Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule vlerëson ecurinë e deritanishme në rrugën e reformave të cilën e konsideroi mbresëlënëse, si dhe planet për veprim të mëtejshëm të cilat i cilësoi si ambicioze dhe të realizueshme. Sipas Komisionerit Füle, marrja e statusit të vendit kandidat do të jetë një sinjal pozitiv jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin, ndaj të cilit vëmendja e Komisionit dhe e BE-së nuk është shkëputur.
Këto komente Komisioneri për Zgjerimin i bëri gjatë takimit me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ku theksoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së të gjithë faktorëve në këtë proces, sidomos të shoqërisë civile, për të siguruar qëndrueshmërinë e reformave.
Gjatë takimit, Ministri Bushati i paraqiti Komisionerit Füle, në mënyrë të përmbledhur, progresin e reformave në vend, kryesisht në administratën publike, në gjyqësor, në politikën kundër korrupsionit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe në fushën e të drejtave të njeriut. Më tej ai foli për impenjimin e qeverisë dhe të administratës për të vijuar me të njëjtin ritëm në rrugën e reformave dhe të integrimit, duke përfshirë në këto procese edhe opozitën dhe shoqërinë civile. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme, të dyja palët vlerësuan rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët.
Kjo i duhet Shqiperise, kjo duhet se sben per ca do lloj gjeje.
Punoni shume zoti minister se shqiperia ka gjith kto koh qe po mundohet e duhet ta marr kete te tregoj qe eshte e denje dhe e njejte si te gjithe vendet e europes.