Mima: Të ardhurat nga tatimet dhe doganat, 300 milionë dollarë më pak

5 Mars 2014, 10:12Politika TEMA

Partia Demokratike i cilëson si imagjinare sukseset e Qeverisë në realizimin e të ardhurave në tatime dhe dogana për dy muajt e parë të vitit 2014.

Në një konferencë për mediat, deputeti Florion Mima thekson se nga rritja e taksave dhe e akcizave nga tatimet dhe doganat duhej të ishin mbledhur 30 milionë dollarë më shumë.

“Për dy ditë rresht shqiptarët kanë ndjekur paradën e ”sukseseve spektakolare” në mbledhjen e të hyrave publike. Në dy muajt e parë të vitit, janë mbledhur rreth 45 miliardë lekë të ardhura tatimore nga 335 miliardë që janë planifikuar për t’u mbledhur gjithsej për vitin 2014. Me këtë ritëm të “suksesshëm”, mosrealizimi vjetor, në skenarin më optimist, do të jetë i rangut  minus 30 deri minus 40 miliardë lekë, ose minus 300 milionë deri minus 400 milionë dollarë”, theksoi Mima.

Sipas tij, në dy muajt e parë të vitit 2014, vetëm nga rritja e akcizës, taksës së qarkullimit, tatimit mbi të ardhurat personale, tatimit mbi fitimin, tatimit të pasurisë dhe kontributit të sigurimeve shëndetësore do të duhej të vinin në buxhet si të ardhura shtesë 2 miliardë lekë çdo muaj, ose 4 miliardë për dymujorin e parë, ndërkohë që janë arkëtuar vetëm 1 miliard lekë.

“Qeveria duhet të shpjegojë se ku kanë shkuar këto 3 miliardë lekë ose rreth 30 milionë dollarë që mungojnë e të cilat duhet të vinin vetëm si rezultat i rritjes së taksave”, tha ai.

Duke komentuar edhe marrëveshjen e arritur mes FMN-së dhe Qeverisë shqiptare, ligjvënësi demokrat tha se “Partia Demokratike deklaron se ajo nuk do të heshtë kur pjesëtarë të kabinetit qeveritar tallen e gënjejnë popullin  se gjoja borxhi i ri që po marrim nga FMN-ja ka vetëm një qëllim: uljen e borxhit të vendit. Këto përralla le t’ia tregojnë “Rilindasi-rilindasit”, popullit t’i gjejnë punë, sikurse i premtuan”. 

17 komente në “Mima: Të ardhurat nga tatimet dhe doganat, 300 milionë dollarë më pak”

  1. dada says:

    Me vjen keq qe ke qene edehzv minsiter.

    ttaim mbi fitimi prej 15% e jep efekte mbas prill 2014, pasi katermujori i pare paguehet si ne 2013.

    1. titi says:

      e mo florjon vetem ty ste prisja ushtar me me keta te meruarit

      1. ora says:

        boooh flori…nejse vella

  2. fshatari says:

    E mor i biri i Prokopit qe turperove Babane atje lart ne Qiell
    Me mire te kishte bere nje bajge se te beri ty.Mashtrues

  3. loni says:

    po ju te pd vetem vrrer ncirrni nga goja,edhe sikur tju ncjerri qeveria miliarda leke kash perpara syve ju prap do ta gjeni jystifikimin,qe keto leke jan fallco,ju jeni me te vertete per nje dore te forte sic ishte enveri me gjygje popullore,brenda dites per varje dhe kishte mbaruar kjo pune me ju njerez te degjenerum,nuk thoni kur do beni ndonje infestim nqs po mblithni leke,por thoni qe kan rene brenda,sa kenaqesi keni mor legena vetem qe vetem te shkaterrohet venditani o genjen qeveria ose genjeni ju te pd.

  4. e verteta says:

    O Mime shko e kerkoja diferencen Sales dhe Lulit se i kane marre te rruga e kombit, se nuk di gjo ti, po shko e futi nje dopio qe te regullohesh pak

  5. portosi says:

    Ik ore plehrë e shiko shëndetin se ju s’keni gojë me folë për nja dhjetë vjet, aq kobe i keni shkaktuar këtij vendi.Askush s’ju beson se gënjeshtrën dhe mashtrimin e keni në palcë.

