FOTO LAJM/ Duke shkatërruar ‘marrëzinë’... (VIDEO)

8 Mars 2014, 10:13Politika TEMA

Njësia e e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit bëri të ditur se me udhëzim të ministrit të Financave ka shkatërruar 680 pajisjet e konfiskuara në 3 muajt e fundit në sektorin e lojërave të fatit.

“Konfiskimi u krye pasi subjektet e këtyre pajisjeve nuk dispononin nipt, nuk ishin të pajisur me lejen e ushtrimit të aktivitetit dhe certifikatën përkatëse.

Në kuadër të planit të ri të masave, Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit po kryen çdo ditë kontrolle, ku si pasojë e aksioneve të vazhdueshme, në muajt janar-shkurt 2014 janë konfiskuar 325 makineri dhe pajisje të sektorit të lojërave të fatit.

Vetëm në muajt nëntor-dhjetor 2013, kjo Njësi konfiskoi mbi 1500 pajisje, përafërsisht me të njëjtën sasi konfiskimesh të realizuara gjatë gjithë vitit 2012.

Në këto 4 muaj të marrë së bashku janë vendosur gjithsej 60 gjoba me vlerë 300 mijë dollarë,” thuhet në një njoftim zyrtar.

“Ministria e Financave në bashkëpunim me institucionet e linjës është e angazhuar për t’i dhënë fund “marrëzisë” me lojërat e fatit në vend, ku informaliteti me mospagesat e taksave kishte përfshirë pjesën dërrmuese të sektorit. Ministria e Financave është duke hartuar një paketë të re ligjore, e cila do të kufizojë ekspansionin e këtij aktiviteti,” vijon njoftimi.

13 komente në “FOTO LAJM/ Duke shkatërruar ‘marrëzinë’… (VIDEO)”

  1. psy says:

    shume mire,keshtu vazhdoni,ndryshe nuk mesojne se shteti duhet bere dhe se ka rregulla.

    1. neda says:

      Ne se eshte e vertet se shteti ka shkaterruar pronen private te qytetareve sic mund te jene aparatet e lojrave te fatit,kjo eshte nje marresi shteterore. Shteti ka te drejten ligjore te gjobes,te zhdukjes se informalitetit ne kete sektor dhe jo vetem, por jo te shkaterroje pronen e qytetareve, gje te cilen une apsolutisht nuk e besoje por edhe aventura mund te behen.Shteti mund te te mos lejoje te punosh pa licence por kurrsesi te shkaterroje pronen, personi pergjegjes qe nuk ka perfillur ligjet edhe mund te penalizohet ne gjykate,por prishja ose shkaterrimi prones nga shteti me dashje me duket nje marresi.Ne qofte se ministria e financave nxjerr udhezime te formes se prere duke zvendesuar gjykatat ,ne se eshte keshtu , nuk di cfare shteti po ndertohet.

      1. Sokrati says:

        Operacioni me 6 mije police-Fundi i Marrezise-ishte dhe mbetet nje farse mbasi lojrat e fatit jane serisht ne kembe …ndoshta kane nderuar pronare.
        Kjo foto me poshte tregon qarte fasaden dhe realitetin e -Fundi iMarrezise-.
        http://oi62.tinypic.com/2qu50s2.jpg

        1. Pilo Lala says:

          Ke vajtur te lozesh me ti qe thua ishte kot operacioni?
          Te gjitha keto makina ishin te Shkelzen Berishes, dhe nje kosovari qe ka qene bodyguard i Berishes, nje kriminel qe ju vra vellai ne Tropoje nga Shota e Haklajve

    2. Kundrra Pedal says:

      ca shum mire thoni kto jan pokerat e vjeter kuq e zi qe sjan me ne qarkullim qe nga 2002 2003 kush loz mo me ato kot fare pa lidhje

  2. veterani says:

    Sikur i ka zene gjumi na duket duhet qe kontrollet te jene te vazhdushme sidomos ne qarqe qe nuk ndihewn fare.

  3. Celo Picari says:

    Lojrat e fatit ne Shqiperi i kan pasur ne dore vetem 3 bosa te medhenj. Ata ishin dhe jane te lidhur me sferat e larta te politikes. Bosi i fundit i tyre qe biri kryemnistrit.
    Le te na beje pak trasparence ministria financave a shketerroi vetem te birin e saliut dhe po i kanalizon per vete sic eshte bere ne cdo rrokade qeverie apo po i shemb megjithmend.

  4. Leku leter says:

    Ore pyesni pak, po bastet online jane bllokuar? Cudi qe faqet e basteve hapen vetem nga ABISNET qe eshte kompania e Koco Kokedhimes dhe nuk hapen nga kompanite e tjera te internetit….

    1. MEMEDHETARI says:

      Hiq dore nga bastet mor budall e mos shiko se kush kompani te mashtron,se nuk t`i kthen leket njeri…
      Shiko familjen dhe perpiqu per ndonje pune…
      Eshte kohe krize…

    2. Red says:

      Ca thu ore. Nuk jan kompanite e internetit qe bllokojne ose lejojne nje faqe. Po qe bllokuar per te gjithe nuk ka sesi te lejohet dot edhe per Kocon.

  5. moko says:

    o TE MJERE,O NJEREZ,VETEM NJE PYETJE KAM;SA MILIONA EURO O KONFISKUAN NGA AI AKSIN GJIGAND KU ME MIJERA POLICE U COTUAN VRIME ME NRIME,PER TE GJETUR GRABITJEN E TE MJEREVE? KUSH THA TE PAKTEN NJE SHIFER,A JA VLEJTI KY OPERACION I POLICISE APO DOLI ME HUMBJE FINANCIARE?SHOU,SHOU.SHOU.
    PO TE PERGJIGJEM O ÇELO PICARI;

    QELLIMI I KAPITALIZMIT,ESHTE SIGURIMI I FITIMEVE MAKSIMALE,ME TE GJITHA RRUGET,FORMAT,GRABITJET,DJEGJET,SHKATERIMET,VRASJET,LUFTERAT DHE DERI NE LUFTERA BOTERORE,E KETE AKSIOME E KANE KUPTUAR MIRE ATA BOSE QE SOT JANE NE PD DHE PS,PRANDAJ DHE KERCET SOT E MOT TRITOLI.DUHET TE MBROHET AJO PASURI A PA MATUR E GRABITUR KETIJ POPULLI.

  6. tirana says:

    ju lumte dora, por nuk mjafton per te luftuar vesin

  7. Halili says:

    Pse cdo gje me eskavator.Pajisjet elektronike permbajne metale te cmuara perfshi ar – dhe shume pjese te tyre riciklohen. Ketu cdo gjeje i bien shkurt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje