Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Autorizimi për arrestimin e deputetëve. Përgjimet, si do të realizohen

9 Mars 2014, 13:11Politika TEMA

Në rast se një avokat apo prokuror nuk është i pranishëm gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësor pa ndonjë shkak të arsyeshëm ose pa të drejtë pengon apo vonon procedimin normal të seancave gjyqësore, Gjykata ka të drejtë ta dënojë me gjobë deri në 50 mijë lekë. Ky është një nga ndryshimet që Ministria e Drejtësisë propozon në Kodin e Procedurës Penale, duke synuar në këtë mënyrë ti japë fund zvarritjeve të proceseve gjyqësore nga mungesa e avokatëve apo prokurorëve. Në nenin që propozohet të shtohet në Kod, thuhet se Gjykata, me kërkesën e palës ose palëve pjesëmarrëse në gjykim, ose me nismën e vet, pas dëgjimit të avokatit ose prokurorit, përcakton nëse ka patur një pengesë për të marrë pjesë, apo mungesa apo vonesa e procedimit normal të Gjykatës ka qënë pa shkaqe të arsyeshme. Në rastin e dytë, kryetari i trupit gjykues mund ta dënojë me gjobë deri në 50 000 lekë. Gjoba përcaktohet në proporcion me dëmin e shkaktuar nga dështimi për të marrë pjesë, nga pengimi i padrejtë, ose vonesa. Në çdo rast, gjoba i njoftohet dhomës së avokatëve. “Cdo vendim i tillë përbën titull ekzekutiv. Ndaj çdo vendimi të marrë sipas këtij neni, mund të bëhet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Apelit, me përjashtim të vendimeve të marra nga Gjykata e Lartë. Një ankim i tillë, përveç nëse urdhërohet ndryshe nga Gjykata e Apelit, nuk do të veprojë si një shtyrje e ekzekutimit të vendimit”, thuhet në nenin që pritet të shtohet në Kodin e Procedurës Penale. Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë propozon një nen për mundësinë e marrëveshjeve mes Prokurorit dhe të pandehurit, në cdo fazë të procedimit penale.

Përgjimet

Një nga nenet që ndryshohet në Kodin e Procedurës Penale është ai për përgjimin. Drafti i ri parashikon që përgjimi dhe regjistrimi i komunikimeve që kryhen me telefon ose me çdo mjet tjeter teknik, vëzhgimi dhe regjistrimi i fshehtë audio dhe/ose video në vende private, vëzhgimi i adreses elektronike apo çdo lloj adrese tjetër dhe sekuestrimi i korrespondencës lejohen nga gjykata me vendim të motivuar, mbi kërkesën e prokurorit ose të të dëmtuarit akuzues.  Sipas draftit, Gjykata merr vendim në dhomën e këshillimit, pa praninë e palëve. Kundër vendimit të gjykatës që refuzon kërkesën mund të bëhet ankim i veçantë. Vendimi i gjykatës tregon mënyrën e kryerjes dhe kohëzgjatjen e veprimeve, e cila nuk mund t’i kalojë 15 ditët. Me kërkesë të prokurorit ose të të dëmtuarit akuzues, ky afat mund të zgjatet nga gjykata sa herë është e nevojshme, por secila zgjatje nuk mund të jetë më e gjatë se 40 ditë, kur procedohet për krime që janë në kompetencë të gjykatave për krimet e rënda, dhe 20 ditë, kur procedohet për krime të tjera dhe kundërvajtje. Vendimi i gjykatës për lejimin e vëzhgimit ose regjistrimit të fshehtë audio dhe/ose video në vende private përmban edhe autorizimin e hyrjes së fshehtë të oficerit të policisë gjyqësore ose specialistit të kualifikuar në këto vende, për të realizuar veprimet e nevojshme për zbatimin e vendimit. Ky autorizim duhet të zbatohet brenda 10 ditëve.  Nëse autorizimi zbatohet tej këtij afati, rezultatet nuk mund të përdoren. Kur ka arsye të bazuara për të menduar se nga vonesa mund t’i vijë një dëm i rëndë hetimeve, prokurori vendos të kryejë përgjimet me vendim të motivuar dhe njofton gjykatën menjëherë, por jo më vonë se njëzet e katër orë nga momenti i marrjes së vendimit. Sipas draftit të propozuar, brenda 48 orëve nga momenti kur prokurori mori vendimin, gjykata merr vendim të arsyetuar për vleftësimin e përgjimit të ligjshëm ose jo. Kur vleftësimi nuk bëhet në afatin e caktuar, veprimi nuk mund të vazhdojë dhe rezultatet e tij nuk mund të përdoren.

