Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi, i cili ka për qëllim ngritjen e standardeve zgjedhore në të dy vendet. Kryetarja e KQZ-së, së Shqipërisë, Lefteri Lleshi theksoi në fjalën e saj para nënshkrimit të marrëveshjes se në takimin e fundit që KQZ pati me KQZ-në e Kosovës u vendos mes dy palëve që të nënshkruhej një memorandum bashkëpunimi në mënyrë që ta institucionalizojmë akoma më shumë shkëmbimin e informacionit mes dy institucioneve.
“Duke marrë parasysh lidhjet tradicionale, historike dhe kulturore ndërmjet dy vendeve dhe dëshirën për të forcuar bashkëpunimin në çdo fushë, të bindur se standardet e proceseve zgjedhore janë më konstruktivë dhe thelbësorë në proceset integruese europiane të dy vendeve, të bindur se një bashkëpunim efektiv dhe i ngushtë, do t’i shërbejë rritjes dhe performancës së administratës zgjedhore të dy institucioneve kemi vendosur nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit , i cili ka për qëllim ngritjen e standardeve zgjedhore në të dy vendet”, nënvizoi Lleshi.
Të dy institucionet, vijoi ajo, anagazhohen bashkarisht për organizimin e veprimtarive të përbashkëta në tryeza të rrumbullakta , konferenca, projekte dhe studime dhe cdo formë tjetër bashkëpunimi që do të gjendet dhe gjykohet me procedim të ndërsjelltë të dy palëve.
“Shkëmbimin e informacionit për praktikat dhe strategjitë e ndjekura për edukimin zgjedhor të shtetasve , me qëllim rritjen e profesionalizmit dhe kulturës menaxheriale të adiministratorëve zgjedhorë, komunikimin e ndërsjelltë në vijëmësi nëpërmjet krijimit të sistemeve të integruara të informacionit , shkëmbimin e informacionit për praktikat dhe strategjitë e ndjekura për krijimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve për zgjedhësit që nuk mund të votojnë dot. Këtu do ndalem se KQZ e Kosovës ka një eksperiëncë shumë të mirë dhe kanë arritur edhe këtë standard, ndërsa KQZ dështoi në zgjedhjet e 23 qershorit”, theksoi Lleshi.
“Ky memorandum përfshin gjithashtu shkëmbimin e informacionit lidhur me teknologjitë inovative të aplikuara me qëllim administrimin sa më fikas të proceseve zgjedhore të të dy vendeve, identfikimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta me synim rritjen e profesionalizmit të adminstratës zgjedhore nëpërmjet takimeve , workshop-eve, të mbështesim njeri tjetrin për pjesëmarrjen në organizata ndërkombëtare në çështje zgjedhore, të mbështesim njëri tjetrin me logjistikë zgjedhore dhe të ndjekim ecurinë e proceseve të votimit gjatë ditës së zgjedhjeve në të dy vendet”, u shpreh Lleshi.
Kryetarja e KQZ-së së Kosovës , Valdete Daka , tha se “ky memorandum parashikon ngritjen e një grupi koordinues me përfaqësues nga të dy institucionet, i cili do të ketë si detyrë ndjekjen e bashkëpunimit insitucional dhe organizimit të aktiviteve të përbashkëta me interes të ndërsjelltë”.
“Jemi këtu për të vendosur themelin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Ky memorandum ka për qëllim ngritjen e standardeve zgjedhore në të dy vendet në funksion te rritjes së eficencës , punës institucionale dhe modernizimit të të gjitha aspekteve të organizimit, menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve , ne do të angazhohemi bashkarisht për bashkëpunimin e ndërsjelltë institucional në realizimin e aktiviteteve me interes të përbashkët në shërbim të eksperiencave zgjedhore”, theksoi Daka.
Duke folur për bashkëpunimin në fusha të ndryshme me KQZ-në e Shqipërisë, Daka tha se “në zgjedhjet e fundit lokale kemi patur një mbështetje në logjistikë. Shpreh besimin se në të ardhmen pas këtij memorandumi do të shtojmë bashkëpunimin tonë”.