Kreu i SHISH me "certifikatë sigurie" të skaduar, shtyhet mbledhja e Komisionit të Sigurisë (VIDEO)

5 Mars 2014, 13:16Politika TEMA

Drejtori i Shërbimit Informativ të Shqiptar, Visho Ajazi Lika, nuk ka certifikatën e sigurisë.

Kjo u vërtetua në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Sigurisë ku kreu i SHISH-it nuk ka mundur të paraqesë një certifikatë sigurie, sikundër përcakton ligji në rastet e zotërimit të dokumenteve që konsiderohen si sekret shtetëror.

Drejtori i SHISH ka dy shtetësi, shqiptare dhe kanadeze.

Sipas kryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho, certifikata e sigurisë së Drejtorit të SHISH kishte skaduar, ndërsa ai ka pohuar se mbledhja do të zhvillohet atëherë kur të pajiset me certifikatën e sigurisë Visho Ajazi Lika.

Ndërkohë, që certifikatën e sigurisë nuk e kanë pasur as disa anëtarë të komisionit, të cilët janë nxjerrë jashtë mbledhjes së Komisionit Parlamentar.

Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare u mblodh sot për një seance dëgjimore me kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Visho Ajazi.

Pikë e parë e kësaj seance do të ishte raportimi vjetor i kreut të SHISH për veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit 2013.

Çështje të tjera për të cilat do të informonte Ajazi ishin bashkëpunimi mes Shërbimit Informativ dhe Ministrisë së Brendshme për sigurinë dhe rendin në vend, e kërkuar nga deputetet e opozites;  informacion rreth problematikës së ngritur në media për shkeljen e ligjit në emërimet e kreut të SHISH, si dhe një informacion lidhur me përmbajtjen e shkresës “sekret”, dërguar drejtorëve të SHISH në prefektura, ku kërkohet informacion per personat e implikuar në veprimtari antiligjore, të emëruar në pozicione drejtues në Policinë e Shtetit.

Taulant Balla

“Duhet të sqarojmë se mbledhjet me informacion të klasifikuar zhvillohen vetëm me persona me certifikatë sigurie. Në rastin konkret, deputetët e PS dhe LSI, dhe një pjesë e deputetëve të PD-së ishin të pajisur me certifikatën e sigurise. Por për habi të të gjithëve, vetë kreu i SHISH ishte i papajisur me certifikatë të vlefshme për marrje të informacionit të klasifikimit. Mbledhja u shty deri në pajisjen e tij me certifikatë sigurie. Sot ai nuk ka një certifikatë të vlefshme. Të gjithë të pranishmit ishin me certifikatë sigurie”.

Pirro Lutaj

“As Visho Ajazi Lika nuk është i pajisur me certifikatë sigurie. Problemi është se kryetari i SHISH është paraqitur sot pa certifikatë sigurie. Certifikata ka kohë dhe afat. Certifikata kishte skaduar. Personi ka një veçori, nuk është qytetar i zakonshëm i shtetit, ka një post. Jemi në pritje. Vetë ai do qëndrojë në pritje se duhet të nxjerrë certifikatën e sigurisë. Institucioni përgjegjës na ka konfirmuar se Visho Ajazi Lika nuk kishte certifikatë sigurie sepse i ka skaduar. Para se të emërohej në detyrë, duhet të kishte marrë këtë certifikatë. Ai ka dy nënshtetësi dhe kjo do të jetë problem, sepse duhet të presim dhe shtetin tjetër t’i japë leje të marrë një të tillë. Ndaj mbledhja shtyhet”.

Spartak Braho

“U kërkua zbatimi i ligjit dhe respektimi i sekretit shtetëror. U nxorën jashtë deputetët që s’kishin certifikata, por rezultoi se vetë kryetari i shërbimit kishte disa muaj që vepronte pa certifikatë sigurie. Ai ka pasur certifikatë, por i kishte skaduar. Seanca dëgjimore do të bëhet kur të gjithë personat të jenë në rregull me ligjin”.

Flamur Noka

“Ne jemi komision sigurie, kemi çështje shumë të rëndësishme për t’u marrë, nuk merremi me përralla. Problemi që u ngrit ishte çështje teknike për t’iu fshehur të vërtetës. Kjo është një sjellje qesharake”.

50 komente në “Kreu i SHISH me “certifikatë sigurie” të skaduar, shtyhet mbledhja e Komisionit të Sigurisë (VIDEO)”

  1. Nordiku says:

    Po Sali Berisha , të cilit informacioni i SHIKUT i serviret cdo ditë, disponon certifikatë sigurie?

    1. Sokrati says:

      Çertifikata e sigurise duhej te ish e rinovuar dhe kaq.
      Ç’do koment si e skaduar apo pa te fare eshte nje informimacion dashakeqes dhe material qe tregon se nuk kane se ç’te thone.
      sp

      1. Sokrati says:

        Me sa morem vesh raportimi u shty se kishin hall se mos dilte ndonje gje qe s’duhej.
        Spartak Braho si ujk i vjeter qe eshte sot ishte qengj dhe e ka nuhatur eren e mutit qe do plaste ne sallen e komisionit te sigurise.

  2. ILIRET says:

    Tall bythen Vishua me deputetet. Nuk ka siguri te raportosh tek ta, thote.
    Epo mire, shko raporto tek Sala, perderisa Rama ta zgjat kaq shume dhe nuk te shkarkon urgjent.

    1. junila says:

      duhet te zhdukeshhhhhhhh

      1. Pilo Lala says:

        Cfare certifikate po pyesin bodyguardet e Berishes, po qe se merret me provim, e cojme tek Universiteti Kristal ta marri menjehere.

    2. Zyrtari says:

      Nje gje nuk kuptoj une. Komentuesit qe se kane idene cfare eshte certifikata e sigurise ose security clearance, pse komentojne??? Apo skane si e nxjerrin ne pah injorancen e tyre…?

      1. kunji says:

        Cili institucion i kontrollon vlefshmerite dhe leshon Certifikatat e Sigurise ne Shqiperi pasi eshte e paqarte ne artikullin e gazetarit kompetent?

        1. elona says:

          E leshon K.M. cdo funksionar shteti qe ka te beje me informacione skeret ose top sekret,duhet te pajiset me kerkesse te institucionit,drejtuar K.M.

    3. artiles says:

      Ma do mendja qe vetem ne Shqiperi ndodh qe kryetari i sherbimit te inteligjences te jete me dy shtetesi!?!?!?!?

  3. Endrit Tepelena says:

    Cfare eshte kjo certifikate e virgjerise?

  4. Vermittler says:

    Sekrete? Pasi ia ka kaluar Berishes, pra serbeve, arabeve dhe ruseve, prap qenkan sekrete?
    C’na bere te qeshim o Visho Avazi,
    po te bien koqet nga marazi

  5. edina says:

    maskara burrec. je i inkriminuar o bastard prandaj fshihesh..pleh

  6. joligji says:

    ligjvensit perpara e kanete ardhmen pe te mesuar ligjet.Lume ata e mjere ky popll!

  7. Garipi NY says:

    E ka fazllici per vishon. ndersa sala ka per ne parlamentin serb.

  8. Tomorri says:

    Beni shtet dhe mos flini gjume,çirrjuani masken tradhetareve,kremineleve te Sali serbit,zgjohuni te gjithe shqipetare dhe shikoni se çfar po ndodh ne shqiperi “drejtori i SHISH ” pa çertifikate ku vete shqiperia o vellezer,ku jane intelektualet,ku jane medjet,ku jane tek e fundit patritete vertete dhe shqiptaret e vertete,mos kane firuare JO kurre nuk duhet pranuare kjo se shqiperia ka plote djeme dhe vajza qe te marrin gjak ne vetull dhe jo si femijet e atyre hajduteve qe kane vjedhur tere pasurine e popullit shqiptar dhe tani jane strukur si minjte e haleve,çohu shqiptar nga gjumu çohu dhe bej shqiperine ,ne kete kerkojme qe te kthehemi te sigurte ne vendin tone se mjafte ne dhe te huaj.

    1. kunji says:

      ua kane zene vendet hajdutet vella…

  9. Qafe Morina says:

    Ore po ka qte veshtire e keni? shkarkojeni more nje ore e me pare cfar prisni,ne populli ja u kemi dhene voten qe Shqiperia te pastrohet nga keta plera.

  10. HAJDE SHTET RRUMPALLL QE KEMI PATUR,HAJDE!
    E DUAM TE HYJME NE BE?
    ME SA LEXOVA, EDHE KY VISHO AJZI LIKA ESHTE EMRUAR NE KUNDERSHTIM ME LIGJI. KUSH E KA EMRUAR KETE BANDIT TE 1997-TES DUHET TE JAPI LLOGARI !

  11. livia says:

    Po pse nuk e dinin keta Ajazi nuk paska certifikate sigurie? Duket qarte qe Ajazi eshte fajtore dhe po mundohen qe ta mbulojne me shume stil… Turpp

  12. Mallakastrioti says:

    @@@A Munde te me shpjegoj dikush se c´fare eshte kjo Certifikate sigurie?
    c´fare thote ligji shqipetare per pajisjen me nje certifikate te tille
    si nxirret ??Nga kush Institucjon nxirret??ect…

    1. ushtaraku says:

      ne kryeministri eshte nje drejtori DSIK drejtoria e sigurimit te infomacionit te klasifikuar e ke ne google faqen

  13. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Ah Atdhe ku je katandisur

  14. marin says:

    Nqs se se ka certificaten e sigurise, ai nuk mund te jete ne krye te SHISH-it

  15. Anonim says:

    Mendoj qe kjo eshte nje loje dhe qe te gjithe jane te perfshire ne vepra kriminale dhe qe populli eshte dele dhe budall perderisa funksionon “paprekshemeria” dhe me besoni ministri Tahiri eshte viktima ne kete rast kush do te kuptoj le te kuptoj.

  16. Sali=Geddaf says:

    Bo bo bo,, tamam Albanistan e ka lene ai derri sali kete vend ?

  17. genc says:

    Kush e di se kur pajiset me cetifikate Ajazi tani, shpetoi dhe per ca kohe te mira.Duket dukshem qe po e mbr

  18. petrit zela says:

    Kreu i Shishit luan me dy porta..Ne shqiperi, nuk mundet dot te luaj me ekipet e huaja..Por me kanadan,i jepet mundesija duke i krijuar kushte,kundershtareve tane,qe te na godasin ne te gjitha drejtimet..
    Ky eshte Visho Ajazi-Drejtori i shishit.Qe nuk shikon,se agjenturat e
    huaja jane ulur kembe kryeq ne kryeqytet,dhe kane dirigjuar,dhe veprimtarit e qeverive tona,qe prej 23-vjetesh. por mundohet te ja plotesoi tekat,atyreve qe e punesuan,dhe i kundervihet atyre qe sot po punojn..

  19. kapterri says:

    Kur ka ngel siguria e Shqiperise ne dore te Flamur Nokes qe ka qejf te degjoje vetem perrallat e Sales, ketij vendi i ka mare m….i shalet. PS-ja me LSI le te vazhdoje cic-micet juridike deri sa Sala te kete mbledhur tritolin e nevojshem. Pastaj do tja shifni tymin. Kur nuk vendoset drejtesia me nje maxhorance si kjo, as mos shpresoni se do zgjidhni probleme te tjera. Visho Ajazit nuk kene se cfare t´i beni, se eshte kthyer ne ate vend me urdher te CIA-s, pasi ishte pergatitur mire pothuajse 10 vjet ne Kanada. Nuk e ka fajin Visho per degradimin e legjislativit dhe ekzekutivit shqiptar. Presidentin nuk po e permend se nuk ja vlen

  20. tabako says:

    Po si ka mundesi qe te ter kta deputetet e PDse nuk e rrespektojn kurr ligjin me korrektes, por e thyejn ate me thenien gjona pa renci,si ne rastin e kti nokes ky fshatar nuk njeh rregullat e shtertit dhe nuk ka kultur per rrespektimin e tyre,i duket kjo munges formalitet pa rendesi,po pse ja keni dhen ather o kaqol,edhe ish ministri brençem olldashi, vdiq sepse nuk zbatoi rregulloren qe kishte ne ministrin e tija, kundrejt qarkullimit rrugor,udhetonte vet ish ministri pa rrip,hajde kerkoi llogari njerezve te tjer pastaj, dhe per kte mos zbatim rregullore humbi dhe jeten,kta te ter njesoj jan te paret nder SHQIPTAR qe shkelin rregullat dhe ligjet me te dy kembet,jepi shtetin ne dor pastaj ktyre dhe i bie zjarri kti vendi si ne 97ten.

  21. Berberi says:

    E si qenkerka “nje sjellje qesharake” more Flamur Nokja?!. Ti dhe bashkepunetoret e tu ne kete Komision doni me cdo kusht te nxirrni ne shesh sekretet shteterore, ashtu sic vepruat dikur kur ne K. e Larte te Sig. Kombetare ku mori pjese Fazllici. Per hir te pushtetit ne dore te Berishes, jeni te gatshem te dilni lakuriq. Tjeter: Si mund te jete Kryetar i SHISH nje person me dy neshtetesi?! E akoma me shume, si eshte e mundur te kerkoni qe mbledhjet e ketij Komisioni te behen te hapura…?! Ku ju shpie mushka o te cmendur!

  22. SHQIPO, EUROPIAN says:

    NE TE VERTETE:

    Politika Blu/Mavi mbi 20 vjet bertet per SHTET.

    Politika Blu/Mavi mbi 20 vjet deshiron VASALITET.

  23. junila says:

    palo drejtues..sherbetor berishian,duhet te hiqet shpejt!!!

  24. myzeqari says:

    Ore si ka mundesi qe Shefi i SHISH nuk ka Certifikat sigurie. Ore nuk eshte normale. Ca po behet ne kete vend si ka mundesi ca ben Shyqo Degavelli pse rri kot. Ore me certifikat sigurie eshte pajisur Abazi i Verrtopit dhe jo me Shefi i SHISH. O te ngrencin qente e xha Lonit o Visho degjove. Ore po Vishos do dhene buka me cfurk. Si ka mundesi me certifikat eshte dhe Visi Bunavis ore e kuptoni apo jo ku po vete shteti.

    A Nishan te dhjevshin qente me shume se cte kane dhjere. Ca mban ti o Nishan ne krye te SHISH.

    O Sefe ore ku po e coni me kete vend degjove.

  25. Iremila says:

    Visho Ajazi Lika do te paiset me certifikat sigurie nga kush!Damir Fazllic!

  26. analist says:

    U paskan skaduar certifikatat e “sigurise” qe jepen me kile – tallni bythem e mire ja beni ketij populli budalla.

  27. erion says:

    Turp qe ne Krye te SHISH vazhdon Visho Ajazi

  28. adela says:

    Justifikimi me qesharak dhe me i kot per te shpetaur nga duart e drejtesise dhe pergjegjesise

  29. Leandro says:

    Nese kreu i SHISH nuk ak çertifikate sigurie, nuk duhet te ushtroje detyren. Ky eshte precedent, qe per nje shtet te konsoliduar do te konsiderohej skandal. Jo vetem kaq, por ky rast do te kalonte per ndjekje administrative dhe ligjore. Keto gjera ndodhin vetem ne shtete tribu, ose ne shtete rrumpalle !!!

    1. kunji says:

      pse Skiperia te duket ndonje shtet me i sakte?!

      1. hahahah. skiperia one e dasul. me e mile balta se mjalta ketuja. po po

  30. Nuk ploteson kushtet per te qene kryetar I SH I SH .
    Largojeni sa me pare dhe pastaj jepjani drejtesise per bemat e tij me favor te Sali Berishes.
    Mos hezitoni.Populli po pret me padurim.

  31. . says:

    ***************************************************************************************************

    Z.Rama,

    Na mashtrove.

    Ende Drejtesia, Gjykatat, Presidenti, SHISH-i, Prokuroria … komandohen nga ish-qeveria e kriminelit Sali Bisha.

    Z.Rama je i ‘humbur’ …..

    ****************************************************************************************************

  32. esen says:

    Djali i nje mikut tim, pas shkolles se larte, aplikoi per te hyre ne policine qe ka juridiksion mbi urat, tunelet dhe areoportet e New York, NJ dhe pas nje procesi te gjate te “background check”, duke filluar me verifikimin e masave disiplinore ne shkolle, te mesme, ne universitet, me gjobat e trafikut, etj, etj. u gjet se kishte shtetesine edhe te Shqiperise. Nga 32 mije vete qe kishin aplikuar ishin zgjedhur 4 mije vete. Iu kerkua nga policia qe te linte shtetesine shqiptare ne rast se donte te vazhdonte. Dhe kur ai nuk pranoi, iu pushua procesi, duke i thene se nuk mund te vazhdonte me tej.

    Ndersa te behesh shefi i sherbimit inteligjent te Shqiperise nuk ka asnje proces verifikimi dhe shume mire mund te kesh shtetesine e nje shteti tjeter. E kuptoni sa rrumpalle vend jemi? A i eshte kerkuar Ajazit te leje shtetesine kanadeze? A ka ligj ne Shqiperi per keto dhe poste te tjera delikate shteterore? Apo mjafton te besh vegel e radhes e oligarkeve te pushtetit dhe mund te marresh cdo post?

  33. Studenti says:

    CFARE PRESIN KETO SOCIALISTET, ,,,,,,, duhet shkarkur urgjent ky Vishoja……………………………. 1 min. e ma pare.

  34. Agushi says:

    Të gjitha vonesat e çojnë ujin në mullirin e Vishos.

  35. Artur says:

    Certifikaten e sigurise e jep DSIK, e jep formalisht, pasi ka pyetur zyrtarisht Policine, Prokurorine, Tatim-Taksat, Permbarimin, Ministrine e Drejtesise dhe SHISH, lidhur me personin e interesuar. Ndersa per rastin konkret, Drejtori i SHISH do diskutonte ato materiale qe ka SHISH, pra per te nuk kishte asgje sekret. Ndersa per deputetet qe do te degjonin sekrete certifikata eshte tjeter problem. Ju lutem atyre qe edhe nuk marrin vesh edhe duan te bejne komente vetem duke share, me mire dilni e pine nje kafe apo nje birre me miq se shkruani budallalleqe. Mire qe te pakten nuk merret vesh kush jeni. Po te behet certifikata e sigurise sic duhet, 90% e LSI dhe PS nuk e marrin.

  36. hataqi says:

    Nëse Visho Ajazi është bekuar nga Nishani në këtë post kaq të ndjeshëm duke mos i përmbushur kërkesat ligjore duhet që mazhoranca në mënyrë imediate të inicojë shkarkimin e Bujar Nishanit për shkak të nëpërkëmbjes së ligjit dhe cenimit të sigurisë kombëtare.

  37. noi says:

    Keta kane rene ne gjume te thelle,pastaj perballe mafies gjithmone je i dobet, je nje zyrtar i thjeshte dhe punon ne nje iks zyre te duhet certifikata e sigurise dhe jo ajo e Visho a si e ka emrin, o e merrni vesh ku jemi, po tallen me kete popull, o kush do ta beje ke popull, mire ne nuk kemi gje ne dore, po ju more qe keni marre voten, levizni se per 23 vjet u shkaterruam, akoma do shkaterrohemi??????????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje