Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili është në opozitë, del kundër kësaj të fundit për çështjen e furgonave.
Duke folur në një intervistë për Mapo, Shehi thotë se kjo betejë e opozitës është e pakuptimtë, duke qenë se duhet vënë rregull.
“Nuk shoh asnjë të keqe që disa deputetë të dalin në mbështetje të disa njerëzve. Kjo varet edhe nga impakti që kanë në një zonë elektorale. Kjo tregon se është një punë pak më e gjatë dhe pak më e ngatërruar sesa e mbështetjes së një krahu. Kjo tregon që sektori ka nevojë për reformë të plotë, të thellë dhe afatgjatë dhe duhet të vihet një sistem praktik rregullash për të funksionuar ky sektor që është jetik për jetën e vendit. Ka qenë lënë plotësisht në dorë të një anarshie, të krijimtarisë po e quajmë individuale, por unë mendoj se duke qenë se është një shërbim publik, edhe pse kalon në duart e privatëve, duhet t’i nënshtrohet ca rregullave. Nuk mund t’ia lejojmë vetes që një vend 3 milionësh të vritemi 400-500 vetë në vit nëpër rrugët e Shqipërisë. Është një dëm shumë i madh nga ana socialo-ekonomike për të gjithë shoqërinë. Nuk mund të lejojmë që t’i mbingarkojmë qytetet tona me një trafik të panevojshëm, kur kemi mundësinë të bëjmë trafiqe e transporte edhe më të thjeshta, më të lira dhe më eficente, të cilat do t’i shërbenin edhe ekologjisë. Unë them që beteja për të vënë rregull është pozitive, rezultatet mundet që s’janë të tilla”, thotë Shehi.
Duke u ndalur tek shkarkimet e disa drejtuesve të pavarura, si Zana Xhuka, Shehi e pranon se këta persona janë vendosur në këtë post nga ana e Partisë Demokratike.
“Unë gjykoj që këtu ka një dëshirë për të kontrolluar institucionet politike. Një dëshirë që fatkeqësisht është e vjetër në politikën shqiptare dhe këtë e kanë trashëguar të gjitha partitë politike. Këto institucione janë emëruar me mbështetjen e Partisë Demokratike dhe për këtë mjafton që të hapim rekordin apo kujtesën e votimeve që janë bërë në parlament dhe që janë votuar vetëm nga një palë. Por unë duke u nisur nga një eksperiencë e gjatë që kam dhe nga kjo luftë e vazhdueshme mes mazhorancës dhe këtyre institucioneve që tentojnë të bëhen të pavarura, apo formalisht të pavarura prej vitesh e vitesh me radhë, mendoj që çmimi që paguhet për të ndryshuar institucionet është më i madh sesa avantazhi që do të kishte në ndryshim të këtyre institucioneve. Mendoj se edhe pse janë zgjedhur dhe janë votuar nga njëra palë, ia vlen për t’iu dhënë institucioneve shansin për të kuptuar që jo çdo ndryshim pushteti mund të reflektohet automatikisht me ndryshim të institucioneve. Sepse edhe kjo politikë e re duhet të ketë një ditë të fillimit. Po që një nga këto ditë, janë ditët e kësaj maxhorance. Po qe se edhe kjo mazhorancë do të ushtrojë të drejtën, po quaj të drejtë në thonjëza se të drejtë ligjore nuk ka, për të bërë atë që i pëlqen, meqë ka shumicën e votave, nuk do të bëjë gjë tjetër, por që do të shkojë të përsëritë të njëjtin gabim, që do të dëmtojnë në të njëjtën mënyrë institucionet siç bëri mazhoranca që ishte deri dje”, thotë Shehi.
Pergjithesisht nuk perkrah mendimet e Shehit, por mendoj se ketu ka te drejte!
po ka te drejte me ka se dhe gomari e kupto qe e ka gabim basha…
Furgonet lejohen ne cdo vend te botes dhe tregu duhet te liberalizohet sa me shume te jete e mundur. E kunderta sjell pozita MONOPOL, qe ne rastin konkret MONOPOLI ka lidhje me sherbimin qe do ofrojne VETEM !) AUTOBUZAT. Do apo nuk Shehi, Rama, Meta etj., njerezit nuk i perfillin autobuzat sepse nuk u mbarojne pune. Pra tregu e ka selektuar se ke kerkon te mbaje. Ne kundeshtim me rregullat e ekonomise se tregut, keta te siperpermendurit kerkojne qe t’u hiqet e drejta e aktivitetit te punes private ketyre furgonave!!!!!!!
Puna e njerezve te thjeshte e te pakorruptuar qe kane keto furgona ne pronesi per te nxjerre buken e gojes, u thote JO MONOPOLEVE dhe JO korrupsionit te atyre qe jane te njohur si Hajdute te shqiptareve me Video me Ze e Figure dhe qe kerkojne te vendosin pozita MONOPOLESH per te vjedhur cdo e dite e me shume shqiptaret.
Dashamir Shehi si duket shkon andej nga fryn era. Tani si duket mendon ta mbaje mire me te dy krahet e politikes, meqe e shoqja eshte bere nga Berisha drejtoreshe e AMF dhe meqe Rama po e mban akoma ne ate pozicion.
Nje njeri si Dashamir Shehi qe shkon pas interesit, as qe duhet lene te dale ne media dhe jo t’ia marresh ne konsiderate mendimet.
Ne kohen e Dashamir Shehit si minister i ndertimit, nje pozicion plotesisht te pamerituar per te, u shkaterrua Tirana dhe qytetet e tjera nga vjedhjet e tokave te pronareve. Dhe ende ky ish ministere per turp te botes, e qan ate kohe kur ishte minister ndertimi !!!
Larg nga Berishet, Ramet, Metet. Karakterin e tyre e njohin te gjithe shqiptaret. Ata jane njesoj pasqyra te njeri tjetrit.
Te gjithe ne mbrojtje te njerezve te thjeshte shqiptare, te gjithe ne mbrojtje te lirise se tregut, te gjithe kunder MONOPOLEVE.
Dashi eshte nje nga zerat me te Arsyeshem ne kete palo Opozite qe kemi,dhe vertet ligji te detyron te besh aleance me Berishen,por te pakten per Partine dhe rrymen qe perfaqeson nuk duhet qe Dashi te ngaterrohet me kete opozite te korruptuar te Saliut dhe Lules se tij.jane pak njerez me vlera dhe te ndershem ne PD e sotme,dhe Dashi nuk duhet te barazohet me Saliun,Imamin.Jozefinen.Mediun.Aldo koqen dhe plot servila dhe te pa afte.
Zoti Shehi, jam dakort me mendimet qe jep per mbeshtetjen e disa depbuteteve te opozites ne perkrajen e shoferave te furgonave. Ato duke pasur pergjegjsine me te madhe ne kete sektor, mendojne se po ja hedhin fain mazhorances. Pesa i perket zonjes Zana Xhuka nuk jam dakort me mendimin tend. Zonja Xhuka ka treguar paaftesi per kryerjen e kesaj detyre. Ato qe e zgjodhen, nuk e zgjodhen pa qellim ne kete detyre, E zgjodhen qe te mbulojne korrupsionin e 8 viteve ne pushtet. Jam dakort qe ta drejtoje nje person nga opozita kete sektor, por jo qe te mbuloje bemat e mafjes ishqeveritare. Te jete nje zyrtare i pregatitur qe te flase vetem ne emer te ligjit dhe jo ne emer te partise ku ben pjese.
zoti shehi ju jeni nje parti pa kauza reale as te djatht as te majte,jeni kthyer ne zellenesit e kronikes se zez.perqendrohu pak dhe dil nga interesi personal per mbijetes.duhet te mbrosh konceptin e djatht jo te merresh me gjera qesharake.SHOQERIA JON KA QEN PERHER NE KRIZ DUHET TE GJEJM RRUGEN PER TE DAL JO TE FUTEMI NE LLOGORE dhe te mos zgjidhim asgje.
Pra PD-ja nuk kerkon emerime te reja me konsensus,ose kritere te pranuara nga maxhoranca dhe opozita,por te ruaj te emeruarit e saj mbas 2005,kur erdhi ne pushtet.
PD-ja kerkon te jete ne opozite formale dhe te mbaj postet drejtuese ne pushtet.
Ne pritje per te organizuar nje situate si ne Greqi ose portokalli.deputetet e PD-s,te telekomanduar nga Berisha,me mire te mbeshtesin homoseksualet,se sa shkeljet ligjore.
Opozites i mungon morali dhe eshte e papargjegjshme per gabimet qe ka bere kur ishte ne pushtet.
O dash per furgonat qeveria paska te drejte ,po per isntitucionet e pavarura sic eshte AMF-ja ku puno jot shoqe duhet ti leje e temos i preke , se ashtu te leverdis ty . Ik o Dash se bohesh dele kur eshte fjala per tet shoqe.