Autorizimi

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përfshijnë edhe rastet kur personi që mund të arrestohet është deputet apo gjyqtar. Kështu në draftin e propozuar thuhet se kur për deputetin, Gjyqtarin e Gjykatës kushtetutese, Gjyqtarin e Gjykatës së Lartë apo gjyqtarin parashikohet autorizimi për t’u arrestuar ose për heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme apo që ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, prokurori bën kërkesë në organin përkatës. Kërkesa për autorizim paraqitet nga prokurori kur ekziston një dyshim i arsyeshëm i mbështetur në prova dhe kur plotësohen kushtet ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale për arrestin ose për heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme apo që ndaj subjekteve të parashikuara në pikën 1 të këtij neni të ushtrohet kontroll personal ose i banesës. Kërkesa për autorizim shoqërohet nga një relacion ku prokurori parashtron provat dhe argumentet ligjore për kërkesën e parashtruar. Kur subjekti i parashikuar në pikën 1 të këtij neni është arrestuar në flagrancë, autorizimi kërkohet menjëherë dhe, sidoqoftë, para seancës së vleftësimit.”

 

14 komente në “Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Autorizimi për arrestimin e deputetëve. Përgjimet, si do të realizohen”

  1. mark says:

    Psekeni vene gjoba e? Po mire mo kaq te mbarum jeni, po ata do I paguajme pa problem kur mbrojne kliente qe kane vjedhur miliona…

    1. A""' says:

      50 mije leke gjobe??Mos more,po ju i keputni fare keta te gjoret me kete alamet gjobe.Hajde shtet,hajde.Keta palaçot duhen futur ne burg per vonesat e shkaktuara,kurse ju thoni ti denojme me 50 mije leke,qe ata e kane thjesht nje qime pe bythe.Ata i zvarrisin gjyqet qellimisht ne interes te njeres apo tjetres pale.Tani sekseret avokate dhe prokurore,kur te bejen bisedat e zhvatjes me klientet e tyre,do shtojne dhe nje 5o mije leksh,per gjoben e voneses.

    2. Rezi says:

      Tamam….pse nuk i rrasni brenda per bashkepunim keta avokate apo prokurore….”po e denoni rend fashizmin”. Kesaj i thone te bejme ndonje gje formalisht se e kerkon Europa…qesharake…

  2. KULUFI says:

    Po kur kemi te bejme me vjedhje te tipit 220 miljon € ?

    Cfare jane per Lulken 50 mije leke te reja,per te mos zhvilluar nje gjyq te permasave te tilla?

    Kur te behen ndryshime ne kodin e procedures penale,mos te merren parasysh hallet e kundravajtesit apo kriminelit.
    Ketu prevalon interesi publik,qe ne kete rast eshte shume me i madhe se i nje Lulke apo Salibashe.

    Dihet qe mungesa e avokatit ne proces behet me kerkese te te pandehurit,keshtu qe cdo gjobe nuk cenon portofolin e avokatit.

    Masat duhet te jene te tilla qe avokati te kete problem deri ne revokim te licenses se tij me nje afat jo me te vogel se 10 vjet.
    Pas kesaj te shikoni,do te kete me gjyqe pa fund te tipit “Dajti” apo jo?

  3. Neda says:

    Mendoje se te gjobosh nje avokat pse nuk erdhi ne nje seance gjyqesore me 50.000 lek, nuk me duket aspak serioze, nje gjobe qesharake qe nuk vendos rreguulin e kerkuar. Avakati apo prekurori kane pranuar kete detyre duke marr parasysh respektimin rigoros te rregullores.Nje person qe do ta shtyje gjyqin per arsye nga me te ndryshmet mund te paguaje gjoben e avokatit ,pa perjashtuar firmat e nderimit e bisneset qe mund ti paguajne edhe 10-20 fishin ,me duket se keta qe kane propozuar kete gjobe nuk duan te vihet rregull ne drejtesi .Ne se nuk paraqitet pa shkaqe te arsyeshme t’u hiqet licenca dhe e drejta e ushtrimit te profesionit.Me gjoba te paperfilshme e me denime penale te ulta nuk mund te vihet rregull ne jeten shoqerore, se keto mendje qe shpikin keto lloje gjobash e ligjesh e kane lene shqiperine ne kete gjendje.

  4. Gezimi says:

    Jam skeptik per gjobat. Pervoja na ka treguar se keta ligjet tona nuk jane zbatuar asnjehere. Qofte e thene qe tani ta ndjejme peshen e tyre! Amen!

  5. Gjoba eshte teper qesharake.
    * Te pakten ,kur nji avokat ose gjyqare nuk paraqitet me qellim
    qe te zvarritet gjyqi ,gjoba duhet te jete jo me pak
    se 100 000 euro !
    Dhe do te shikoni avokatet ne rresht qe me 3 te mengjezit
    para gjykates ,dhe me ankth,se mos i zene rradhen…….

  6. . says:

    —————————————————————————————————–

    Z.Rama,

    Shqiperia ka nevoje per nje dryshim me themel, pasi te gjitha Institucionet jane “degjeneruar” dhe “Manipular” per cerek-shekulli nga krimineli Verior Pisanjok Sali Bisha.

    Nese nuk arrestohet krimineli historik, Maloku-verior, shpellari Sali Bisha, Shqiperia do vazhdoje te vuaj pasojat e rregjimit kanunor-bajraktar injorant-verior.

    ————————————————————————————————

    1. A""' says:

      Ca ngaterron veriun kot o trap.Une jam nga jugu,por te flasesh keshtu si ty,duhet te kesh me te vertete probleme te theksuara personaliteti.Po dhe Ilir Kokelopa eshte nga Skrapari,mos do te thote kjo se i gjithe Jugu eshte si ai.Sali psikopati nuk perfaqeson as veriun e as Vicidolin,por thjesht individin e cmendur qe eshte.Boll sollet percarje pa lidhje fare.Tema duhet ti bllokoje keto lloj komentesh percarese.

  7. Rezi says:

    Ky eshte si ai muhabeti i hedhjes se inerteve ne det me dem qindra miliona leke…dhe gjobat qe parashikon ligji deri ne 5 milion leke….Duhet zbatuar pergjegjesia penale per te gjithe…jo dokrra si e kane nisur keta….

  8. amerikan says:

    nuk them se lexova me sh. kujdes per analize por pjesa e fundit “autorizimi” qe ka te beje me procedure e ndjekur per arrestimin e personava me imunitet shpresoj te mos jete reference e drejteperdrejte (ne fakt nuk ka thonjeza) dhe nese eshte I tille formulimi lehtesisht mund te rregullohet edhe nga nje mesues filloreje prandaj juristet ti therrasin mendjes se jo ne nje rast por me dhjetra jane vendimet e gjykatave te diskutueshme pikerisht nga keto formulime skandaloze qe lene vend per ta ta bere rsyetimin pershesh… vini re “….per deputetin, gjyqtarin e gjykates kushtetuese, per gjyqtarin e gjykates se larte apo gjyqtarin…..” Cdo te thote kjo.. cfare lloj gjyqtaresh perfshihen e cfare lloj jo e nese te gjithe pse u dashka ti permendim me radhe ato te kushtetueses te gjykates se larte etje … po ato te apelit ..sigurisht qe po Po ato te gjykates se shkalles se pare …po atehere gjej formulimin e mos shtoni uje e miell kot se kur specifikon do te thote ka perjashtime ndaj mos specifiko dhe gjej fjalen e duhur mund te thuash vetem ..”gjyqtaret e te gjitha shkalleve” dhe kaq pa harruar (nqs duhet) ata te cilet kane status te njejte me to…

  9. Ç jan mer kto gjona qe po ngjojm? Përgjime,perndjekje,survejime,vëzhgime a thu ti se je në ndonji mbledhje sekrete te sigurimit te shtetit n koh t enver hoxhs!
    “te hapen dosjet e sigurimit! Sa i poshter ai Sigurimi i Shtetit! Spiunonte e perndiqte njerzit!…” klithin tash e dy dekada demokratet,por per veten e tyre spiunojn dhe perndjekin dhe çelin dosje mas dosje per gjindjen.,aqsa Sigurimi in shtetit duket si nji loder ne krahasim me spiunimit dhe perndjekjen e njeriut ne demokraci
    Yyyy shkerdhata qe shikoni qimen ne syrin e tjetrit por jo traun para syrit tuaj. Qe ju hyft trau n byth….

  10. Partizani says:

    Po pse duhet te kene trajtim te vecante depudetet dhe gjyqtaret, apo se jane kryehajdutet e ati vendi dhe duhet dhene kohe qe ti fshehin?
    NUK BEHET AI VEND KURRE SEPSE ATY IKEN NJE PALE HAJDUTESH DHE VJEN NJE PALE TJETER E LIGJET I BEJNE QE TE MBROJNE BYTHEN E TYR , JO QE TE NDERTOJNE SHTETIN.

  11. petrit zela says:

    Populli po e shikon,se me shum pertaci e keni marre,per te vendosur
    drejtesine ne vendin qe I takon..Populli eshte me se I bindur,se me futjen ne loje te ndryshimeve qe kerkoni te beni ne -kodin e procedures penale-nuk do beni gje tjeter,vecse po I jepni kohe kundershtareve per tu vetmbrojtur, dhe per te akumuluar forcat saj, per tju kundervene me ashpersine me te madhe qeverise se sotme…Se me kete neklizhence te theksuar,qe po demostrohet nga parlamenti,dhe ministrija e drejtesise,qe nuk po miratojn ligje te
    fuqishme qe ti sherbejne me devotshmeri,interesave te popullit dhe te
    atdheut dhe per te luftuar me ashpersine me te madhe,krimin e organizuar,
    dhe mafjan universal qe ka perfshire ane kend shqiperine…Dhe sa kohe,i duhet kesaj maxhorance te trimerohet,kunder mafjas se -kuqe-dhe
    te ngjyres -blu- qe jane dhe nxitesit e tritolit!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje