INUK dhe Prefektura: Ja pse i kemi bllokuar punimet për bulevardin e ri të Tiranës

6 Mars 2014, 20:04Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar reagoi pas lajmit se është vendosur bllokimi i punimeve në bulevardin e ri të Tiranës.

Në një njoftim, INUK bëri të ditur se e ka marrë vendimin pas ankesave të qytetarëve.

“Bazuar në ankesat e shumta dhe të herëpashershme të qytetarëve të Tiranës që përfshihen në zonën e ndërtimit të bulevardit të ri, të paraqitura në Prefekturën e Tiranës – INUK pezulloi punimet, deri në verifikimin e dokumentacionit tekniko-ligjor në të mirë të sqarimit të situatës.

Ankesat e qytetarëve ndaj bashkisë së Tiranës kanë të bëjnë kryesisht me mosvlerësimin dhe për rrjedhojë moskompensimin e drejtë të pronave që do të prishen.

Këto ankesa janë shprehur publikisht edhe në protestat e organizuara nga këta banorë ndaj bashkisë së Tiranës.

INUK garanton shqyrtimin me korrektësi dhe profesionalizëm të çështjes në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Në një nga intervistat e para pas marrjes së detyrës, kryeministri Edi Rama deklaroi se do të rishikohet projekti i bulevardit të ri të Tiranës.

Pas INUK ka reaguar edhe Prefektura e Tiranës.

“Referuar ankesave të qytetarëve të Tiranës, pronat e të cilëve preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri, Prefektura e Tiranës bën me dije se për një periudhë disamujore, ajo ka marrë me qindra ankesa apo dhe ka zhvilluar takime të drejtëpërdrejta me ta, për shqetësimin lidhur me shpronësimet.

Ky problem, i cili mund të marrë përmasat e një konflikti social ngrihet në bazë të shqetësimit të pronarëve ndaj Bashkisë së Tiranës se shpronësimet nuk po realizohen në përputhje dhe sipas afateve të përcaktuara në legjislacionin përkatës.

Konkretisht, ata janë ankuar për referenca joreale në vlerësimin e pronave të tyre, krahasuar me çmimet e tregut.

Nisur nga ky shqetësim masiv në respekt të ligjit Prefektura e Tiranës i ka kërkuar INUK verifikimin e dokumentacionit tekniko-ligjor  për shembjet në fjalë.

Prefektuar është e angazhuar të zbatojë gërmë për gërmë ligjin dhe të verifikojë cdo shqetësim të ngritur nga qytetarët në lidhje me shkelje të pretenduara nga ata,” thuhet në reagim.

9 komente në “INUK dhe Prefektura: Ja pse i kemi bllokuar punimet për bulevardin e ri të Tiranës”

  1. turi says:

    me ne fund po degjohet zeri i lire i qytetarve te tirane s

    1. maksi says:

      do degjohet o shoku turi do degjohet !! po cti lesh ketit aman se ky eshte mashtrus me diplome !! mire ja ben qe ja kan bllokuar

      1. deda says:

        nuk eshte halli nese eshte mire apo seshte mire se nuk te mire kur ka ngerc nderinstucional. problemi i vetme eshte se ky i genjeu pronaret e tokes, i tha do jua marre me 10 e ua mori me 3 ( fjala qe bie ) e ata te shkretet kerkojne te drejten e tyre. e mira eshte qe matrapazi qe e ka bere kete te paguaj ne gjykat ate qe i takon, BURG!

    2. Nardi says:

      Rama e ka frike Bashen sepse eshte mundur prej tij por ne vend qe te beje me te miren per qytetaret mendon se duke bllokuar demton kundershtarin.

  2. brikeno says:

    qe nga foto e ketit enver basha hoxha !! qe nga kjo duhet blloku o inuk se per te tjerat ky smerito as te heci rruges i lire se eshte mashtrusi me i madh !! na mashtroj per tramvajen

    1. Xhaja says:

      Sali berisha si doktor I partise do e kete ditur qe lulzim basha esht djali enverit
      Per kete arsye edhe saliu sja hedh poshte deshiren enverit
      Do jete betuar amanet djalin

  3. shpatar says:

    Eshte fatkeqsi qe Tirana, K/Qyteti yne, lavdia e Shqiperise, te jete ne doren e hajdutve te Pd.Ska dyshim se, gjoja me projekte per ta moderrnizuar Tiranen, fusin hundet qe shqiptaret te perplasin hundet. Veprime te pastra te qellishmshe per ta bere te veshtire politikishte planet e zhvillimit e te menexhimit te Kryeqytetit .
    Nuk mund te mendosh ndryshe se si punon Bashkia e Luluit.Ose jane pa horizonte te kapin se cfare duhet bere ose jane te betuat te shkaterrojne jeten normale te Tiranes .
    Ndryshimi midis Rames dhe Lulit per Tiranen eshte si nata me diten.U shpreh gjithe bota kur komandohej nga Rama per ndryshimet qe ndodhen. Nga nje qytet hallvaxhinjesh,qoftexhinjes e qoskaxhinjes ne qytet shume me ndryshe me fizjonomi drejte moderrnes .Nuk jane bojrat qe i dhane nje fytyre tjeter Tiranes por prishja e pislleqeve mizerabile kudo ne Tirane.Pse i japin sot te Pd ngjyra politike? Sepse jane te deshtuar te prodhojne progres por vetem regres .
    Asnje ivenstim te mos lejohet te zbatohet pa u studjuar e konsultuar me specjaliste e vizjonare per ta kthyer Tiranen shembull per gjithe Shqiperine.Hajdutet nuk kane vizjon te ndryshojne vec se te shohin interesat e xhepit ne projektet qe aplikohen .Shebulli eshte baterdia urbane e interurbane qe dhe sot e kesaj dite duhen miljona te tjera per ta normalizuar .

  4. krokodili says:

    Ah ju ka lene mendja,se po i rruhet shume lulit se u bllokuan punimet, ai ate don qe te kete nje justifikim,se dihet qe nuk eshte i zoti per ta perfunduar ne kohe,dhe keta trapat bien viktime dhe ja bllokojne dhe i japin nje arsye te forte justifikimi

  5. Shqiptare nga Drenica ANTI-kosovarllek ( (ish Kosovar ) says:

    Super projekte e masterplane per qytetet, ndersa zonat rurale sikur te ishte Afganistani! Se pari ndertohen infrastrukturat e shtetit, kanalizimet, ujesjellsi, pastrimi i ujrave te zeza, spitale etj. Fshatrat ne Shqiperi jane ne mjerim edhe pse fshataret e bene luften, bejne buken, mbajne baren e kombit mbi supe. Nuk mund te quhemi popull i qytetruar derisa ka dallim social tek ne. Dikush me makine 200 000 euro e dikush ben vetevrasje se s’ka me se te ushqeje femijet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje