Tjetër aksion antidrogë/ Trafikanti djeg mjetin me 250 kg hashash

10 Mars 2014, 09:10Politika TEMA

Specialistët e antidrogës në Gjirokastër kishin informacion paraprak se një automjet tip Volvo me porto-bagazh me targa greke YKP 3974, që drejtohej nga shtetasi i identifikuar tashmë nga policia dhe i shpallur në kërkim, me iniciale R.B, do të transportonte rreth 250 kilogramë hashash të marrë në Lazarat në drejtim të kufirit jeshil me Greqinë.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit automjeti është konstatuar që po lëvizte me shpejtësi të madhe drejt kufirit.

Agjentët e antidrogës janë vënë në ndjekje të tij.

Nga shpejtësia automjeti ka dalë nga rruga në afërsi të Jorgucatit.

Drejtuesi i mjetit i ka vënë flakën makinës për të zhdukur gjurmët dhe është larguar me shpejtësi, duke përfituar nga errësira.

Pjesa më e madhe e sasisë së drogës u dogj bashkë me automjetin. Policia është vënë në kërkim të trafikantit.

1 komente në “Tjetër aksion antidrogë/ Trafikanti djeg mjetin me 250 kg hashash”

  1. Kritiku says:

    Pse ju policia ndiqni akoma shperndaresit e droges. ? Me kete pune qe ju po beni me siguri ne ditet ne vijim do te kemi perseri vrasje te “bosave” te droges sepse nuk po behen pazaret ashtu sic ishin parashikuar dhe demi ekonomik per ata qe perfitojne nga kjo tregeti, po i shkaterron keta te fundit. Mosni mor “aman” se do te na i shtoni rradhet e kerkuesve te ndihmes sociale, duke na i rrenuar ekonomikisht “boset” e droges. Kam frike se nje dite do te trokase ne dyert e Ndihmes Sociale edhe Berisha bashke me familjaret e tij biologjike dhe shoqeror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje