Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Florian Raunnig kërkon përfshirjen e të gjithë aktorëve politikë për realizimin e reformës territoriale. Në një prononcim të përbashkët për mediat me ministrin e Çështjeve Vendore Bledi Çuçi, ambasadori i OSBE-së theksoi se kjo reformë kërkon edhe konsensusin e opozitës.
“Është një reformë mbarëkombëtare që përfshin të gjithë territorin e Shqipërisë ndaj dhe duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës ku të përfshihen të gjithë aktorët. Janë dy rryma:teknike ku kërkohet zbatimi i reformës dhe politike ku duhet të jetë një konsensus dhe një pjesëmarrje e të gjithë aktorëve”, tha Ambasadori.
Ndërsa ministri për Çështjet Vendore Çuçi shprehu vullnetin e qeverisë për të bashkëpunuar me opozitën për realizimin e kësaj reforme. “Unë i garantova të gjithë Ambasadorët se qeveria është e bindur se është një nga reformat më të rëndësishme që duhet bërë. Besoj se të gjithë ranë dakord që është një nga reformat që i duhet Shqipërisë dhe i garantova vullnetin e palëkundur që opozita duhet të jetë pjesë e kësaj reforme aq më tepër që opozita nuk ka kundërshtim për reformën, por kundërshtime politike për cështje të tjera. Unë mendoj se duhet ta ndajmë politikën nga nevoja që ka Shqipëria për një rindarje territoriale”, tha Çuçi.
Ministri Çuçi zhvilloi sot një takim informues me ambasadorët e BE-së të cilët i informoi për përgatitjet për reformën administrativo-territoriale. Çuçi theksoi se do të vazhdojë procesi i konsultimeve dhe marrjes së mendimeve.
“Do vazhdoj procesi për marrjen e mendimeve dhe konsultimeve. Përsa i përket procesit të decentralizimit kërkojmë të krijojmë mundësi më të forta që ata të ushtrojnë kompetencat që ju jep ligji dhe kompetenca të tjera të cilat nuk u jepen qeverisjes vendore për shkak të mangësive që kanë financiare dhe administrimit. Ne jemi të vendosur ta kemi pjesë opozitën nëse ajo zgjedh që të bojkotojë është zgjedhje e saj. Vendimmarrja kërkon kohë.”, sqaroi Çuçi.
Ambasadorët mbetën të vendosur në qëndrimin e tyre se reforma territoriale duhet të jetë një proces shumëpërfshirës. Qëndrimi i shfaqur nga diplomatët e akredituar në Tiranë vjen në një kohë kur opozita ka bojkotuar Komisionin e posaçëm parlamentar për reformën territoriale, ndërsa të zgjedhurit e saj vendor, me përjashtim të atyre të PDIU-së, nuk janë prezent në grupet e punës të ngritura sipas qarqeve dhe që drejtohen nga Prefektët.
po sikur the o Cuçi se nuk do ta presim opoziten, apo u pendove se fole shpejt. Hajt, të shkuara.Shyqyr që je më mirë.
dmth i bie mos të bëhet hiç…
epo mirë, të mos na mbajnë varur kot, se janë pezulluar shumë procese vetëm prej planit të reformës…
po si te merret konsensus KUR NUK JAPIN KONSENSUS? i ofrohet VETO dhe prap nuk e japin. cfare duan m valle? cfare lloji i keq jane keta te pd-s
si mund te ofrohet konsensus kur ska pike deshire? ata kane veton, kane numer te njejte anetaresh dhe prap se japin! cfare do te thote kjo? asgje tjeter vecse mungese vullneti dhe kerkese per te bllokuar procesin.
Blendi Cuci ti ndoshta s`ke faj , po ne kete qorrsokak ata qe te futen te te japin pergjigje , se para ca vitesh shoku Gramoz i eshte pergjigjur tekstualish qeverise se atehershme ” liberalizimin e vizave e moret , po harrojeni integrimin ne BE”. Keq me vjen qe ta them nga nje kendveshtrim i jashtem po dhe hordhia Berisha kete rradhe do hedhi gurin e do fshehi doren qe mos te realizohet kjo gje. Keni shancin te realizoni nje fitore politike , guret jane ne doren tuaj te shohim si do ti luani.
opozita nuk mundet te terheq zvarre vendin po deshi nuk deshi te rrij aty ku eshte.Vendi duhet te ece me shpejtesi perpara,qeveria te kryej me shpejtesi reformat te mos levize me hapin e breshkes.Reformat jane jetike per vendin kte e merr vesh dhe me injoranti.Nuk mundet qe nje grusht njerz ne opozit te terheqin zvarre shqiperine dhe te ardhmen e saj.
Pirdh se shfryhesh i thone kesaj pune Z.Ambasador,duhet ta thuash edhe ti nje llaf qe te marresh rrogen ne fund te muajit.Nuk e ke kuptuar akoma qe ne Shqiperi nuk ka konsensus sidomos kur behet fjale qe kete konsensus ta jape Berisha.Flisni ore hapur dhe ne menyre individuale se na u bete me keq se ne kohen e partise se Punes qe flitej ne pergjithesi.
Qeveria nuk eshte zbatuse e urdhrave te ambasadorve, por per ceshtjet e duhura qe e cojne Shqiperin perpara duhet te veproj. Opozita do te behet penges per te penguar maxhorancen qe te mos kete sukses. Prandaj edhe shume nuk duhet pritur. EDHE SHUME NUK DUHET NDIGJUAR KETA AMBASADORET.
Per cilen opozite a kane sy e veshe opozita eshte cuar e tera ne kembe pse zbatohet ligji dery aty sa udheheqesi e ka ber kauz deri te samit i PPE qe eshte kulmi te ngrihesh ne proteset pse zbatohet ligji.Nqs di ndonjeri ndonje vend pse zbatohet ligji cohet opozita ne protese te ne e tregoje se po cuditemi kote me duket.Keta skane per te dhen kurre konsecus se nuk kane vizjon per gjer te medhe keta e bene shqiperin me komuna e qytete pa fund vete per kredo politike ju doni konsencus te oopozites skeni per ta marre kurre nje konsecus se se keni patur ndonjeher konsencus mud te kete vetem ndermjet pianecit Nano dhe Sale per gjer te liga per te mira kurre.
I nderuar Minister !Nuk eshte mire te permendesh decentralizimin e pushtetit vendor perderisa ai nuk funksionon.Ligji sot ne Rep.e Shqiperise eshte i tille qe drejtuesi i pushtetit vendor nuk mer as fryme pa lejen e drejtuesit te pushtetit qendror.Pershtatini ligjet me shtetet e BE.
Duhet thene se kemi rene ne dore te horave si ata qe e lane pushtetin ashtu dhe keta qe e moren mos renja dakort e dy paleve eshte vetem djallezia qe kane dy palet sepse ato nuk e besojne njera tjetren dhe si te tilla keshtu ka per te na shkuar kjo pune deri sa te ikin per lesh nga mosha kuadrot e partise se punes te cilet po e pengojne zhvillimin e ketij vendi ashtu sic e penguan per 50vjet,eshte e pamundur qe nje ish sekretar partie i partise se punes te drejtoje vendin ne progres,po ashtu dhe nje djale i dale nga komiteti qendror sado qe te duket i moderuar ate nuk e lene enderrat te jape miresi vendit,sepse duket qe ne fillim e filloi me tritol kjo tregon se ka mllef nga ata qe e lane pushtetin po ashtu i jane sulur vendeve te punes sikur te gjithe ata qe kane punuar me pare i shumezojne me zero,kjo eshte shume e demshme per vendin,sepse aq sa keta do mbajne pushtetin nuk mund te behen nepunes te kualifikuar sado te zote te jene.