“Qeveria shqiptare po përpiqet të krijojë një frymë sigurie dhe progresi në fushën e medias”, deklaroi ministrja e Administratës Publike dhe Inovacionit Milena Harito në fjalën e mbajtur në konferencën rajonale dyditore mbi “Treguesit për Pavarësinë e Organeve Rregullatore të Medias”, të organizuar në Tiranë nga Këshilli i Evropës.
Harito theksoi se “përpjekjet synojnë të forcojnë pavarësinë duke synuar transparencë të plotë përsa i takon pronësisë dhe financimit të saj dhe duke krijuar kushtet që gazetarët të ushtrojnë në mënyrë të lirë, të pavarur dhe dinjitoze profesionin e tyre”.
“Kjo frymë u pasqyrua edhe në raportin e “Reporterëve pa Kufij” në vitin 2014 , ku Shqipëria renditet 17 vende më lartë. Si një vend që ka si objektiv parësor integrimin e shpejtë në BE kjo pjesë e progres raportit duhet të merret në konsideratë duke ofruar zgjidhje konkrete për evidentimin e kufizimeve, problematikave dhe propozimin e mjeteve dhe metodave të nevojshme për krijimin e një autoriteti rregullator profesional e të pavarur. Ky është shqetësimi ynë dhe për këtë po punojmë të gjithë bashkë, po punon në radhë të parë Kuvendi i Shqipërisë”, nënvizoi Ministrja Harito.
Sipas saj, organizimi i një konference rajonale mbi temën e indikatorëve për pavarësinë e autoriteteve rregullatore është një mënyrë efikase për të identifikuar në radhë të parë këta indikatorë për të mundësuar nëpërmjet tyre matjen e nivelit respektiv të pavarësisë , por na shërben edhe si një forum i nevojshëm për të shkëmbyer përvojat dhe eksperiencat ndërmjet vendeve të rajonit në fushën e rëndësishme të pavarësisë së autoriteteve rregullatore në fushën e medias.
Ministrja Harito u shpreh se “është shumë e rëndësishme që në konference të diskutohet për këta faktorë që influencojnë jo vetëm pavarësinë formale të një autoriteti rregullator si detyrat dhe përgjegjësitë e vëna nga ligji, organizimin e ndarë nga institucionet politike, autonominë financiare dhe organiziative, marrëdhëniet me qeverinë dhe parlamentin , por t’i kushtohet një rëndësi e veçantë edhe elementëve të pavarësisë de fakto”.
Në konferencën e organizuar nga Këshilli i Evropës disa nga temat kryesore që do të diskutohen janë: treguesit për pavarësinë formale dhe reale të organeve rregullatore në sektorin e medias; sfidat kryesore për arritjen e pavarësisë së organeve rregullatore; qeverisja dhe liberalizimi i medias, etj. Treguesit e hartuar mbi pavarësinë e organeve rregullatore të medias do t’u përcillen parlamenteve të vendeve pjesëmarrëse, duke i ftuar ata që t’i marrin në konsideratë në reformat e tyre legjislative dhe hartimin e politikave.
C’ fryme po krijon ti moj kusherirke? mediat jane te gjitha n sherbim te eddi rames..dhe punojne 24 ore per te perbaltur dhe share opoziten..ky eshtte nje turp..ku mediat edviniste jane bere si mediat hitleriane..ku kerkojne te bejne opoziten fajtore per deshtimet e qeverise
Ngaerron kohen kur ishte PD-ja ne mazhorance ku ne te gjtha kanalet ishin ne zoterim te Berishes. E ke gabim sot ne mediat shqiptare opoziat PD-ja nuk shahet sic behej dikur me PS-ne. Duhet te ndjekesh me shume tlevizion per te pare dallimin se eshte mjaft i dukshem
Pergezime ministeres Harito per punen e sukseshme qe po ben me media shqiptare.
Me qeverine e re te Edi Rames opozita shahet dhe ofendohet me pak,,, nuk arrini te beni dallimin midis kesaj qeverie dhe qeverise se vjeter.Sot mediat dhe gazetaret jane me te pavaruar dhe me te lire per tu shprehur se me pare. Po nuk arrini ta beni dot dallimin nga dominimi i gjate ne pushtet i Sali Berishes.
Bravo qeverise dhe ministeres Harito per vullnetin synimin dhe angazhimin per t’i kthyer medias dhe gazetareve lirine e te shprehurit.
Me punene dhe vullnetin qe po tregon ministrja Harito mediat shqiptare do te jene me transparente dhe do ti afrohen standarteve te mediave europiane.
Bravo Ministrja Harito per perpjekjen dhe intresin qe po tregon per zhvillimin e medias.
Gjepura. Rilindja ka vdekur. Te vetmit qe ende se keni kuptuar jeni ju. Po mos u merzisni se do e kuptoni pas nje viti.
Kam pershtypjen se jeni ju qe se keni kuptuar akoma se ajo qe po vdes dhe mezi po mbahet ne kembe eshte Partia Demokratike. Sa per Rilindje mos u shqeteso, sepse ka deshmuar qe di te mbaje premtimet. deri vitin tjeter shume gjera do jene rregulluar ne saje te punes te Rilindjes.
Kam mendimin se duhet te mendoni per veten se sa te forte dhe ne kembe do te jeni vitin tjeter.
E ke gabim more Hektor se Rilindja eshte me gjalle dhe me e forte kete e deshmon dhe mbeshtetja qe nderkombetaret kane shprejur per qeverine e Rames.
Rilindja deri me tani ka bere nje pune fantastike, nje nder keto eshte dhe hapi i radhes qe po ndermerr ministrja Harito per pavaresine dhe progresin e fushes se medias
Zonja Harito!Nuk e di c ndodh posht,(Per te mos thene se e di ose i jep ti udhezimet)S’do ta kisha menduar kurre qe Rilindja te pushonte nga puna profesioniste te shkolluar ne perendim.Po ta dinte Napolitano se keni pushuar djem te shkolluar shkelqyer ne Itali,qe kane diplome dhe njekohesisht kane marre provimin e shtetit italian dhe kane diplome firmosur nga Ministri italian i Arsimit te larte dhe kerkimit shkencore, do t ju kishte thene ndoshta se po ktheni kohen e shkuar, kur te shkolluarit ne perendim rregjimi i Hoxhes i konsideroi spiune dhe i zhduku ne format nga me te ndryshmet.Nuk shkohet ne Europe keshtu, zonja Ministre.Kontrolloni te pakten se c behet poshte ne pushtetin vendor.Duhen kontrolluar se vijne nga shkolla e dyshimte e doganave apo me keq.Dhe dihet se ku te shpien keto veprime.Nuk shkohet me hakmarrje.Pse bene ata keshtu do te bejme dhe ne keshtu.Mjaft se e merzitet kete popull.
E K Z A K T.