Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, e cilësoi si joproduktiv takimin me Presidentin Bujar Nishani në lidhje me vendin vakant të krijuar në Gjykatën e Lartë, pas përfundimit të mandatit të një anëtari.
Ruçi çeli serinë e takimeve që Kreu i Shtetit ka nisur me kryetarët e Grupeve Parlamentare në kuadër të konsultimeve për plotësimin e vakancës së krijuar.
Në përfundim të takimit, Ruçi theksoi se fryma e diskutimit me Presidentin Nishani nuk ishte në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese përsa i takon raporteve mes Kreut të Shtetit dhe Kuvendit në lidhje me emërimet.
“Gjykata Kushtetuese është shprehur për një frymë kooperimi mes dy institucioneve, gjë që nuk po ndodh”, theksoi Ruçi. Sipas tij, në takim nuk është diskutuar për emra konkretë dhe se kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët përcaktohen në ligjin për Gjykatën e Lartë dhe nga Kushtetuta.
“Ky këshillim duhej të ishte zhvilluar qysh në momentin që u krijua vakanca dhe jo të pritej kaq gjatë, kur thuhet se njerëzit për një çështje në Gjykatën e Lartë presin 5 deri në 10 vjet. Atëherë pse duhet që për një kohë të gjatë në këtë Gjykatë të ketë 3 vende vakante? Mendoj se takime të tilla nuk janë produktive, megjithëse prezenca ime në këtë takim të thirrur nga Presidenti në emër të grupit parlamentar të PS-së tregon qartazi se ne jemi të preokupuar për të zgjidhur këtë çështje”, tha Ruçi.
Ndërkohë, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, e konsideroi takimin me Presidentin Bujar Nishani si normal dhe mëse të mjaftueshëm.
“Diskutuam mbi kriteret ligjore dhe më tej se ato ligjore që duhet të plotësojnë kandidatët. Presidenti ka një listë me emra dhe mes tyre do të përzgjedhë një”, theksoi Paloka.
I pyetur në lidhje me deklaratën e bërë nga kreu i deputetëve socialistë që e cilësoi takimin si jo produktiv dhe jo kooperues, Paloka tha se “nuk pres gjë tjetër nga Ruçi apo Edi Rama, pasi lufta e kësaj mazhorance me Presidentin tashmë është e hapur dhe është në vijim të luftës që ka nisur ndaj të gjitha institucioneve”.
“Nuk ka lidhje as me emrat as me kriteret, çdo emër që do të japë Presidenti mazhoranca do dalë kundër. Për ne takimi është i mjaftueshëm dhe në kushtet e nevojshme, ndërsa mazhoranca ka kohë që ka nisur luftën me institucionet e pavarura, ku përfshihet edhe Institucioni i Presidentit të Republikës”, theksoi Paloka.
Ndërkohë, kryetari i Grupit Parlamentar i LSI-së Petrit Vasili pas takimit me Presidentin Bujar Nishani theksoi se është e rëndësishme që mes institucioneve të ketë një kooperim dhe jo imponime, sikundër ka ndodhur edhe pak javë më parë kur Kuvendi rrëzoi dy kandidaturat e propozuara nga Kreu i Shtetit për anëtarë të Gjykatës së Lartë.
“Ishim në një takim që eci në frymën e respektimit institucional dhe kooperimit që institucionet duhet të kenë mes tyre. Ky kooperim kërkon jo një proces të njëanshëm, por kërkon që institucionet të veprojnë në mënyrë bashkëpunuese. Shumë e dobishme është të ndërtojmë një proces që hap rrugën e një kooperimi real dhe jo që institucionet ti imponohen njëra-tjetrës. Ndaj gjyqësorit ka një perceptim negativ i cili mund të minimizohet vetëm përmes një kooperimi mes institucioneve. Duhet ti largohemi formalizmave dhe imponimeve që institucionet tentojnë ti bëjnë njëra-tjetrës. Duhet të ketë kooperime dhe mendojmë se vakancat në Gjykatën e lartë janë 3 dhe duhet të plotësohen njëherazi”, theksoi Vasili në deklaratën e tij pas takimit me Kreun e Shtetit.
Deputeti i PDIU-së Tahir Muhedini, pas takimit me Presidentin Bujar Nishani në lidhje me vakancën e krijuar në Gjykatën e lartë, theksoi se emir që duhet të propozohet nga Kreu i Shtetit duhet të jetë i gjithëpranueshëm.
“E rëndësishme është të zbatohet ligjshmëria, ndërsa kandidatura e propozuar duhet të jetë e pranueshme nga të gjitha palët”, theksoi Muhedini.
Presidenti Nishani prezantoi listën e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën e Lartë ku ndër emrat e propozuar, të cilët vijnë nga radhët e gjyqësorit, janë Alaudin Malaj, Astrit Kalaja, Entela Prifti, Fatos Qato, Luan Dervishi, Sokol Ngresi. Ndërsa kandidatët që vijnë nga radhët e juristëve: Adnor Shameti, Ermir Dobjani, Genti Shala, Gjet Kola, Ilir Panda, Luan Daci, Pranvera Strakosha, Prel Martini, Rexhep Bekteshi, Sokol Sadushi dhe Shpëtime Pitaku.
Productive???????? Gazetar????? Edhe mundet!!!! Kta jan me keq se mua ne shkruajtur sikur po shkruajn whatsapp jo lajme.
po cproduktivitet pret o Gramoz me nje president te komanduar nga Berisha? ai eshte thjesht nje kukull i cili ben sic i thote i zoti. sbesoj qe ka shqiptar qe ndjehet krenar me ate palo burre.
O Raqi, mire ja ben atij komunisti te regjur….Ruci macja e zeze e Rilindies.
Shpejt e paska lajmeruar kapterri Paloken qe foli para gazetarve aq pensimist per marveshjen dhe opinionin e Z.Ruçi
O Paloqe ,A ka president na nje vend tjeter me nje dore dhe eksrtemishte partiak?
Po ky Nishanlliu jot ke perfaqeson se eshte zgjedhur nga kremineli sali dhe jo nga nje mazorance parlamentare e vertete.
O Paoqe ,A ka te drejte qe parlamenti aktuale me fuqine ligjore qe ka dhe votat prezent a nuk e çon per pak ore kete president ne casalinga me gjithe karrocen qe ka.
O Paloqe po si nuk te vjen turp kur del dhe flete para popullit per bemat e presidentit kur atij te parit qe juve e zgjuadhet i thate “horr bulevardi” dhe tani ky i ziu ka frike se po te beje diçka ne baze te kushtetutes juve pale se çfar nofke do ti vini.
Do te vije edhe ty fundi por per nje gje do me vije shume keq:
Do me vije keq kur te tjeret te tregojne me gishte se ja ai eshte Edi Paloqa qe dikur veç se derdelliste asgje nuk bente turp.
Nuk paska deshire Nishani te bashkepunoj, do e kete nje shkak
Kete Nishanin dp e kene urdheruar ata qe e vendosen per te mos bashkepunuar per te krijuar situata problematike me mazhorancen
O PALOQE !
VERTET PRESIDENTI ESHTE INSTITUCION I PAVARUR APO PO TALL LOQET.
PO IK ORE BAJGE SE NUK TE BESON NJERI. PALE KUR THUA INSTITUCIONE TE PAVARURA, SHISH, PROKURORIA, KLD. JENI TE GJITHE BAJGA DHE HISTORIA DO JU MBULOJE ME MUT, PER TE MOS U NDJERE ME.
IK O Paloka ik= dole e fole e dhe urdher te respektojme e te ndegjojme e te duam presidentin pra i dole ne mbrotje …..
Alaudin Malaj kreu i gjykates se apelit eshte koke e kembe i kapur nga PD dhe miku me i mire i hajdutit Ed Halimi…Keshtu qe te jeni te sigurte qe PD per kete faqezi do insistoje.!!
Alaudin Malaj???!!!
Kryebatakciu i gjykates se Vlores e me pas i apelit te Tiranes!!!
Meqe i ka shkuar muti gjer ne brez Gjykates se Larte me Artan Brozin, coni edhe Aludinin ta mbuloje fareeeeee.