  6. titi says:

    nje bilion mime nje bilion me pak,ik o burre se na felliqe. kush eshte ai qe mashtro me arketimet me.fmn verdall ? si leverdis njeriu. po nejse gezohu se me shume.investime.jane

    1. ari says:

      Titi dhe zylif-kokepalare keni zgjedhur sepse jeni zvarranik.ju bleu me 5 mije lek tash do hani koqe po mbeten se po ju prishe tritoli.a bare do te thithni ju ,tek enveri e hanit barin tash po e thithni.po llullat ku i moret i keni tuajat APO te stalinit.po ku te lene tatime hajnat o kokepalare ter hajnat i keni vure qe nga meta deri te doshi abazi jane ose hajne ose vrases ose te droguar si rama.

  7. zylyf says:

    O zoti Mima po pse nuk e thua qofte edhe nje fjale per te gjithe kata te arrestuar e ne gjendje te lire si eshte puna ,kush i ka lejuar te vepronin ashtu apo kish per te gjithe ne kohen tuaj edhe pe te vjedhur edhe per popullin!!!???
    “Shqiperia ne proteste” eshte nje OSHILACION ne mendjen e lidereve tuaj HISTORIKE dhe te delitarizmit te pasardhesve te tyre,prandaj hiqeni e mos u beni qesharake ne sy te popullit.
    JU jeni zogj inkubatori te lindur ne epruvete ,(SI bij qytetaresh )qe ju terheq per hunde nje fshatar i shkolluar por me mentalitet mesjetar.
    Si intelektuale jeni bere pe te te ardhur keq!
    Daullja juaj eshte e care e mos i bini kot.

  8. mesapliku says:

    Po kush ju beson juve me o injorant. Ju e thelluat gropen e buxhetit. dhe tani beni llogje. Krahesoje arritjet me planin dhe me muajet e vitit te kaluar.

  9. enofieraku says:

    Po zoteri :jeni shum i sakte , mungojne 300 miljon $ , por kjo shume mungon ne xhepat tuaj , se vetem per xhapat tuaj mendonit ju , der dje, ju kanibal politikane , ju kusare .

  10. Noli says:

    A mor burr koti dole edhe ti.ben arithmetike politike dhe ne zanat tregon injorance. Turp.

  11. mani says:

    PD: “Shqiptare tarallake, dil ne protest per te rrezuar hajdutet e kuq e te vijme ne ne pushtet, hajdutet blu.” Pushtetaret/politikanet shiptare = hajdute, jane ajo shtrese e pupullsise me inteligjense te kufizuar krijimtareier per te siguruar jetesen me pune e djerese. Inteligjenca krijuese e tyre kompesohet me inteligjencen krijuese per te gjetur rruge te ndrysme per te mashtruar, vjedhur….Mima lere profesionin e ‘politikanit’ dhe ushtro profesionin e ekonomistit per te cilen ke mbaruar edhe shkollen. Me sa duket ose shkollen e ke marre kot ose te ta humbur gjithshka nga njohurite e ekonomise gjate ketyre viteve qe je marre me ‘politik’, dmth vjedhje.

  12. lea says:

    O zoti mima shko pyete salen tend dhe lulken per rrugen e kombit per parate qe kane pervetesuar, e ke pare se si vazhdon rruga per ne Kosove me te gjitha standartet, me ndricim, me rruge kalime,etj, te kishte lezet shpirti, po jeni te pafytyre mor zot,po marrte zoti hak tek ju more te poshter, nuk keni as bes dhe fe, rrufeja rrafte tek ju, po ta kishte bere Rama kete rruge nuk do ju pushonte goja si nuk u pushon tani, fare e keqe.

  13. . says:

    *************************************************************************************************

    Shqiperia tani me “2 qeveria paralele”:

    -Qeveria Z.Rama me “voten” plebishitare te popullit.
    -Qeveria “kukull” e Presidentit, Prokurorit, SHISH-it, Kushtetutes, Gjykatave, PD-se …. etj.

    ************************************************************************************************

  14. gjon says:

    Ju ishit ata Pushtetare qe e cuat vendin ne buze gremines,dhe sot pa pike turpi dilni e beni si Kopetente e i cani hallin Popullit i cili me vote ju shporri nga pushteti.A ka zog Gomari tju besoje me ju qe vazhdoni te dilni ne mbrijtje te shkelsve te Ligjit,Hajduteve,dhe Kriminelve me pushtet e pa Pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje