Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe bëjnë thirrje për vazhdimin e reformave.
Por në një seancë të Komisionit amerikan të Helsinkit, pjesëmarrësit duke marrë shkas edhe nga ngjarjet në Ukrainë, theksojnë se sa e rëndësishme është që angazhimi amerikan dhe i BE-së të vazhdojë për një Evropë të lirë dhe në paqe.
Megjithëse seanca ishte për vendet e Ballkanit Perëndimor, ishte e pashmangshme përmendja e Ukrainës.
Kryetari i Komisionit amerikan të Helsinkit, demokrati Benjamin L. Cardin tha se situata është shumë e rrezikshme dhe se veprimet e Rusisë, që ai i quajti agresion, shkelin detyrimet e saj si vend anëtar i OSBE-së dhe detyrimet ndaj organizatave të tjera ndërkombëtare.
Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Eurazinë, Hoyt Yee e vuri gjendjen e krijuar në kontekstin e përgjithshëm evropian.
“Situata e atjeshme nxjerr në pah rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe NATO-s për të forcuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Evropë, mes së tjerash përmes integrimit të Ballkanit Perëndimor”.
Ndërsa ish-ambasadori amerikan në NATO, Drejtori Ekzekutiv i Institutit McCain, Kurt Volker u shpreh se çdo diskutim për Ballkanin sot “nuk fillon me Sarajevën apo Prishtinën, por me Krimenë”.
Zoti Volker i referohej nevojës për një angazhim të fuqishëm të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara dhe një politikë më aktive për një Evropë të bashkuar, të lirë dhe në paqe.
“Druhem se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Ballkanin: një farë vetëkënaqjeje, një farë angazhimi i pamjaftueshëm nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian, nga NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara”.
Për Ballkanin, pjesëmarrësit në seancë thanë se rol aktiv do të thotë inkurajim reformash drejt integrimit Euro-Atlantik. Senatori Cardin tha se ky mision është ende i papërfunduar.
“Ky është një rajon i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara. Megjithëse Ballkani Perëndimor nuk është më skenë konfliktesh të dhunshme, siç ishte para dy dekadash, ne na është dashur të kushtojmë burime të konsiderueshme financiare, diplomatike dhe ushtarake për të vendosur paqen, për të inkurajuar reformat demokratike të nevojshme për ta mbështetur këtë rajon”.
Zoti Yee tha se integrimi Euro-Atlantik është rruga më e mirë për të arritur objektivin e demokracisë, por theksoi se sfidat vazhdojnë të ekzistojnë.
“Përparimi arrihet më shpejt kur udhëheqësit politikë dhe aktorë të tjerë lënë pas mënyrën e vjetër të të vepruarit”, tha ai duke përmendur si shembull Kroacinë.
Zoti Hoyt vlerësoi përparimin në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se në Kosovë, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta përqendrojmë vëmendjen tek ndihma për të konsoliduar institucionet e saj demokratike shumë-etnike.
“Kjo përfshin përparimin e reformave të parashikuara nga procesi i Stabilizim-Asociimit, zhvillimin gradual të sektorit të saj të sigurisë, shtimin e njohjeve në gjithë botën dhe vazhdimin e bashkëpunimit me EULEX-in, përfshirë hetimin e akuzave për trafikun e organeve dhe krimeve të tjera të rënda”.
Kongresmeni Eliot Engel, demokrati më i lartë në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me jashtë shprehu shqetësimin që Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk është anëtare e NATO-s ose e Partneritetit për Paqe.
“Do të ishte shumë e padrejtë që të lihej mënjanë Kosova, një nga vendet më pro-amerikane, pro-perëndimore në botë. T’i mohohet Kosovës një rrugë drejt anëtarësimit në NATO, do të thotë të lejohet që të ketë pasiguri dhe mungesë stabiliteti në rajon, ndërkohë që një Kosovë e integruar në NATO, do të thotë paqe në rajon dhe një ushtri që ndjek objektivat e aleancës”.
Ai e pyeti zotin Yee për angazhimin e Shteteve të Bashkuara në këtë drejtim.
“Qeveria amerikane e mbështet me forcë objektivin e Kosovës për të hyrë në Partneritetin për Paqe dhe më pas në NATO. Ne kemi punuar intensivisht për të ndihmuar Kosovën të kryejë reformat e duhura për të plotësuar kriteret si për Partneritetin për Paqe dhe për NATO-n”.
Kosova është gjithashtu i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon liberalizimin e vizave, siç e theksoi anëtarja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon.
Ajo shtoi se megjithëse Kosova ka ende punë për të bërë për të plotësuar kriteret për dialogun me Brukselin për vizat, institucioneve evropiane u takon që të sigurojnë që të mos ketë më vonesa.
“Është shumë e rëndësishme që qytetarët të kenë lirinë e udhëtimit dhe ne si institucione evropiane nuk duhet ta humbasim këtë moment dhe besueshmëri, por duhet të bëjmë gjithçka për të mbështetur qeverinë (e Kosovës)”.
Përsa i takon Shqipërisë, zoti Yee tha se me shtyrjen e dhënies së statusit kandidat, Shqipërisë iu dha kohë që të dëshmojë përparim të mëtejshëm nën qeverinë e re në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
“I bëjmë thirrje qeverisë dhe opozitës në Shqipëri që të punojnë së bashku dhe të arrijnë rezultate për t’i fuqizuar argumentet për një vendim pozitiv”.
Zonja Fajon tha se shtyrja përsëri e hapjes së dritës së gjelbër për Shqipërinë, do të ishte një mesazh shumë i gabuar, sepse do të rrezikoheshin reformat.
“Tani duhet të sigurohemi që qeveria e re po bën të gjitha përpjekjet për të plotësuar të gjitha detyrimet evropiane jo vetëm në letër, por edhe t’i zbatojë, çka do të thotë luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar, reformat në drejtësi, në administratën publike dhe këto janë të gjitha shumë të rëndësishme”.
Ajo tha se politikanët duhet të përqendrohen tek e ardhmja e vendit, dhe të punojnë së bashku.
Pjesëmarrësit në seancë shprehën shqetësimin për çështjen e emrit të Maqedonisë dhe gjendjen e tensionuar në Bosnje-Hercegovinë. Disa nga mesazhet e tyre nuk ishin për vende të veçanta por për rajonin në përgjithësi. Zoti Yee tha se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është jetike për një të ardhme të ndritshme për të gjitha vendet e Ballkanit. Për zonjën Fajon sfidat e integrimit janë të jashtëzakonshme për shkak të zgjedhjeve në vendet evropiane nga njëra anë dhe zgjedhjeve në disa vende të rajonit. Ajo theksoi nevojën e angazhimit amerikan.
Por zoti Volker tha se anëtarësimi në NATO dhe BE nuk janë në vetvete një objektiv, ato janë instrumente drejt synimit për shoqëri që të respektojnë të drejtat e njeriut, mbrojnë pakicat, të funksionojnë në mënyrë demokratike, të krijojnë mirëqenie për qytetarët e vet, dhe që garantojnë siguri për vete dhe për fqinjët.
dmth kur te futet meta brenda merret statusi? hahaha si tallen me ju. perseri do i japin rames dosjen e metes sic bene heren e fundit.
Pse kta aleate nderkombetare bashkpunuan me sadam hyseinin ,
me gaddafin dhe Bin-in e Lade-s?
Ne dime se kta nuk kan qene bashkpuntore te diktatoreve arabike e as sheikut te terrorit BIn Laden !!!!!!!
Si mundet qe t’i kerkojn qeverrise shqiptare te beshkpunoj me kriminelet dhe terroristet islamik qe po destabilizojn si ne cdo kohe kane bere (97-98) Shqiperine ?
Mos ka qen nen efektin e droges Aleati jone ????!!!!!!
Cdo te thote kjo maskarade !
Ku duan tna cojne kta Scualo atllantike ne ,Shqiperine ? Ne fund te detit ?!
o shqipe ose o milet .. se opozita edhe mazhoranca eshte nje lidhje martese si mbret mbretereshe ne kete rast ps mbret e pd mbretereshe pra burre e grua kur keta kane probleme qofte per alkol apo vjedhje e rahje te gjitha me radhe atehere cfare ben vaki me femijet(populli)harbohet– kur te dy palet ecin mire respekt me njeri tjeterin populli rrup sup atehere cdo gje ecen. por njera ben reformen per pronen tjetera thote kur te vij une ia jape pronarit perfundimi me vrasje njera faturat e drites tjetra nxit mos paguaj cfare pret -edhe po nuk u fillua distancimi edhe gjykimi i hoxhisteve nga komunistet e luftes edhe socialistet por edhe nga kriminelet e tipit matjani e esat pashes harroje shqipnia eshte ne rrezik pastaj merru me berishe e shoke -ne shqipni enverin edhe kosove njihet mbahet nen vetulla si hero nga arkivat e jashtme del ma tradhetari i te gjithe koherave ushtrine e ka pasur te forte per ju si popull jo per fqinjet fqinjet asnjehere skane pasur lakmi ta pushtojne se enveri vete me metodat e veta ja kishte dhene cameri kosova me tre pjeset e tjera pra ata i kishin ato qe donin por mendja e shqiptareve nga propoganda e enveriste eshte e pamundur ta shikoje e ta gjykoje e te mendoje per sherim -enderron alla enveriste klm do behet mire vete e keni ne dore
Kete e thone ATA, por c’themi NE se?
A nuk do te ishte me interes reciprok qe te zhgenjyerit e pozites dhe te zhgenjyerit e opozites te ulen e te kuvendojne se bashku me popullin, per nje bashkepunim sa me te ngushte me njeri tjetrin ne dobi te interesave kombetare.
Ore mblidhni mendjen se nuk hyn me njeri ne europe. Sidomos vende qe krahasohen me mozambikun si shqiperia.
Europianet jane lodhur dhe njekohesish te frikesuar duke menduar se si mund te fillojne te hedhin para ne nje qyp pa fund si shqipëria.
Shikoni se cpo ndodh me grekun pabuks. Europa hidh miliarda e gabelet ne vend numero.
As mos e mendoni statusin,as na duhet,ky status me nje gjykate fashiste,me nje drejtesi qe nuk ka bere kurre drejtesi,me njerez qe kane vrare dhe sot me pasurite e tyre po vrasin,po krijojne pa siguri,me grabites te pasurive,me kriminele e droge kudo.E perse na duhet ky status?Ku jane pronat qe u falen me nje ligj fashist,njerezve?Ky eshte sistemi i enderuar,qe pronen time te fituar me djerse e gjak ta mare,apo ta rembeje tjetri? Ky eshte sistemi i demokracise,ku kemi me vite qe kerkojme pronat dhe na dalin te falura,falangave fashiste?Perse na duhet Europa?Ky eshte sistemi kapitalist qe kemi kerkuar?
Duhet te permendim theniet e vjetra qe ” Ne kapializem,njeriu per njeriun eshte UJK”?Qe peshku i madhe e ha te voglin? Lipsur Europa dhe ata qe bejne sikur duan te na futur ne Europe.
Po pse e anulluan raportimin e Visho Ajazit ne komisionin parlamentar? Apo kishin frike nga te palarat qe do tu nxirrte Visho dhe cdo t’i thonin pastaj Fylit sot per luften kunder korrupsionit? Cudi si nuk u more dhe ti o Mero me certifikaten e sigurise se Vishos? Apo more urdher edhe ti si gjithe media qe ta gelltisni perrallen e certifikates?
Ato miliardat që “hedh Evropa”, i dashur…, nuk i fal, por i merr prapë me kamatë “të kripur”…Mos ju gënjejë mëndja se do të “futemi” në Evropë dhe Evropa do të na fali para…
E sakte, por ske cfare i ben. Kur ke nje popull qe jetonte me asistence sociale nga Emigrantet dhe pret qe te marre rrogen e shtetit ne bankomat, nga parate e dhena borxh nga Europa apo Amerika te cilat do ti paguajne si qimet e kokes femijet e tyre neser, ky do te jete rezultati!
Ne Socializem prisnin te hanin me luge floriri kur te shkonin ne komunizem, pastaj i genjyen me cekun e bardhe te kapitalizmit, dhe tani do shkojne ne BE dhe i kane te zgjidhura te gjitha hallet ekonomike. Hajde pastaj edhe beje kete vend me keta njerez.
DMTH, SHBA e ka ditur kete pune qe ne fillim. Nuk paska qene Hollanda ajo qe e ka bllokuar Statusin, por tjeterkund fle lepuri. Sa te thella paska qene keto pune. Gjithsesi kur nje komb nuk ka force dhe kurajo qe qe ti dali zot fateve te tija, ai behet mish per top per interesa te me te forteve. Dava e nje populli te rrenxuar qe e marin zvarre per dy Dollare. Pastaj shajme Putinin.
Zyrtaret e ministrise se financave te paret te shkojne ne burg.
nuk e kuptoj pse kaq nderhyrje nga jashte ne nje kohe kur ne kemi nje qeveri nje kuvend. na tregojne se cfare duhet dhe cfare nuk duhet te bejme.turp dhe faqja e zeze per per ju qe perfaqesoni kete komb.