Shehi: Protestat nuk sjellin asnjë përfitim për opozitën, nuk ka asnjë kauzë për rrëzimin e qeverisë

11 Mars 2014, 16:41Politika TEMA

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, thotë se protestat e organizuara dhe mbështetura nga ana e opozitës nuk sjellin asnjë përfitim politik.

Brenda këtyre protestave unë shikoj dëshirën e opozitës për t’u vetëmbrojtur. Dhe kjo është normale për një opozitë. Është në natyrën e opozitës të mbrojë territoret e veta ku ka fituar historikisht. Ajo për momentin shfrytëzon çdo lloj pakënaqësie ndaj qeverisë. Unë do ta konsideroja këtë si një lloj rezistence të opozitës ndaj të majtës që mori pushtetin. Shiko, ne kemi një opozitë që ndodhet përballë cunamit të së majtës. Prandaj dhe ajo bën çdo përpjekje për të mbijetuar. Kjo në të vërtetë ka një aspekt pozitiv. Përderisa nuk abuzohet me këto protesta, ato janë një mjet demokratik dhe kjo është normale që të ndodhë. Këto protesta, në një periudhë kaq të shkurtër mund të konsiderohet edhe ‘të pamoralshme’, e them në thonjëza këtë. Sepse edhe demokracia shqiptare ka evoluar. Nuk janë të njëjtat ritme që kanë qenë tetë vite më përpara. Tetë vjet më përpara priteshin zgjedhjet që të zgjidhje rrogën e protestave. Sidoqoftë unë nuk shikoj ndonjë gjë alarmante, nuk ka ekzagjerim nga ana opozitare që ta konsiderojmë ndonjë dramë për shoqërinë shqiptare. Unë për vete do të zgjidhja plane më afatgjate, objektiva më afatgjate, se sa ta lodhja elektoratin në protesta permanente që nuk të sjellin asnjë përfitim politik”, ka thënë ai në një intervistë për “Dita”.

Pavarësisht përfundimeve të Bashës dhe Berishës se orët e kësaj qeverie janë të numëruara, Shehi thotë se nuk ka asnjë kauzë që mund të rrëzojë këtë qeveri.

Nuk ka asnjë kazus për të rrëzuar qeverinë. Unë them se ky është një kazus për të rezistuar, është një kazus për vetëmbrojtje”, thotë ai.

17 komente në “Shehi: Protestat nuk sjellin asnjë përfitim për opozitën, nuk ka asnjë kauzë për rrëzimin e qeverisë”

  1. elka says:

    Po normalisht qe protestat jane politike me teper se skan cbejne demokratet edhe nje e dy e cojne qeverine ne protesta

    1. REPUBLIK FURGONASH - NE ASNJE VEND EUROPES says:

      po po ideja eshte qe qeveria nuk rrezohjet me protesta te bera nga opozita se po punojne shn mire deri me tani

      1. Florin says:

        ore po kta cbejne kshu 1 e 2 duke bere p[rotesta dhe sbehen per trezuar qeveriene thone kpt juuu

        1. heljo says:

          po pra cdo lloj pakenaqesie ngelen tu bo protesta

          1. oliti says:

            abuzohet me protestat abuzohet se perderisa perdorin cdo pakenaqesi qe kan e kthejne ne protesta demokratet, atehere abuzohet dhe me qytetaret qe i bashkangjiten ktyre protestave

            1. raimond vlonjati says:

              Opoziten shqiptare vetem ky Shehi mund ta sjelle ne pushtet se ky eshte
              tere tru,
              ja mer dhe ketij timit

  2. matteo says:

    Ti mire e thua, po pyet Skenderbeun qe I ngordhi kali, cfare kerkon me keto protesta. Te marre kalin e tjeterkujt?!

  3. iliri says:

    Dashi eshte nga “Tironcat” me te zgjuar ! Pak si muhabet tavoline,por eshte shume korrekt ne permbajtje.Sikur te kishte nje grup,sado te vogel,rreth tij ne PD,ndoshta do fillonin te leviznin ndryshe edhe ata….Iliri

  4. ILIRET says:

    Shume mire e ka Dashi, po a degjon Sala nga ai vesh?

  5. mitro says:

    Zoti Shehi gjithmone objektiv dhe realist ne arsyetimet e tij.Edhe une mendoj se opozita krijon sebepe per protesta thjesht per vetembrojtje ,pasi eshte e kercenuar nga abuzimet e saj me pushtetin.Por drejtesia do vihet nje dite ne vend dhe ata qe kane abuzuar do ndeshkohen pavaresisht protestave pa kauze qe organizojne.

  6. Ermal says:

    BRAVO SHEHI PO ME REZULTATIN QE MORI PS-LSI DUHEN PROTESTAT ME I SHKUND NGA VENDI SE JETOJNE ME 1 MILION VOTAT AKOMA NE KOKE

  7. klaudia says:

    ehh protesta kot me kot po organizojne kta demokratet,, o duan me e cu popullin nkemb kot o ska

  8. aljor says:

    Bravo z.Shehi.Si gjthmone me kembe ne toke.Z.Rama merri mendimet e tije sidomos per ekonomine se me bark bosh vetem Saliu di te bej politike.

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Opozita duhet te zhvilloj analizen e humbjes,ne rast te kundert eshte e papergjegjshme per rolin e saj.
    Te sillesh sikur ke ardhur nga Marsi,pa dhene llogari per demet dhe vjedhjet financiare,korupsionin gjigand,ku nuk ka kaluar as 6 muaji,tregon se kjo opozite eshte shume larg ardhjes ne pushtet.
    Te perdoresh perseri “terrorin” si metode edhe ne Parlament,si e perdorte per nenshtrimin e administrates,tregon se kjo opozite nuk ka moral dhe eshte e papergjegjshme e pakorigjushme.

  10. Rudina says:

    o Dasho, futi nje dopjo whisky tashti, e mbarove punen per sot.

  11. ari says:

    shehi,preqi,ngjela,mark marku,ndoka nuk e dijne ku e kane prapanicen e lere partine.nje kuje ju ka hyre tek ramizi,nje tek meta tjetri tek rrokullisesi top.po qen keta te afte te ruajne bythen e vet nuk do te flisnin keshtu.

  12. alket says:

    z.shehi te kam ndjekur gjith keto vite nepermjet ekranit ne cdo televizion ku ke qene i ftuar.jo per te bere qejfin po je nje politikan i ekuilibruar .me vjen mire qe shpreh mendimin tend gjusmak ,por…por dhe gjithmon ka nje ..por..nuk na the gjysmen tjeter per kete diversion qe beni kundrejt shtetit qe njerzit qe kane drejtuar ,institucionet dhe qe jane te koruptuar deri ne gryke ti shpetojne drejtesise.vete e keni pranuar ,qe korupsioni ka hyre deri ne qelizen e fundit te shtetit,pra lind pyetja?…si eshte e mundur qe vete i reklamoni dhe vete i mbroni me cfare do lloje menyre?..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje