Punonjësit e administratës që përfitojnë statusin e Nëpunësit Civil

5 Mars 2014, 19:53Politika TEMA

Një tjetër vendim i miratuar në mbledhjen e Qeverisë është ai për punonjësot e administratës publike që përfitojnë statusin e nëpunësit civil, i miratuar në vitin 2013.

Në nenin 1 të vendimit përcaktohet se  “nëpunësit civilë të nivelit të lartë drejtues”, në Kryeministri, aparatin e një ministrie, apo titullarët e institucioneve të varësisë së Kryeministrit apo ministrit, të pranuar në shërbimin civil sipas procedurave të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, janë, për shkak të ligjit, anëtarë të TND-së.

Departamenti i Administratës Publike verifikon procedurën e rekrutimit për nëpunësit, sipas pikës 1, kreut I, të këtij vendimi, dhe lëshon për çdo nëpunës aktin e deklarimit të statusit të punësimit sipas ligjit nr.152/2013, brenda 60 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Statusi, të drejtat dhe detyrimet e titullarëve të institucioneve në varësi të Kryeministrit apo ministrit, të cilët nuk janë rekrutuar sipas procedurave të ligjit nr.8549, datë 11.11.999, “Statusi i nëpunësit civil”, deri në përfundimin e procedurës së pranimit në TND, rregullohen sipas legjislacionit në bazë të të cilit ka lindur marrëdhënia e tyre e punës.

Sipas vendimit, “Nëpunës civilë”, janë të gjithë ata që kryejnë funksione në shërbimin civil në momentin e fillimit të efekteve të ligjit nr.152/2013 dhe që janë rekrutuar sipas procedurave konkurruese, përcaktuar nga ligji nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”. DAP-i, për institucionet e administratës shtetërore, apo njësia përgjegjëse, për institucionet e pavarura, bashkitë dhe qarqet, verifikon procedurën e rekrutimit dhe lëshon për çdo nëpunës aktin e deklarimit të statusit të punësimit, sipas ligjit nr.152/2013, brenda 90 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Ndërkohë që konsiderohen nënpunës civile për shkak të ligjit, punonjësit ekzistues që kryejnë funksione të shërbimit civil në institucionet e administratës shtetërore e komuna, dhe  ata që anë rekrutuar sipas procedurave të ngjashme me ato të përcaktuara nga ligji nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, por që nuk e gëzojnë statusin e nëpunësit civil apo janë të punësuar në të njëjtin vend pune për një periudhë jo më të vogël se një vit.

“Punonjës ekzistues” që mbajnë një pozicion të konsideruar si pjesë të shërbimit civil, në institucionet e administratës shtetërore e në komunë dhe që janë të punësuar në të njëjtin vend pune për një periudhë më pak se një vit, janë nëpunës civilë në periudhë prove.

Periudha e provës fillon nga data e fillimit të efekteve të ligjit. Në rastin e institucioneve të administratës shtetërore, njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore pranë çdo institucioni, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, dërgojnë në institucionin qendror nga varen listën e plotë të nëpunësve, së bashku me dosjen përkatëse, ku përfshihen akti i emërimit, kohëzgjatja e periudhës së punësimit, dokumentacioni që vërteton procedurën e marrjes në punë, si dhe dokumentet personale të punonjësve.

DAP-i, për institucionet e administratës shtetërore, brenda 90 ditëve nga marrja e dokumentacionit të mësipërm, bën verifikimin, rast pas rasti, të plotësimit të kritereve të përcaktuara dhe në përfundim vendos deklarimin e statusit të punësimit; kthimin e dokumentacionit për plotësim, duke përcaktuar edhe afatin brenda të cilit duhet të plotësohen mangësitë.

Në rastin kur punonjësit nuk plotësojnë kriteret për të qenë nëpunës civilë, sipas ligjit nr.152/2013 dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, DAP-i njofton njësinë e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit përkatës, sipas afateve të përcaktuara në pikat 4 dhe 5, të kreut III, të këtij vendimi.

11 komente në “Punonjësit e administratës që përfitojnë statusin e Nëpunësit Civil”

  1. kunji says:

    u kry dhe kjo pune…

  2. shpresa says:

    A e kemi te drejten e statusit te nepunesit civil , ne qe kemi punuar si te tille ne sistemin e kaluar? Me cfare statusi duhet te jemi ne qe na shkoi rinia maleve e gerxheve te veriut te vendit ? Me sistemin e kaluar dilnim ne pension te plote per 20 vjet pune dhe tani me dyfishin dhe jemi te diskriminuar me nje pagese per te qare; jane rregulluar vetem te perndjekurit dhe ushtaraket dhe eshte lene ne harrese nje armate e madhe mesuesish, inxhinjeresh, mjekesh, ekonomistesh , pa permendur montatoret e minatoret qe megjithse nuk hyjne tek nepunesit , kane dhene nje kontribut te madh ne ndertimin e te gjithatyre veprave qe sot po I gezojne nje numer I vogel I te pangopurve nga te dyja palet.

  3. liu says:

    vereteta eshte se me 3500 euro e fiton statusin e nenpunesit civil……….
    apo e kam gabim???????????????????????????????

  4. punonjesi me status a mund te largohet nga puna per arsye politike qe nuk duhet te ekzistojne

    1. Mendoj se nuk eshte e drejte te ndodhin gjera te tilla ne administrate

  5. Nuk mendoj se mund te ndodhin per te paguar 3500 euro per vendin e punes, pasi ligjet dhe vendimet per statusin e nepunesit civil duhet te zbatohen,deri sa jane miratuar ne parlament

  6. Atehere punonjesi qe ploteson kriteret dhe eshte paisur me statusin e nepunesit civil nuk do te kete arsye qe te mos qendroje ne pune

  7. Alma says:

    Jam sqaruar se pozicioni I punes I Protokoll Arkivit nuk e perfiton statusin e nenpunesit civil , Perse ?

  8. EVA says:

    A PRIMEN E KE MOJ VALA ?????? HAHAHAHAHAHAHAHAHA NA SHKRINE . SA T PAGUJNE TY ?????

  9. Rudi says:

    Cfare garanton koknkursin per te fituar statusin e nenpunesit civil. Une personalisht ne nje nga testet e organizuar nga DAP vura re qe kishin ndryshuar rradhen e pyetjeve te provimit me rradhen e e nje testi qe me paraqiti nenpunsja e shtetit per te prodhuar nje rezultat skualifikues. Konkurset e DAP jane te manipulara ne 90% te rasteve. Ne provim ju paraqiten dy flete, ne njeren alternativat dhe ne tjetren pyetjet ku ju nuk duhet te lini asnje shenim. Ajo qe ndodh eshte se nese ju ankimoni piket, nje punonjese e ministrise ju paraqet te njetin test por me rradhe te ndryshme pyetjesh. Pra nese te pyetje 4 ju rrethuat alternativen B, pyetje 4 eshte zevendesuar prsh me 20 ku duhej rrethuar C. Kjo behet ne pak pyetje sa ju mos te kapni kufirin e 50 pikeve me shkrim. Nje gje e turshme, jo-etike e profesioanle. Duhet ligj dhe garanci per koknkureset perpara se te kete ligj per nenpunesin civil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje