Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka kundërshtuar dje projektligjin e propozuar nga qeveria për Policinë e Burgjeve, përkatësisht nenin që rregullon gradat e punonjësve në këtë institucion.
Sipas tij, fryma e amendimit se “në bazë të funksionit merret grada” është tërësisht e gabuar, e papranushme dhe fut në kolaps sistemin e karrierës.
“Është shpikje alla-shqiptare dhe ju nuk keni pse e merrni atë gafë të ligjit për Policinë e Shtetit dhe ta adaptoni këtu. Drejtori i Policisë së Burgjeve duhet të ketë një gradë dhe se si e emërtoni ju gradën, gjejeni në ligj. Por nuk mund të ketë një njeri që të thotë se drejtori i Policisë së Burgjeve merr gradën drejtor kur është drejtor dhe e le kur s’është drejtor. Nuk ekziston ky parim. Pra njehësohet por paraprin grada. Grada sjell funksionin dhe jo funksioni gradën”, është shprehur deputeti deputeti i PS-së, njëherazi ish-drejtor i Policisë së Tiranës.
Në nenin 26, pika 3 të ligjit, qeveria propozon ndryshimit sipas të cilit: “Grada e drejtorit të Policisë së Burgjeve merret me emërimin në detyrë si drejtor i Policisë së Burgjeve dhe lihet me lirimin ose përjashtimin nga detyra”.
Nga ana tjetër relatori i projektligjit, deputeti socialist, Piro Lutaj bëri me dije se është rënë dakord në Komisionin parlamentar të Ligjeve që të bëhet një rakordim midis Zyrës së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë dhe disa deputetëve të cilët kanë shfaqur disa propozime.
“Unë do të kërkoja nga ky komision të ndalet në nenin 20 të ligjit ekzistues për të harmonizuar kompetencat dhe përgjegjësitë e drejtorit të Policisë së Burgjeve dhe të ndalet te neni 14 i ligjit ekzistues, ku bëhet fjalë për kohën e punës dhe të pushimit, pasi administrata shtetërore pjese e së cilës është edhe policia e burgjeve e kanë të përcaktuar këtë gjë në bazë të dy vendimeve të Këshillit të Ministrave të vitit 2011 dhe të një udhëzimi të Ministrit të Financave të vitit 2011”, citohet në GSH deputeti i PS-së.
Pas kundërshtive, deputetët dhe Drejtori i Burgjeve, Artur Zoto ranë dakord që të merret një referim më i saktë nga legjislacionet e huaja, për t’i dhënë në këtë mënyrë një zgjidhje sa më të drejtë shqetësimit të ngritur nga Ndreu në mbledhjen e djeshme të Komisionit parlamentar të Sigurisë. Gjithashtu u ra dakor që t’i lihej 3 muaj kohë Drejtorisë së Burgjeve që të përgatisë aktet nënligjore, për të mos u përsëritur precedenti si me ligjin për “Nëpunësin civil”.
Edhe copy-paste të ligjeve nuk janë të aftë të bëjnë deputetët tanë me Ph.D ! Nese…., ky Pjerini mua me duket si një person i aftë që mund të jetë pjesë e ndonjë Universiteti europian se për universitetet shqiptare është ofendim për këtë zotëri të dijes…!
e mo pjerin te dish ti si beheshin keto ligje..nje miku gazetar tha me mire mos ti shihja kurre se do isha me i lumtur e do kisha shprese x vendin..
Ne parim, Ndreu ka te drejte,por tek ne te gradon Partia !
Mendim profesional dhe kurajoz nga Zoti Ndreu. Ky eshte roli i nje perfaqesuesi dinjitoz.
Tërësisht dakort me Ndreun, por lodhet kot me këta injorantë.
Në botë gjeneral bëhesh kur kalon të 60 vjetët, ndërsa ky Zoto, që i arratisen të dënuarit, apo padronët e tij, 30 vjeç thote të bëhem Gjeneral se e përmban vendi i punës.
Kur është zbatuar ndonjëherë sistemi i karrierës në Shqipëri?
Bëni një analizë të emrimeve të LSI, pse jo dhe të PS, se të PeDe janë ekzemplare me diplloma fallco.
Konkluzioni, poshtë partitë politike Shqiptare, imituese të pështira të më të keqes se Partisë së Punës, e cila për hir të së vertetës kishte dhe mjaft të mira, nuk të linte pa punë, kur ishe i aftë të gradonte dhe kur ishe i pa aftë te shkarkonte edhe po të ishe kunati i shokut Xhemal.Por kjo është temë tjetër.
Mua ky Pjerini me duket njeri me integritet, i guximshem dhe i ndershem. Ka bere gabim Rama qe nuk i ka dhene nje funksion ministri. Njerez si ky e nderojne qeverine. Rama nuk duhet te kete frike nga njerezit me reputacion dhe eksperience. Se nuk ia zejne vendin. Perkundrazi e ndihmojne PS-ne qe te behet me e fuqishme.
Po pse o Pjerin, nuk e di pse e kane bere ligjin ashtu???? PO duhet Nesipi I Nacos te justifikoje partizanet e LSI-se qe ka emeruar e do vazhdoje te emeroje, si puna e atij shefit te sigurise ne BURGUN E BENCES. Nje hajdut , e ka kujtim kemben qe calon , u caktua ne kete detyre vetem se shkonte mbas depudetit ne fushate. Po sa ka emeruar keshtu Nesipi , keshtuqe duhet bere ligji qe te justifikohet. Po vazhduat keshtu kam nje urim per ju : JU DHJEFSHA RILINDJEN
Ti, Pjerin Ndreu ,ke gjetur aty ne PARTINE SOCIALISTE,qe kundershton ligjet e qeverise,edhe pse ke te drejt.Po te ishe ne partine time,tani kishe lene jo graden ,por edhe partine. Te ne ka demokraci e jo “anarshi”!
ky pjerdhini asht i pjerdhun nga trute,shko mor kacak malesh e ruaj dhite.
per mendimin tim Pjerin Ndreu eshte njeriu i duhur ne rradhet e policise dhe mendoj se ai do ishte Minister Rendi.