Amnistia/ Ligjet diskutojne p/ligjin e Qeverisë. Kategoritë që përfitojnë. Drafti i plotë

4 Mars 2014, 13:32Politika TEMA

Komisioni parlamentar i Ligjeve debaton mbi draftin e Qeverisē nē lidhje me amnistinē ku nuk munguan diskutimet politike dhe teknike mes palēve. E ndērsa ministri i Drejtēsisē Nasip Naço paraqiti draftin qē parashikon rastet e pērfitimit tē amnistisē pēr personat qē vuajnē dēnimin me burg, deputetēt qoftē nē mazhorancē ashtu edhe nē opozitē paraqitēn vērejtjet e tyre. Ministri i Drejtēsisē Nasip Naço theksoi se dënimi penal duhet të jetë reagimi i fundit shtetëror ndaj sjelljeve të individëve, të përcaktuara si devijime social-ligjore. Nē kētē kuadēr, Naço tha se nēse nē diktaturē problemi zgjidhej duke futur individin nē burg, nē demokraci futja e një njeriu në burg, është problemi që duhet të zgjidhur. Sipas tij, zbatimi i politikës “që burgimi të përdoret si mjet i fundit” është i lidhur ngushtësish me zhvillimin e politikave të tjera ku dënimet alternative  vlerësohen si një opsion i suksesshëm”.

Vērejtjet

Deputetët, anētarē të Komisionit tē Ligjeve kērkuan nga ministri i Drejtēsisē pikē sē pari qē amnistia tē garantojē rendin dhe sigurinē. Nē kētē kuadēr, nisur edhe nga situata e krimeve me tritol, deputeti socialist Pandeli Majko propozoi qē porositēsit e ngjarjeve tē tilla nuk duhet tē pērfitojnē nga amnistia. “Sot kemi njē situatē tē tillē ku kēto krimet me tritol janē nē qendēr tē vēmendjes, ndaj nē nenin 4 tē p/ligjit pērfshini qē edhe porositēsit e tritolit tē mos pērfitojnē nga amnistia, pasi do tē jemi nē njē situatē tē tillē qē killerat qēndrojnē nē burg dhe porositēsit dalin jashtē. Na vjen apo jo mirē, kēto situata kanē krijuar idenē se edhe kjo ēshtē njē punē”, theksoi Majko. Ndērkohē, deputetja Vasilika Hysi, kërkoi që nga amnistia të përjashtohen të dënuarit për fyerjet raciste si dhe t’i jepet prioritet grave të dënuara dhe që ndodhen në kushte të vështira, në një kohë që janë braktisur dhe nga famijarët. “Duhen hequr nga amnistia të dënuarit për fyerje raciste dhe duhet t’i jepet përparësi grave të burgosura që janë në kushte të vështira”, tha Hysi, duke ngritur pyetjen “Pse përjashtohen nga aministia të burgosurit që ndodhen në spitalin e burgut në gjëndje të rëndë, pa shërim”? Deputeti Nard Ndoka kērkoi qē e drejta e amnistisē ti rikthehet Presidentit tē Republikēs, duke e cilēsuar tē gabuar vendimmarrjen e ish-mazhorancēs sē drejtuar nga Partia Demokratike. Ndērkohē deputeti Oerd Bylykbashi ka vēnē theksin nē kujdesin qē duhet treguar nē miratimin e njē drafti tē tillē. “Duhet tē tregojmē njē pērgjegjshmēri tē lartē, pasi nga ky ligj nuk duhet tē preket rendi dhe siguria e vendit”, tha Bylykbashi. Sipas ndërhyrjet në ligjin për amnistinë duhet të jetë të studiuara mirë. Deputeti Arben Ristani në anën tjetër ngriti shqetësimin në lidhje me kategoritë e të dënuarve që përfitojnë nga shërbimi i provës. Ndërkohë në lidhje me shqetësimin e ngritur nga deputeti Majko, ministri Naço theksoi se qeveria dhe mazhoranca janë të gatshme të sjellin cdo masë për miratim në Kuvend që garanton rendin dhe sigurinë. Naço i ka kërkuar opozitës që mos përdorë situate të tilla politikisht dhe mos fshihet pas situatave të tilla.

Cfarē parashikon amnistia

Synimi për një reformë në raport me dënimin penal, e orientuar drejt një drejtësie korrigjuese dhe restauruese shoqërore, është qëllimi i projektligjit “Për dhënie amnistie”, i iniciuar nga qeveria shqiptare, dhe i paraqitur së fundi për shqyrtim në parlament.

Sipas relacionit shpjegues të draftit, përzgjedhja e kategorive të personave që përfitojnë amnisti është bërë duke u bazuar në këto kritere: lloji dhe masa e dënimit; koha e mbetur e dënimit; mosha aktuale e personit të dënuar; mosha e personit të dënuar në kohën e kryerjes së veprës penale. Në të gjitha rastet në thelb mbetet rrezikshmëria e ulët e personit apo veprës penale.

Sipas projektligjit të propozuar nga ministria e Drejtësisë, kategoritë përfituese nga kjo amnisti janë si më poshtë:

a) personat e dënuar me burgim deri në 3 vjet, personat e dënuar me kusht, me gjobë apo me një nga alternativat e dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30 nëntor 2013, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;

b) personat e dënuar, ndaj të cilëve gjykata, me vendim të formës së prerë, ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;

c) personat e dënuar me gjobë, për pjesën e pashlyer të saj, pavarësisht nga masa e gjobës, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;

ç) personat e dënuar me burgim, të cilëve, më datën 30 nëntor 2013, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;

d) të dënuarat femra, që në datën 30 nëntor 2013, janë baras ose mbi moshën 55 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;

dh) të dënuarit meshkuj, që në datën 30 nëntor 2013, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;

e) të dënuarit me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre, që janë dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81, 101, 139, 140 e 141 të Kodit Penal.

Kategoritē qē nuk pērfitojnē

Neni 4 i pr/ligjit parashikon shprehimisht: “kriteri ndalues për përfitimin e amnistisë”, që do të thotë një garanci e shtuar për mbrojtjen e interesit publik dhe nuk vë në rrezik sigurinë dhe rendin publik. Veprat penale të parashikuara në nenin 4, të projektligjit, janë vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe, për këtë qëllim, këta persona përjashtohen tërësisht nga përfitimi i amnistisë. Konkretisht, neni 4 parashikon se nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar për:

krime kundër njerëzimit, të parashikuara në nenet 73, 74 e 75 të Kodit Penal;

krime kundër jetës, të kryera me dashje, të parashikuara në nenet 76 , 77, 78, 78/a,  dhe 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81 të Kodit Penal dhe vrasje e mbetur në tentativë, si dhe në nenin 77 të Kodit Penal Ushtarak;

vepra penale, të kryera me dashje, kundër shëndetit, të parashikuara në nenet 86, 87, paragrafi i dytë i nenit 88, dhe 89/a të Kodit Penal;

krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 102, 102/a, 103, 104, 106, 107/a,108 e 108/a të Kodit Penal;

vepra penale kundër lirisë së personit, të parashikuara në nenet 109, paragrafi i dytë dhe i tretë i nenit 109/b, 109/c, paragrafi i dytë, i nenit 110, 110/a, 110/b, 110/c dhe 111 të Kodit Penal;

vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, të parashikuara në nenet 114, në paragrafin e dytë dhe në paragrafin e tretë të nenit 117 të Kodit Penal;

vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 124, paragrafin e tretë të nenit 124/b, nenet 128/a, 128/b e 130/a të Kodit Penal;

vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, të parashikuara në nenet 135, 136, paragrafi i dytë i nenit 137/a, paragrafi i dytë i nenit 138, 138/a, 139, 140, 141, paragrafi i dytë i nenit 141/a, paragrafi i dytë i nenit 143, 143/a, 144/a, paragrafi i tretë i nenit 152, 175, në paragrafin e dytë dhe në  paragrafin e tretë të nenit 180 të Kodit Penal, si dhe në paragrafin e dytë dhe të tretë, të nenit 59 të Kodit Penal Ushtarak, e në nenin 186 të Kodit Penal;

vepra penale kundër mjedisit, të parashikuara në nenin 206/b të Kodit Penal;

krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, të parashikuara në nenet 208, 209, 210, 211, 212, 213, 214, 215, 216, 217, 218, 219, 220, 221, 222, 223, 224 e 225 të Kodit Penal;

krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera, të parashikuara në nenet 226 e 228 të Kodit Penal;

vepra me qëllime terroriste, të parashikuara në nenet 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç, 230/d, 231, 232, 232/a, e 232/b, 233, 234, 234/a e 234/b të Kodit Penal;

krime kundër autoritetit të shtetit, të parashikuara në nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 248, 250, 258, 259, 259/a, 260, 265, 266, 270, paragrafi i parë dhe i katërt i nenit 278, 278/a, paragrafi i dytë i nenit 279, paragrafi i dytë i nenit 282, 282/a, 283, 283/a, 283/b, 284, 284/a, 284/c, 284/ç, 286, 287, 287/a, 288, paragrafi i dytë i nenit 289, 290, si dhe paragrafët e dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të nenit 298 të Kodit Penal dhe në nenin 70 të Kodit Penal Ushtarak;

vepra penale kundër drejtësisë, të parashikuara në nenet 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh e 319/e të Kodit Penal;

vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, të parashikuara në nenet 325, 326, 326/a, 327, 327/a, 328, 328/a, 329, 330, 330/a, 331 dhe 332 të Kodit Penal;

vepra penale të kryera nga banda të armatosura dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar, që i janë shmangur ekzekutimit të dënimit të dhënë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje