen.
ku eshte NSA me ate teknollogjine moderne qe parashikon se ko di te bjjere x komete apo mbetjet e x sateliti etj.. ku jane shoqerite e telefonave qe japin fiks vendin e thirrjeve telefonike,?/
Mos ndoshta eshte cqafur misteri i Bernudes ?
Eshte enigem totale. Deri tani kane tentuar te fusin ne loje 2 iraniane dhe 2 ukrainas.(ju kujton gje?)Versioni i vetevrasjes se pilotit nuk qendron sepse piloret jane 2.Hipoteza UFO ( megjithse mund te duket qesharake)eshte epranueshme.Jane me dhjetra avione te zhdukur ne historine e aviacionit,ne menyre misterioze ,i fundit para 2 vjetesh ne LOS ROCHES .
Ne aeroplanet e pasagjereve nuk eshte asnjehere vetem piloti. Ne kabine ka edhe dy persona te tjere nga te cilet, njeri eshte nje tjeter pilot i kualifikuar dhe tjetri eshte nje ndihmes, edhe ai nje pilot i cili ka mundesi qe ta marre aeroplanin ne dorezim neqoftese ndodh dicka. Pra jane tre persona ne gabinen e pilotit, te gjithe te kualifikuar qe te perballen me drejtimin e Aeroplanit ne cdo moment, edhe sikur piloti kryesor te pesoj infarkt apo te vrase veten. Keto teorirat e vetevrasjes jane te pabaza. Aeroplani ne fjale ishte nje Boing 777, nje nga aeroplanet me te medhenj dhe me modern me kapacitet 470 pasagjere dhe dy Turbina, pas Airbus-it Europian A380 i cili akomodon deri ne 853 pasagjere.
po keta amerikanet ca na cajn trapin per ate teknologjin moderrne qe kan. nuk ka nje xhipies aeroplani nuk ka nje menur qe te gjendet, un e di se kontrollohen ne cdo hapsir ajrore aeroplanet. dhe kur je brenda ne aeroplan e shikon aeroplanin ku ndodhet ta japin ne ekrane. nga posht nuk u kontrollokan. shum firma udhetimi autobuzet na japin dhe i kontrollojn ku ndodhen ky aeroplan ishte len ne meshir te fatit nuk kontrollohej nga azgje. mister vetem ne qofte se ka shkuar ne mares dhe u ul atije
po me uren cpaten xhanem?
Avioni eshte rrezuar sepse piloti ishte fans i Enver Hoxhes.
KESHTU NDODH KUR KA GJERA QE S’DUHEN TE MEREN VESH , ZHDUKET NJE AVON I TERE ME 300 NJEREZ , KESAJ PUNA I BIE ER PUCLLEK SHTETROR .TELEFONAT NDERKOHE BIEN