Këshilltari i Berishës sulmon hapur Bashën: Po e kthen PD-në si Bashkinë e Tiranës

5 Mars 2014, 20:33Politika TEMA

Këshilltari i ish- kryeministrit Sali Berisha për infrastrukturën, Flamur Kuçi, ka sulmuar ashpër Lulzim Bashën, lidhur më mënyrën se si ai po përpiqet të drejtojë Partinë Demokratike.

Kuçi, në një koment në gazetën Shqip, thekson se ka një shqetësim legjitim të mbështetësve të Partisë Demokratike lidhur me modelin me të cilin Basha po drejton PD.

Ai i kujton Bashës se në fushatën për kryetar Bashkie i premtoi Tiranës ruajtjen e interesit publik, por sapo shkoi në Bashki, e zëvendësoi atë me “zaptimin dhe rizaptimin e hapësirave publike kundrejt “ryshfetit” të zakonshëm, kioskëzimin e pedonales publike në këmbim të përfitimeve të tarafit apo së fundmi të marrëveshjes së dyshimtë me operatorët e transportit publik qytetas për rritjen e çmimit të biletës me gjithë përkeqësimin e shërbimit të transportit në dëm të konsumatorit publik”.

Po ashtu Kuçi e akuzon Bashën se po e tërheq PD-në në betejat e tij personale duke theksuar qëndrimet e gabuara në raport me aleatët, qëndrimin refrektar ndaj reformës administrative dhe vendosjen e saj në funksion të kalkulimeve të vogla në perspektivën e zgjedhjeve vendore të ardhshme?

Ai thekson se “PD-ja përfaqëson aspiratat e gjysmës së elektoratit shqiptar apo po tërhiqet zvarrë prej gjysmëambicies dhe gjysmërastësisë”.

Akuza të ashpra ka dhe lidhur me planin urbanistik të Tiranës, ku thekson se Basha “ofroi një nivel të ri klientelizmi të lejeve të ndërtimit, denjësisht të krahasueshëm me epokën Rama, klientelizëm që po e tret çdo ditë e më tepër këtë qytet”.

Në fund, Kuçi thekson se Basha nuk po ofron rregulla loje në PD. Ai e akuzon atë për klientelizëm dhe klane të reja, duke imituar mënyrën se si u soll me Bashkinë e Tiranës.

“Menjëherë pa zgjedhjes si kryetar i Bashkisë Tiranë, ai e pa këtë mundësi si një ushtrim të pushtetit të tij personal dhe jo si një shpalosje të vlerave qeverisëse të PD-së. E reflektoi këtë gjë nga politika e punësimit të tarafit personal deri në flirtimin që ishte më i zellshëm dhe vasalues sesa akordi politik që kishte PD-ja me LSI-në. Ka qenë evident zhgënjimi deri në irritim i militantëve të PD-së me politikën e tij të punësimit”.

Në fund Kuçi akuzon Bashën se ka “i ka kthyer kurrizin qytetit dhe angazhimit të tij si qytetar i parë për t’iu dedikuar angazhimit si kryetar partie”.

Kjo sipas Kuçit është dy herë zhgënjyese si zgjedhje, po të kihet parasysh që kopjoi kundërshtarin e tij politik, që me të njëjtën papërgjegjshmëri politike theu një kontratë me publikun.

46 komente në “Këshilltari i Berishës sulmon hapur Bashën: Po e kthen PD-në si Bashkinë e Tiranës”

  1. ish sigurimi says:

    ky kuci shume i zoti ??????????

    apo kane vendosur ta cojne per gjah lulken.

    1. sh q i p says:

      siç duket zeri feminor i lulzimes nuk ua mbush mendjen klanit te baces. sigurisht qe ata “burrat e tritolit” nuk bien dakort me nje si lulzimi qe do te lere ne hije bacen me jelek antiplumb.

      1. Mira says:

        Këto janë zyze femrash….!

    2. marin says:

      i erdhi fundi lulkes se shkrete . Kur te kthehet nga sumiti me salen do e gjeje veten te zevendesuar me salen, sepse e ka kerkuar baza e partise te udheheqe pëseri PD-e dashur pa te clen salovic serbovici nuk jeton dot

  2. dren says:

    Basha,as si kryebashkiak nuk bie ere.Keshtu eshte kur ngrihen ne pergjegjesi simpatizante te vajzes apo djalit.Eshte nje i zgjedhur nga familja Berisha,per interesa te saj e jo nje i zgjedhur nga shtresat e gjera qe luftojne per demokraci,zhvillim e mireqenie te vendit e popullit.

    1. o shpifsire. meqe eshte i zgjedhur nga familja cne qe lejoka familja keshilltaret e berishes qe te dale te flase keshtu? hajde logjike qelbesire hajde.

      1. Adi says:

        Se kane ndermend ta heqin qafe pas deshtimit te pritshem te zgjdhjeve locale. E kane zgjedhur si xhol vetem per kete periudhen e keqe

      2. marin says:

        Se saluq serbovici yt mor qelbesire shekullore, do te vije perseri ne krye te partise se nuk mund te duroje dot te mos jete kryetar po tja lere fjalimet lulkes kur zien nga brenda si qen i terbuar dhe do te duket sikur po e kerkojne te tjeret te vi ne krye te partise prandaj ka vene zxhozin,kete m-hin, dhe prit kur te dali dhe ndonje tjeter. Sauqi jot nuk ka sgje me lulken thjesht s’mund te duroje me te mos jete i pari mor qelbesire e saluqit qe po qelbni vendin me eren kutrbuese qe leshoni o rrace e qelbur.

  3. plaku says:

    Koken e njeri-tjetrit hengshin. Si Kuqi edhe Basha gjithe jeten e tyre jane rritur duke lepire me nder bythen e Sales. Kjo eshte gjeja qe dine te bejne keta krimba! Tani kush e di se per çfare pazaresh jane prishur apo çfare interesash i ndajne dhe ngrihet kuqaloshi e shan miss agrigen! Ptthhuu race e poshter si njeri dhe tjetri!

  4. herta says:

    Bukur shum, filloj luli mos ti bindet shume saliut e dalin kto tani e e sulmojn e i bejne pak presion, kshu luli kthehet perseri ne sherbetor te saliut.

  5. Mangani says:

    Ehh Basha nje njeri i pafytyre qe po u a dhuron tiranen njerzve te tij!! Turp i madh as brenda PD se duan !!

  6. Treviso says:

    Pranvera nuk vjen vetem me nje lule. Ne ate grope plehrash qe ka rene P.D
    nuk do ta shpetoje kjo lule. Ka aedhur koha qe te ngrihen te gjithe demokratet e vertete dhe ti tregojne vendin e duhur kriminelit Basha.
    Demokratet e vertete duhet te kerkojne me domozdoshmeri ndryshime ne komitetin qendror te partise. Te shkrihet komplet k.Q. dhe te mos pranohet asnje nga ato qe kan qene deri me sot si antare te keshillit te larte te Partise. Ka 8 muaj qe kan perfunduar zgjedhjet dhe akoma nuk kan bere analizen e humbjes. Pse nuk e bejne analizen e humbjes se zgjedhjeve? Un mendoj se nga paaftesia sidrejtues kan frike me e bere ke analize te famshme. Kan frike te perballen me demokratet e vertete dhe kalojne ne heshtje. Kryesia e P.D. nuk ka asnje te perbashket me demokratet e ndershem. Antaret e kryesise i servilen me ate hipokrizi demokrateve te vertete. Nuk do te zgjasi shume kjo histori e kesaj kryesie qe eshte bere nje skuader mafjoze qe po lufton jo per interesat e Partise por per interesat personale. Jane hedhur ne kundersul kunder qeverise per te mbrojtur vjedhjet qe kan bere per 8 vjet rrjesht. Ato ish kuadro qe i shkojne prapa kesaj skuadre mafjoze jane te perlyer dhe kan frike nga ligji. Ajo pjese e pallogaritshme e militanteve per mua jane me pak zhvillim kulturor. Kuadrot e ndershem te partise Demokratike vazhdojne rrugen e tyre me koken lart dhe ne harmoni me te gjitha ngjyrat politike. Demokratet e ndershem qe vazhdojne pune ne administraten e shtetit jam i sigurte se nuk do te preken nga reformat dhe pse partia i ka çfrytezuar ne maksimum per interesat e saje.
    Pres sa me pare reformimin e P.D.Pergjegjsit e shkaterrimit te saje te pergjigjen dhe te perjashtohen nga partia.

  7. financieri says:

    Flamuri ka qene nga keshilltaret me te pergatitur dhe analitike te Berishes. Kam degjuar analizat e tij plot argumenta ne planet urbanistike, idete e tij, dhe mendoja sa bukur do ishte tirana po te veprohej si po e paraqet Flamuri.
    Flamur ke te drejte, shkrimi shume I bukur dhe prognoza e qarte. Mos po ngel te autobuzi idealisteve qe menduan ta bejne kete vend europian por ky pushtet i do si veten si pasuesit, ushtare , batakcinj e horra.

  8. United Kingdom says:

    Te shkretet ju Tiransa qe i dhat voten LULKES! U la Lulka me PRESH ne B*THE

    1. e shkreta tirana qe ja dhe lulit dhe e shkreta shqiperia qe ja dha rames. ja keni futur vetes keq fare me keta te dy deshtake. posht dhe me poshte po shkoni. shikohet qarte kjo gje. populli andej nuk po duron dot me.

  9. al, paci says:

    kjo do te thot qe basha ka levizur pak na vija e partis dhe nuk po e degjon kryetarin 1oo per 1oo, keta i nxjer saliu qe ti kujtoj bashes se per 2 dit e rrezon nga kryetar te pd nqoftese devijon nga vija e partis. ki kujdes basha se munde te ndoth na nje aksident

  10. Kaludhjoti says:

    Komplimenta per shkrimin z Kuci!
    Eshte shkrimi me kurajoz e me realist deri me tani.

    1. Be-X says:

      i pari demokrat ne rradhet e pd qe flet si DEMOKRAT!

  11. Kendveshtrim tjeter says:

    Shqetsimi nuk eshte drejtimi i PD-s.por si do i vere halli bashkise se Tiranes.
    Genjeshtrat dhe premtimet kane nje limit,ky pothuajse ka perfunduar,bashkia e Tiranes,tani duket ne horizont se nuk do jete me prone e demokrateve mashtrues.

  12. "Pencilina" says:

    Per ata komentues qe nuk dine te kuptojne.
    Autori i shkrimit nuk eshte i Saliut.
    Saliu njerzit e vet i coi te gjithe drejtora.
    Ca te Luli, ca te presidenti…
    Flamuri eshte sot profesionist i lire.

  13. shvejk says:

    P.D. perfaqsoka interesat e gjysmes se elektoratit Shqiptar??? Ja ke fut kot zoti Kuci, zgjedhjet na dhane te tjera shifra. Ne qoftese ke vendosur te jesh i sinqerte , atehere duhet te jesh i sinqerte deri ne fund. Gjithsesi mbetet per tu pare jeni ju apo eshte Berisha qe flet me gojen tuaj.

  14. nuri says:

    Flamur Kuci nuk i behet vone fare per PD sepse nuk ka asnje kontribut real pervecse keshilltar i Berishes ne qeveri. Ai po hakmerret me Bashen sepse kerkonte te ishte Flamuri ai qe do bente ligjin per dhenjen e lejeve te ndertimit ne Tirane, Basha nuk e lejoi dhe ky Askuci beson se qenka dhe lider politik. Shkodranet kur nuk duan njeri thone “te hyfte vetja ne qef”. Flamurit po na ju dukerka vetja VIP, pushka top ju befte.

  15. hodo says:

    Te pershendes Flamur per kurajon qe tregon ne trajtimin e problemeve ,
    Me pelqen qe vazhdon te jeshe vetvetja ,kjo tregon nje shkalle te larte
    karakteri.

  16. LAKU says:

    Shum e drejte se i po zapton tiranes dhe ato pak hapsira qe i la Rama.Lejet e ndertimit nga Fideli dhe SHkreli po shkojn ke Kunati dhe femijet e PINOKUT.Vetem fshatareve i pelqen Tirana.Tani peme mund te mbjellesh vetem ne tarace pallati.UN ja fal Rames se ishte pa leke atehere po te mos e perserisi me.Rrofte Partia

  17. emigranti says:

    Basha ,eshe Basha qe e njohim te gjithe si popull shqiptar dhe kurre nuk e kemi deshiruar te ishte i lire vecse prapa hekurave si autor i grabitjes ,ashtu edhe si gjaksor i 21 janarit.Por duhet te nuhatim edhe nje gje tjeter.Kjo mund te jete loja e Berishes si usta i ketyre gjerave ,qe duke bere kurban nje Bashe ,mundesisht te rikthehet ne vendin qe kish si kryetar i PD.Jo me kor rikujtojme thirrjen e Xhezofina Topallit…Megjithate,keshtu deshirojme qe te thyejne koken e njeritjetrit se boll i kane sjelle te keqia ketij populli.

  18. beni says:

    Kur flet dhe ky qe ka qene studioja projektuese e Lul Bashes.

    Ca pate ti mer Flamur, apo erdhi ora te ndrrosh pllaken, normal duhet te hash buke prape edhe me kete qeveri.

    Pse nuk te ndihmon kushuriri i pare, Ditmir Bushati?

  19. inv says:

    Ke kapur nje teme sh serioze . Bashkia tiranes me sekser hajdutin me.nje dore florenc hoxhen kan degjeneruar tiranen .. se aty pyetet vjerri e kunati . Un jam demokrat dhe kam sakrifikuar dhe jeten per pd .. po un kam bere te ditur dhe ne puplik se nk bej me fushat per xhafer isufin se pd e drejton vjerri as ler florec cungun..pd nk eshte as shemsi aga as florenc hoxha as etjon kapedani as ai tjetri qe vjen nga abudabi e behet drejtor pa asnje kontribut.. pd ka sh njerez te tjere keta po e ndertojne pd duke larguar pd duke then se jan njerzit e te ndjerit olldashi..rrofsh pd me demokrat jo me njerez qe e kan shitur vwten me.kohe

  20. ira says:

    Problemi eshte i thjeshte. Z. Kuçi mori ç’mori nga PD, tani kerkon te “divorcohet” me kritikat e hapura madje ne shtyp qe po i ben PD-se. Nuk po merrem me ate qe mori ç’mori nga PPSH dhe u be si familje dhe me shume me PD-ne. Tani e ka radhen te behet me PS-ne apo LSI-ne. Te shohim.

  21. Aleksandri says:

    Nga eshte NE origjine. A eshte skrapardhi? Ky Flamur Kuci. Me siguri ka ikur me LSI.

  22. skorpionsi says:

    paska vendos baca sal te marre perseri kryesine….

  23. MARKO says:

    A shkon per gjah ky Flamur Kuçi?

  24. Futja kot mi lalke says:

    Ky Flamuri qenka nje I pafytyre. E tregoi veten me ne fund. Ky nuk shkruan per asnje princip, por vetem per te perfituar ndonje pozicion te ri me Rilindjen. Ky shoku Mul pse nuk e ngriti zein perpara….

  25. Denonco says:

    nje kopjac si ai smund te beje gje tjeter, ah po edhe te buzeqeshe

  26. Apollnia says:

    Pd ka vetem nje shans , te zbatohet
    Karta OLLDASHI ose do pres edhe
    Minimumi 10 vjet OPOZITE !!!
    Tani ky pispiruk ka shansin te zbatoj
    Pik per pik Planin e Te ndjerit
    OLLDASHI per Bashkimin e gjith te djathtes
    Shqiptare !!!
    Me Planin OLLDASHI e djathta rikthehet
    Shpejt atje ku ka vendin !!!!
    Te ndrifte shpirti atje ku je
    Sokol OLLDASHI

    Posht bolsheviket
    Posht zuzaret e maskuar !!!

  27. Loreni says:

    Ky artikull nuk ekziston Jan mashtrimet e ordinerit dhe shpifesit , llapazanit z Baze

  28. dren says:

    Ke te drejte Shvejk.Te gjithe keta te PD jane me gripin e derrit.Nga shkrimi kuptoj qe Kuci do qe te duket si nje bythlepires me i mire i Berishes, se sa Basha,biles duket sikur po i lepin menderen edhe Rames….duket sikur eshte arratisur nga fronti,tamam dezertor.Nuk e durojne dot qendrimin ne opozite kokshtrember si ky buckua.

  29. Saimir says:

    Flamur Kuci eshte nje arkitekt e urbanist i pergatitur, nje profesionist qe i sherben atdheut me shume se nje partie. Saliu e mori si keshilltar pasi ai eshte i ditur dhe cilesisht ne krye te urbanisteve dhe arkitekteve ne Shqiperi.
    Megjithate komenti i tij nuk eshte kryesisht politik, por nje shqetesim per te shpetuar Tiranen dhe urbanistiken e saj. Ai eshte nje teknicien qe cdo qeveri duhej te ndihej e nderuar ta kishte pjese te saj.

  30. adi says:

    nuk ishin njohur ne hollande keta te dy ore se edhe Muli ka mbaruar masterin atje…e kishte derguar profesori i tij Besniku…si lidhen fijet

  31. kamxhiku says:

    si duhet ta perktheje luli kete poezi tenden more sejmen. pyet njehere salen si do i veje halli kesaj pune..eeee. se vete ste ka shkuar mendja ty te ckruac gjera te tilla, nuk behet shaka me miellin e gjermanit apo jo…………..

  32. gadafi says:

    o flamur kuci kush te ka mesu, jozefina/

  33. baca duhet me rimar keshtjellen e pamposhtur te PD-se ,
    luja e ka menjen per car , dhe ska burrerin e duhur per ate post
    dhe me kllounerine e tij ka demtuar shume elektoratin e PD-se .Shume militant besnik te PD-se jane larguar nga PD-ja me te drejt dhe i jane bashkuar partise vertet demokratike LSI-se e vetmja Parti qe mundet te coj perpara Shqiperine nqs baca hypen perseri gomarit .
    PD-ne duhet me e drejtu baca ose Jozefina ,vetem kta neritojn dhe gezojn rrespektin e elektoratit te PD-se ,jo luli bashkise i cili e ka kthyer ne biznez postin e bashkise dhe PD-se ,pa asnji vizion poltikani .Baca duhet te korigjoj gabimin trashanik qe beri me lul bashen .Argita duhet te kuptoje se basha eshte nji impotent dhe ndryshoje orientim.

  34. ilir says:

    Te lumte
    ka momente qe ndihemi optimiste se ka edhe njerez te pergjegjshem

  35. astrit jegeni says:

    PD do ta vuaj gjatw mendwsine provinciale te drejtimit te saj nga Berisha. Basha eshte larg shume larg qyteterimit te domosdoshem per ta riformatuar PD. PD sot per sot eshte si nje klub bixhozi ku luhet kush do fitoje e kush do humbasi fuksionet ne kete parti.Ne PD morali politik, morali njerezor, qyteterimi,tradita, historia,perkushtimi, dhimbja u zevendesuan me vulgaritet te dhimbshem e deshiren per fitim te pa ndershem

  36. Maxhun Peka says:

    Nuk ka parti Demokratike por ka Parti te familjes Bertisha dhe klanit te tij mafioz,koha e vertetoj se Sali Berisha ngelet nje kriminel i demokracise.

  37. zylyf says:

    Konstatimi i zoterise eshte me se i drejte;Luli po ben lufte te hapur INDIVIDUALE me te gjithe te majte e te djathte per interesa personale qe nuk kane te bejne aspak me interesat e opozites si pjese e qeverisjes se shtettit ,te PD si parti opozitare me e madhja ne vend ,pasuri kombetare e popullit shqiptar,dhe si kryebashkiak, nga i cili jo vetem anetaresia e tij presin zhvillim por te gjithe populli pa dallim.
    Per mendimin tim ai nuk eshte politikan por nje delitant qe padashje i kane shkare kembet ne vendin e gabuar dhe qe po ju prish pune te gjitheve .Ai nuk e kupton se i perket popullit shqiptar pa dallim por vehtes dhe familjes se vet BIOLLOGJIKE, dhe vasaleve te tij ;TURP!
    Duhet te largohet vete sa pa e lerguar me daulle te tjeret…

  38. jane zera qe paralajmerojne ardhjen e SALI berishes edhe de jure ne krye te partise demokratike.
    Basha te behet gati e te rreshtohet pas EDUART SELAMIT e Tritan Shehut si gjoja kryetar te pd. E tha Jozefina ,partia demokratike eshte sali birisha………… MOS U HABISNI ! Te tjere tani do dalin kunder Bashes! Flamur Kuci i thot popullit te Tiranes ,e ketu ka te drejte,se e ka kthyer pd si bashkine,pra bashkia e Tiranes eshte katandisur si kokoshi nje thele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje