Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë nisur bisedime të nivelit të lartë për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës, ka shumë njerëz që pyesin se ç’rol po luan Gjermania
Nga Stephen Evans, BBC
Angela Merkel është një politikanë e kujdesshme. Nuk e lëshon gojën dhe nuk bën retorikë. Nuk është një kokë e nxehtë. Megjithatë, çfarë nënkupton heshtja e saj ndaj krizës së deritanishme në Ukrainë?
Deri më tani ajo është mjaftuar me komente publike më pak se bombastike të tipit “ajo që po ndodh në Krime na shqetëson”, duke theksuar “rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial
në Ukrainë”.
Ajo ka folur me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të paktën dy herë.
Deklarata e zyrës së saj pas bisedës së parë, ishte e qartë dhe jo- konfrontuese. “Ata nënvizuan interesin e përbashkët për stabilitetin e vendit nga pikëpamja politike dhe ekonomike”.
Në një telefonatë të dytë, ata ranë dakord që të vazhdojnë dialogun.
Ata që e dinë mënyrën se si operon ajo, thonë se është i dukshëm formimi i kancelares Merkel si një shkencëtare.
Dr. Ewald Boehlke, drejtor i Institutit Gjerman për Politikat e Jashtme, i tha BBC: “Ajo mendon si shkencëtare dhe është e zhveshur nga emocionet. Ajo do jetë në kontakt për të punuar për qetësimin e situatës hap pas hapi”.
Ai mendon, megjithatë, se të dy kanë qasje të ndryshme themelore.
Boehlke mendon se presidenti Putin është më emocional, duke i vënë theks peshës së historisë dhe rolit të Rusisë si një fuqi historike, krahasuar me qasjen e saj pragmatike tek ekonomia.
Kjo mund të shpjegojë se përse, sipas New York Times, kancelaria Merkel i tha presidentit amerikan, Barack Obama, se Putin i ishte dukur sikur ishte nga një botë tjetër.
Zyra e saj nuk i ka komentuar këto deklarata, duke thënë se biseda mes tyre ishte konfidenciale.
Kështu duket se taktika e kancelares Merkel është që të vazhdohet dialogu i hapur.
Sipas Dr. Boehlke, është e rëndësishme që është një dialog mes dy personash, një dialog president- kancelare.
Të tjerët në Perëndim mund të shtojnë tonet e retorikës, por Merkel do i ulë ato, ndoshta në një kombinim të tipit ‘polic i mirë- polic i keq’ me liderët e tjerë perëndimorë.
Ndjesia se Gjermania po tenton që t’i japë Rusisë opsione të pranueshme përpara se Perëndimi të vendosë për sanksionet, duket se është theksuar edhe nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank- Walter Steinmeier, pasi u takua me homologun rus, Sergei Lavrov, të martën në Gjenevë.
Steinmeier nuk e theksoi me forcë që Rusia duhet të tërhiqet, por që ajo të bëjë më shumë për të siguruar Perëndimin për qëllimet e saj- ose përndryshe do pasojnë sanksionet kur liderët e BE të takohen të enjten.
Duket se këtu dy vendet ruajnë akoma marrëdhëniet e respektueshme mes dy kundërshtarëve të vjetër. Në të shkuarën, Merkel dhe Putin nuk kanë qenë të ngrohtë dhe të afërt me njëri- tjetrin, siç fjala bie ka qenë Merkel me Obamën kur ai vizitoi Berlinin (përpara se të zbulohej se amerikanët i përgjonin telefonin asaj). Por ky nuk është stili i saj dhe as i tij.
Të dy flasin të njëjtën gjuhë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Presidenti Putin flet shumë mirë gjermanisht, pa dyshim i ndihmuar nga puna e tij si oficer i KGB në Dresden. Dhe kancelaria Merkel ka mësuar rusisht në shkollë, në Gjermaninë Lindore (të cilën e mbikëqyrte edhe agjenti Putin).
Për Merkel, lufta në Ukrainë e bën të mendohet më shumë se ata në Uashington dhe në Londër. Vendi është vetëm 10 orë me makinë nga Berlini. Gjermania, Ukraina dhe Rusia banojnë në të njëjtin rajon të botës.
Kancelaria gjermane e ka përfshirë veten në politikën e rajonit. Ajo ka ruajtur lidhjet me krerët e shteteve, përfshi presidentin Putin, por edhe me disidentët në Rusi dhe Ukrainë. Kujtoni këtu oligarkun rus dhe kundërshtarin e Putin, Mikhail Khodorkovsky, që udhëtoi direkt për në Berlin pasi u lirua nga burgu.
Kancelarja Merkel e ka përsëritur disa herë shqetësimin për liderin e burgosur në Ukrainë, Yulia Tymoshenko (tashmë e liruar).
Merkel ka qenë e kujdesshme që të mirëpresë lirimin e saj, por jo ta mbështesë atë si një lidere e re e vendit.
Është e vërtetë që liderët rusë dhe gjermanë e vizitojnë vendin e njëri- tjetrit dhe jo gjithmonë janë të lumtur.
Kur presidenti rus shkoi në Gjermani vitin e shkuar, u përball me protestuese të zhveshura, me slogane të shkruara në gjoks.
Kur kancelaria Merkel shkoi në Shën Petersburg, presidenti Putin kundërshtoi një fjalim që të mbante ajo në një ekspozitë me vepra arti të marrë nga rusët në muzetë gjermanë në fund të luftës.
Por të dy duhet të kenë gjithmonë në mendje faktin që kanë nevojë për njëri- tjetrin ekonomikisht. Ka të paktën 100 mijë rusishtfolës në Gjermani. Kurse në Rusi operojnë të paktën 6 mijë kompani gjermane.
Gjermania merr një të katërtën e eksporteve ruse në gaz natyror, por, nga ana tjetër, kërkesat e Gjermanisë janë të larta dhe çmimet të ulëta (kështu që Rusia ka nevojë për të ardhurat më shumë se atëherë kur çmimet ishin të larta).
Nga ana tjetër, tregtia e Gjermanisë me Rusinë është ndjeshëm me fitim për gjermanët. Ata eksportojnë rreth 2.1 miliard euro më shumë mallra në Rusi se e anasjella.
Asnjë vend tjetër nuk ka përfituar më shumë se Gjermania nga rënia e Perdes së Hekurt.
Ajo ka kaluar nga një vend i ndarë në lindje të BE në një vend të bashkuar, me fqinjë vendet e ish- bllokut lindor, ekonomitë e të cilave po përmirësohen brenda BE-së.
Vendi është një fuqi qendrore mes një tufe ish- shtetesh satelite sovjetikë (përfshi Gjermaninë Lindore vetë), ku njerëzit pyesin se çfarë do të thotë një Rusi në luftë me Ukrainën për ta në Varshavë, Pragë apo në kryeqytetet baltike Vilnius, Riga dhe Talin.
Shqetësimet e tyre ndjehen edhe në atë që dikur ishte Gjermania Lindore- ku u rrit edhe Merkel.
Merkel eshte 1-sh, si nuk i ngjane keta tanet as 10%
Fjala kyçe quhet “GAS”
Sepse Gjermanet ndryshe x kombi ,apo konkretisht Shqipkareve ,
nuk gabojn ne Jete ,dy her per te njeten gje .
Sepes gjermania eshte kurve pashke me bashkimin europian shqiperia do bente leviyjen me te zgjuar nese do bashkepunonte me rusine dhe kinen
Rusia do jete per Gjermanine vetem furnizues me lende te para.Ishte kjo arsyeja qe Revolucioni komunist u ndihmua nga gjermanet.
Volumi i tregtis ndermjet Rusise dhe Gjermanise 2013 ka qene 76.5 miliard Euro,ku eksportet ruse kapin shifren 40.5 miliard Euro,kurse ato gjermane 36 miliard Euro.Per Rusine,Gjermania esht partneri 3 tregtare me i rendesishem,kurse per Gjermanine Rusia qendron ne vendin e 11,mbas Polonise.Rusia eksporton vetem lende te para,ndersa Gjermania mallra te perpunuara.40% te gazit rus e blen Gjermania dhe shum lire.
Por mbrenda ne Rusi gjermanet jan ivestuesit me te medhej me gati 6 mije firma,me shume se gjith Europa marre se bashku.Kurse Rusia nuk ka asnje aktivitet ne Gjermani.Keto firma exportojn qindra miliarda Euro ne Gjermani.Keshtu qe bilanci negativ import-eksport ne dukje i Gjermanise
me Rusine mbulohet ne forma te tjera.
Zigur Qarri,
Kisha keto gjera :
– Shume faleminderit per informacjonet dhe shifrat ekonomike te shkrimit tend.
– Eshte me se e vertete, se Rusia eksporton shume lende te para ne Gjermani dhe Gjeramania eksporton teknologji ne Rusi.
– Thacer e Anglise ka thene :
” Baza e funksjonimit te nje miqesie midis dy shteteve eshte interesi. Nuk ka miqesi te perjeteshme por interesa te perjeteshme.” Kjo eshte edhe aresyeja, qe vetem Gjermani dhe Italia jane per nje politike bisedimesh me Rusine dhe kunder sanksioneve.
– Amerika, Anglia dhe Franca nuk jane te lidhur aq ngushte ekonomikisht me Rusine si Gjeramania dhe Italia. Kjo eshte edhe aresyeja, qe keto vende tregohen agresive kundrejt Rusise.
– Kam mendimin, se Krimi do te aneksohet nga Rusia dhe ky Konflikt shume vjeçar do te qetesohet.
– Mos harrojme, se Ukraina eshte shume keq ekonomikisht dhe eshte nje shtet shume i korruptuar. BE vendosi qe per dy vjet ti japi Ukraines nje kredi prej 13miljarde Euro.
Pershendetje
Amerika,Franca dhe Anglia kan burime lendesh te para nga ish kolonite e tyre (me kontrata afatgjate mbi 100 vjeçare),Gjermania dhe Italia jo.Rusia esht nje rrugdalje per ekonomite e tyre,
megjithese shkembimet jan si ata te indigjeneve te Amerikes me kolonizatoret e pare europiane,pasqyra kundrejt floririt.
Nuk besoj se Rusia do ta aneksoi Krimene,nuk mundet dot ta mbuloje
pushtimin financiarisht.Rubla esht zhvleftesuar 20% kundrejt Dollarit.Amerika edhe per 100 vjet te tjera do ta Dominoje Boten pa problem.Amerika,Kanadaja,Zelanda e re,Australia dhe Anglia kan perafersisht 28 milion kilometra katrore dhe nje popullsi afersisht 400 milion banore,me pasuri pafund dhe nje ekonomi te fuqishme,faktore keta te disfavorshem per Rusinie.Alasken ja bleu dikur Amerika!
Ne parim jam dakort me analizen tende Zigur, vetem se ke tendencen ta nenvleftesosh shume mundesine e ruseve per ta revolucionarizuar ekonomine dhe teknologjine e tyre. Fundja jane i vetmi vend qe luan rolin e furnizuesit te ekonomive qendrore kapitaliste me lende te pare qe kane njekohesisht burime njerezore kaq te kualifikuara. Ruset jane sot populli me i shkolluar ne Evrope per fryme, ky eshte fakt. Pjetri i madh e beri nje revolucion tekniko-ekonomik ne shek. XVIII. Stalini gjithashtu arriti ta kthente ne 20 vjet Rusine nga nje vend aziatik ne nje fuqi berthamore, mos harro. Gjithe te mirat!
Thjesht bla bla, te dy e din shume mire se perse behet lufta,ketu ka vetem nje ndryshim, qe nese putini eshte zot i rusise ne kuptimin vendimarres, merkel eshte thjesht nje marionet!
@ “Mallaqies” thone Greket….Shkrim shume i Dobet…
1-Boksjeri Klicko qe Banon ne GJermani,dhe eshte Antare Parlamenti ne Ukraine,i Quante Arritje te tije Politike Takimet me MInistrin e jashtem Federal Gjerman Steinmeier, si dhe u Shiste Mbeshtetjen Gjermane Demostruesve ne Sheshin Meidan te Kievit..
2-Pra Merkel ishte ne” Lojen” Ukrainase Pjesmarrse, do ta pranoj apo jo.
3-Reagimi Plote Vendosmeri i Putinit beri Efektin e Dominos dhe ua la “Doppio Gjashten” ne Dore si Europjaneve te pa-pregatitur ashtu edhe AmerikaNEVE.
4-Shikojme Derklaratat e ministrit Gjerman Shtajmeier ne TV-te Gjermane dhe Deklaratat e tije te pa-fuqishme si”:Do te bashkpunojme me Partneret tane per zgjidhjen e krises” ect..
5-Gazeta GJermane “Bild” ne nje Shkrim-Koment per Krisen ne Ukraine
na citon se kancelarja Gjermane ka biseduar dy here me Presidentin Putin dhe i ka Marre nje” PO”…por c´faRE POJE??Gjoja se duhet gjetur nje zgjedhje Politike….!!!!!
6-Nje nga Sponsoret Gjermane ne Ukraine Boksjeri Klicko….kur trupat Ruse püushtuan Ukrainen na del me Deklarata te Buta duke thene se Nena e tije eshte Russe kurese Babai eshte Ukrainas prandaj nuk shikon mundesine e nje Lufte midis Ukraines dhe Russise…(Deklarime Femijesh)
7-Kuptohet qe Gjertmania perfiton nga Tregetia me Russine….por duket se autori i Shkrimit me “Qellim” na thote se Gjermania eshte vetem 10-te ore Large Russis, kjo le per te Kuptuar Shume sa per te tjerat jane Fjale…..lol
Anonimi dhe ziguri pa pa pa pa po ku i dini gjithe keto gjera mo qerretej mo aman, na thoni dhe ca te tjera ne budallejve qe nuk dime gje .
Europa ben pazare ..ne fund kerkon qe te futet USA te sheshoj gjithe punet ne kete bote…
E thjeshte fare: nuk ka bythe!!!
Merkeli ka aq mend sa te dije se Ruset ja kane thyer brinjet gjermanise se saj brinjet gjermanise.
Merkeli deri tani eshte treguar udheheqese e mencur,i njeh historine dhe interesat e Gjermanise e cila nuk ka perse te digjet per qejfet e te tjereve.Forca e Gjermanise qendron tek bashkepunimi ekonomik dhe jo tek konflikti ushtarak. Fashizmi ne Ukraine eshte rrezik i madh edhe per Gjermanine.
Mire do te ishte qe Gjermania te mbeshteste ShBA hapet dhe fuqishem sepse nuk do ishin sot 100 mije rusfoles ,por dhjetra milion apo te gjithe .Investimet ne boten sllave e kane levizur pozicionin e saj edhe ndaj shqiptarve. ,,shume me interes dhe ndihme kishim ne vitet 90
Ne e kemi sh nevoje ndihmen e Gjermanise dhe shpresojme edhe kur e shikojme lidhjet qe po fuqizohen per arsye te furnizimit me energji , Gjermania ka vendosur ti mbylli centrslet berthamore ,gazi natyror ka rezerva edhe 150 vjet me tepet se nafta dhe ndodhet ne rusi dhe ish republikat sovjetike .Sa me shume te vonohet integrimi une ne BE aq me teper do veshtiresohet ne te ardhmen ,,mos do biem perseri ne rrjeten ruso serbe? Pra diplomacia e Merkelit per ne eshte ne disfavor ,