Baki Xhabafti
“Për vrasjen e djalit tim, unë nuk akuzoj familjen Ymeri. Ne nuk kemi konflikte me atë familje”.
Ky ka qenë reagimi i familjes Xhabafti, pas vdekjes së djalit të tyre, Bakiut.
Babai i tij, Qemal Xhabafti, rrëfen të vërtetën rreth historisë së konflikteve me familjen Ymeri, duke u shprehur se mes dy familjeve ekzistojnë marrëdhënie miqësore.
“Unë jam pjesë e fisit Xhabafti, por unë dhe vëllai im nuk kemi konflikte me familjen Ymeri. Konfliktin e ka pasur pjesa tjetër e fisit, domethënë dega tjetër e fisit tonë. Ka qenë një konflikt mes Yllit dhe Gencit, të cilët kanë qenë të rinj në atë kohë. Nga fisi ynë është vrarë Ylli Xhabafti, Shefqeti dhe Shkëlqim Xhabafti, të cilët unë i kam kushërinj, por nuk jam përfshirë në historitë e tyre. Kur nisi konflikti i kushërinjve të mi me familjen Ymeri, unë u shpërngula nga Selita në mënyrë që kjo histori të rrinte larg familjes sime. Prandaj, unë, kur kam parë se pista kryesore e hetimeve, sipas mediave, ishte ajo e hakmarrjes nga fisi Ymeri, jam habitur, sepse nuk kam pasur asnjë herë histori hakmarrjeje. Unë kam një vëlla dhe as ai nuk është i përfshirë në histori hakmarrjeje. Kam edhe dy djem, përveç Bakiut, dhe nuk është aspak e vërtetë që më janë vrarë dy djem”, shprehet i ati i Bakiut në GSH.
Babai i viktimës së atentatit të një jave më parë në Vorë, si pasojë e një shpërthimi me tritol, sqaron se në familjen e tij nuk është vrarë asnjë për hakmarrje dhe se Bakiu punonte si mekanik dhe nuk ishte biznesmen, as person me precedent penal.
The Mechanic, Bachi Xhabaft & Jason Statham..!