BE dhe SHBA kundërshtojnë referendumin për bashkimin e Krimesë me Rusinë

6 Mars 2014, 19:40Politika TEMA

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtuan një vendim të parlamentit vendor të Krimesë për të mbajtur një referendum për bashkimin me Rusinë.

Në këtë mënyrë, BE dhe SHBA iu bashkuan qeverisë së Ukrainës, që e ka quajtur një lëvizje të tillë si të paligjshme.

Sipas BBC, BE kërcënoi se do ketë pasoja serioze nëse Rusia nuk vepron për të ulur tensionet.

Deputetët e Krimesë vendosën më herët 16 marsin si datën për referendumin.

Trupat ruse kanë kontrollin de facto të Krimesë, popullsia e së cilës përbëhet kryesisht nga rusë etnikë.

Parlamenti i Krimesë deklaroi të enjten se kanë vendosur që të hyjnë në Federatën Ruse me të drejtat e një subjekti të kësaj federate.

Ata deklaruan se i kanë kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin që të nisë procedurat.

Presidenti Barack Obama tha se referendumi i Krimesë do të dhunojë të drejtën ndërkombëtare dhe Kushtetutën e Ukrainës.
Ky zhvillim vjen në një moment që amerikanët kanë vendosur avionët e tyre luftarakë në gatishmëri në këtë rajon.

11 komente në “BE dhe SHBA kundërshtojnë referendumin për bashkimin e Krimesë me Rusinë”

  1. Korca says:

    Duhet te behet referendumi dhe jo te pyetet Amerika dhe Europa.

    1. adri says:

      Bej si te them une dhe mos bej si te bej une.

    2. angjelin says:

      Qeke sllav zotrote

    3. ilir says:

      un nuk jam rusdashes , por ky vendim i rusis qe kerkon te rimar ate cfare i takon dhe i ka takuar me shekuj me duhet nje gje shum e drejte , dhe mbi te ghithe kure e gjith popullsia e deshiron kete gje , kjo eshte menyra me demokratike qe eksiston d

  2. FANTOM 16 says:

    Edhe shqiptaret e Maqedonise, Mali te Zi dhe Lugines te Presheves duhet te shpALLIN REFERENDUM NESE PRANOHET REFERENDUMI I kRIMES.

  3. $$$$$ says:

    Te pregatitet. Maqedoni qe perben 40% te Shqipetareve ???

    1. SHQIPE says:

      Kam pershtypjen se kjo shifer eshte e varfer ,jo vetem qe shqiptaret jane me teper por edhe sllavet ne shumice tashme kane perqafuar kombesine Bullgare zyrtarisht e keshtu qe perqindja e ashtuquajtur maqedone ne kete shtet shqiptar e jo shqiptar eshte fare e parendesishme !Shqiptaret duhet ne rradhe te pare te njohin forcen e tyre ne shtepine e tyre ,te insitojne ne zbatimin e kushtetutes e pastaj politikanet te perfaqesohen ne nje parti ne parlament !Nuk e kane bere deri tani, nje shpjegim?Me nje llogjike te thjeshte ,qe nje perfaqesues i popullit te veproje kunder popullit atehere ai nuk eshte me perfaqesues i tij por …si ata meshkujt qe nxjerrin grate e tyre per perfitime materiale ,me falni por nuk po e gjej fjalen PIMP ne shqip!

  4. Shqiperia says:

    Qe te mbyllet ky sherr Putin ti terheqi keta. 60% ne Rusi

  5. Patrioti says:

    Keshtu i hapet rruga SHQIPERISE SE MADHE.Referendum dhe per Shqiptaret e Presheves,Maqedonis edhe Malit te zi .I mban Rusise tia filloje kesaj telenovele nacionale ?

  6. Kruja says:

    Ben Krimea referendum por I ka trupat ruse aty. Dhe ashtu do behet sepse Rusia eshte superfuqi. Nese duan ruset e Krimese ata bashkohen me Rusine pa problem. Atje do behet pa lufte, do votojne dhe kaq.

    Ceshtja shqiptare ka ngelur e pazgjidhur sepse ne nuk kemi patur shtet te konsoliduar dhe fuqi ushtarake te madhe per te dislokuar ne Kosove, Mal te zi dhe ne pseudo-Maqedoni.

    Pra gjithcka jane interesa te fuqive te medha te cilat luajne me fatet e popujve te vegjel.

  7. idriz molla says:

    Cfare ndryshimi ka Kosova me Krimene??????????????
    pse USA s’eshte dakort???????????????
    Eshte kjo hipokrizi e paster????????????
    mund te them se Kosova ka ndruar pushtus????????????
    Eshte USA nje vend qe te pretendoi per “babain e demokracise”????
    Tani eshte me e lehte per te kuptuar pse USA e mban sali berishen,sepse nje kriminel si sala ploteson interesat amerikane nqs Edi do te jete parimor, ndryshe do te jete per nje kohe te shkurter.
    prandaj mos fajsoni Edin per salen qe livadhis si i ..tha.
    rrofte amerika hahahaha qe na beri demokrate uuuuuuurrrrrrrraaaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje