Dënime më të forta për tritolin/ Ministri Tahiri propozon ndryshime në Kodin Penal

7 Mars 2014, 15:37Politika TEMA

Atentatet përmes eskplozivëve janë bërë një mjet i efektshem për botën e krimit, ku autori nuk lë gjurmë dhe shanset e zbulimit janë të pakta.

Nisur nga kjo vale krimi që po terrorizon publikun, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka propozuar ndryshimet në Kodin Penal për të ashpërsuar masat e dënimit për dy vepra penale që parashikojnë krimet e prodhimit dhe shpërndarjes sëeksplozivëve, si dhe shkeljes së rregullave për ruajtjen e tyre.

Në relacionin shoqërues të projektligjit për rishikimin e Kodit, Ministria e Punëve të Brendshme si hartuese e tij, vëren:

“Duke marrë shkas nga veprimtaria kriminale e përdorimit te lëndëve plasëse, prej të cilave siguria e rendit është e cënuar, nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit është bërë një analizë e hollësishme dhe është arritur në konkluzionin se, veç shkaqeve të tjera, kjo situatë favorizohet edhe nga masa e ulët e dënimit të parashikuar në dispozitat përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme krahas veprave penale me lëndë plasëse, gjatë kësaj periudhe janë konstatuar edhe shkelje në rregullat e ruajtjes së tyre nga subjektet e licensuara për përdorim civil, ato të import-eksportit, apo kompanitë që e përdorin atë në gurore apo shfrytëzime të tjera nëntokësore.

Shkelja e këtyre rregullave ka bërë që sasi eksplozivesh të përfundojnë në duart e kriminelëve. Ministria bën të ditur se si pasojë e hetimeve janë arrestuar persona që kanë shkelur ligjin për ruajtjen e lëndëve eksplozive, por ata janë liruar pasi ligji e parashikon si kundravajtje penale. Për këtë arsye qeveria i konsideron të pamjaftueshme sanksionet e parashikuara në rastet e konsumimit të veprës penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të municioneve” si dhe “shkeljes të rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Për këtë arsye propozohet që paragrafi 3 të nenit 278 të Kodit Penal, ku është parashikuar masa e dënimit me burgim nga një deri në pesë vjet, të propozohet ndryshimi i dënimit nga 5 deri në  tetë vjet burg. Gjithashtu, në nenin 282 të Kodit Penal, ku përcaktohet vepra penale: “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, ku masa e dënimit është me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet, të parashikohet në dënimin me burgim nga dy deri në pesë vjet.

Po ashtu, në paragrafin e dytë, masa e dënimit nga ajo me gjobë ose me burgim deri në dhjetë vjet, parashikohet me dënimin vetëm me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. Duke hequr mundësinë e dënimit me gjobë dhe caktimin e një kufiri të dënimit minimal më të lartë se ai ekzistues./TCH

40 komente në “Dënime më të forta për tritolin/ Ministri Tahiri propozon ndryshime në Kodin Penal”

  1. meri says:

    tashme kriminaliteti po goditet ne menyren me te mire te mundshme. zoti saimir tahiri po ben nje pune shume te mire

    1. lori says:

      Vendimi shume i drejteper ti kthyer vendit qetesine dhe per te denuarata qe kryejne vepra te tilla. Bravo

    2. Besi says:

      Krimin e nxit Sali Ram Berisha!

      Te luftohet krimi dhe te denohen kriminelat.

    3. ERA says:

      ideja eshte qe keto ndrysheime duhet te ndodhin per te miren e perbashket

      1. dashi says:

        de sigurisht dhen ndermmare keto ndryshime per sensibilizimin e situates,,shume e sakte

        1. ME LIGJIN DERI NE VDEKJE says:

          ministri tahiri sa vjen dhe po e forcon me teper punen e tij

          1. Nesti says:

            keshtu e duan kta kriminelet te futen ne burg

            1. buffon says:

              berisha u largua,, eshte koha te punohet fort, bravo

              1. amaris says:

                po sigurisht min tahiri eshte duke ber 1 pune shume te mire dhe efektive

                1. Enxhooooooooooo says:

                  ky eshte ministri me i mire qe ka pasur ndonjehere ministria e brendshme dhe shqiperia

                  1. lola says:

                    si ore do ndryshosh ligjet duke i bere 8 vjet,pse mase eshte kjo,tritoli eshte arme e shkaterrimit ne mase z.minister,personi qe merret me kete pune eshte terrorist dhe ju mendoni megjithmend do vendosni rregull me kete ligj,jo z.minister nuk behen keshtu keto pune por beni revolucion ne kodin civil dhe penal,hiqeni tavanin e denimit pre 25 vjetesh, qytetari qe ka bere disa faje te denohet jo 25 vjet por deri ne 100 vjet.Nje njeri per vrasje denohet 25 vjet dhe per tritol qe eshte vrasje masive ju kerkoni gjoja ashpersim te ligjit ne 8 vjet, sinqerisht me vjen per te qeshur, keshtu nuk vihet rend e qetesi, beni ligje qe nga ligji te kete frike edhe gjyqtari z.minister,per rastin ne fjale mendoje se denimi minimal 25 vjet burg,pa amnisti,pastaj ne se si rezultat i tritolit jane demtuar disa njerz denimi te shkoje pertej 25 viteve,nuk duhet te kete tavane per keto pune, se kemi ligje te tilla prandaj edhe shqiperia eshte ne kete gjendje,parlamenti duhet te cohet nga gjumi.

        2. Luli says:

          Bravo, ME ne fund po behet shtet. Gjer dje ishte kasaphane e vertete.

          Tju themi jo te paafteve qe gjasme dje ishin nekrye me sali berishen e te behet drejtesi per gjithcka

          1. Finish says:

            LIGJIIIIIIIIIIIIIII dhe vetem ligji.

            Ska me te bejne sipas qejfit. Saliu ti lere urdhrat per tritol, sepse do i kthehen kokes shume shpejt

          2. demokrat i fillimit says:

            Z.Minister, po do te kesh me pak pune e probleme ne rend, po do te mos investoshe per te bere burgje te rinje, ashperso ligjet penale qe nga tritoli,armbajtje pa leje,cenimi prones,etj.etj.e deri te ligje te ashpera per ata persona ose organe qe u mohojne te drejtat ligjore qytetareve,si presion per ti detyruar qe te paguajne. Pa ligje te ashpera ky vend nuk mund te rregullohet dhe ne lidhje me armet dhe tritolin merret ajo pjese e shoqerise qe me vetedije behet terroriste dhe ndaj tyre nuk duhet meshire, ne shtetin e duam qe te jete me dore te hekurt me kete kategori dhe denimet e propozuara vecsese sa i shtojne keto fenomene.Me ligje te ashpera do kesh pune me pake,do kete me pak te denuar,do kete me pak shpenzime per koston e tyre.

    4. Ganiu says:

      Bravo te luftohet sa me eger krimi keshtu vazhdoni!! Respekt per ministrin Tahiri!!

    5. Ganiu says:

      Ehh me ne fund dicka e mire po behet per kete vend te asgjesohen keta kriminelet e pacipe, bravo qeveria duhen marre patjeter masa te tilla!

    6. neda says:

      Z.Minister, nuk mendoje se vihet rendi me keto lloj denimesh,qofte edhe 5 deri 8 vjet. Me keto lloji veprash penale qe sjellin pasoja te medha dhe masive ligjet duhet te jene te ashpera,te pakten 10 vjet,pa minimum denimi dhe amnistie,sepse po fute minimumin i hape rruge korrupsionit ne gjykata. pershtypja ime eshte se ne nuk kemi ligje` te mira, ligje qe te vene rregull ne pergjithesi ne jeten shoqerore. Nje ligj po nuk pati sanksione ndaj atij qe eshte ngarkuar ta zbatoje, dhe ketu kam parasysh sanksione penale, nuk mund te quhet ligj. Ligjet duhet te jene te tilla qe gjykatat te mos ken mundesi ta interpretojne ndryshe nje ligj nga ligjvenesi,sepse korrupsioni ne drejtesi mendoje se vjen nga shtigje te ndryshme ne ligjet e miratuara nga parlamenti. Midis te tjerave psh nje nepunes nuk i jep te drejten qe i takon nje qytetari duke u treguar si te thuash me katolik se papa,ligji ne keto raste,ku nje nepunes realisht fut ne konflikt nje qytetar me shtetin, duhet te pergjigjet penalisht dhe ne kete kuptim une them se neve nuk kemi ligje.Thuhet shpesh se ne kemi ligje por nuk zbatohen ligjet dhe une thm se pikerisht ligjet nuk zbatohet nga personat pergjegjes sepse nuk parashikohen ndaj tyre masa, bile te ashpera penale,ku qytetari te shikoje se shteti e mbron te drejten ligjore te qytetarit,pa qene nevoja qe gjyqtaret te tallen me qytetaret duke i sorollatur me vite te tera.Dhe kjo ka krijuar dhe korrupsionin ne cdo qelize te shoqerise sone,prandaj Z.Minister fillojeni nga ligjet.Rregullin dhe rendin e vendosin ligjet dhe ketu nuk kam parasysh ligjet e tranzicioni qe mund te jene bere qellimisht per te
      vjedhur dhe krijuar kete situate,ku njerzit nuk guxojne te hipin ne makina nga frika e tritolit.Prandaj ashpersimi ligjeve eshte nje nevoje
      urgjente.

    7. drita says:

      Pse nuk sqAron ne fillim ministri Tahiri pse nuk e ka dhene doreheqjen si deputet apo e mban edi me hater qe kur ta heqe ta ktheje deputete. pse disa te nenes e disa te njerkes

  2. Red says:

    Nuk i kuptoj kto ligje. Po e rendokan shume shkelesin me 8 vjet, ne rastin me te mire. Kto njerez dhe aktivitete jane me rrezikshmeri te madhe per shoqerine. Ato duhet te konsiderohen veprime terroriste dhe duhet te kalben ne burg per jete.

    1. 8 vite denohesh edhe po te vjedhesh ne urban besoj. shikoji militantet ketu si komentojne. bravo bravo. kenaqen me ate qe ofron qeveria dhe nuk e vene ne dyshim. |
      gjithsesi ky ligj do jape efekt vetem te peshkimi me dinamit se per tjeter gje nuk besoj qe eshte zgjidhja ashpersimi i denimit.

  3. ada says:

    Bravo qeverise per punene e mire qe po ben per te rikthyer sigurine ne vend.

  4. ola says:

    Mase shume e drejte nga ana e qeverise, vetem keshtu marrin vesh keta kriminela qe kerkojne te krijojn pasiguri ne vend.

  5. leo says:

    Bravo qeverise pune shume e mbare dhe eshte per tu vlersuar.

    1. alk says:

      Pune shume e mire vetem keshtu marrin vesh keta kriminela qe duan te krijojne tension ne vend

  6. gertjan says:

    Ndeshkim maksimal per keto ligj-shkeles.Besimplote tek policia e shtetit Shqiptar.

  7. elda says:

    Masa shume e drejte nga ana e qeverise, bravo

  8. mirel drejtesia says:

    keta vrases qe ne shkembim te jetes se njeriut marin paren dhe kenaqen,pse te mos kenaqet dhe populli me keta perbindesha ,me denimin me te eger me ekzekutim………

  9. driloni says:

    Denoni me pare frimezuesin e ketyre shperthimeve.sali berishen keni per te pare se rendi do stabilizohet shume shpejt.

  10. viktor says:

    edhe 8 vjet jan pak duhet te ngrihet denimi te pakten me shume nje nga veprat penale qe duhen te futen ne funksionim jane

    Vepra penale 1- denim mbi 3 vjet per associazion teroristik
    Vepra penale 2- denim mbi 3 vjet per perdorimin dhe mbajtjen e lendes explosive ne menyre terroristike
    Vepra penale 3 denim mbi 3 vjet per demtim te ambientit dhe vrasje me dashje apo hakmarrje ndaj tjetrit
    Vepr penale 4- denim mbi 5 vjet per aktivitet kriminal
    keto jane veprat penale qe duhet te denohen keta kriminela qe perbejne rrezik per qytetaret dhe destabilizim une jam dakort me ministrin TAHIRI per te bere ndryshime ne kodin penal.

    1. viktor says:

      TOTALE 14 VJET BURG TAMAM PER TU KALBUR BRENDA..

  11. Turi says:

    Sipas mendimit tim nuk duhet lene hapsire e madhe deri kaq e aq vjet duhet te jete shum i ngushte masa e denimit nga minimalja me maksimalen kur e njejta veper penale mund te denohet nga 2vjet deri ne shtate vjet dihet se si levezin xhambazet e drejtesise kur dihen te gjitha tarifat se sa marrin per nje vit ulje denimi.

  12. viktor says:

    NJE DICKA TE MIRE QE DUHET TE BEJ MINISTRI TAHIRI TE MBAJ NEN KONTROLL SALI BERISHEN DHE TE PERGJOJ TELEFONATAT E TIJ NE MENYRE QE TE KAPET NE FLAGRANCE SEPSE KY SALI BYTHQIMI NUK KA PER TE NDALUR SE FOLURI RRUGAE SALI BERISHES TANI ESHTE AJO PER TE DESTABILIZUAR VENDIN NUK KAM PARE NJE NJERI SI KY KAQ TE POSHTER DHE TE EGER DUHET NDESHKUAR SHUME FORT.

  13. vete_dreqi says:

    o Tahiro ! nuk e di se sa do te veje denimi ne kete rast pasi edhe aq sa eshte i larte eshte denimi. Por ketu ashpersohet denimi vetem ne leter po jo ne praktike . Meqe ra fjala une kam votuar per Rilindjen po desha te pyes ca po behet me Lazaratin .

  14. elinor says:

    Pse, 5 vite burg jane pak qe te mos e bejne te mendohet dy here ate qe perdor tritol?? Nqs denimi rritet ne 8 vite ata do tmerrohen?? Ata qe i bejne keto atentate nuk mendojne se do te kapen ndonjehere qe te bejne burg prandaj nuk eshte se tani do kene frike se mund te bejne burg me shume! Hajde minister fresco-fresco hajde!!

  15. Fani says:

    Krimi mund te zbutet vetem nese denimet per mbajtje armesh, municionesh, lendesh eksplozive apo dhe armesh te ftohta te shkojne 25 vjet heqje lirie. Cfaredo masash tjera nuk mund ta parandalojne krimin, sepse shqiptaret ate e kane ne gen.

  16. TRE says:

    wow, hajde partizane qorra. Shikoji komentet e para, shpresoj qe paguhen nga PS per keto komente.

    Ai qe ven tritol trembet shume nga 2-5 vjet burg. O trashanike, po u zbulua ai rrezikon vdekjen nga Leke Dukagjini e tipa si Sinanaj, kush e can b*then per do vite burg???

  17. bravo policia says:

    bravo cuna ?

  18. Per fe e per Atdhe!! says:

    Po pse dy deri ne pese?? Qe te mbushin xhepat gjyqtaret dhe prokuroret?? Dispozita te jete e qarte, kush shpallet fajtor denohet x vite dhe pike!!

  19. tani says:

    Ministri I rendit nuk eshte per kete pune, ai nuk ka as formimin professional, as nuk ka shkolle ,as nuk ka pervoje ne punet e policies,ai duhet sa me shpejt te japi doreheqjen se bashku me gjithe qeverine,sepse e vetmja pune qe bejne eshte te shembin ndertesat,pra duhet te japin doreheqjen se populli nuk mund te prese me keta deshtake,keta te paafte,se emer tjeter nuk kane kete e thone te gjithe.

  20. saimir Berati says:

    Krimi do te ulet ne minimum vetem atehere kur te kete drejtesi ne zgjdhjen e çeshtjeve midis qytetareve nga ana e gjykatave. Ne raste te kundert zgjidhjet do te behen sic jane duke u bere me vete gjyqesi. Forcimi i shtetit ligjor i shkaterruar deri tani ne keto vite te ashtuquajtur TRANZICION eshte e vetmja zgjidhje. Duhen bere ndryshime te kodit ligjor per gjthe sistemin gjyqesor. Duhen merren te pandehur ata gjyqetare apo prokurore qe mbrojne krimin dhe padrejtesite.Policia eshte zbatimi i ligjit me force. Por kur gjykatat mbrojne “te fortet” atehere qytetaret e pa mbrojtur do “mbrohen” me mjete te tjera. Kjo eshte rruga e “makines” qe prodhon krim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje