“Qeveria ka mbajtur premtimin ndaj arsimtarëve duke vënë një taksim të ndershëm, çka është reflektuar drejtpërsëdrejti në pagën tuaj”.
Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin e zhvilluar me mësues të arsimit parauniversitar, organizuar në kuadër të Festës së Mësuesit.
Rama u shpreh se reforma në arsim është në fillimet e saj dhe kërkon kohën e vet, që të ngrihet në standardet e duhura, ndërsa kujtoi se Qeveria e tij e gjeti këtë sektor, ashtu si shumë të tjerë, tejet të rënduar nga keqqeverisja, niveli shumë i lartë i borxhit, degradimi i formulës së altertekstit, që solli për rrjedhojë edhe degradimin e raportit mësues-nxënës etj.
“Këtë vit kemi një rritje reale të pagës për afër 40 mijë punonjës të arsimit dhe sportit si dhe mundësi reale të indeksimit. Falë taksimit të ndershëm, në këtë 7 mars të parë mësuesit përfitojnë nga 20 deri në 29 mijë lekë”, tha Rama.
Në vijim ai garantoi mësuesit se marrëveshja e arritur mes Qeverisë shqiptare dhe FMN nuk do të ketë asnjë ndikim në pagat e tyre.
“Dy muajt e parë janë shumë pozitive pasi kemi kaluar të gjitha parashikimet në dialogun me FMN dhe nuk do të ketë një bllokim të rrogave tuaja. Nuk do të reshtin asnjë vit pa pasur në qendër të vëmendjes mësuesit dhe pa rritur fuqinë ekonomike të familjeve tuaja, nëpërmjet mbështetjes financiare për mësuesit”, tha Rama.
Sipas tij, “nga viti tjetër do ta çojmë arsimin e edukimit fizik në një stad më të lartë”.
“Do të ketë një tjetër mënyrë për seleksionimin e mësuesve të edukimit fizik. Bordet e shkollave u kthyen në bordet e drejtorëve, ndërsa në projektin tonë, “Shkolla qendër Komunitare”, do të thotë që shteti nëpërmjet përfaqësuesit të ketë zërin e vet dhe prindërit të kenë zërin e tyre”, u shpreh Rama.
I pyetur në lidhje me cilësinë e mësuesve, Kreu i Qeverisë tha se do të ketë një vlerësim të ndryshëm për mësuesit, të cilët kanë rezultate të larta.
Sipas tij, për këta mësues do të ketë bonuse në pagë.
“Do të normalizojmë procesin e rekrutimit dhe vlerësimit të mësuesve dhe shkollave, pasi si mësuesit edhe shkollat do të kenë vlerësimin e vet në performancën e tyre në mënyrë që edhe prindërit ta dinë se ku po e çojnë fëmijën, jo vetëm nga emri. Do të normalizojmë maturën shtetërore dhe ka nisur procesi i reformës. Do të kemi një maturë shtetërore që besoj se do kapërcejmë ato hendeqe që janë vërejtur në të shkuarën”, tha Rama.
Një shqetësim i ngritur nga kryeministri kishte të bënte me prurjet e reja në sistemin arsimor, për të cilin kërkoi një kujdes të veçantë.
“Në lidhje me eksperiencën dhe prurjet e reja duhet të jemi shumë të vëmendshëm për cilësinë e prurjeve të reja, pasi është shumë e dyshimtë për shkak të masterave, diplomave që nuk janë në nivelin e kërkuar. Të mos lejojmë që burimet njerëzore të cënohen nga lëvizje të paarsyeshme. Të kemi vlerësime specifike për mësuesit që kanë rezultate më të larta, të ketë dhe një bonus specifik”, deklaroi kryeministri.
Në këtë kuadër, Rama tha se prioritet në mësimdhënie, do të kenë mësuesit me eksperiencën më të gjatë në këtë sistem.
ky eshte kryeminister 1sh,, nuk ben as1 veprim pa e menduar mire
kjo do ishte nje gje shume e mire nxit edhe mesuesit per me mire
Kryeministri qe i duhet Shqipetarve
Edi te duhet pune e madhe vlla tek arsimi, eshte e veshtire te kesh nje qeverisje qe duhet te kujdeset per shume plag qe u lane por kete kije parasysh sepse eshte e domosdoshme!
besimplot ne keto nisma! shpresoj te sillni me te miren per femijet tane!
Projekt shume ambicioz qe ka filluar te realizohet duke emeruar ne drejtorite arsimore gjithe drejtuesit e PS ne rrethe qe per koicidence jane edhe njerezit e duhur per kete pune … Bravo Cuna
kam pershtypjen se eshte koha qe keto nisma te nderrmeren! eshte shume pozitive si ide. ama nevojiten mekanizma pwr te parandaluar abuzimin , provimet periodike do ishin nje ide e mire besoj une ?
ne kete vend eshte denigruar cdo vlere. qeveria e meparshme me shume se korrupsioni monetar shkaktor dhe kurrupsion INTELEKTUAL! e vodhi intelektin nga populli duke u perpjekur ti leri injorant ne menyre qe ti qeverisi me forte…po kjo seshte me e LEJUESHME! prandaj forca, ndryshojeni kete rini ?
hallall vota o ed rama se je lider i madh shume. ndoshta keto reforma spo bien ne sy prej retorikes e zhurmes berishiane po prap je i papam ? suksese pac ne jet :d
Bravo z.Rama ju do e conin vendin perpara….
turi dhe ema e Pamela-rezultat i larte per ramen do te thote spiun.tash femijet do ti tregojne mesuesve se sa here babai i h… nenes,a ka babi pistolete.sa para keni ne shtepi.e voton mami APO babi PS dhe keshtu behet raporti.paastaj dihet armik i poullit te kokepalareve,.keshtu tha meta te cilit rama i hengri ngjalen.
me keto reforma te ndermarra kohet e fundit, duket qe shqperia po ndryshon me vertet
sa i gezon mesuest kjo fgje, hallall
hahaa sa i madh eshte ky rama,, duket qe ka shpirt artisti
ehhhh sa me behet zemra mal kur degjoj vetem te mira per shqiperine
bravo zoti Rama eshte nje iniciative e mire reforma qe keni nisur dhe ky bashkbisedim me mesusit eshte nje nisme qe vlereson punen e tyre te palidhur dhe me merite dhe aftesi. urime dhe pune te mbare
une sjam nga ata qe te them bravo qe po ben punen dhe po mban premtimet por smund ta fsheh qe me behet qejfi ? sidomos ne lidhje me arsimin qe eshte i domosdoshem!
Bravo zoti Rama, po i mbani te gjitha premtimet nje nga nje!! Sidomos per mesuesit dhe arsimin,tani me 100% siguri mund te themi se jeni qeveria me e sakte e ketyre 23 viteve demokraci!! #Respect
kjo eshte nje menyre e mire per te rritur efikasitetin por duhet te nderthuret me rezultatet ne testet kontrulluese qe vine nga ministria! pra mos te jene nota fiktive per te perfituar ndonje para. BRAVO GJITHESESI!
kjo duhet te kishte funksionuar me kohe e me vakt po shyqyr qe po e beni dhe bravo ju pergezoj !! mesuesit duhet te jen te rresht te pare se ato jan qe e kan fatin ne dore te ardhmes se rinise !! te uroj gjithe te mirat zoti kryeminister
gje mese e mrie dhe kjo do kete shume rezultat ne te ardhmen per rinin shqipetare !!
cdo gje po vjen ne normalitet!! sic ben egjithe bota !! per njerzit qe punojn te kete shpreblime!! keshtu dhe ne do jemi me te motivuar per te punuar
brikeno e hengret shashken e radhes siq e hengret ngjalen e metes.ky i la mesuesit ne kemb te shkojne ne pune .ku ka Autobus ne male.lop hesapi.
Te nderuar gazetare,botues po edhe lexues te shtypit tone.
A nuk po ju vret syte qe gjuha jone sakatoset cdo dite,ne cdo gazete apo shkrim.Shikoni perdoret fjala bonus (qe eshte anglisht)ne vend te perdoret fjala shqipe shperblim.Eshte shume mire qe anglishtja eshte futur thellesisht tek ne,por kjo sdo te thote qe te zevendesojne fjalet tona me fjale te huaja.
Faleminderit per mirekuptimin.
Po per komentuesit servila qe paguhen sa fonde ka caktuar qeveria? Sa here del ndonje lajm per Ramen i ke 10-20 komentet e para te gjitha me “bravo qeveria”!
Mesuesit ne gjithe boten paguhen me vjetersi pune, jo me performance. Ndryshe po na dalin te gjithe kungujt me mesatare 9.6!!!
Eshte per tu pergezuar angazhimi i z.Rama per nje shtylle kaq te rendesishme si eshte arsimi per nje shtet madje pse jo per nje komb. Nuk duhet anashkaluar fakti se neser eshte nje dite e re dhe zoti Rama duhet te ndjeke nje axhende te tijen e cila nuk besoj se ka te beje me arsimin. Me pak fjale kur ta lere Rama kujt i takon te merret me arsimin?? Keq me vjen ta them ,por nje mesuese e rendomte si L.Nikolla nuk eshte e denje per te ndjekur direktivat per rritjen e efikasitetit dhe performances se administrates Arsimore. E them me bindje te plote qe per rendesine e madhe qe ka Arsimi duhet nje drejtues me integritet profesional dhe moral te spikatur. Mediokriteti degjeneron shpejt ne korrupsion dhe arrogance qe tashme ka filluar te perflitet per ministren Nikolla. Duhet ndryshim !!
shume zhurme dhe..asgje!
akoma shkollat drejtohen nga njerez qe nuk jane normal si njeres e jo si manaxhere apo mesues.
reforma duhet te filloje me moshen e mesuesve qe i kane rene trute mbas qafe qysh ne te 50 vjec.
pastaj me rregulloret e qendisura per disiplinen…e deri tek uniformat mbarekombetare….
po hiqni pjesen politike..dhe e linit shkollen sic ishte 20-30 vjet me pare..pastaj zbukurojeni me lule demokracie.shkolla nuk ka nevoje per shume demokraci rrumpalle por disipline dhe masa konkrete perndryshe trala-la….e bejini kaken ne te.sot shkolla eshte kurset private..dhe vetem godinat egzistojne per parade e fasade.
Dakort ! Kush eshte ai qe i vlereson ? Kryetari i partise,militanti,drejtori dhe inspektori partiak,apo……!? Kjo nxit percarjen dhe pa kenaqesite mes mesuesve. Futni pagen e 13 , sic e premtuat !
Perse fshini komentet ,o Tema ! Shtypi duhet te jete i lire !….
Si do të vlerësohen mësuesit? Nga “nota mesatare” e klasës, si në kohën e Enverit, që mësues të pandërgjegjshëm, por militantë, pa punuar, vinin nota të larta fiktive dhe dalloheshin…???
Nga do varen bonuset? Qofte largu nga Ministrja e Arsimit se ky eshte rasti ideal per korrupsion. Kjo Ministrja thone qe ja ka marre doren… Po te krahasoni vetem ngjyren e flokeve para zgjedhjeve me ate te tanishmen edhe bufi e kupton qe kjo ka filluar te zgjase doren mire. Nga fshatare “dru me pre” po behet gati gati qytetarke.
Bonuset sipas rezultateve do ta bejne edhe me shume pis arsimin nga sa eshte sot. Te gjithe mesuesit do fillojne te vene nota fiktive qe te perfitojne bonuset. Ne rast se brezi i sotem eshte totalisht i paafte fale dipllomave te Henri Çilit & CO, ruajna zot per te ardhmen!