Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka deklaron se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të diskutohen, por zbatohen. Në një konferencë për mediat, Paloka tha se askush nuk mund të ketë tagrin të hyjë në diskutime mbi këto vendime, përfshi këtu edhe Qeverinë e cila duhet ta zbatojë pikë për pikë dhe nuk ka nevojë për diskutime apo analiza. Duke iu referuar mungesës në takimin e kërkuar sot nga dy ministrat Milena Harito dhe Ilirjan Celibashi, Paloka u shpreh se kryetarët e Grupeve Parlamentare nuk mund të thirren nga ministra, por vetëm nga Kryetari i Parlamentit.
“Qeveria iu drejtua kryetarëve të grupeve parlamentare dhe kërkohej të mblidheshin sot në orën 10.00 për të diskutuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi aktin normative të qeverisë lidhur me ligjin për Nëpunësin Civil. Është e njëjta mënyrë e përdorur nga z.Rama dhe përpara se të ndërmerrte dhe Aktin Normativ, aktin që para pak ditësh e rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Së pari, pavarësisht se e bëjnë nga padituria, apo sepse kështu e koncepton funksionimin e shtetit kreu i tyre, duhet të kenë parasysh që kryetarët e grupeve parlamentare, por edhe deputetë të thjeshtë qofshin, nuk mund ti thërrasë as ministra e as vetë Kryeministri”, theksoi Paloka.
Në këtë kuadër, ligjvënësi demokrat theksoi se Kuvendi nuk varet nga Edi Rama. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë mjaft i qartë, i detajuar, ka lënë të gjitha udhëzimet e këtij vendimi, kështu nuk mendoj se është në tagrin e kujdo tjetër e sa më tepër të grupeve parlamentare apo ministrave të qeverisë të diskutojnë këtë vendim.
“Këta” të gjithë kanë një “prerje”…”rrobaqepsia” e Saliut…
Nuk mbrohen injorantet o edo me ligje kshuqe mos u lodhni kot se eshte idiotesi te tilla.
Memecit i erdhi goja!
*************************************************************************************************
Jo,
Kushtetusja,
Presidenti,
Prokurori,
SHISH-i … do te shperbehen dhe Ceta-Veriore PD, nuk do t’i perdorni per “qellimet” e saja se i takojne popullit dhe jo kriminelit Malok-pisanjok Sali Bisha qe e pret burgu.
************************************************************************************************
O Rama, boll se le nam. e bere kete popull qe te kerkoje berishen me pahir.
Po e kthen PS ne nje OJF.
Paloqe ikehipur se prapthi kalit,dhe po te rrenmendja.po kushtefutnellogarity or tellall iberishes.harrove or paloqe qe me te ardhne pushtet ne 2005 hoqet brenda dites jo pakpor 36 mije gra dhe burra nga puna.po ti kemarr fundsejeservol dhefrikacak.mos u fry se doshfryeshkeq.