Kreu i Kuvendit Ilir Meta e cilësoi ish-Kryeministrin Sali Berisha si aktorin më të keqkuptuar në situatën e krijuar për armët kimike. E ndërsa i referohej një bisede të zhvilluar me ish-Kryeministrin, Meta tha se “u krijua një situatë që nuk kishte asnjë lidhje me atë që po ndodhte. Opozita dhe vetë zoti Berisha ka qenë aktori më i keqkuptuar dhe me një bindje të verbër se gjithçka kishte mbaruar se vendimi ishte marrë sepse Kryeministri duhet të kthehej në vend”.
“Jam ulur pranë tij për ti thënë që nuk mund të merret dhe fjala juaj dhe e opozitës se vendimi do të merret në Parlament. Por ai tha se vendimi ishte marrë dhe më tha se as ti nuk di gjë!!! Opozita ishte e keqkuptuara e madhe e gjithë kësaj situate madje dhe “viktima” e këtij keqkuptimi, për fat të keq me atë dëshirën e vet për të konfrontuar qeverinë me popullin e vet”, tha Meta.
Lidhur me qëndrimin e Berishës, kreu i Kuvendit tha se “ai kishte një bindje se vendimi ishte marrë, se populli shqiptar do ishte viktimë. Mendoj se ishte dhe një dëshirë e tij, sepse nuk do të ishte keq që të vinin armët që ai të thoshte që ja kjo qeveri solli armët, do të vrasë bijtë e Shqipërisë, etj”.
E ndërsa shpjegon qëndrimin e tij të mbajtur në atë kohë se “Shqipëria do të marrë përsipër aq sa t’i mbajnë shpatullat”, Meta tha se është keqkuptuar gatishmëria e Kryeministrit Rama për të biseduar lidhur me këtë çështje, duke u menduar si një përgjigje pozitive.
“Kjo do të ishte një përgjegjësi që mund të mbahej, ku dhe vetë shqiptarët të bëheshin pjesë e saj. Ka disa rrugë për të vajtur tek e vërteta dhe kjo është një rrugë. Lidhur me këtë çështje dua të shpreh bindjen se themeli i gjithë këtij keqkuptimi dhe tensioni ka të bëjë pikërisht më faktin se gatishmëria e shprehur nga Kryeministri pas kërkesës, propozimit apo kontaktit për të kontribuuar është paraqitur, keqkuptuar si një përgjigje PO e mirë menduar e thelluar dhe e studiuar. Në këtë hapësirë mendoj se këtu lëviz e gjithë ngjarja. Për atë frazën e famshme, e thoja sepse as unë vetë nuk dija ç’të thoja, pra ishte një fjalë spontane. Në një klimë spekulimi ku po përpiqej të krijohej një fabul që Shqipëria donte të merrte në qafe jo vetëm veten, por dhe Greqinë dhe Italinë. Kam qenë i bindur se nëse Shqipëria do të merrte përsipër një përgjegjësi, kjo e fundit do të ishte një përgjegjësi që mund të mbahej, ku dhe vetë shqiptarët të bëheshin pjesë e saj”, u shpreh Meta.
Sipas tij, çdo vendim do të kalonte në mënyrë transparente dhe të gjitha rrethanat e bënë të qartë se vendimi ishte një vendim i madh dhe nuk do t’i përkiste as kryeministrit e as parlamentit por të gjithëve.
Berisha jo vetem per armet kimike, por edhe per hashashin qe e inkurajoi vet te mbillej e te shtohej, tani sulmon ata qe kapin trafikantet e tij, Ministrin duke e quajtur trafkant. Shkurt, cdo gje qe ben qeveria e mire apo jo e mire, ai e quan katastrofe dhe shkak per ta sulmuar. Kjo po e diskrediton cdo dite e cdo ore ne syte e popullit. Berisha nuk eshte i keqkuptuari i madh, por ligashi e shpifesi me i madh qe ka nxjerre kombi yne gjate gjithe ekzistences se tij.
Sa keq për ne që paskemi keqkuptuar Berishën!?
Nga ç’lexova, fjala keqkuptim, është përdorur pa logjikë!
Ke të drejtë.Shkrimi që në titull të jep idenë që Sali Berishën e kanë keqkuptuar shqiptarët dhe se ai na paska pasë të drejtë.
aktor i keqkuptuar? O ilo floriri , po shqip eshte kjo qe thua or t’u mbyllte!Injorant toc
Ujku, mjergull kerkon dhe e ndjek nga pas si hije.
MASHTRIMI I RYSHFETCIUT ILIR META DHE KENAQESIA E SOCIALISTIT EDI RAMA
Nga njera ane ryshfetciu Ilir Meta ben servilin e SHBA-s per te fituar ndonje LEK nga FMN dhe BB duke justifikuar veprimet frikacake te Edi Rames me llafollogji boshe enveriste, nga ana tjeter vajton si kukumjacke komuniste 29 nentorin e ZI dhe LANC-in kriminal te Enver Hoxhes qe vrau Aleatet angleze ne Kanalin e Korfuzit. Prandaj ky MAESTRO i koalicioneve te ryshfetit te mashtrimit mund te mbledhe plot hajdute dhe kusare mafioze ish sigurimsa te Partise se Punes ne LSI-ne e tij komuniste, por nuk mund te genjeje miletin me frazeollogji boshe “pas pilafit” ne nje kohe qe ishin bere gadi t’i fusnin THIKEN NE SHPINE Vatanit me LHL-te e Asadit.