Drejtori i ri i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Shkëlqim Ganaj ka urdhëruar rikontrollin e të gjithë deklaratave të pasurive të zyrtarëve që nga viti 2003, duke e justifikuar këtë me gjendjen e rëndë të dosjeve në këtë institucion.
“Nisur nga situata tepër e rëndë në të cilën u gjend zyra e administrimit të dosjeve të kontrollit të plotë të deklaratave të interesave private të zyrtarëve dhe dyshimeve për zhdukjen e dosjeve të kontrollit të plotë të zyrtarëve të ndryshëm; nisur nga fakti i konstatimit të zhdukjes së regjistrit disavjeçar të denoncimit të rasteve të korrupsionit dhe interesave private të fshehura ose të padeklaruara të zyrtarëve, raste këto të denoncuara nga ana e qytetarëve, medias dhe shoqërisë civile; nisur nga fakti i bllokimit qëllimisht, për shumë vite të adresës elektronike [email protected] dhe numrit pa pagesë 08009999; nisur nga fakti që, prej vitit 2006 nuk është kontrolluar asnjë zyrtar i lartë nëse ka përfituar nga fondet publike apo jo, sipas ndalimeve të përcaktuara në nenin 21 të Ligjit nr.9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar; nisur nga konstatimi se gjatë këtyre viteve është shkelur tepër rëndë detyrimi ligjor i nenit 25 të Ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, për skemën e kontrollit, duke lënë jashtë skemës së kontrollit të plotë, qëllimisht, zyrtarë të niveleve të ndryshme; në referim të plotë të raporteve ndërkombëtare dhe të rekomandimeve të tyre lidhur me gjendjen e korrupsionit në vendin tonë, kulturën e pandëshkueshmerisë, prioriteteve të vendosura nga Bashkimi Europian, si dhe bazuar në nenin 25/1, pika 4 të Ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI, mbi bazën edhe të burimeve të ligjshme ka vendosur fillimin e procedurave të kontrollit të plotë, rikontrollit të plotë dhe hetimit administrativ të të gjithë deklaratave të interesave private që nga viti 2003 për funksionet e mëposhtme:
– Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Zëvendëskryeministri, Ministrat dhe zëvendësministrat;
– Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Anëtarët e Gjykatës së Lartë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shetit, Prokurori i Përgjithshëm, Avokati i Popullit, Kryetari dhe Anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Zëvendëskryetari dhe Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
– Kryetarët e Bashkive, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Qëndrore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme; Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.
– Gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha niveleve.
Fillimin e menjëhershëm të punës për hartimin e regjistrit elektronik për konfliktin e interesave, regjistër i cili duhej të ishte hartuar që në vitin 2006, me qëllim që për herë të parë të fillojë verifikimi nëse zyrtari, bashkëshortja, prindërit e zyrtarit, prindërit e bashkëshortes, fëmijët në moshë madhore, kanë lidhur apo jo kontrata me institucionet shtetërore dhe kanë përfituar nga fondet publike në kundërshtim me ndalimet e përcaktuara në nenin 21 të Ligjit nr.9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.
Në kuadër të ndjekjes së një politike të hapur e transparente, me institucionet, publikun, median e shkruar dhe atë vizive, Inspektori i Përgjithshëm, garanton se ky proces, edhe pse i vështirë për shkak të numrit të madh të subjekteve që do ti nënshtrohen kontrollit, do të kryhet me profesionalizën të lartë e transparencë të plotë, në bashkëpunim të plotë dhe me institucionet e specializuara në luftën kundër korrupsionit në vendin tonë.
Rezultatet e kontrollit do të përfundojnë dhe do të bëhen publike rast pas rasti deri më datë 31.12.2014,” thuhet në një njoftim zyrtar.
Po tja u merrni pasurite e vjedhura,nuk do kemi nevoj ta marrim borxhe nga B.Botrore.
Shume bukur.
Ti nxirrni lakuriq maskarenjte, pisanjoset, injorantet.
Na kaparsiseshin tagrambledhesit me shkop ne dore, tipa te urryer, me Universitetin Kristal drejtonin institucione qe nuk i mbanin mend emrin e plote.
Si e katandisi ky sharlatan kete popull?
E thene ndrishe qe Meta do te jete i pari politikan qe te kaloi pas kangjellave te burgut…..!!!!!!!
Po a mund te ndodh kjo!!!!???
Jo!
Athere jane pordhe me rigone………..formalitet,per ti treguar evropianeve se e beme detiren qe na caktuat.
Athere pergjigjia e evropianeve per anetaresimin e Shqiperise eshte:
-TE GJATIN!
Rraca e Viciolsve te Salyut dhe Bashes duhet qeruar e para .
Patjeter Sala, se edhe po e lane mbrapa listes, ai futet pa rradhe….
Rrace e ndyre.
Turkofagos na ke care karin duke u shprehur si rracist ne cdo koment e ke me myslimanet shqiptare .,une nuk jam mysliman po edhe plehre si ti nuk jam qe mar lekun nga greku dhe pretendoj qe te jem grek po ti je nje kulish kurve vjen nga nje familje kurvash qe ske as nder as komb e as fe emri jot eshte tradheti dhe pabesi ndrysho nga turkofagos vendose tradhetari se pershtypje ste ben boll te kesh nje emer.
arap shqipfoles,pervec se sinet,qenke edhe i tredhur……yyytttt koprroskylo!
INJOROJENI “TURKOFAGUN”, DHE MOS E KOMENTONI ATE PLEHRE, KESHTUQE DO TE LARGOHET NGA KY FORUM!
Nese kete nisme e ke serozisht, aty ne parlament duhet te futen te gjithe ne burg. I pari qe duhet te prije kopene e hajdutve duhet te jete Kryetari e pastaj me rradhe, sipas grabitjeve qe i eshte bere ketij populli. Po ti, mo i dashur qe ke dhene kete urdher, nuk ke kellqe qe ta realizosh. Kjo eshte nje shashke, sa per te na hedhur hi syve ne budallenjve. Sidoqofte, kushedi se c’behet. Te shohim se kujt do t’i hidhen hekurat.
Per ne nuk ka rendesi kush do veje ne hekura.
Listen nuk e cakton ti, por ti duhet te kenaqesh qe hajdutet e familjes Berisha jane te paret.
Ehuu.. haj ti gjesh ku i ka fut argjitha dhe shkelqeni parate.
Bashkohem me kendveshtrimin tjeter.
Krejt ne rregull.
Bravo,
Shpresojme qe kete radhe te mos mbetemi te zhgenjyer ne zbatimin ne praktike te ketij ligji!
Jo vetem te kontrollohen ,por dhe te sekuestrohet cdo pasuri epajustifikuar ……dhe kjo duhet te vlej per cdo qytetar shqiptar ………Pas cdo pasurie te pajustifikuar ..qendron nje krim …Qe ketej duhet te nis rilindja …..nuk mund te flas per rrethet …po per vloren eshte ,nevoje urgjente ….ne vlore o djale …u ulen malet eu ngriten halet …
Mos harojne te kontrollojne edhe deklarimet e Rames,edhe pse eshte i varfer. Vetem keshtu do te mbyllen gojet e keqia qe thone se eshte $ milioner.
Sa per Ilir Meten, s’ka nevoje te kontrollohet. Ai eshte me i ndershmi.
Une do jem shume i kenaqur qe te shkoje Berisha dhe Eskorta e tij familjare, sepse pervecse vodhi, shkaterroi shtetin dhe mbolli nje Administrate te urryer dhe injorante.
Pastaj me rradhe, Argita, Xeni, UDB, Fatmir Mediu, Shaban Memija i ALUIZNI, Imami.
Kur te marri pushtetin per 8 apo 12 vjet, te kontrolloje pasurite e atyre qe iken.
Keshtu ruhet populli, qe cdo pushtetar te kete frike, se vjen nje dite qe iken nga karrikja dhe po pate vjedhur, shkon ne burg.
Bravo Edi Rama, po e mban fjalen.
Mos u bo merak per Edin se ka 23 vjet qe ja kotrollon shpellari yt Sali kafsha .
Edi Rama s’ka pse tremebet, e ka 3000 EUROshin e deklaruar.
Tani do plasi bojkoti i vertete i parlamentit dhe “protesta” e furgoneve!
Me pare ,ndertoni nji burg te madh,dhe pastaj
beni kontrollin,se perndryshe …..nuk keni ku
ti ‘strehoni’ te gjithe ata qe kane bere namin deri me sot.
Burg per veten te ndertojne o i zi?! Po kush nderton burg per veten. Akoma s’e ke kuptuar se nuk futet ndonje politikan ne burg, por ndonje varfanjak si ty – po!!!
Z.Canaj ky eshte lajmi me sensacinol qe kam degjuar ne keto 23 vjet. Shpresoj te behet realitet dhe pa kompromis. Jeni i vetmi dikaster qe mund tua nxirrni lakrat sheshit batakcijve qe kane shperdoruar besimin e ketij populli ne gjithe keto vite tranzicioni.Nje politikan qe vjedhe popullin e vet ,qe e varferon e syrgjynos per te perfituar vete, Ai nuk krahasohet as me nje trafikant apo hajdut bankash, sepse e di qe eshte i mbrojtur me ligjin e tij, ben ligjit ne favor te tij, kurse ata te tjeret rrezikojne jeten ,burgun dhe shanset i kane 1% per te dale te fitur. Ja pra pse ata quhen batakcinj dhe bij bushtrash, njerez te pa zot. po vjen koha te shohim nje eksod mbas 22 vitesh, por kesaj radhe te te mallkuarve nga populli i tyre
Hajt qofte per hajer kete rradhe!
Hahahahaha, po kush do e zbatoj ligjin, kur ne shqiperi jane te ter te korruptuar! Aty edhe pastruesit e WC jane te porruptuar se s’te len te besh shurr*n pa u dhen 200 leke. Qeveritaret shqiptar dihet qe jane super bilionera dhe i kan siguruar nja 10 brezat e tyre.
E c’far do te kontrolloni kur pasuria e ketij populli u vodh nga politikanet qe u digjet shpirti per popullin fukara.Mjafton te shikosh makinat mijera euroshe dhe s’ke pse ben llogari tjeter,jo me se e kane bler por si u del qe me rrogen qe marri mund te perballojne ato shpenzime.Vetem ligji mbi spekullimin e sekuestrimi mund te bej pune.Ligje te tilla jane vetem per sirtar.
kolooooooooooooooooooosale, te gjithe hajnat te kthejne parate
po tiku per kete pune u be prokuror.gjume fjeti.
99 perqind e deputeteve dhe televizioneve e gazetave do te mbylleshin ne burg.sidomos miljoneret socialiste dhe te integruarit e metes ne krim.lsi-levizja socialiste imunitare,ketu dhe te PS gjejne streh kriminel si frroku e balla,doshi e koqo,hajna si meta e cani.ka edhe te pd ne burg edhe me ta.
Po te futet Berisha dhe kelyshet e tij Argita dhe Zeni, te gjithe do kenaqen.
Pastaj me rradhe.
Ktheni parate dhe mi jepni mua.
Nuk është puna vetëm të zbulohen hajdutët, por kryesorja, të kthejnë paratë e vjedhura…
E pergezoj dhe uroj pune te mbare Drejtorit te Ri te ILDKP-se.
Mero, ki miresine dhe i thuaj Z. Drejtor te ILDKP-se, qe ti hedhe nje sy ketij rekomandimi:
Lutem fusni ne kete listen tuaj edhe Gjeneralet dhe Komandantet e te gjitha niveleve ne Forcat e Armatosura.
Do te surprizoheni me ato qe do te gjeni ne deklarata, krahasuar me ato qe disponojne ne realitet.
Ky rekomandim vlen nqse do te beni realisht kontroll dhe nese keni instrumente ne dore ne te kunderten mos u lodhni kot, se me shume do harxhoni laps, leter e boje, pa diskutuar qe do paguani njerez kot.
Le qe ti o i nderuar duhet ta nisesh nga pastrimi qe aty te shkallet e tua se e ke si Ish Drejtoria e Pergjitheshme e Policise se Shtetit…