Zv/presidentja e KE: Duhet reformë në KLD dhe në Prokurori

6 Mars 2014, 09:23Politika TEMA

Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Viviane Reding, në një intervistë për GSH, thotë se duhet reformë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe në Prokurori.

“Shqipëria ndoqi strategjinë e reformës juridike 2011-2013 si dhe planin përkatës të veprimit. Përparim u bë në fushën e reformës juridike nëpërmjet adoptimit të politikave të ndryshme që kishin si qëllim adresimin e prioriteteve kyçe. Megjithatë ka ende shumë punë përpara sepse hendeqe ekzistojnë sa i takon kuadrit legjislativ dhe zbatimit të legjislacionit. Disa masa janë ende pezull dhe vlerësimi i plotë i reformës është shumë i vështirë për shkak të mungesës së treguesve specifikë. Zhvillimet e fundit përfshijnë adoptimin e plan veprimit për 2014 dhe konsultimin me Komisionin e Venecias rreth çështjeve strukturale. Fokusi duhet të jetë tani tek reforma strukturale e sistemit të drejtësisë shqiptare për të ruajtur më mirë pavarësinë e tij. Sfidat kryesore për 2014 përfshijnë ripërcaktimin e pozicionit konstitucional të Gjykatës së Lartë, reformimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, rritjen e profesionalizmit dhe administrimin e gjykatave, reformimin e strukturave dhe funksionimin e prokurorisë dhe përcaktimi i qartë i pozicionit kushtetues të institucioneve të tjera,” tha Reding.

Ajo vlerëson sidomos praninë e grave në kabinetin qeveritar.

“Shqipëria po bën përpjekje për të arritur një balancim më të madh gjinor në politikë. Në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës, 3 partitë më të mëdha politike u gjobitën për mosplotësim të kërkesës së kuotës gjinore në listat e kandidatëve. Si rezultat, kuota gjinore u respektua në aspektin e krijimit të qeverisë së re me 6 ministre ose 28.5%. Kjo shifër është pak më e lartë se mesatarja e BE-së që është 27%,” thekson zyrtarja e lartë.

5 komente në “Zv/presidentja e KE: Duhet reformë në KLD dhe në Prokurori”

  1. feniks says:

    Akoma ju te KE-se do flisni me SHUME KUPTIME ose PA KUPTIME FARE???
    Cfare nenkuptoni ju me fjalen “REFORME?”!!!
    Te gjithe jane DAKORET dhe KUNDER kesaj qe ju thoni!!!
    Ju e keni pare me kohe,qe kur Sali Berisha FUTI USHTARET E TIJ NE TE GJITHA INSTITUCIONET KUSHTETUESE E TE PAVARURA,ndersa tani kekoni REFORMA!!!
    Kjo eshte TALLJE per popullin shqiptar!!!
    Gjykata e Apelit ne Vlore nxorri te PAFAJSHEM nje kriminel DROGE te denuar ne Itali me 32.5 vjet burg,gjoja me ARSYETIMIN ABSURD,se nuk kishte kush te administronte BIZNESET E TIJ!!!!!!!!
    Po keshtu gjukata MAFIOZE liroi nga burgu nje VRASES te 26 viktimave te Gerdecit me arsyetimin po ABSURD,se do t’i sherbeje nenes se tij te semure!!!
    SI I GJYKONI JU KETO VENDIME???
    A MUND TE QUHET DREJTESI KJO E GJYKATAVE NE Shqiperi???
    JO REFORME,POR EUROPA DUHET TE KERKOJE SHKRIRJEN TOTALE TE GJYKATAVE E PROKURORIVE DHE KRIJIMIN NGA E PARA ME NJEREZ TE RINJ!!!

    1. Zana says:

      Duhet te kete reforma ne drejtesi pasi Nishani eshte ushtar i Berishes

  2. adri says:

    Tani po. Ku dhemb dhembi shkon gjuha. Normal krimet dhe korrupsioni ne shqiperi vjen vetm per shak te kiminalitetit e korrupsionit ne organet e Drejtesise se korrupsioni qe bejne Gjykatat, gjyqetaret dhe porokuroret eshte Krim mbi cdo krim tjeter pasi ata nxjerrin nga burgu dhe u japin pafajesi krimineleve, hajduteve, te Korruptuarve. Dhe me shume se ne cdo gje tjeter Qeveria nese don qe te kete sukses ne forcimin e shtetit te se Drejtes duhet te perqendrohet tek reforma ne Gjykatat, ne prokurori e ne Keshillin e larte te Drejtesise ku ky i fundit mbi te gjitha eshte dhe cadra ku fshihen te gjithe inkriminuarit e Drejtesise.

  3. $$$$$ says:

    Z. Vivian mos na prek ne telat e zemres
    drejtesine e ka ne dore kush e ka .
    Ai quhet Ilirstan nga shqipestani.

  4. Gjyaqtaret Shqiptare jane trainuar apostafat nga europa BE-ja ,
    prandaj dhe jane kaq profesionist ne korrupsion dhe mbeshtesin kriminelat ,duke i lene te lire te ushtroj veprimtarine e tyre .
    Shqiptaret skuptojn ala se cfar duan kta nga shqiperia .Kta duan degjenerimin total te shtetit shqiptare prandaj lejuan te tilla gjykata e njerez te lidhur me krimin ne prokurori e gjykata .
    Kur te zgjohen shqiptaret to trokasin kockat me njera tjetren .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje