FOTO LAJM/ John Kerry, mbështetje të hapur liderëve të Ukrainës

4 Mars 2014, 20:28Politika TEMA
FOTO LAJM/ John Kerry, mbështetje të hapur liderëve të

Sekretari i Shtetit, John Kerry, mbërriti në Ukrainë për të dhënë mbështetje për liderët e rinj të këtij vendi.

“Kjo është një kohë e rëndësishme për Ukrainën. Bisedime pozitive sot me Kryeministrin dhe Presidentin legjitim në detyrë në Kiev,” shkruan Kerry në Twitter.

Kerry i bëri thirrje Rusisë të tërheqë trupat nëpër kazerma dhe t’i japë fund shkallëzimit të situatës në Krime.

“Nëse Rusia nuk është e gatshme ta bëjë këtë, ne nuk kemi alternativë tjetër por ta izolojmë Rusinë politikisht, ekonomikisht dhe diplomatikisht,” tha Kerry.

Raportohet se SHBA ka ofruar 1 miliardë USD ndihmë për Kievin.

Kerry: “Jashtëzakonisht prekëse vizita në Tempullin e të Rënëve. Jemi në krah të ukrainasve për vetëvendosje”

17 komente në “FOTO LAJM/ John Kerry, mbështetje të hapur liderëve të Ukrainës”

  1. Velo partizani says:

    Mos ki merak Z. Kerry, se edhe keta hajdute dhe bandite si te tjeret do te behen. Vetem se keta do te jene hajdute pro-amerikane…

    1. deda says:

      KRRUENI ME AMERIKEN KRRUHENI ? BISHAT, TA LUMSHA!

    2. tt says:

      Keto do vjedhin edhe me teper…:)

  2. shish says:

    Bravo ! Kjo eshte e vetmja zgjidhje qe meriton Putin .

  3. mazllemi says:

    E sakte Velo nuk kam çfare ti shtoj

  4. X says:

    Tani mungon vetem ceku i bardhe.

  5. y says:

    Edhe ate do ta marrin se shpejti ,ndersa putin te pije votka dhe
    te kerceje kazacone me oligarket e tij dhe ti lere rehat kete popull te vuajtur

  6. Uji i ftohte says:

    Ky eshte fillimi i fundit te Putinit,per radhe te dyte qe e them.

  7. Korce Berat says:

    Edhe cekun do tja u japin. E di sa larg do shkoje ukraina?yhyyyy… Ajde ajde. Do ta kene zili gjithe europa sic na kane dhe ne.

  8. Vizionari says:

    Krimea iku por te pakten Ukrainasve i ngelet Kievi !

  9. Auloniat says:

    Vetëm në Shqipëri shohin ëndrra me çeqe të bardhë.
    Mos i qani hallin botës , shihni hallet tuaja .
    Pa bukë s’mbetet Ukraina apo jo ?.

  10. li1 says:

    Putini te futi ”bishtin,, nder shale dhe te futet ne strofken e tij ! Nuk behet lufte me boten dhe me ‘lakra ,, !

  11. Adi says:

    Besoj se Kerry i ka lare duart me pas takimit,se 5 anetare te Qeverise Kuislinge Ukrainase dhe Kryetari i Parlamentit jane anetare te Partise Neonaziste Svoboda….Gjithashtu dhe sulmet kunder cifuteve jane shtuar kaq shume kohet e fundit sa Kryerabini i vendit beri thirrje qe te largoheshin nga vendi se nuk e kane jeten te sigurte.

    http://boston.forward.com/articles/183232/jews-should-flee-ukraine-says-chief-ukrainia/

  12. Qetësori says:

    Mendoni nje moment, sikur ne krye te globit te ishte Rusia

  13. Ariu rus says:

    Qetësor, më mirë do të ishin gjerat…

  14. Ariu rus says:

    Po ai mprapa Kerry-t, mos është “boksieri”…???

  15. Atma says:

    Amerika eshte armiku i perbashket i te gjithe popujve. (Enver Hoxha)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje