Shqiptarët në Ukrainë, pa mbështetjen e askujt

4 Mars 2014, 20:42Politika TEMA

Ismet Zaatov, zëvendës-ministri i Kulturës i Republikës Autonome të Krimesë në Ukrainë, për herë të parë ka dhënë detaje mbi gjendjen e shqiptarëve që jetojnë në Ukrainë dhe humbjen e identitetit të tyre.

Në intervistën për agjencinë e lajmeve INA, Zaatov thotë se në krahinën e Krimesë ka shqiptarë në qytetin Gurzuf, një nga qendrat dhe qytetet më të bukura në ish-republikat sovjetike.

“Mbi 90 përqind e popullsisë së Gurzufit ka qenë më parë shqiptare, e pranishme nga shekujt 16 deri 18, por më pas është zhdukur gradualisht, por ka raste të rralla ku është kultivuar dhe ruajtur gjuha dhe tradita shqiptare”, thotë ai.

“Një udhërrëfyes francez, Markiz Delin, në memoaret e tij për Krimenë në shekullin 18, ka qëndruar në Gurzuf dhe ka pasur takime me popullsinë lokale, për shkak se ai nuk ka kuptuar gjuhën tatare dhe ka njohur gjuhën italiane, dhe në këtë mënyrë është mirëkuptuar me banorët shqiptarë të këtij rajoni. Ata kanë shpjeguar se janë shqiptarë myslimanë dhe se stërgjyshërit e tyre kanë qenë aty. Fizionomia e tyre ka qenë ndryshe nga ajo e tatarëve. Ata sot janë të asimiluar, por hetohen nga gjeneza dhe fizionomia e tyre. Gurzuf ishte vend pushimim për krerët ish-sovjetikë, por edhe një qendër dhe kamp për fëmijët nga mbarë Rusia e asaj kohe”, tha Zaatov.

Ai pranon se shqiptarët jetojnë edhe në zona të tjera të Ukrainës.

“Në Ukrainë shqiptarët janë në rajonet e Odesës, Kirovo Gradit, dhe Zaparuzhjes. Për ta nuk po bëhet asgjë dhe nuk po tregohet ndonjë kujdes i veçantë. Sipas të dhënave që kemi ne si institucione, por që akoma janë jozyrtare, në Ukrainë jetojnë rreth 50 mijë shqiptarë, të shpërndarë në rajone të ndryshme, por një pjesë e madhe duke shkuar drejt asimilimit, për shkak të martesave dhe lidhjeve të përziera, si shkak i fesë ortodokse”, tha Zaatov.

Sipas tij, shqiptarët në Ukrainë nuk kanë ndonjë përkujdesje institucionale dhe janë të organizuar sipas mënyrës së tyre.

“Nëse nuk ka përkujdesje, ata dita ditës po asimilohen, për shkak se nuk i kushtohet vëmendja apo kujdesi nga shtetet e tyre amë siç është Shqipëria apo pse jo edhe Kosova. Shqiptarët sot në Ukrainë i takojnë besimit ortodoks dhe traditat e tyre i ruajnë dhe i kultivojnë në mënyrë private dhe pa ndonjë mbështetje institucionale”, tha Zatov./INA/

29 komente në “Shqiptarët në Ukrainë, pa mbështetjen e askujt”

  1. Pelasgian says:

    e kush do te perkujdeset ??? ” paloshteti shqiperi” ???? kta spo perkujdesen per shqiptaret e shqiperise e le mo per shqiptaret e ukraines , prandaj jemi shpernda si zogjte e kukumjackes se skemi shtet .

    Ju uroj atye shqiptarve te gjithe te mirat , madje kam pare edhe disa dokumentare per ta . Largojuni perfundimisht te qenit ” shqipkar ” ashtu sic kan bo shqiptaret ortodoks te maqedonise , greqise , serbise .

    Flitet shume per kta shqiptar , nuk flitet asnjeher per miliona shqiptart e turqise qe skan as te drejten me elementare te drejtave te njeriut .
    GJUHEN AMTARE !

    Ka vdek Arbnia me kohe , qysh kur vdiq Mbreti Kastriot |

    1. Drago says:

      Ndyresire greke. Koha eshte e zagareve, por atdheu eshte I shqiptareve.

  2. shish says:

    Shqiperia dhe Kosova eshte deri ne fyt me probleme ,por gjithesesi
    Rama &Meta &Thaci. do ta kene parasysh kete veretje .

    1. TIFOZI says:

      Me vjen keq, nje nga premtimet e Edi Rames eshte te bente nje politike te jashtme aktive.Mungesa e deklaratave te Kryeministrit tone per qendrimin e Qeverise Shqiptare ne lidhje me nderhyrjen e Rusise ne Ukraine eshte shume diletante dhe oportuniste.Qendrimi yne si shtet eshte 1 I vetem PRO forcave europiane dhe Amerikes.

      Qeveria duhet te jete me aktive, funksionimi I saj eshte jetik per ne Shqiptaret brenda dhe jashte Shqiperise.Shkundu Rama mos fli, te zuri gjumi….me kete opozite te mbaruar….

  3. raimondi Vlonjati says:

    I kam pare ne nje video ne ju tube , shqiptaret e Ukraines.

    Ata ishin te shumte ne numer, dhe shume pariote , dhe i ruanin me fanatizem traditat e tyre shqiptare
    , por ne nuk kemi politkane patriote qe te kujdesen per shqiptaret qe jne ne kushte asimilimi,

    Shqiptaret e Ukraines kishin edhe intelektuale shume inteligjente ne Ukraine….

    Eshte mire qe Akademia jone te dergoje studjues ne ato zona, sepse njef traditen tone te 300 vjeteve me pare, dhe gjen edhe shprehje gjuhesore te shqipes te haruara….

  4. gomisti says:

    Rrofsh ismet. Edhe ti nga emri ortodoks me ngjan. Besoj se kete info e dhe ne gjuhen krimece

    1. Pelasgian says:

      hahahahhahahaha . Ska rendesi …e rendesishme eshte qe ky po flet nje te vertet te hidhur por nuk ja ka idene se cdo te thote te jesh nje ” paloshtet ” si Shqiperia . Ktu nuk po pyesin per popullin qe jeton brenda kufijve e le mo shqiptaret e ukraines .

      Kush pyeti per Arvanitasit ? Kush pyeti per Shqiptaret Ortodokse te Maqedonise qe sot jan bere sllavomaqedon ? Kush pyeti per Shqiptaret mysliman ne turqi qe s’kishin dhe s’kan te drejten me elementare , te drejten e gjuhes amtare ? Shqiptaret e Maqedonise bejne mire qe ti largohen te ” qenit shqiptar ” , jan si jetima , me mire te asimilohen .

  5. Scandal says:

    Sa leht asimilohen Shqiptaret Ortodoks dhe Musliman o zot shume fetare e pak kombetare

  6. Pelasgian says:

    shqiptaret e Ukraines desha te shkroja .

  7. natalia says:

    Me kete rast desha te nenvizoj dhe nje gje qe me ka bere shume pershtypje se si ish zv ministrja jone e jashtme ne nje analize ne tv ora news per problemin e ukraines ishte shume e shqetesuar per fatin e tartareve ne Krime cka la te kuptoj se kjo zonje u pozicionua hapur madje me shume se vete Turqit Pro pakicave turke ne Krime ne nje kohe kur nuk reagoi fare ne mbrojte te shqiptareve disa vite me pare ne nje samit ne Beograd ,megjithese ishte ne cilesine e perfaqesueses se Shqiperise.Kjo ministri ka qene dhe vazhdon te jete strehe e njerezve te pushtetareve si ne qeverite e djathta,ashtu edhe te majta duke e demtuar jashte mase imazhin e kombit.

  8. qytetari says:

    Po ne qe jemi ketu kush po na perkrah?As qe do tja dije njeri !
    Jemi bere ujq per njeri tjetrin!

  9. Vizionari says:

    Qeveritaret tane s’po tregojne kujdes per Shqiptaret ne Shqiperi e Kosove dhe rajon jo me per Shqiptaret e tjere neper bote .

    Me te rendesishem jane minoritaret Serbe se Shqiptaret ne Kosove psh , po ashtu me te rendesishem jane minoritaret Greke se Shqiptaret ne Shqiperi .

    Shqiptareve neper bote (emigrante te rinj dhe emigrante te vjeter) ju ngelet te kujdesen vete per veten e tyre ne menyre e mos te asimilohen ne vendet ku jetojne , kjo per fat te keq ne shume vende eshte thuajse e pamundur .

  10. Uji i ftohte says:

    I kam derguar mesazh kryeministrit Rama edhe per arbereshet edhe per shqiptaret e Ukraines.Z.Kryeminister,e keni shansin dhe obligimin historik te vendosni kontaktin me shqiptaret e Ukraines,ftoni nje delegacin te shqiptareve te Ukraines ne Tirane,kjo vlen edhe per arbereshet,por shqiptaret e Ukraines duhet urgjent te ftohen,nje apel i kryeministrit do te mobilizonte te gjithe shqiptaret per ndihme qofte finanicare,ekonomike,abetare,…Presim te beni hapin historik z.Rama,edhe pse per nga feja jam mysliman me padurim pres te kontaktoj me gjakun tim qe shekuj me radhe digjet per memedheun e vet.

  11. SHKUPI says:

    Atje tataret jane banoret e vetem autokton,qe jane te persekutuar sidomos nga Stalini.E sa per shqiptaret qe jane te ardhur atje as qe ka ditur kush derisa nje gazetar i RT Maqedonise qe tani disa vite eshte i ndjere beri hulumtime dhe emision te filmuar per shqiptaret atje,dhe doli se ishte e vertete kurse ne Shqiperi nuk dij se kishte folur fare per kete fakt e lere me te ndihmohen.Mes tjerash ne ate materijali te filmuar ata spjegonin ardhjen e tyre atje,traditat,dhe kerkoninndihme ne libra e literature ne gjuhen shqipe.

  12. Mallakastrioti says:

    @@Eshte per te Ardhur keq se Shqipetaret qe banojne ne Odessa ne Ukraine i njohin jo per Shqipetare por per Greke.
    Madje nje Rruge Kryesore ne Qytetin Port Odessa e Quajne :Arnaut..jo me shume se dy-Jave kete ma Theksoj nje Ukranez qe rastesisht takohemi ne nje Shtet Perendimor..me pak fjale i shpjegova se behet Fjale per Shqipetare dhe jo Greke…lol

  13. agostin says:

    Qeveritaret tane te te gjithe spekterve,nuk i intereson fare ky lajm kjo thirrje . Te vinte era para,e sigurt qe ishin te paret,po qe thirrje per ndihme ,as mos ta presi kush kete ndihme se nuk do te arrije kurre.

  14. ylli says:

    A ka atje furistrata e Jeepa e naj katund me hashash a kanabis??? Ndryshe mos na lajmroni per ksi gjana koti se svim dot, Ndor tZotit!

  15. oni says:

    Shteti shqipetar jo se thjesht nuk mundet, por eshte i pa afte te perkujdeset per Presheven e shqipetaret e Malit te Zi dhe jo me per komunitetet te tjera sikurse jane Arbereshet ne Itali, Arvanitasit ne Greqi, Arbanaset ne Ukraine,Kroaci e ata ne Bullgari qe me siguri shteti shqipetar nuk i njef dhe nuk e ka idene se ekzistojne. Normale nga ta dine kur ministrat dhe zyrtaret e larte te shtetit nuk e njofin mire historine e popollit te tyre.Por kur nuk dine dhe sjane te afte te pakten te mesojn nga shtete fqinje si Maqedonia dhe Bullgaria, te cilat perkujdesen ne menyre konkrete per komunitetet e tyre ne shqiperi dhe kudo ndodhen.

  16. Auloniat says:

    Turqit janë një nga fiset tataro-mongole. Quhen
    tataro-mongolë , sepse kanë tipare mongoloide.

  17. FANTOM-16 says:

    Milazimi&Shefqeti & Memel KRASNIQI& GOLD AG kishin per te pohua se shqiptaret ne Turqi i kan te gjtha te drejtat. Jane te fese muslimane sikurese 95% te shtetit te Kosoves. Islamizmi eshte elementi kryesor i kombit. Ortodoksdet e Rusise dhe Ukraines i asimiluan shqiptaret ne menyre me mizore. Kan martesa te perbashketa.
    Udheheqesit e Kosoves se bashku me Berishen nuk e celen gojen per shqiptaret e Ulqinit, Plaves e Gusise e Malesise. E per tre malazez duhet te bejne 50 amandmente kushtetuese.
    Per Malesine eshte e kuptueshme sepse ata jane katalik plus fane.

  18. turi says:

    Aaa qeverite tona,ne marim ne tel abasaden ta ngre tel pas 3 ditesh,jo me ata te shkretet qe kan qen qe ne kohen e feshellimes. Shtet ka pate shqiperia vetem ne kohen e babait te madhe. Te gjigandit te madhe ai qe burre keta jan legena te tere keta kapitalistat e qelbur

  19. valter says:

    ah mor Ismet po ku kemi shtet ne, ne jemi katandisur si gabel, dhe ne çdo moment kerkojme te zhdukemi nga ai vend i bukur por po aq edhe i mallkuar, kjo per faktin qe ne sjemi me popull, por jemi perçare ne myslyman, ortodoks, e ku di une çfare dhe jemi kthyer ne kafshe! Shikoni punoni dhe mos u merrni se kush do jet padroni juaj i radhes (si rusia si perndimi njelloj jane (njeri kanceri e tjetri sida, ne te dyja rastet vdekje do keni).

  20. Uji i ftohte says:

    Ju lutem Tema publikoni komentin e meparshem,me respekt.

  21. Ariu rus says:

    Ai “udhërrëfyesi” francez, ka njohur gjuhën italiane dhe “është marrë vesh” me shqiptarët (??!!). Vërtet këtë gjë, nuk e kuptoj…Po di njeri, të më sqarojë…

  22. Uji i ftohte says:

    Ju lutem Tema publikoni komentin qe kam derguar mbreme ne ora 9:59,me respekt.

  23. Uji i ftohte says:

    Pse nuk e publikoni komentin e mbremshem te ores 9:59 min.,nuk kishte as ofendim,as sharje,…?

  24. Uji i ftohte says:

    Nese nuk e publikoni komentin tim te mbremshem te ores 9:59 min.do shqyrtoj mundesine per nderprerje te kontakteve me gazeten tuaj per te cilen vazhdimisht kam pasur respekt te madh.

  25. OPINION. says:

    ktu diqka nuk po TINGELLON DREJT dhe SAKT.

    .po si eshte e mundur te jene SHQIPTAR MYSLIMAN ne shekulllin e 16 deri 18 te,ku ne shekullin e 16 -18te ska pas SHQIPTAR MYSLIMAN ase ne SHQIPERIN e MADHE te atehershme dhe 98% kane qene te besimit KATOLIK 2% te besimit ORTODOKS vetem ne JUGE te SHQIPERIS e imponuar nga pushtimi BULLGAR ne vitin 1000 e pastaje edhe GREQIA me politikat e saje vazhdoje ti GREKO-ORTODOKSOJE shqiptaret e jugut te shqiperis.

    .kurse feja islame eshte imponuar e instaluar mjeshtrisht dinakrisht vetem ne fund te vitetin 1800 fillim te viti 1900 te nje pakice shqiptare ku kryesisht kane qene FEMIJE JETIMA pa ditur se qka eshte FEJA dhe qka eshte KOMBI e pastaje ne vitin 1900 vazhduan asimilimet ne FEN MYSLIMANE dhe ne TURQ,pra ai qe ka pranuar fen myslimane ka pranuar edhe KOMBESIN TURKE,madje jane TALLUR e PERQESHUR me SHQIPTAR duke i quajtur ARRNAUTA,ose si fjale nenqmuese a shiqoni arrnautat po sikur ne tani kur themi shiqoni SERBET apo MAGJUPET deri ne ate NIVEL kane nenqmuar KOMBIN SHQIPTAR.

    .ktu kugju nuk perputhet me REALITETIN e HISTORIN.
    .se pari askund nuk thuhet se pse shkuan e emigruan SHQIPTARET ne UKRAHIN = X,apo ka qene edhe UKRAINA ILIRI…. = X.

    .apo i degoje TURQIJA ne luftra kunder RUSIS duke i rrejtur e mashtruar se ju jeni MYSLIMAN ,a familjet e tyre ne SHQIPERI KATOLIKE.kjo nuk PERPUTHET KURFARE HIQ.

    .DEFINIMI se kta SHQIPTAR jane derguar si FEMIJE te GRABITUR nga OSMANET dhe i kane quar ne LUFTRA kunder RUSIS.
    .

  26. SHQIPO, EUROPIAN says:

    Shqiptaret si komb megjithese perbejne perqindjen me te madhe ne emigracion dhe diaspore ne krahasim me çdo komb tjeter te Europes, fatkeqesisht jane i vetmi komb i Europes qe kane mbetur krejtesisht jetim/bonjak nga politika zyrtare shqiptare pushtetare Blu & Mavi

    Koalicioni i majte dhe Koalicioni i djathte ne Shqiperi praktikisht nuk bejne asgje per emigrantet shqiptar, vetem i permendin rralle ne prag te fushatave elektorale.

    Koalicioni i majte dhe Koalicioni i djathte ne Shqiperi praktikisht nuk bejne asgje per diasporen shqiptare, vetem e permendin shume rralle ne prag te festes kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje