Fyle: Nuk jam mik i Berishës, jam mik i Shqipërisë/ Rama: Në qershor me detyra të realizuara (VIDEO)

6 Mars 2014, 14:41Politika TEMA

“Nuk jam mik në listën e ish- kryeministrit Berisha në rrjetin social Facebook, por jam mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve”. Është ky reagimi i Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle, në lidhje me një koment të postuar nga ish- kryeministri Sali Berisha, që e akuzonte zyrtarin e Komisionit Europian si pro-serb dhe që kishte bllokuar marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

Fyle tha se komenti i bërë nga Berisha ishte fallco dhe i pabazuar.

Në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama në përfundim të takimit të nivelit të lartë të dialogut mes Shqipërisë dhe BE-së, komisioneri Fule e cilësoi atë si një diskutim të mirë dhe të sinqertë.

“Kemi parë se çfarë hapash ka ndërmarrë Shqipëria që nga takimi i shkuar dhe planet sa i takon përmbushjes së sfidave si në planin afatshkurtër dhe afatmesëm. Po kështu kemi diskutuar udhërrëfyesin e Shqipërisë për të përmbushur 5 prioritete kyçe, sikundër diskutuam për rëndësinë e gjithëpërfshirjes. Nuk e kemi fjalën thjesht për opozitën, por dhe për shoqërinë civile”, theksoi komisioneri Fyle, duke vënë theksin në ngritjen e një mekanizmi që shoqëria të përfshihet në procesin e integrimit. “Kemi rënë dakord që të takohemi sërish në takimin e tretë, që do të mbahet në qershor”, theksoi Fyle.

Sipas tij, “ardhja në Tiranë për Dialogun e Nivelit të Lartë konfirmon përkushtimin tonë për të punuar së bashku në procesin e integrimit të Shqipërisë në rrugën drejt BE duke rritur shanset e Shqipërisë për të marrë statusin në qershor”.

“Kam theksuar se konfrontimi nuk ndihmon në integrimin e vendit. Kam theksuar edhe kulturën e bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes jo vetëm në Kuvend, pasi kjo do të ndihmojë në ecjen përpara të procesit të integrimit”, tha Fyle.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama e cilësoi bashkëpunimin politik ndërinstitucional, me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe të gjithë aktorët e shoqërisë, si një sfidë kryesore.

“Dua të siguroj edhe partnerët tanë se pakënaqësia që nuk e fshehëm për mos marrjen e statusit në dhjetor, nuk ka ndikuar negativisht përkundrazi ka ndikuar pozitivisht që ne të vazhdojmë përpara për ta konsoliduar atë rezultat impresionues që Qeveria jonë arriti në shumë pak muaj dhe për të bërë të mundur që këto prioritete të plotësohen”, theksoi Kreu i Qeverisë.

Ndërkohë i pyetur nëse grupe ekstremiste do të ndikonin edhe në qershor që Shqipëria të mos marrë statusin e vendit kandidat, kryeministri tha se kjo duhet parë.

“Sesa do të ndikojnë qarqet ekstremiste kjo mbetet për t’u parë, por ne do të shkojmë me detyra të kryera në qershor për të marrë statusin e vendit kandidat. Vendimi merret nga shtete anëtare, ndërsa ne jemi këtu, po bëjnë një udhëtim brenda nesh, brenda Europës”, theksoi Rama.

Referuar takimit të nivelit të lartë Shqipëri-BE, kryeministri shprehu një vlerësim për qasjen pozitive dhe vullnetin e treguar në tryezë për të mbështetur procesin nga kryetarja e Komisionit parlamentar të Integrimit, Majlinda Bregu, duke shtuar se shpresonte në një qasje të tillë pozitive nga opozita në tërësi edhe në sallën e Kuvendit gjatë debateve apo kudo tjetër. Në konferencën për mediat, Rama nuk ka lënë pas batutat teksa e cilësoi komisionerin Fule një bashkëkryetar të forumit të dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-BE, por shtoi se bashkëkryesimi dhe bashkëbisedimi janë shumë më të sigurta se kryesimi dhe monologu.

41 komente në “Fyle: Nuk jam mik i Berishës, jam mik i Shqipërisë/ Rama: Në qershor me detyra të realizuara (VIDEO)”

  1. Ramy says:

    Fule ferfalla eshte mik I Serbise e jo I Shqiperis , por kjo deklarat do iu pelqej vetem langaraqeve shamikuq te Edushkes

    1. @Ramy says:

      Po more Salush kuq e blu kushdo kolor qe ju leverdis.
      Saliu baca yt eshte ka 35 vjet pranvera komuniste si nxenes besnik I Enverit dhe I Hysniut, Saliu eshte pjella me e keqe qe ka prodhuar komunizmi. Sic thoshte Enveri I tij Njeriu I ri me idealet komuniste. Spiun , I pabese te vret naten dhe te qan diten.
      Serb I ndyre, qe u dha nafte serbeve qe te vriste dhe terrorizonte shqiptaret kur asnje shtet nuk I jepte. Ky eshte Saliu yt. Ata qe I shkojne atij mbrapa jane dobica te tij.

      1. Resmali says:

        Po sigurisht ska asnje lidhje me saliun, sepse i cmendur vetem ai eshte.\

        Uroj me te miren per qeverine e re qe duket qe ka nje qasje europiane

        1. Zana says:

          hahahahahah, sali protopapa.

          Se do njeri te ziun, sepse eshte nje palaco qe sdi cthote e shan ke i del perpara.

          sali idioti eshte i marre fund, e ardhmja i perket shqiperise

          1. jari says:

            epo kur ste duan ste duan mor sali

            1. Gishtshpejti says:

              ehh mor sali ja ku ti nxorri te zezat dhe fyle,, i zi sic je vet

              1. heljo says:

                hahahahaha duket qe komisioneri fyle po flet veret gjerat e duhura tani

                1. ueda says:

                  tkeqen e fyle sa bukur me fet per kte shpirtziun

                  1. ina says:

                    me vertet qe shqpersa ka nevoje per nje mik si fyle,, dhe jo nje kriminel si berisha

                    1. Burg per lulin e saliun says:

                      integrimi i shqiperise ne be do eci shume mire me ndihmen e qeverise rama

                    2. Cufja says:

                      eh mer sali ik ere anej ti se na ke nxi

            2. Mira says:

              Në Qershor me detyra të realizuara……! S’ke për t’ia arritur qëllimit o Ed Rama me këta njerëz kriminela…..! Zotim të vështirë more zotrote…!

      2. burreli says:

        Tè lumte ja the mire….atyre tradhetareve te saliserbit

    2. almeida says:

      Si skeni turp qe perqeshni Fylen dhe e quani mik te serbise. Fyle ne te gjtha deklaratat e tij nuk ka shprehur ndonje mbeshtetje per shqiperine. Duket sa poshte keni rene, nuk keni se me cfare argumentash te mbroheni. Tani na doli qe Fyle qe qenka mik i Serbise. Shume turp nga ana juaj

      1. ca thua o idiote? e lexon ato qe shkruan apo je me probleme mendore? nga njera ane mbron fylen nga ana tjeter thua qe ne gjithe deklaratat e tij nuk ka shprehur mbeshtetje per shqiperine. tipike militante idiote. gam gam gam kot.

    3. gerta says:

      Deklarata e zotit Fyle shume e drejte dhe eshte per tu vlersuar. Kjo deshmon se Fylr dhe Brukseli shikojne progrsin dhe arritjet e nje qeverie.

    4. alk says:

      Nuk keni asnje argument tjeter ju, apo nuk ju pelqeu pohimi i zotit Fyle per Berishen. Sa here qe nuk keni argumenete te reja filloni dhe shpifni gjera te tipit se dhe Fyle eshte mik i Serbise. Sa p[oshte keni rene

      1. Tironsi2 says:

        Fule eshte pro serb i kanibaleve te Karpateve.Ky peder bente sehire kur shovensitet serb vrane dhe masakruan mbi 250 000 njerez te pafajshem ne ish Jugosllavi.Tani po i dekoron kriminelet me hyrje ne BE,nderesa Shqiperia po pret,sepse nuk e lejne shpellaret dhe legenet,Rama-Fule.

    5. erjona says:

      Duket qe Fyle dhe Brukseli shikojn hapat e nje shteti duke lene menjane interesat.Bravo Nga kjo te ndjekin shembull dhe politikane shqiptar

    6. almeida says:

      I madh Fyle ec aty, me nje fjali dha gjithe kete mesazh

    7. benuelda says:

      Po po keshtu i quani ju te gjithe ata qe ju kritikojne Greke dhe Serbe. Fyle tha te verteten po ju nuk ju pelqen se nuk bete asgje per 8 vite qeverisje.

    8. Be-X says:

      O Ramy,
      ik o plak, e futi dhe nje gote ne emer te AXH SALEH RAHMAN BERISHES, qe te qetesohesh, dhe nese nuk te ndihmon gota, thuaji idhullit tend SALEH te te japi nga ato ilacet qe i vijne nga vjena, he te kam rixha…ngele i trashe mor plake, pse me ty do merremi ne?

  2. Dorina says:

    Po qeevrine e rilindjes e shikon se cfare po ben? hapi syte se e meruan kete popull. Ate qe qeveria berisha e beri e mandatin e dyte, qeveria e specialisteve me ne krye piktorin dhe ilir floririn po e bejne per pak muaj.

    1. noem says:

      Rilindja e meriton se po tregon vullnetin pewr ti shkuar gjerave deri ne fund.Nje nder keto eshte statusi ne BE dhe per kete qeveria Rama po ben maksimumin. Bravo Rilindja

  3. . says:

    ************************************************************************************************

    Z.Fyle,

    Krimineli Sali Bisah nuk ka asnje mik apo shok dhe ne Shqiperi.

    “Miku” per Ate eshte vetem per “interes” apo kur eshte ne rrezik-arrestimi me burg per bemat qe ka bere cerek-shekulli Shqiperise.

    ************************************************************************************************

  4. Ku e gjete mike Shqiperin ti mer PeDerast brukseli !
    me kujton se je duke fol ktu me shpellart apo me mafien e CEZ-it kurvave Ceke . Por ske faj ti ,ka faj ky popull qe pret nga kta shkerdhata poltikan qe hedhin vallen tuaj ,mafies brukselit .

    1. eda says:

      Sa te felliqur qe paskeni qene, kjo eshte retorike e politikes se jashtme po ku merni vesh ju. U bete ju ti jepni mendje brukselit se ke do sjelli ne Shqiperi

    2. aks says:

      Se paari meso te shkruash ore njeri i eger. Pse ju do ju pyesi Bruksesi se ke do sjell ne Shqiperi. Apo ste pelqeu deklarata qe bere Fyle.

      1. Ju qytetare klandestine ,duhet te fshini jarget nga buzet tuja ,mepar se ti drejtoheni dikujt ,i cili nuk ju drejtohet juve servilave te qelbur te poltikes.
        Fytyra juaj e trut tuaja nuk barazohen as me trut e kokes vogel poshte shaleve te kryetarit tuaj .
        Pra perpara se ti drejtoheni dikujt nqs keni brenda saj kafke dicka qe ne e quajm tru ,vereni ne funxion .
        Ju jeni disa vemje te mjera qe sja keni iden se cdo te thote bruksel e fyell per kte bote ,prandaj mbylleni ate sqep se beheni te neveritshem .Qurrashe u bet edhe ju kockaxhijt e politikes ti dilni ne mbrojtje nji zagari te mafies ceke .yyyyyyyyyyyyyt debila.

  5. portosi says:

    Ia tregoi vendin me shumë zgjarsi Salës ky Fyle.Vetëm se Edi bën mirë të respektojë më shumë sjelljen etike me gazetarët.A e di ai që pushteti i katërt janë mediat?

    1. Ina says:

      Perse çfare beri Edi kunder gazetareve? Nuk di gje; gjithsesi mendoj se i duhet treguar vendi dhe atyre plehrave sahanlepires gazetare qe kemi ne ketu ne Shqiperi. Kur degjon tipa si Zheji, Hoxha, Bushati etj… te ngrihen qimet e kokes perpjete…

    2. Fifi says:

      Ca respekti mund te kesh per keto palo gazetare qe kemi ne aman.
      Ketu pushteti i katert qe thua ti eshte pushteti me disinformues qe ekziston. Merren vetem me thashetheme dhe e postojne si lajm te vertete!!
      Turp i zotit!

  6. Artan says:

    eshte interesante sesi zoterinjte e Europes perdorin te njejtat fjale si kur ishte e djathta e si tashti e majta ne pushtet
    Kaq e rendesishme i duket shqiperia dhe kaq pa dallim shohin ato te majten dhe te djathen sepse te gjithe per te bere lek hipin ne fron Si saliu dikur si Rama e sidomos Iliri tashti

    Kjo eshte fyerje per ca njerez qe perpiqen me djerse te fitojne para ne shqiperi e nje burre pazaresh qe ble vota apo nje qe manipulon popullin per vota me oratorine e tij ngrihen per te bere para

    I kujtoj Rames Takimin e tij me Historine ka qene fjale me mend por duhet te mos e harroj
    Eshte e vertete qe eshte heret por duhet bere nje bilanc per te pare se ku jemi

    1. aks says:

      Kete here Fyle foli shume qarte dhe beri nje diference te madhe per te djatheten dhe te majte shqiptare. U duk se ke vlersoi dhe kujt ia tregoi vendin.

  7. ari says:

    i droguar rama -desh i ndaloi fjalen fule .fule i fryne bythes se putini sa her te doi kremlini.ka mbet negjmija ta shpetoi kokepalaret mos po i ndal tritolin.sa sajmir hajni ka ngec ne klas.

  8. Fredi says:

    Ramy or mik,

    Nuk ben mire qe perserit si papagall “qarkoret politike te Sales” ne Facebook.

    Besoj se je ne moshe te rritur per te folur me zerin tend tani dhe jo te Sali Facebook-ut.

    Der dje Fyle ishte mik i madh i shqiptareve. Sot, kur Sala nuk eshte ne pushtet, u be armik.

    E njejta gje me Topin….”horrin e Bulevardit”
    E njeja gje me Silvia Kontin……’ups laviren e bulevardit”
    E njeta gje me Maks Haxhine… ne vitin 1994
    E njejta gje me ate zoterine tjeter (ish Kryeta i Gjykates se kasacionit, diku nga viti 1996)
    E njejta gje me Alfred Moisiun… (e propozoi vet per President por kur e pa qe ai shihte punen e tij si president e beri armik).
    ETJ
    …………………

    Ramy, nese nuk je nje propogandist i Berishes neper forume… beni mire te mendosh me mendjen tende dhe jo me kafken e pjerdhur te Berishes.

  9. Denonco says:

    Sala ka tifoze e turrme qe pavaresisht se po te shikosh produktin e 23 vjeteve, e kupton menjehere se si eshte qeverisur (plackitur) ky vend, i shkojne mbrapa. Shoke e miq sbesoj te kete ai njeri, klinete e tifoze per fat te keq po, mijera…, madje njerez egoiste e te vegjel qe nga inati (sduan ta pranojne qe e kane pasuar aq shume gabim) spo e lene te rrezohet gje qe po na demton te gjitheve….

  10. lazeri says:

    Magjia e shqiperise eshte se te gjithe qe e kane qeverisur ne fund te karjeres ose kane marre dhene jane arratisur ose jane cmendur.

    ISMAIL QEMALI arratisur
    PRINC VIDI arratisur
    AHMET ZOGU arratisur
    ENVER HOXHA U semur menderisht ne fund ( talleshin ushtaret e gardes)
    FATOS NANO arratisur
    SALI BERISHA Tallen te gjithe ( jashte e brenda )i cmendur
    TE SHIKOJME KETE TE HUNDIT

    JA KETA E KANE QEVERISUR KETE VEND QE NUK BEN PROKOPI KURRE

  11. Tit_Tironsi says:

    Ce doni Europen qe po i bien breket per vete, shikoni shtepine se zor te vij tjetri e te na rregulloje hallet qe kemi. Lidhuni me Kinen ose me Indine, ato jane dy superfuqite per momentin. Harojeni se do na pranoje Europa, nuk na duan, na urrejne, pamvarsisht lojrave diplomatike. Katari, Kina, India me keto shtete do bejme ndonje gje pozitive. Ne jemi vend i vogel dhe pamvarsisht katrahures 23 vjecare, mendoj qe po te jemi pak te zgjuar dhe finok mund te shohim ndryshim brenda nje 10 vjecari. Edhe njhere Katari, Kina dhe pse jo edhe India eshte zgjidhje shume e drejte.

  12. elbasani. says:

    s.fyle dhe edi rama jane serbofil.flitet se fyle eshte me origjin ruse,a edi rama ka djegur flamurin e nato-s ne sheje proteste kunder hyrjes se shqiperin ne nato, dhe ja ndalin rrymen-dritat ne parlamet kure vizitoje e mbajti fjalimin BARROSO.

    .me ardhjen e rames ne pushtet shqiperin e mbulluan ret e zeza dhe terri i zi.

    .kurre me P-S,P-D e LSI SHQIPRJA sdo shef DRITEN e DJELLIT,por vetem me partin e SHPETIM IDRIZIT e FATMIR MEDIUT.

  13. Gjonoshati says:

    Sala, ky lavire ferrash
    I rritur në tharqe derrash,
    Gjëmë e madhe për Shqipërinë,
    Te shega t’ia vemë kufinë.
    Tradhëtinë e ka në ballë
    Dhe të vdekur dhe të gjallë
    I përdhosi aq sa mundi
    Po tani i erdhi fundi.
    Ngrihi djem e mos e zgjatni
    Për fyty kërmën e kapni
    Dhe e mbyllni në çmendinë
    Të shpëtoni Shqipërinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje