BE ngrin pasuritë e Janukoviç dhe djalit të tij, por një telefonatë e përgjuar ngre furtunë

6 Mars 2014, 11:30Politika TEMA

Bashkimi Europian bëri të ditur në orët e para të mëngjesit emrat e 18 ukrainasve, pasuritë e të cilëve do të ngrihen.

Mes tyre është edhe presidenti i rrëzuar, Viktor Janukoviç, djali i tij dhe ish- kryeministri Mikola Azarov.

BE beson se këta persona janë përgjegjës për abuzime me fondet shtetërore.

Në listë janë ndihmësit më të afërt të Janukoviç, përfshi një ish- ministër i Brendshëm, ai i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, kreu i shërbimeve sekrete dhe djali i ish- kryeministrit.

Në një tjetër zhvillim, raportohet se drejtuesit lokalë të Krimesë do të kërkojnë shumë shpejt një referendum për vetëvendosje.

Nga ana tjetër, Kina, që ka qenë e kujdesshme në deklaratat e saj, është shprehur se duhet respektuar integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës.

Një tjetër zhvillim shqetësues është publikimi i një telefonate në internet, mes kryediplomates së BE, Katerin Eshton dhe kryediplomatit estonez, Urmas Paet.

Paet hedh dyshime në këtë telefonatë se snajperët që qëlluan mbi protestuesit nuk ishin të qeverisë, por të dikujt që tani është në pushtet.

Paet thotë se qeveria e re e Kievit nuk do që të sqarojë se kush qëlloi mbi protestuesit.

Ky ka qenë lajmi kryesor në mediat ruse.

Por Estonia e ka hedhur poshtë këtë përgjim, duke thënë se ai ka dalë qëllimisht në publik në këtë kohë.

Në një deklaratë thuhet se kryediplomati estonez nuk është shprehur se snajperët ishin në krahun e protestuesve, por i ka komunikuar Eshton atë që ka dëgjuar në Kiev.

13 komente në “BE ngrin pasuritë e Janukoviç dhe djalit të tij, por një telefonatë e përgjuar ngre furtunë”

  1. Na plasi ne se ç’fare do te bejne me Janukoviçin,
    Me pasurine e sales , zenit , Fahriut e Kompani kur do te nginehen ? Kjo na intereson,
    Pasuria e politikaneve shqiptare qe nuk justifikohet me rrogat qe marrin.
    Apo gjynah te shkretet se na kane udhehequr mire keto 23 vjete?

    1. marin says:

      Tamam kjo pyetje me lindi kur lexova sa me lrt: Kur do na trajtojne ne si gjithe te tjeret? Perse ketyre ju ngrijne pasurite dhe hajduteve tane me çizme jo? Kur keta derrat e Europes do te na trajtojne ne si gjithe te tjeret? Po e kane lene saliq serboviçin te beje cte doje me Shqiperine dhe sot thone merreni me te mire, ne vend t’i ngrije pasurite atij, te birit dhe gjithe lukunise qe e pason?

      1. tanino says:

        o marin djali atyre nuk i intereson nese ke abuzuar apo jo por thjesht fakti qe ti sherbesh politikave qe duan ata, dhe saliu do qe ne te hyjme ne europe qe do te thote qe eshte ok me axhenden e tyre globaliste. nuk eshte se i digjet mjekra per shqiperine sepse e dine shume mire qe nuk ploteson asnje kusht , por duke qene ne BE kane mundesi te te kontrollojne dhe skllaverojne me mire.kjo eshte dhe axhenda masonike qe mbeshtetet nga shume qeveritare ketu tek ne.

    2. Nardi says:

      Jam dakort qe Janukovich eshte kukull ne duart e Rusise. Jam po kaq dakort qe reagimi ndaj agresionit te Rusise ne Ukraine eshte shume pasiv por nje pyetje kam:

      Nese Janokovich dhe i biri kane abuzuar me pushtetin dhe e kane vene pasurine ne kete menyre (e besoj plotesisht qe ashtu e kane vene) per cfare aresye nuk eshte vepruar me pare por veprohet sot ? Perse dje ka pasur mundesi te shijoje frytet e korrupsionit te tij ne Europe ndersa sot jo ? Standarti i dyfishte ne raste te tilla vetem sa ul kredibilitetin e veprimit. Korrupsioni nuk eshte nje aksion politik por nje veper penale dhe si e tille duhet denuar ne cdo kohe, perndryshe nuk na ngel vecse te mendojme se njelloj si janukovich abuzonte me parate te tjere abuzojne me ligjet dhe pushtetin ne funksion te politikes.

  2. dardani says:

    Ja kjo eshte mafia me e rrezikshme: disa individe perdorin politiken si koperture legjitmuese per te pasuruar familjet e tyre te cilat fumksionojne edhe me keq sesa cosa nostra. ne lsiten e 18 individeve te cileve u bllokohen pasurite jane te gjithe familjare me nj-tj, duke filuar nga Janukovic me 2 djemt dhe me radhe.

    1. tt says:

      Ne krahasim me ata qe kane marre pushtetin tani, Janukovici do dukej i varfer ?

  3. retika says:

    ti kontrollojne pasurine dhe Catherine Ashton

  4. $$$$$ says:

    Nuk mund te heci nje shtet perpara me shoket e Sales.

  5. ABC says:

    Edhe qeveria e re e Tiranes nuk do qe te sqaroje se kush qelloi mbi protestuesit ne 21 janar, kush e hodhi ne ere Gerdecin, kush e vrau Kosta Trebicken, kush e vrau Sokol Olldashin etj,etj.

  6. SHBA-BE says:

    SNAJPERISTET NE KIEV ISHIN SI GARDISTET E SALIUT NE TIRANE

    dhe deklaratat mashtruese ne kete shkrim jane si “Stilolapsat dhe cadrat me helm” te Saliut.

    Mbi 200 vete u qelluan dhe u vrane me nje gjakftohtesi tejet kriminale nga agjentet e fshehte te KGB-se ruse, kjo eshte e VERTETA absolute qe nastradini e ka filmuar me kameren e tij LIVE duke rrezikuar bile jeten.

  7. liri drejtesi says:

    Europa vret!

  8. Pal says:

    Me ne fund doli dhe Cari i Ri i Rusise. Putin asht tu fol kot per te mashtrue ruset dhe opinionin nderkombetar. Ai nuk po perpiqet me mbrojt ruset etnike,ky asht pretekst i tij. Synimi i tij asht Krimeja dhe bazat e saj te medha. Per kete Putin po ban gjithshka nxit popullsine ruse ne Krime te beje referendum, te kerkoje ndihmen e Putinit,etj. Keto jane lojna qe asht tu ba Putini si specialist e drejtues i sherbimeve te fshehta ruse qe ka qene. Krimeja asht pjese e Ukraines e nuk e lun as Putin e as Lavrov i ky ujk i vjeter. Para 300 vjetesh Krimeja ka qene e pavarur. Ju bashku Rusise. Pastaj para 60 vjtesh Rusia vendosi tja kaloi Ukraines. E taniPutini kerko me ba lodra se do bazat ruse e gjen arsye koti.Ky nuk pyet per ligje nderkombetare por do me veprue si Car i koheve moderne. Putin asht diktator, nje komunist i regjur qe i ka ik koha.

  9. Scandal says:

    PO pasurija e kriminelit dhe tradhtarit Berisovic kur do te bllokohet zotri kryminister Rama a din kush me tregu…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje