Opozita bllokoi ecurinë normale të punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për më shumë se dy orë, ndërsa deputetë të saj akuzuan mazhorancën se po shkel Rregulloren e Parlamentit dhe Kushtetutën.
Akuzat e opozitës u përqëndruan në moszhvillimin e seancës parlamentare të datës 6 Mars, vendim ky që nuk është marrë as nga seanca plenare dhe as nga forumet drejtuese të Kuvendit të Shqipërisë.
Në anën tjetër Sekretari i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla, kreu i deputetëve të PS-së Gramoz Ruçi dhe Kryetarja e Komisionit të Jashtëm parlamentar Arta Dade kërkuan respektimin e rregullores së Kuvendit dhe vijimin e punimeve të seancës sipas rendit të ditës. Pas debateve të zhvilluara, deputetët e PD-së u larguan nga salla e Kuvendit në momentin që nisi diskutimi i p/ligjeve, ndërsa kreu i deputetëve demokratë Edi Paloka tha se ky nuk është bojkoti që PD po i bën Kuvendit por një reagim ndaj anti-Kushtetueshmërisë dhe sjelljes arrogante të mazhorancës.
“Ne s’vijmë në Kuvend për të matur muskujt se nuk jemi në ringun e boksit. Nëse mazhoranca është i shqetësuar sepse opozita po kërkon respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, atëherë le të vazhdojnë. Ne do të jemi në krah të shqiptarëve dhe në sallën e Kuvendit për të denoncuar këto shkelje”, theksoi Paloka, pasi deputetët e PD-së u larguan nga seanca.
Akuzat e opozitës
Në fjalën e tyre të marrë në pikën e parë të rendit të ditës së seancës parlamentare që kishte të bënte me miratimin e procesverbalit ligjvënësit demokratë Eduard Halimi, Aldo Bumci, Flamur Noka, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli rikthyen akuzat ndaj mazhorancës parlamentare dhe Qeverisë në lidhje me atë që opozita e cilëson si vendosjen e anti-Kushtetueshmërisë në sallën e Kuvendit dhe konfliktin e krijuar me minorancën.
“Pse po kërkoni konfliktet në këtë Parlament, pse po shkelni Kushtetutën dhe Rregulloren në këtë Kuvend? Ndërkombëtarët po ua thonë çdo ditë: bashkëpunoni me opozitën, sepse nuk do merrni statusin, por ju keni zgjedhur rrugën e shkurtër, atë që nuk është drejt integrimit. Keni si synim të bllokoni procesin e integrimit me qëllimin e vetëm për të uzurpuar institucionet e pavarura. Ne do të largohemi pasi të sqarojmë shqiptarët se kush jeni ju, për të mos ju dhënë mundësi juve që të na akuzoni se ne jemi kundër integrimit. Ekzekutoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërprisni në mënyrë të menjëhershme konfliktin politik dhe atë institucional, po ju kërkojmë të ktheheni në rrugën e BE-së”, iu drejtua Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Eduard Halimi mazhorancës në Kuvend.
Në vijim të akuzave, ligjvënësi demokrat akuzoi mazhorancën se po sillet me Parlamentin sikur ta ketë ciflik, duke e cuar atë drejt humnerës.
“Ka episode që po mbushin kupën se si parlamenti sillet me institucionet e pavarura dhe me kushtetutën e vendit. Konfliktin politik nuk e krijon opozita, të gjitha po i bëni vetë pa i lënë rrugëdalje opozitës. Dhe sot vini me një ligj antikushtetues, për të trajtuar gjyqtarë e prokurorë si mafiozë,i keni të gjithë kundër, ndërkombëtarët kundër, të gjithë i keni kundër. E sipas jush, cfarë të bëjë opozita, të bëjë sehir?”, theksoi Halimi.
Ndërsa deputeti Bumçi, pasi akuzoi mazhorancën për shkeljet e ligjit dhe Kushtetutës, sulmet ndaj institucioneve të pavarura dhe shkarkimeve masive në administratë, u shpreh se edhe alibia e Kryeministrit Edi Rama se statusin e bllokuan ekstremistët në Europë u rrëzuan nga deklarata e bërë nga Komisioneri Stefan Fule në vizitën që bëri në Shqipëri. Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka u ndal në çështjen e sigurisë dhe rendit gjatë fjalës së tij, duke akuzuar Qeverinë se e ka ngritur dhunën në institucion.
“Qesh ti qesh se je bërë si Ver Llapa që rri tek kryqëzimi i 21 Dhjetorit, dhe kush nuk i jep 200 lekshin i nxjerr gjuhën dhe e përqesh. Por ngritët dhunën në ekstrem, keni shkatërruar administratën publike duke hedhur në rrugë 8000 punonjës të saj, shkatërruat policinë e shtetit”, iu drejtua Noka Kryeministrit Edi rama, i cili është i pranishëm në seancë.
Reagimi i Kryetarit të Kuvendit
Përballë akuzave të opozitës në lidhje me moszhvillimin e seancës parlamentare të ditës së enjte (6 Mars), Kryetari i Kuvendit Ilir Meta sqaroi se seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës së drafteve ligjore.
“Asnjë nga Komisionet Parlamentare nuk kishte përfunduar diskutimet e drafteve ligjore që janë depozituar dhe unë si Kryetar i Kuvendit e çmova të arsyeshme që mos mblidhej seanca të enjten vetëm për të miratuar procesverbalin e Kuvendit”, u shpreh Meta. Në vijim ai kërkoi nga deputetët e opozitës që të heqin dorë nga sjelljet e papërgjegjshme, të respektojnë rendin e ditës së punimeve të Kuvendit dhe rregulloren e tij.
“Nuk jam këtu për të dëgjuar recitimet e tuaja. Nëse keni ndonjë gjë për procesverbalin po. Askush nuk i është referuar procesverbalit. Si të mbledh unë Parlamentin kur Berisha ishte në Irlandë. Ju keni ardhur për protagonizëm”, iu drejtua Meta deputetëve të opozitës.
Në vijim, Meta akuzoi opozitën se po prish seancat, por nuk mund të marrë peng parlamentin.
“Po abuzoni me super tolerancën time, që keni dy orë këtu që flisni në kundërshtim me Rregulloren e Parlamentit”, theksoi Meta duke iu përgjigjur akuzave të opozitës. Në vijim ai kërkoi nga opozita të mos ngrejë zërin në seancë pasi kjo sjellje nuk tremb askënd.
“Kjo sjellje dhe ngritja e zërit nuk më tremb mua”, iu drejtua Meta opozitës, ndërkohë që deputetë të saj ishin ngritur në këmbë. Sipas kreut të Kuvendit, kjo sjellje e opozitës nuk ka asnjë lidhje me procesin e integrimit.
“Nuk keni hallin e procesit të integrimit ju jo”, theksoi Meta në reagimin e tij.
Topalli-Meta
Ish-Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe pasardhësi i saj në këtë funskion Ilir Meta replikuan mes njëri-tjetrit gjatë punimeve të seancës plenare. E ndërsa Topalli akuzoi Metën se ka shkelur rregulloren duke mos mbledhur Kuvendin në seancën e 6 marsit, Kryetari i Kuvendit kërkoi nga opozita që të bëjë mocion mosbesimi ndaj tij.
“Ju keni mbyllur dyert e Parlamentit, kjo është jashtëzakonisht e rëndë. Për këtë përgjegjësi shumë të madhe e keni vetëm ju. Të gjithë Kryetarët e Kuvendit nuk e kanë pasur pjesë thelbësore kohën, por Kushtetutën dhe mbrojtjen e të drejtave. Më 20 shkurt ju rrëzuart vendimet e parlamentit me një vendim antikushtetues”, iu drejtua Topalli Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Në reagimin e tij, Kryeparlametari ironizoi mosmbledhjen e Kuvendit me faktin se ish-Kryeministri Berisha nuk ishte në Shqipëri.
“E kisha të vështirë ta mblidhja Kuvendin pa Berishën. Bëni mocion për shkarkimin tim”, theksoi Meta, duke shtuar se ‘meqë nuk është Berisha në seancë, le të flasë sa të dojë Topalli’.
Gramoz Ruci
Në reagim të deklaratave të opozitës, Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi akuzoi minorancën parlamentare se po kërkon konflikt në Kuvend.
“Flitet për demokraci parlamentare dhe shkelet e drejta kushtetuese e sovranit në sallën e Parlamentit. Zonjë e nderuar Parlamentin nuk e ka mbyllur kush, salla ka qenë e hapur. Ju e dini shumë mirë se Parlamenti funksionon me një axhendë. Por ju nuk e dini sepse nuk kini si ta dini sepse kontributi i opozitës në seanca të komisioneve dhe në seancë është inekzistent. Një orë para se të fillojë seanca në parlament duhet të jetë lista e diskutuarve, ndërsa ju nuk vini në Parlament. Këtu kërkohet konflikt politik, por Parlamenti ka një rregullore,kështu që ju lutem që të zbatohet rigorozisht rregullorja”, iu drejtua Ruci opozitës dhe në mënyrë të veçantë ish-Kryetares së Kuvendit.
Në vijim kreu i deputetëve të PS-së shtoi “ke qenë 8 vjet Kryetare e Kuvendit dhe e dini që është në kundërshtim me rregulloren të miratosh një projekt-ligj të pa miratuar ende në Komisione. Komisionet parlamentare kanë qenë në punë të enjten. Nuk keni çështje dhe kapeni pas së ashtuquajturës procedurë parlamentare. Zoti kryetar parlamenti ka një axhendë. Të vazhdojmë me procedurën dhe të zbatohet rregullorja e parlamentit”.
Ndërsa deputetja Topalli replikoi duke thënse se “ç’duhet të bëja unë kur ju bojkotonit për muaj të tërë. Të mbyllja sallën e Kuvendit. Nëse mendoni se nëpërmjet shfaqjes në Kuvend do të vini tritol mbi Kushtetutën, e keni shumë keq”.
Edi Paloka
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka tha se mazhoranca ka shkelur përditë rregulloren, ligjin dhe Kushtetutën.
“Ju keni shkelur përditë rregulloren, ligjin dhe Kushtetutë. Të mërkurën e kaluar erdhëm në sallë për vizitën e Presidentit Italian Napolitano. Edhe zoti Napolitano ju kujtoi parimet e demokracive perëndimore, ato parime ku mbështetet Bashkimi Europian. Ndër to është edhe parimi i moscënimit të opozitës dhe palës kundërshtare. Ju në vend që të ishit më të interesuarit në integrimin e Shqipërisë ju po bëni çdo gjë për ta penguar këtë gjë. Ju nuk pyetët as për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kush nga administrata është kthyer në punë,kush nga ju ka zbatuar vendimin e Gjykatës duke kthyer në punë ata që u larguan? Edhe ne erdhëm në 2005 në pozitë dhe nuk hoqëm asnjë nga drejtuesit e institucioneve të pavarura deri në përfudnimin e mandatit të tyre. Ju doni të tregoni se ju jeni pronarë të këtij vendi, meqë ju me këto vota mund të bëni si të keni qejf. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së akuzoi opozitën se paska mbyllur parlamentin ditën e enjte. Edhe vetë e kuptoni se në cfarë pozite jeni vënë, por fatkeqësia juaj është kthyer në fatkeqësi për të gjithë shqiptarët. Ju s’mund të të na thoni se po shkelim rregulloren sepse po flasim 20 sekonda më shumë, ndërkohë që ju keni shkelur gjithcka me këmbë”, theksoi Paloka. Në vijim ai shtoi se opozita dhe shqiptarët janë mësuar me rrëzimin e diktaturave.
“Ballafaqimin nuk e keni me ne që jemi në këtë sallë, aq sa jemi. Ballafaqimin e keni me shqiptarët, që raportet jashtë kësaj salle kanë ndryshuar shumë”, iu drejtua Paloka mazhorancës.
Replikat Meta-Paloka
Meta: Mos më ngrini zërin se nuk jam nga ata që trembem. Mos e merrni tolerancën për frikë. Merreni me qetësi se vetëm hallin e integrimit nuk e keni ju se po ta kishit, ishit sjellë ndryshe.
Paloka: Më vjen mirë që dolët në zërin tuaj se kishit kohë që luanit tolerantin. S’kam parë kryetar që thotë, hajde të matim forcat. Ne përfaqësojmë njerëzit jashtë, dhe ta dini se raporti me ata jashtë po ndryshon proporcion. Dhe ju që keni përgjegjësi shumë më tepër. Për këtë që po bëni në parlament, jeni ju që pengoni integrimin dhe pse e keni emrin Lëvizja Socialiste për Integrim. Keni për detyrë të zbatoni procedurën dhe kur fjalën e duan 49 vetë, që jemi ne këtu duhet ta jepni. Kërkohet fjala për propozimet në fjalë. Se çfarë doni të propozojmë është e drejta jonë. Nuk po tallemi ne me parlamentin, por ju.
Meta: Po propozoni pra, çfarë doni të propozoni, për cfarë rend dite e keni fjalën, po thoni, propozojeni dhe vijojmë me rendin e ditës
Paloka: Po cfarë rendi dite po thoni? Ju po shkelni kushtetutën, nuk zbatoni vendimet e gjykatës kushtetuese. Ju shkelni kushtetutën cdo ditë dhe dhe ktheheni aty ku duheni dhe jepni shembuj cdo ditë, sesi të kthehemi pas për integrimin, sesi të ndalim integrimin. Deri dje bënit rolin e paqësorit e ndërmjetësit, nuk e di a ju lanë nervat dhe juve sot apo sot qenkeni në shërbim të kryeministrit.
kjo jozefina qe ben si demokrate, e pame per 8 vite resht qe s’e hapi gojen ne parlament per te persekutumit, nga frika e ish sigurimsave, se mendon se njerezit do votojne gjith jeten per te me u be rehat ajo me sojin e sorollopin e saj. ta haroje ajo se e qas kush ate ne mendimin e djathte.
si ha mortja , kta demokratet vetem kaous duan per kte vend.
pas 8 vitesh rrenim sot kta demokrat te deshtuar kujtohen per popullin, le te themi per popullin se me shume jane interesat personlae te ktyre hajduta qe kan vjedh kte vend, edhe nuk e len kte qeveri qe te heci para.
kjo opozit e deshtuar do qe te krijoj konflikte ne parlament duke shpifur sic ka bere ne 8 vjet rrjesht.
kta demokratet flasin per shkelje rregullore, per mbyellje dyersh ne parlament , garipllek per cdo gje te mundshme vetem per hallet e popullit as qe ja kan iden se ca behet me kta kshu qe vetem shajn edhe vetem shajn.si perhere.#turp
PD keshtu ka qene nje strukture e dhuneshme, nje strukture qe shkaterroje gjithshka qe shqiptaret kishin ndertuar nder breza.Ata perfaqesojne edukaten me te ulet te shoqerise shqiptare,ata ne nje shtet normal meritojne burgun,jo burg dosido por ne spac, tani qe jane sistemuar ne SHQU i kane te gjitha kushtet e zyrat qe nga oficeri rojes e deri te shefi shtabit, ku bejne plan konspekte,per te bere plane,per te thurur alibira, per rreshtoret e radhes, duke mashtruar nje pjese qe genjehen nga mashtrimet e tyre,e ne se policia do beje nje kontroll te befasishem jam i bindur qe do gjeje sasira tritoli ne kasafortat e tyre,te cilet kujdesen per nevojat e militanteve te tyre.komunistat e PD nuk dorezohen, tani kane shpeshtuar vizitat me Mosken e Putinit.Ata ne SHQU rrine te friksuar nga frika se mos gjeneral Hoxha u thote kini zaptuar pronen e ushtrise time prandaj PERJASHTA hajduter se ti benit keto poshtersi ne kohen time do ishit te gjithe ne Spac me ne krie SB.
nxirrini pra jashte sic bente zhozi ne kohen e evt,, ehhh sa tolerante eshte mazhoranca
po moj bunuelda po ata birbilat tuaj i mbani ment apo i harruat hy funderima qe vetem vrer villni nga goja
PO MOJ BUNUELDA PO DUHET TE TE HAJE MORTJA TY ME PERPARA PO ATA BIRBILAT TUAJ I MBANI MEND
Une per veten time do te kerkoja qe PD,pavaresisht se ne radhet e saj bejne pjese hajdut,kriminel,prostituta, njerzit me te korruptuar qe mund te mendohen, kjo eshte nje parti e hapur dhe keto jane punet e saj dhe tani qe do behet dhe amnistia i shtohet edhe kontigjenti qe del nga burgu,sepse njerzit serioz nuk e ulin veten te marrin keshilla nga Jozefina,apo te tjere,te mos behet qesharake duke u bere pengese per statusin e shqiperise.
Këta injorantët e PD-së, do të bëjnë ç’është e mundur, që jo vetëm Shqipëria të mos marrë “statusin” e shumëpërfolur, por edhe për destabilizimin e vëndit…Sjellja e tyre primitive shpellare, tregon se ata nuk mund të jetojnë e veprojnë politikisht, në një shoqëri normale, të civilizuar e ligjzbatuese…Ata vetëm me metoda “haxhiqamiliste” ndihen rehat, në “ambjentin” e tyre…Po…po, i ziu unë! Ç’kam bërë o TEMA, dola nga “kornizat”…??? S’ka gjë, më mjafton që i lexoni ju, që “luani” me njëqind “karta”…
Ne radhe ta pare,pas kaq vitesh qe ndjekim parlament,shohim se deputetet ne parlament shkojne e vijne sipas qefit.Rrine me muaj pa marr pjese ne seanca ,kurse rrogen e marin te plot, vetem te mos ken kaluar 6 muaj. SE dyti: Duke par punen qe bejne deputetet,sidomosopozita,qe vetem shajne e shpifin,ka ardhur koha qe numri i tyre te shkurtohet te pakten ne 40 -te.
se treti: DEPUTETI APO DEPUTETET QE LARGOHEN NGA SEANCA,duhet t,u pritet rroga e oreve qe nuk merr pjese ne seance pa arsye,ashtu si i pritet rroga atij punetorit qe i bie bretku ne pune,kurse deputetet jane shendoshur sa kan rrezik te pesojne atak kardiaknga qe han shume e nuk levizin. Se katerti: Te tregohesh i bardhe,kur fytyren e ke sterr te zeze,nuk ka veprim me qesharak e s’ka mendere te rrije.
SE PESTI: Edhe per sa kohe do vazhdojme te degjojme hartime ne foltore,edhe sa kohe do degjojme leksione nga ata qe i kane duart te lyera me gjakun e ketij populli e xhepat e fryre nga hajdutlleku,edhe sa kohe do vazhdojme te degjojme gojecorapet e tipit SALI, LULZIM, JOZEFIN E PALOK,KUR EDIME SE CILET JANE E SI E RAJTUAN OPOZITEN PER 8 VJET,SI SHANTE SALIU I FAMSHEM ,KUR KETA MERRNIN BILBILAT.
SE GJASHT:Ajo fjala per procedur ,duhet shikuar,pasi opozita po e shfrytezon per te ber rremuje……. i duhet gjetur vendi, ose te drejten per procedur ta ket vetem kryetari i grupit,e jo me shume se 2 here gjat seances,dhe veem e vetem per procedurn,ne te kunderten t’i pritet fjala. Ligji dhe rregulli nuk jane diktature,por rregullues te te mardhenive midis njerezve. ANARSHIA NE KUVEND DUHET TE MAR FUND PASI DEPUTETI NUK PAGUHET PER RREMUJE POR PER TE DISKUTUAR MBI LIGJIN .
nxirrini perjasht ,sic bente xhozi ne kohen e vet ,keta jan deputetet me te urryer
Parlamenti yne duhet te nderroje destinacion. Me shume do t’i shkonte te kthehej ne arene ndeshjesh. Tashme e dime qe para se te hapin gojen se cdo te thone, prandaj me mire te mos thone asgje. Ndeshjet, mundje, jo me arme, do te ishin interesante, si per shikuesit dhe per ata vete, per te mbajtur linjat e shendetin.
Pune korakesh te dhjere
kur flasin pd.istat per shqiptaret me te veret te vjen per te jell.Kaq vjee nepushtet vrane vodhen shqiptarr,nuk umjaftuan por mren dhe borxh e emer te shqiptareve dhe qe do i paguajne shqiptaret ,perseri flasin.PALOKA kur thot se raport jashte kuvendit po ndryshon ka te drejt se shqiptaret po humbasin durimin me tolerancen e kesaj maxhorance ndaj ish maxhorances kriminale
Jam shume i kenaqur me kete debat qe eshte zhvilluar ne parlament. Dhe pse kane diskutuar budalleqe, ka rendesi qe kan diskutuar me nerva. Nje krah e ngren zerin per pushimet nga puna dhe mos riformimin e drejtesise.
Pse e ngrejne zerin dhe bejne presion, kur europa u çjerr duke i thene :
Reformoni gjygjsorin dhe luftoni korrupsionin. Europa e din shume mire se korrupsioni nuk luftohet pa reformuar drejtesine.
Zoti Halimi proteston se krahu tjeter po i trajton gjykatesit si mafjoze!
A ka me mafjoze se gjykatesit sebashku me ty si ish minister i drejtesise, o zoti Halimi? Zgjedhjet i humbet pse ishit mafjoze. Ky numri i te pushuarve nga puna u rriska sikur me i pas hedhur konçime!
Shpresoj se do te vazhdoje ky debat, se diçka do te prodhoje.
E KISHTE MIRE ENVERI QE DEPUTETLEKU ISHTE PUNE VULLNETARE ,PASI E DINTE SE DEPUTETI NUK BEN ASGJE,VETEM SE NGRE DOREN KUR E DO I PARI I TYRE. SHIKONI SE SI DEPUTETET EDHE PSE I ZGJEDH POPULLI,PO I BINDEN VETEM PARTISE QE PERFAQESOJNE DERI NE RENIE NE GJUNJE PERPARA KRYETARIT,PASI KY I FSHIN KUR TE DOI NGA KARRIKJA E REHATLLEKUT. Ikemi pare e degjuar vetem e vetem se dalin per t’u dukur e lezojne hartimet e shkruara nga sekretaret personale. Madje ka edhe nga ata qe mezi e lexojne se nuk e din c’eshte shkruar,pasi e kane marr ne dore kur jane futyr ne salle. PRA DEPUTETI QENKERKA PUNE KOTI,E REHATI,PASI NUK DISKUTOJNE PER LIGJIN ,PO PER SHPIFJE E SHARJE -SIDOMOS OPOZITA. Cfare tha per dy ore opozita ne kuvend,ato qe ka then para 6 muajeve,e kerkon ato qe vet nuk i shkonte ne mend t’i japte opozites se djeshme.Tamamdiskutojne sikur kan ardhur nga planeti mars e jo kane qen per 8 =vjet ne pushtet e ne i dim se si jane sjell. shikojini si jane shendoshur e mezi marrin fryme nga dhjami.