Reforma Territoriale/ Çuçi në Vjenë për eksperiencën austriake

4 Mars 2014, 08:33Politika TEMA

Reforma Administrativo-Territoriale në Shqipëri dhe lufta kundër korrupsionit ishin temat e diskutuara në takimet që ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi zhvilloi me zyrtarë të lartë austriakë gjatë një vizitë pune dy ditore që zhvilloi në Vjenë.

Në takimin e zhvilluar mes ministrit Çuçi dhe deputetit Ëerner Amon (përfaqësues i landit të Stirias), u diskutua dhe u ndanë eksperiencat me të cilat ligjvënësi austriak është përballur gjatë reformës Administrative-Territoriale që po zhvillohet në landin Stiria. Ëerner Amon, njëherësh kryetar i Komisionit për Çështjet Kushtetuese dhe zëvendëskryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të parlamentit austriak, shprehu gjatë takimit përkrahjen e tij të plotë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë vizitës në Vjenë, Çuçi u takua me ministrin Federal të Austrisë, Josef Ostermayer, si dhe me zv/ Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Yury Fedotov, njëkohësisht edhe Drejtor Ekzekutiv i Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC). Gjatë takimit u bisedua për hapat pozitivë që po ndërmerr Shqipëria në luftën kundër korrupsionit, mbështetjen e vazhdueshme që UNODC-ja ka dhënë dhe do të japë si dhe u disktuan një sërë hapash konkretë të përbashkët në luftimin e këtij fenomeni. Ministri Çuçi gjithashtu vizitoi edhe Akademinë Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (IACA) me seli në Luksenburg, me synim ndërtimin e një ure të qëndrueshme bashkëpunimi midis këtij institucioni dhe Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje