“Autori duhej mbyllur në psikiatri”/ Piroli: I vrava vëllezërit sepse më tallnin

6 Mars 2014, 09:44Politika TEMA

Zbulohen të tjera detaje nga ngjarja tronditëse në Laç, ku mbetën të vrarë dy vëllezër, Gentian dhe Andre Cara.

Autori i krimit, Altin Piroli, është arrestuar dhe po hetohet për motivet e ngjarjes.

Piroli vuante nga çrregullime mendore, ndërsa i është gjetur edhe një listë me 11 emra zyrtarësh në banesë.

Sa i përket krimit në fjalë, Piroli ka deklaruar se vëllezërit i jepnin para, por edhe e tallnin.

Kjo ka qenë arsyeja se përse ai ndërmori aktin ekstrem.

Një i afërm i Pirolit thotë për Panoramën se ai qëlloi mbi një grup fëmijësh në vitin 2008 pse i thanë budalla, duke lënë të plagosur një prej tyre.

Ai u dënua vetëm me tre vite burg pasi u cilësua me probleme mendore.

Piroli u kthye sërish në fshat, por të afërmit e tij thonë se ai duhej izoluar në psikiatri.

Krimi bëhet më tronditës po të mendosh se dy të plagosurit nga kjo ngjarje në fakt mund të ishin të vdekur, por kanë shpëtuar për fat.

Ndryshe nga sa ishte menduar, ata janë plagosur për shkak se kanë tentuar që të ndihmojnë vëllezërit.

Një nga të plagosurit, Nikoll Ndoj, thotë se ai shkoi të jepte ndihmën e parë për vëllezërit, që merrnin ende frymë, por u qëllua nga Piroli.

Kurse Anton Gjini thotë se Piroli qëlloi shtatë herë në drejtim të tij, por për fat e kapi vetëm një plumb, pasi u shmang.

Ai thotë se Piroli e qëlloi kur i tregoi dikujt se kush ishte autori i vrasjes.

Fshati ku jetonin viktimat dhe autori i krimit është tronditur. Familja e Pirolit është izoluar, kurse vëllezërit kanë lënë pas pesë fëmijë jetimë.

9 komente në ““Autori duhej mbyllur në psikiatri”/ Piroli: I vrava vëllezërit sepse më tallnin”

  1. pse i genjeni qelbesirat? une kam nje shok nga laci dhe e verteta eshte ndryshe.

  2. i milion plera says:

    i milon qelbesira c do na thush tash per horrat e zones tate lac kurbin mirdit mamurras,burrel kriminel t lind e kafsh njerez ke frik me kalu rruges i pe qelbesirat ku jane o qelbesire e shpif

    1. goca lac says:

      ju qe sjeni nga laci skeni pse komentoni fare ……
      Autori duhet mbyllur ne psikiatri

    2. Sokrati says:

      Ka shume vete qe e meritojne qe ti vrasesh biles me keq se i ndodhi Kadafit dhe nje i tille eshte Edi Rama por ne jemi njerez demokrate dhe do e heqim me protesta.
      Ky i “semuri” duhet te denohet pamvaresisht se deri ne nje mase pergjegjes eshte shteti qe nuk izolon keta njerez te terbuar.

  3. Elton says:

    Po nje dite me pare e kane rrahur apo kete nuk e tregon kush

    1. goca lac says:

      po ik ore budalla po kush e ka rraf …… nuk egziston munsia

  4. Aldo says:

    Ahh pse po te rrahen qneka arsye me marr Kallashin dhe hopa!
    Perfekte teoria!

  5. E verteta says:

    Duhen denuar familjaret e Pirolit (nuk e di cfare ka baba, nene ,vllezer)
    Si ka mundesi qe nje cmendur te perdori arm ne menyre te perseritur.

  6. Albania 4 Ever says:

    para laci,zheja, miloti, mamurrasi,fushmamurrasi…..vazhdoni se e keni shum mire, vetem vrisni njeri – tjetrin….mjere selamani nenes ke te caje me pare….injoranca dhe papunsia te bejne te kryesh te tilla akte….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje