Raportimi i Visho Ajazit/ Lutaj: Deputetët mund të shkojnë në SHISH të ushtrojnë kontroll. Reagon Noka

11 Mars 2014, 10:35Politika TEMA

Komisioni parlamentar i Sigurisë u përfshi nga debatet mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në lidhje me kohën se kur duhet të raportojë Drejtori i Përgjithshëm i SHISH-it Visho Ajazi Lika.

Sekretari i komisionit, ligjvënësi socialist Pirro Lutaj ngriti shqetësimin mbi kohën se kur duhet të raportonte kreu i SHISH, por për nënkryetarin demokrat të Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, Visho Ajazi Lika nuk i është lënë asnjë afat për të ardhur në Kuvend.

“Ne kemi lënë një seancë përgjysëm mbledhjen e shkuar, atë mbi raportimin e Kreut të SHISH. Kur duhet të vijë të raportojë ai në komision? Nëse kreu i SHISH nuk vjen, atëherë ne si deputetë, në bazë të ligjit, mund të shkojmë dhe të verifikojmë të gjitha pretendimet apo dyshimet e ngritura në institucionin e SHISH-it”, theksoi Lutaj në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë.

Sipas ligjvënësit socialist, “në kushtet kur kreu i SHISH nuk mund të raportojë në komision, atëherë një grup anëtarësh të Komisionit të Sigurisë mund të bëjnë verifikimet në Institucionin e SHISH, konform ligjit dhe rregullave”.

Por për deputetin Noka pretendimi i ngritur nga Lutaj është në kuadrin e zhurmës që bën mazhoranca.

“Ju vini në komision për të bërë zhurmë”, iu drejtua Noka kolegut të tij socialist, duke e cilësuar si të paargumentuar dhe të pavend urgjencën që kreu i SHISH duhet të paraqitet në komision dhe të japë shpjegime mbi pyetjet që i janë drejtuar apo dyshimet që ekzistojnë.

“Me kërkesën që bën për të ngritur një grup pune dhe për të shkuar në SHISH, synon të krijosh anormalitet”, theksoi Noka duke kundërshtuar propozimin e sekretarit të Komisionit të Sigurisë.

Ndërkohë deputeti tjetër demokrat, Astrit Patozi, e ka cilësuar si të turpshme praktikën e deritanishme për dhënien e certifikatave të sigurisë, ndërsa ka propozuar ndërhyrje ligjore në këtë aspekt.

Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho u shpreh se nëse në komision do të depozitohet kërkesë me shkrim mbi propozimet, ato do të shqyrtohen dhe do të merret një vendim.

Kryetari i Shërbimit Informativ të Shtetit u thirr në Komisionin parlamentar të Sigurisë për të dhënë shpjegime në lidhje me emërimet e kryera prej tij në strukturat e SHISH, bashkëpunimin e institucionit që drejton me Policinë e Shtetit përsa i takon luftës ndaj krimit, veçanërisht në lidhje me shpërthimet me lëndë eksplozive, si dhe me dyshimet mbi përgjimin e disa drejtuesve të policisë dhe institucioneve të tjera në vend.

Në mbledhjen e shkuar të komisionit, kreu i SHISH nuk mundi të raportonte për shkak se certifikata e tij e sigurisë kishte skaduar.

Mazhoranca në komision e cilësoi këtë si një skandal, ndërsa ngriti dyshime se edhe pajisja e kreut të shërbimeve sekrete shqiptare me një certifikatë të tillë nuk është bërë sipas ligjit.

Por për opozitën, të gjitha pretendimet e deputetëve të mazhorancës janë qesharake dhe kanë lidhje me raportimin që Visho Ajazi Lika do të bënte në Komisionin e Sigurisë mbi çështjet e ngritura apo pyetje të tjera të deputetëve.

15 komente në “Raportimi i Visho Ajazit/ Lutaj: Deputetët mund të shkojnë në SHISH të ushtrojnë kontroll. Reagon Noka”

  1. Ariu i murmë says:

    “Absurditetet” qesharake “alla shqiptarçe”, nuk kanë fund…Kreu i SHISH, nuk ka “çertifikatë sigurie” (?!) dhe nuk mund të marrë pjesë (të raportojë) në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, ndërsa mund të drejtojë një nga institucionet bazë të sigurisë kombëtare (???!!!) Qaj nëno, qaj moj nëne…

    1. Doda says:

      Vishua ne vend te meret me terorizmin dhe titolet e ka mendejn te raportoj te SHQUP

    2. Klaus says:

      Pa ikur ky nuk ka qetesi redi publik !

  2. toni says:

    Shume i drejte qendrimi i grupit te Partise Socialiste, Ajazi duhet te hetohe. Keta te PD-se i temben dickaje qe zgjasin procesin ne kete menyre

    1. portosi says:

      Por sa më shpejt sepse ujku i fsheh gjurmët.

  3. klaudia says:

    Dhe sa me teper kerkon PD-ja te shtyje hetimin e Visho Ajazit. Kaq e pamundur qenka qe Ajazit ti jepet nje certifikate sigurie.

    1. oliti says:

      Loje e dukshme e koalicionit te djathet per te fshehur punet e pista qe kane bere bashke me Ajazin

  4. almeida says:

    Mazhoranca duhet te tregohet me e vendosur per ti shkuar deri ne fund hetimit te Visho Ajazit dhe te mos degjoje pretendimet absurde dhe qesharake te se djathtes

  5. daku says:

    A e di njeri se cfare eshte certifikata e sigurise? Si merret, kush e jep? Apo ju qe shkulni leshte se nuk ka Visho Ajazi certifikate kujtoni se eshte ferman?

  6. Ky Visho -bisho duhet te merret i pandehur ,sepse duke i sherbyer krimit ka rrezikuar sigurine e rendit dhe madje shqiperise .
    Se kuptoj perse nuk arrestohet menjiher ,cfar pret kjo qeverri akoma .
    Koha spret pushtet .veproni me shpejtesi se kta e kan bere shqiperine
    si te kishte ren nji apokalips .Cfar do rregulloni me par ! Ndaaj veproni te vendosur dhe menjiher .Fshati qe duket sdo kallauz or ti !Qeverri .

  7. li1 says:

    Banda mafioze e PD me ”godfzher”-in ne krye e ka ”mizen ne kesule”,prandaj ben kaq zhurme ,vazhdon
    strategjine e tritolit, per mbajtur gjendjen gjithemone ne tension ….

  8. E verteta says:

    Kriminel te tipit Sali Berisha e Visho Ajazi duhet te pergjigjen para drejtesise.Te hetosh Drejtor Policie dhe te mos hetosh kriminelet je bere pale me keta te fundit.

  9. PSE NUK ESHTE DAKORT ZOTI Muli? Mos u dalin lakrat ne shesh.e pastaj nuk han dot lakrorin qe kane gatuar?
    O njerez koti,qe merrni rrogen kot! Si nuk diskutuat njehere seriozisht e pa interesa? Jo ,mor jo ,nuk eshte keshtu politika!
    Nje politike vetem per fjale epa bereqet ,nuk i duhet kurkujt!
    Me c’po shohim ne vendet perndimore theme se komunizmi ishte jo per njeriun,por duke pare gjendjen ne vendin tone them me plot gojen :RRofte sistemi socialist,ku u ndertuan vepra per njeriun e njerzit punonin e jetonin pa piken e frikes.

  10. MEMEDHETARI says:

    Qe nga momenti qe u verifikua se Vishoja nuk ka certifikate sigurie duhej pezulluar dhe te propozohej e te zgjidhej nje person tjeter…
    Me fjale te tjera,Vishoja ishte “duke ngare makinen,pa pasur patente”!!!!

  11. Plaku nga Kurveleshi says:

    Bir Selman i nenes c’te te qaj me pare…, njerin e kam m.., tjetrin e kam bajge…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje