Konkluzionet e Takimit BE-Shqipëri/ Bregu: Nuk reflektohen shqetësimet e PD

7 Mars 2014, 19:45Politika TEMA

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrimin, Majlinda Bregu, thekson se konkluzionet e publikuara pa dijeninë e opozitës nuk reflektojnë shqetësimet e saj për shkeljen e standardeve demokratike nga qeveria, për situatën e rëndë të kriminalitetit për shkarkimin e 5 mijë nëpunësve e zhbërjen e shumë arritjeve që po vënë në rrezik marrjen e statusit. Përmes një konference për shtyp, deputetja demokrate Bregu sqaroi se në lidhje me konkluzionet e bëra publike nga Qeveria, Partia Demokratike as gjatë edhe as në përfundim të takimit, nuk është njohur dhe as konsultuar lidhur me tekstin e konkluzioneve të këtij takimi që ishte i përbashkët.

“Kush lexon këto konkluzione mund të arrijë në dy përfundime fare thjesht; ose që opozita ka qenë në takim vetëm për sy e faqe e nuk ka folur fare, ose konkluzionet veç faktit që përmendin praninë  e opozitës në tryeze, nuk referojnë asnjë fjalë të qëndrimit tonë. Sjellja me dy standarde e kësaj super mazhorance super arrogante është denoncuar edhe përpara takimit të nivelit të lartë BE-Shqipëri, dhe sikurse shihet qartë rikonfirmohet jo më larg se një ditë pas mbylljes së këtij takimi. Është tashmë shumë e qartë se koncepti i gjithëpërfshirës në procesin e integrimit konsiderohet si lëmoshë institucionale nga ana e Edi Ramës, por në standardin europian gjithëpërfshirje  do të thotë përfshirje e mendimit ndryshe dhe e shqetësimeve  të paraqitura nga ne në tryezë, të cilat qeveria duhet t‘i marrë në konsideratë nëse kërkon bashkëpunim e jo diktat në kurriz të integrimit të vendit në BE!”, thekson Bregu.

Në vijim ajo sqaroi shqetësimet që opozita ngriti në tryezën me Komisionerin për Zgjerimin Stefan Fule , ku përmendi shkatërrimin e administratës publike ne vend.

“Një vendim antikushtetues si akti normativ për nëpunësin civil, shkatërroi konsensusin politik për një ligj të votuar me 3/5, flaku në rruge 5000 gra e burra punonjës të administratës. Ky akt çoi në dhunimin e të drejtës së tyre juridike që  e fitonin me ligjin e nëpunësit civil, në dhunimin e prioritetit të parë të depolitizimit të administratës  dhe si për të mos e lënë me kaq, konfirmoi dhe mashtrimin e kësaj qeverie, se shtyrja e ligjit ishte çështje teknike. Ndaj, konkluzioni se qeveria ka premtuar se do ta zbatojë bute, ligjin  e nëpunësit civil, është minimumi i fjalës, cinizëm i qeverise me 5000 familje ne hall, maksimumi i fjalës, të tallesh me shqiptaret. Ndryshe është diktat”, thekson Bregu.

Një tjetër shqetësim i ngritur në takimin me Komisionerin Fule, sipas Bregut, ishte dhunimi i institucioneve te pavarura. “E vlerësoj që tek konkluzionet mirëpritet rezoluta e votuar ne parlamentin shqiptar si mbështetje për integrimin evropian. Por mos të harrojmë që ajo rezolute u propozua nga opozita shqiptare në respekt të vendimit tonë se do të mbështesim pa kushte reformat për procesin e integrimit. Por në tryezë, dje kemi bërë me dije se maxhoranca dy here ka votuar duke u betuar se nuk do te dhunoje institucionet e pavarura, si INSTAT, Ama, ILDKP, KLD e kështu me radhë. Por të nesërmen e votimit, ka nisur procedurat e dhunimit. Dhunimi i institucioneve të pavarura është dhunimi i standardeve evropiane. Ndryshe diktat”, tha Bregu.

Sipas saj një tjetër shqetësim është situata e rendit dhe sigurisë në vend, që është përkeqësuar si rezultat i emërimeve pa kriter në Policinë e Shtetit.

“Kemi ngritur shqetësimin e mungesës së vizionit të qeverisë në luftën kundër korrupsionit. Në rast se, 2 muaj pasi ka ardhur në pushtet, qeveria vendos të blejë votat, siç ndodhi në Korçë, ky është korrupsion politik. Ne rast se heq me dhunë kryeinspektoren e Institucionit që kontrollon pasuritë e qeveritare, ky nuk është standard në luftën kundër korrupsionit. Në rast se vjedh e klonon serverin e tatimeve, kjo quhet krim dhe të tille e kemi cilësuar. Si qershia mbi tortë qeveria thotë në konkluzione se ka përfshire shoqërinë civile në procesin e hartimit të planit të veprimit. Të gënjesh kaq lire, kur vete përfaqësuesit e shoqërisë civile të ftuar ne komision të integrimit, por edhe ne takim me komisionerin, kane rrëfyer të kundërtën, se janë lënë jashtë procesit, është guxim i madh.Ndaj, më lejoni dhe njëherë të theksoj ne emër të Partisë Demokratike, ne ishim dje në Dialogun e Nivelit të Lartë për të kontribuar, e për t’i kërkuar qeverise shqiptare të heqë dorë urgjent nga shkelja e parimeve demokratike dhe standardeve të arritura ne Shqipëri. Të heqë dorë, nga arbitrariteti, dhuna ndaj Kushtetutës e institucioneve te pavarura, të braktisë frymën e konfliktualitetit, të riktheje qetësinë e rendin e të mos vrasë të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, tha Bregu.

20 komente në “Konkluzionet e Takimit BE-Shqipëri/ Bregu: Nuk reflektohen shqetësimet e PD”

  1. elinor says:

    Kjo tregon qe “shqetesimet” e PD jane krejtesisht legjitime! ?

    1. Eno says:

      Sa inat o mami. Po pse o zoti Fyle?

  2. alidemsi says:

    Ik moj Saleshe,po kur ishe ti Ministre e Integrimit i ke pasqyruar ne konkluzionet e bisedimeve dypaleshe shqetesimet e opozites se athershme. Kurre! Ti vetem e shaje opoziten ne Bruksel dhe ketu ne Shqiperi dhe nderseje Doris Paket dhe Groksuket e tu per te lincuar opoziten. Jeni te pabesueshem, prandaj hengret 1 000 000 shuplaka, po ku degjon veshi i Saliut, Lulucit, tendit, halimave, Bumcave ,Ristaneve, Pollove, po don edhe Islameve te rekrutuar, gjera serioze dhe te verteta…Ju dini vetem te genjeni, te mashtroni dhe te vidhni.

    1. sh q i p says:

      kafshe te lindur e te rritur si te tille. kjo mendon se europa i pret krahe hapur . administrate injorantesh e batakçish, njerez pa moral e te trashe. kjo ishte administrata e bregut dhe e kodres.

      1. neti says:

        kurse kjo e tanishmja eshte si kodra mbas bregut.

  3. england says:

    Cfare i ka bere plakushi asaj partie,i ka bere te gjithe si veten genjeshtare,dhe te pamoralshem!Po si moj zonja e Bregut pozita e sotme ka shporrur nga puna disa nga militantet qe vendoset ju ne vetem muajin e pare te qeverisjes suaj?po pse institucione te pavarura e quan ti ILDKP-ne apo KLD-ne?por dhe te tjera nese do psh presidentin apo drejtorin e SHISH-it,A nuk jane keta njerzit te ardhur direct nga rradhet e parties blu?duke filluar nga Zana dhe Bujari jo presidenti Leskaj,pastaj me mbrapa vjen Jar uloku dhe Visho Ajazi te gjithe nga e njejta guzhine nga ku gatuhet corba e prishur nga kryeguzhunieri Sali.

  4. Artsen says:

    eh moj goca e shoferit….familja jote biologjike…

  5. Gjirokastriti says:

    Nuk e di ne e kuptuat ??? Po sot nuk kishim asnje vrasje !!!!!
    Shpresoj te vazhdoj edhe ditet ne vijim.
    Sa per PD mos u merni me ta na duhet nje opozite tjeter

  6. Delli USA says:

    Si nuk ju kthyen njehere te vetme realitetit keta berishistet,por gjithmone flasin si ufo,Sali krimineli kur ishte ne poshtet mburrej duke thene se dhe nje vote me teper eshte flori,po tani qe jan 35 me shume pse bene gam gam megjithe kelyshet e tij?!

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Kjo tregon se shqetsimet e PD-s,jane mbajtja dhe ruajtja e pushtetit,edhe kur ajo eshte ne opozite.
    Sa per integrimin ne BE,nuk i ruhet trapi!
    Te emeruarit nga PD-ja ne krye te istitucioneve,jane shqetsimet e PD-s.por jo te shumices se shqiptarve,te cilet i larguan nga pushteti dhe drejtimi i shtetit,per korupsionin dhe vjedhjet e pasurise se perbashket.

  8. john Tirana says:

    Eshte mire qe qeveria te filloje te pergjigjet me argumenta te gjithe akuzave qe ben ish ministrja e integrimit dhe te japi kundra argumentat e saj te cilat ajo dhe shqiptaret qe ne mazhorance votuan per kete qeveri i kane. Institucionet qe zonja pretendon se jane te pavarur nuk jane te tille por krejtesisht te varur nga opozita perfshire ketu Presidentin, KLD, AMA, Gjykaten kushtetuese dhe gjithe sistemin gjyqesor ne shqiperi. Nuk kam perfshire SHISH pasi sipas ligjit ne fuqi por dhe ne te gjithe boten sherbimi sekret/inteligjenca eshte pjese e ekzekutivit dhe eshte prerogative e kryeministrit ta zgjedhe kreun e tij me aprovimin e parlamentit. Por gjithesesi asnje kryeminister nuk ka te drejte ta perdore SHISH per qellime te ngushta politike sic ka ndodhur deri me sot. Pra PD nuk kerkon institucione te pavarur por te ruaj varesine ne to. E njejta gje u be me administraten civile ne 8 vitet e shkuar. U hoqen shume vete nga puna dhe u vune militante te PD-se. Sigurisht qe duhet te kete nje rishikim te ketyre vendime dhe emerimet te behen me konkurs dhe ata qe kane zevendesuar te tjere para tyre me arbitraritet te vihen ne gare si gjithe te tjeret. Te kerkosh qe gjerat te lihen ashtu sic jane se te leverdis ty eshte loje spekullative dhe kete te gjithe e kuptojne. Te gjitha keto argumenta duhet ti kuptojne qytetarer dhe BE-ja. Dhe nese PD eshte e interesuar sinqerisht per statusin duhet te ulet me opoziten dhe te kerkoje rizgjedhjen e krereve te ketyre institucioneve me konsensus me poziten dhe jo qe kjo e fundit te lere ne krye te varurit e tanishem. Cdo gje tjeter eshte propogande e ndryre qe fyen inteligjencen e votuesve dhe te zyrtareve te Be-se. Uluni dhe zgjidhni njerez te rinj te paster dhe te pranueshen nga te gjithe. Shqiperia ka plote njerez te tille. U be kjo me Presidentin Moisiu dhe beri nje pune te lavderueshme dhe tregoi pavaresi nga palet. Boll na lodhet me lojra fjalesh.

  9. Andi says:

    Ik more se ju jeni geneshtare e maskarenj. Nuk ju beson njeri ne ato qe thoni. Te gjitha qe thoin ju jane genjeshtra dhe perdredhje te realitetit. Ju i vute nen kontroll te gjitha institucionet dhe pushuat nga puna sa deshet dhe ke deshet kur moret pushtetin, moret ne pune te gjithe tropojansit dhe tani flisni per standarte. Sigurisht qe qeveria do te pushoje nga puna te gjithe ata qe asaj i duhet qe te jete e suksesshme ne planet e saj dhe te gjithe ata qe jane marre ne pune me nepotizem dhe nuk jane te afte te kryejne detyrat. Po ashtu policet e Berishes qe kane lene krimin dhe tritolet sheshit duhet te pushohen dhe te vihen njerez te pakorruptuar. Ju thoni vetem genjeshtra. Nese ka njerez qe kane qene te lidhur me krimin dhe jane emeruar ne polici tregon qe qeveria e juaj i njihte dhe nuk i ka denuar. Serveri u vodh nga personi i juaj ne ate institucion dhe nuk kishte aresye te vidhej nga qeveria. Ka nje hetim per ceshtjen dhe perpara se te mbaroje hetimi ju nuk mund te beni akuza te pabaza. Ligji i nepunesit civil edhe pse u miratua duket qe nuk eshte i plote dhe qeveria po e permireson keshtu qe lereni qeverine te punoje per kete popull se ju vetem vodhet e punuat per shtepite e juaja.

  10. Vlora ne kurbet says:

    O lavire po ata 10000 burra e gra qe hodhet ju ne rruge sapo moret pushtetin?
    Por ke te drejte sepse tani qe u dhemb prapanica doemos qe do ta kruash.

  11. Xhaja says:

    Ju po u tha sala hidhuni nga ura ju smendoheni dy here hidheni vertet
    Akoma se keni kuptuar jeni parti pederastesh , mashtrusesh, mbushur me kurva, ndershmerine se njifni,
    Dhe skeni ndermend te nderoni mentalitet, sepse populli per ju esht bageti
    Pfffff

  12. Nuk e di por kjo me ngjan me nje lavire rruge kur kam punuar ne veri te vendit vite me pare.E ushtronte ate profesion falas dhe ferrave.Tani duket eshte bere me profesion prostitute dhe e ushtron haptas me syrin plote.

  13. sif says:

    Mos prekni te pavarurit e emeruar me karton ose naten si:Zana Xhuka, Visho Ajazi (emeruar te nesermen qe jari u be pres), Bujar Nishani ose Jari qe ja dhjeu A. Hoxhes e ktheu ne mes te rruges, E. Bushatin, I. Instatin, Ate tipin e KLD etj. doni te tjere te pavarur shkoni tek Saliu se ka aq shume sa ti jep per Kusur.

  14. shqiponja says:

    Ti moj Majlinda si e gjithe partia juaj skeni fytyre te kritikoni askend sepse veprimet qe ju keni ndermarre kur ishit ne pushtet e katandisen vendin ne kete dite. Ju pushuat dhe dhe vute ne pune ata qe nuk deshet dhe i zevendesuat me sejmenete qe u vinin pas oreksit tuaj. Akeni pak moral kur flisni moj grua???!!!! Ju bete baterdine me inteligjencen e kedo qe u doli perpara qe u prishte pune juve te korruptuarrit e asaj qeverie. Populli po ju njeh cdo dite e meshume. Urrejtja popullore eshte aq e madhe sa po te morri perpara uragani popull gjej vend te futesh ti dhe gjithe qelbesirat e qeverise suaj . Ju e vodhet sa deshet , shkaterruat sa deshet tani bertisni ku e gjeni kete guxim. Juve te gjithe duhet te shkoni perpara drejtesise dhe te na jepni llogari ku i gjetet parate per vilat ,makinat jahtet pushimet marramendse qe anetare te qeverise suaj benin kur ishin ne pushtet, kur populli nuk i dilte te mbyllte muajin.Ne i dimi sa ishin rrogat tuaja dhe ato nuk mund tu mbulonin shpenzimet marramendse te gjithe juve ne ate qeveri vecse me rruge qe ju i dini dhe i keni ne ndergjgjen tuaj.
    Lereni qeverine te punoje. Ndoshta ata sjane perfekt ne cdo gje se ai qe punon dhe gabon,por ama kjo qeveri po punon.Askush nuk eshte perfekt. Mesoni te respektoni dhe mos veproni si femije te papjekur inatcor. Nuk behet fjale per anen personale te problemit behet fjale per nje popull te tere qe na lodhet na varferuat qe njehere nuk menduat per ne por vetem per vete dhe larot tuajt.Reflektoni njehere per vete pastaj kerkoni nga te tjeret. Skeni turp na vjen bota te na japi drejtim se ju keni vendosur te vini vetem shkopinj nen rrota ecjes perpara si femije te papjekur. Shpresoj te gjeni forca te reagoni dhe te nryshoni. Ndryshimi fillon nga vetja.

  15. NJE MILION QELBESIRA says:

    ASKUSH NUK E MBAN PUSHTETIN GJITHMONE EDHE KOKEDERRI RAMA KA PER TA HUMBUR PER NJE KOHE TE SHKURTER

  16. albrecht says:

    Po kujt i plasi se nuk u reflektuan te ashtequajturat “shqetesime te PD-se”!
    Ju jeni parti e antivlerave jeni anti-integrim.

  17. Noli says:

    Malinda! Mos u sill si Nafija nuk behet opozite me rrena e shpifje. Genjeshtrat tuaja Ristanit e Halimit nuk shenohen ne raporte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje