Shumica e lejeve është dhënë gjatë kohës që PD ishte duke dorëzuar pushtetin tek qeveria e re
Ministria e Drejtësisë kallëzon penalisht 11 ish-zyrtarë të lartë të institucioneve të burgjeve.
Përmes një njoftimi për mediat, bëhet e ditur se Ministria e Drejtësisë ka konstatuar se një ndër problematikat më të mëdha me të cilat ndeshet shërbimi penitenciar shqiptar është mosrespektimi nga ana e Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, i procedurave ligjore të dhënies së lejeve të veçanta.
Si rrjedhojë e këtij shqetësimi, nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Drejtësisë, me urdhrin e Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, u ngrit grupi i punës për verifikimin e praktikave të dhënies së lejeve shpërblyese dhe të veçanta për të dënuarit dhe të paraburgosurit në të gjitha IEVP-të e vendit, për vitin 2013.
Nga analizimi i këtyre dosjeve, u konstatua se për periudhën e mësipërme janë dhënë gjithsej rreth 2500 leje shpërblyese dhe të veçanta. Nga numri total i lejeve të dhëna, të veçanta janë 404, ku 97 prej tyre janë dhënë në kundërshtim të hapur me bazën ligjore me anë të së cilës rregullohet procedura e dhënies së lejes së veçantë në I.E.V.P-të e Republikës së Shqipërisë.
Gjithashtu konstatohet që pjesa më e madhe e këtyre lejeve të dhëna në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, janë miratuar në periudhën korrik, gusht dhe shtator të vitit 2013, konkretisht rreth 800 leje shpërblyese dhe të veçanta.
Në I.E.V.P Kosovë – Lushnje janë dhënë 55 leje të veçanta, nga të cilat 9 prej tyre janë dhënë në kundërshtim me nenin 15 të Udhëzimit të Ministrit të Drejtësisë Nr.7087, datë 10.09.2009 “Për rregullimin e disa çështjeve që kanë të bëjnë me procedurën e dhënies së lejeve shpërblyese, apo të veçanta personave të burgosur”.
Gjithashtu konstatohet se për një të dënuar, gjatë kësaj periudhe, janë dhënë 7 leje (1 leje e veçantë çdo muaj) për shkak të sëmundjeve të ndryshme të familjarëve, të vërtetuara në të gjitha rastet nga raportet mjekësore të lëshuara nga të njëjtët mjek të shërbimit të ORL-së, të spitalit rajonal të Fierit.
Në I.E.V.P Peqin janë dhënë 68 leje të veçanta, nga të cilat 41 prej tyre janë dhënë në kundërshtim me pikën ‘d’ të nenit 70 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.303, datë 25.03.2009, “Për miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve”, i ndryshuar, pasi ka mospërputhje mes afatit të lejes së propozuar nga Komisioni në raportin e përbashkët të sektorit ligjor, sektorit të sigurisë dhe atij të kujdesit social, me urdhrin e dhënë nga Drejtori i këtij Institucioni.
Në I.E.V.P Rrogozhinë janë dhënë 123 leje të veçanta, nga të cilat 40 prej tyre janë dhënë në kundërshtim me pikën ‘d’ të nenit 70 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.303, datë 25.03.2009, “Për miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve”, i ndryshuar, dhe nenin 22 të Udhëzimit të Ministrit të Drejtësisë Nr.7087, datë 10.09.2009 “Për rregullimin e disa çështjeve që kanë të bëjnë me procedurën e dhënies së lejeve shpërblyese, apo të veçanta personave të burgosur”, të cilët parashikojnë se leja e veçantë miratohet nga Drejtori i I.E.V.P, vetëm pasi të ketë marrë të paktën dy mendime pozitive në favor të miratimit të saj sipas raporteve të përgatitura nga Sektori Ligjor, Sektori i Sigurisë dhe Sektori i Kujdesit Social, kusht që në të gjitha praktikat e këtyre lejeve nuk është plotësuar. Gjithashtu konstatohet se edhe në këtë I.E.V.P, gjatë kësaj periudhe, janë dhënë disa herë leje të veçanta (4 deri në 5 leje) për disa të dënuar.
Në I.E.V.P Korçë janë dhënë 3 leje të veçanta në kundërshtim me pikën ‘d’ të nenit 70 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.303, datë 25.03.2009, “Për miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve”, i ndryshuar, dhe nenin 22 të Udhëzimit të Ministrit të Drejtësisë Nr.7087, datë 10.09.2009 “Për rregullimin e disa çështjeve që kanë të bëjnë me procedurën e dhënies së lejeve shpërblyese, apo të veçanta personave të burgosur”, të cilët parashikojnë se leja e veçantë miratohet nga Drejtori i I.E.V.P, vetëm pasi të ketë marrë të paktën dy mendime pozitive në favor të miratimit të saj, sipas raporteve të përgatitura nga Sektori Ligjor, Sektori i Sigurisë dhe Sektori i Kujdesit Social. Në rastet konkrete nuk ka raport të përbashkët të këtyre tre sektorëve. Mungon gjithashtu edhe certifikata e vdekjes së familjarit të të dënuarit.
Në I.E.V.P Zahari-Krujë është dhënë 1 leje e veçantë në kundërshtim me nenin 16 të Udhëzimit të Ministrit të Drejtësisë Nr.7087, datë 10.09.2009 “Për rregullimin e disa çështjeve që kanë të bëjnë me procedurën e dhënies së lejeve shpërblyese, apo të veçanta personave të burgosur”, i cili parashikon se për lejet e veçanta që jepen në rastet e vdekjes së anëtarit të familjes, i burgosuri duhet të paraqesë tek drejtori i institucionit, ndër të tjera edhe certifikatën e vdekjes së anëtarit të familjes së të burgosurit lëshuar nga autoriteti përgjegjës shtetëror apo vërtetimin nga mjeku i zonës përkatëse ku ka ndodhur vdekja. Këto kërkesa të kësaj dispozite në këtë rast nuk janë plotësuar.
Në I.E.V.P Shënkoll-Lezhë janë dhënë 2 leje të veçanta në kundërshtim me nenet 12 dhe 13 të Udhëzimit të Ministrit të Drejtësisë Nr.7087, datë 10.09.2009 “Për rregullimin e disa çështjeve që kanë të bëjnë me procedurën e dhënies së lejeve shpërblyese, apo të veçanta personave të burgosur”, pasi në kohën e dhënies së lejeve personi i sëmurë rëndë, pjesëtar i familjes së të dënuarit, kishte kohë që kishte dalë nga spitali.
Në I.E.V.P Vaqarr është dhënë 1 leje e veçantë në kundërshtim me nenet 12 dhe 13 të Udhëzimit të Ministrit të Drejtësisë Nr.7087, datë 10.09.2009 “Për rregullimin e disa çështjeve që kanë të bëjnë me procedurën e dhënies së lejeve shpërblyese, apo të veçanta personave të burgosur”, pasi në kohën e dhënies së lejes personi i sëmurë rëndë, pjesëtar i familjes së të dënuarit, kishte kohë që kishte dalë nga spitali.
“Nga ky kontroll i kryer në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, vërehet se në të gjitha praktikat e lejeve të veçanta të dhëna në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, personat e dënuar që kanë përfituar leje të veçantë janë persona me rrezikshmëri shoqërore të lartë, pasi pothuajse në të gjitha rastet janë të dënuar për veprën penale të vrasjes (në format e ndryshme të saj). Ju informojmë se gjetjet e këtij kontrolli të kryer nga ana e SHKBB-së, i janë nënshtruar një analize ligjore të thelluar në përfundim të së cilës, u konstatua të elementëve të figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës nga ana e drejtuesve të Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale të mësipërme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë.
Ndërkohë janë identifikuar të gjithë personat përgjegjës që kanë shpërdoruar detyrën nëpërmjet dhënies së lejeve në kundërshtim me ligjin për të cilët është bërë edhe kallëzimi penal:
Në IEVP Lushnjë
*Ish-Drejtori i IEVP Kosovë, Shkëlqim Krasniqi
*ish-Përgjegjësi i Sektorit Ligjor, Eris Bregasi
*ish-Përgjegjësi i Sektorit te Shëndetësisë, Ardian Gjini
Në IEVP Rrogozhinë
*ish-Drejtori i IEVP, Rezart Tusha
*ish-mjeku, Alban Haxhi
Në IEVP Peqin
*Ish-Drejtori i IEVP, Saimir Hasalla
Në IEVP Fushë-Krujë
*ish-Drejtori i IEVP F-Krujë, Grigor Prifti
*ish-Përgjegjësi i Sektorit Ligjor, Saimir Leka
Në IEVP Korçë
*ish-Drejtori i IEVP, Koço Bello
Në IEVP Durrës
*ish-Drejtori i IEVP, Denion Shëngjergji
*ish-Përgjegjësi i Sektorit Ligjor, Dorian Oketa
Gjithashtu Ministria e Drejtësisë bën me dije se është vendosur që planifikimi i lejeve të mos jetë më njëmujor, por të bëhet njëvjeçar dhe në çdo rast leje do të njoftohet edhe Policia e Shtetit.
Po kështu në një database të veçantë do të regjistrohen të gjitha lejet e dhëna nga çdo IEVP. Ndërkohë është ngritur një sistem raportimi ditor për çdo kërkesë dhe leje të miratuar
Po futeni ne liste ate qelbesiren Gaz Dibren se i ka degjeneru njerezit nga leket kapeni plehren e plehrave.
Po pse mo vetem koco bellon ne Korce. Koco Bello nuk eshte njeri i keq. Nuk e kuptoj si mund te lesh Ilir Frasherin pa cuar per ndjekje penale. Atij pleres i iku nje i burgosur dhe e hoqen nga drejtor burgu e cuan drejtor ne sigurimet. Pse se ishte shok i bodes qe ne librazhd. Ja njerez si ky e shkateruan PD ne Korce dhe nuk ka per ta ngritur koken PD po nuk u qeruan ca plera si Frasheri.
Të burgosurit, ishin dhe janë “shokët” e punës dhe të luftës, të këtyre plehrave të PD-së. Edhe një argument më shumë që tregon se kush janë “baza” e PD-së…