Pollo: Qeveria të tërhiqet nga politikat që dëmtojnë arsimin

7 Mars 2014, 14:08Politika TEMA

Partia Demokratike i drejtoi një apel Qeverisë që të tërhiqet nga politikat që dëmtojnë arsimin.  Në një konferencë për mediat, deputeti Genc Pollo theksoi se Partia Demokratike vlerëson rolin e pamatshëm të mësuesve, të atyre grave e burrave, zonjave e zotërinjve, të cilët me përkushtim e përunjësi, që nga koha kur është hapur shkolla e parë shqipe e deri më sot, edukojnë fëmijët tanë, i japin atyre dije dhe u mësojnë se si të bëhen  të mirë,  të denjë dhe  të aftë për veten e  shoqërinë.

“Partia Demokratike gjatë qeverisjes së saj, kreu një revolucion në arsim, përmes  reformës tërësore të sistemit:  kurrikula moderne, trajnim efektiv të mesuesit, vlerësim objektiv të nxënësit e menaxhim modern të shkollës,  deri tek dyfishimi i pagës së mësuesve duke i kthyer dinjitetin  e humbur këtij profesioni të nderuar. Gjithashtu, gjatë qeverisjes së saj, Partia Demokratike ndërtoi dhjetëra shkolla të reja, i informatizoi ato, nga qendrat urbane, e deri tek fshatrat e largët”, tha Pollo.

Në vijim ai shprehu  shqetësimin në lidhje me ngrirjen e pagave të mësuesve, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka vendosur që të mos e rrisë më shpërblimin financiar të  tyre.

“Kjo është një masë shkurajuese, është një mungesë vlerësimi për punën dhe rolin e mësuesit në shoqërinë tonë. Gjithashtu, shkarkimi i kundraligjshëm  i drejtorëve të shkollave e mësuesve për interesa partiake, dhe emërimi në arsim i militantëve partiake të pakualifikuar, është shërbimi më i keq që kjo qeveri po i bën arsimit dhe edukimit në vend. Ne i kërkojmë qeverisë, të tërhiqet nga këto qëndrime”, tha Pollo. 

37 komente në “Pollo: Qeveria të tërhiqet nga politikat që dëmtojnë arsimin”

  1. kush flet says:

    ky qe ishte minister arsimi, te thote cfare beri vete njehere, pastaj te akuzoje qeverine aktuale.
    ky e rrenoi arsimin, hapi dyer e universiteteve, per dege qe nuk ka vende pune.

    1. klea says:

      Sa ishte zoteria minister nuk solli asnje risi te re tani le te rrije dhe te mesoje se si zhvillohet arsimi ne vend

    2. eda says:

      Puna e qeverise Rama deri me tani per arsimin ne vend ka qene ne nivelet me te larta, keta flasin kot se sben gje vete.

    3. toni says:

      car eshte ky pule-kuq pularie qe flet per arsimin,ne 8 vjet ben kerdine duke emeruar militante anadollake ne arsim etj,,dava plerash….

    4. alm says:

      Sa po ben qeveria Rama per arsimin nuk e bene keta per 8 vite qeveri.

    5. Fshatari says:

      O Genco shko ha 1 pjat grosh bashke me Halimin se jeni turpi i botes. Kur e imagjinoj se kemi pasur minister ju puna jote me vjen turp.

      P.S. merreni edhe Ristanin me veti t’ju bejë shoqeri me nje gotë raki:P

    6. aks says:

      Rregulluan disa shkolla te Tiranes keta dhe e quajne arritje te qeverise se PD-se, le te shkojne shkollat e rretheve qe vetem shkolle nuk mund te quhen. Kete e quajne arritje keta, keto jane deshtime.

    7. eda says:

      Kur ishte PD-ja ne pushtet arsimi ishte e renditur ne fund te axhendes se qeverise, flitej shume pak dhe u be shume pak pune. Qeveria e re po ben nje oune vertete cilesesore dhe per tu pergezuar per arsimin. Kemi besimin se shume shpejt arsimit ne vend do ti kthehet dinjiteti.

    8. Luli says:

      kY ESHTE COPE COPE

    9. mateo says:

      Kjo qeveri s’e ndreq dot ate shkaterrim total qe i beri Pllo me kompani arsimit dhe mendesise popullore per te. Kur “reforma” kishte per synim diplomimin masiv te njerezve qe nuk dinin te lexonin, s’ka zot t arregulloje me situaten ne kete fushe. Ose duhen dekada vitesh.

  2. dori says:

    o ti zoteri qe del e na flet per arsimin a e di cka ke bere ne 8 vite per arsimin, dploma te blera, mesues pa kriter e militant te trashe e analfabet. je i fundit qe mund te flasesh per arsimin dhe reformat

  3. zhvillim says:

    o plehre e pafytyre! ti je njeriu qe e deshtove arsimin ne kete vend! turp te t vi!

  4. dori says:

    po si jo jo keni bere revolucion te papare ne arsim, hajde dploma si treg matrapazesh. mesues me ofret kurse diplomat me euro, ky eshte ne vete mor, ti kishti vkeresuar ju mesuesit dhe arsimin do ishin ndryshe gjerat po as me rrejt sdini, populli ka sy es shef

  5. Ariu polar says:

    Si ka mundësi, që këta idiotët, të akuzojnë një Qeveri, për “gabime e faje”, që ata i kanë bërë “me thasë”, kur ishin në pushtet…???

  6. anonim says:

    PD e shkatroi arsimin, vetem arsim skemi.
    po presim qe keta te tjeret te bejne ndonje gje, po asgje si duket as keta.
    po su hoq 3+2, po su mbyllen universitetet private ky diploma merret pa bere shkolle, as kemi as kemi per te pasur arsim.

  7. tefik says:

    hahahahahah folen kta qe deri dje arsimi i tyre ishte me famekeqi ne te gjithe europen!! Ju i dergonit kompjuterat me furgon para se te shkonit atje sa per ti kapur kamera e me pas i mernit me vete ti dergonit ne destinacionin e radhes!!

  8. Vezhguesi says:

    PO ZOTI POLLO ,KINI SHUME TE DREJTE! Ju arritet nje sukses shume te madh ne fushen e arsimit, sa edhe po te rrije ne shtepi merrje dipllome e jo vetem nje po 4-5 vetem se duheshin ca dollar,euro po edhe leke nuk ishte keq. JU arritet qe shkolla te behej aq masive sa c’do shtepi po te kishte femije ne shkolle do te quheshin se u hap universitet. Rezultatet jane aq te larta,sa studenti qe posa ka mar diplomen nuk di se kur eshte hapur shkolla e pare shqipe,apo diten e clirimit…… E mbi te gjitha edhe pse ka mar dipllom per inxhinjer mekanik nuk di se kujt i thon piston apo bielle…….. ndaj kini te drejte te mburreni sidomos me rritjen e analfabetizmit, ne shkaterrimin e paisjeve laboratorike e orjendive,ne ngjeshjen e nxenesve qe mos te ken ftoht apo t’u dal reaumatizma ne behar nga djerset,megjithese klasat jane pa dyer e dritare. ” Sa per pjesmarrjen ne mitingjet ne mitingje kini te met,pasi me gjithe deshiren e madhe te mesuesve e nxenesve ju nuk i pranonit se demtohej cilesia e mesimit” PO SALIUN SI MA KE TANI ,SE DIKUR U ZEMROVE DHE E SHAJE….. Me qen se sot eshte 7 marsi e je i lodhur bej pushim e mos u merr me arsimin ,se na hape barkun!

  9. almeida says:

    Partia Demokratike nuk soli asgje te re per arsimin ne vend te pakten qeveria e re po e orienton me se miri arsimin ne vend. Bravo qeverise Rama.

  10. vlonjati says:

    O genciiiiiii po c thua ore macokkk, si s’ke turp nje here barbon!!!

  11. klara says:

    Pergezime qeverise Rama per punen e mire qe po beni me arsimin ne vend.

  12. iliri says:

    Ve “bast” qe Genci as e ka pare dhe as e ka degjuar se çfar tha dje Edi Rama,por e merr me mend “kuqua” dhe flet ato qe ka ndermend te flase ! Normal nxenes besnik i Saliut.Bravo Genc,na “felliqe” Tironen !! Iliri

  13. klea says:

    Cben keta per arsimin, vendosen ca kompjutera qe pjesa me e madhe nuk punojne. Kemi besimin tek qeveria Rama per rritjen e cilesise ne arsim.

  14. Per ne qe skuptojm ! says:

    Kur del e flet ti mor kuqo i degjeneruar per arsim qe te pam cfar bere kur ishe minister i saj ! Nuk le tender pa shitur e pa futur hundet dhe bere katrahur stallash o kurvar i paftyr ! E bere zyren bo…….e kujton se u harove !! Hiqu e mos na dil me sysh sahanlepires i koruptuar qe te thahen “glasat” e tua e te mos vijn er me….

  15. Ju e kthyet arsimin ne burdello flisni per politika cilat politika ato te blerjes se diplomave qe instaluat ju apo te teritoreve qe i dhe te te tera per privatin cilat politika na flisi.

  16. Denonco says:

    eh kur flet dhe ti more amebe

  17. beni says:

    Ik o Pollo se smerr vesh ti nga arsimi. E mban mend si ti permbysi te gjitha Ministri i PDse qe te zevendesoi. Se e kishe bere lemsh fare.

  18. sabriu says:

    Oooo kush na qenka? Ky qe i ka plasur bombla e gazit. More pis flet edhe ti qe i mbushe klasat e femijeve me te semuret mendor sepse nxorre urdhrin se doje ti integroje.(Ky urdher vazhdon edhe sot) Ata femije vertet e kane kete fatkeqsi si per vete ashtu dhe per familjet e tyre, por cfare faji kane dhe femijet e te tjereve? Nuk besoj se femijet e tu kane ne klase femije me te meta mendore.
    Bjage!

  19. Ajet Delaj says:

    Z Pollo do ju keshilloja miqesisht qe kur te flisni per arsimin flisni vetem perperjullen qe keni qene ju minister i arsimit. Ju arritet me reformen ne maturen shteterore te largonit korrupsionin nga shkolla duke bere vlersim real te dijeve e konkurence te ndershme per studimet e larta.
    Mandati i pare i qeverisjes se Partise Demokratike nuk ka te krahasuar me te dytin megjithse per hir te se vertetes ju z Pollo jeni personi me pak ose aspak i lakuar per aferra korrupsioni dhe keni vazhduar reformen edhe ne mandatin e dyte si Minister i Inovacionit me profesionet e klasifikuara.
    Gjithashtu do ju sugjeroja meqe nuk keni pasur e nuk keni pozicione partiake ne Partine Demokratike mos merrni persiper ato qe nuk jane tuajat cfar dua te them se eshte barre shume e rende te marresh pergjigjsine e qeverisjes se Partise Demokratike per tete vjet qofte edhe ne fushen e arsimit.
    Mbas largimit tuaj nga Ministria e arsimit puna juaj eshte shkaterruar ne ate ministri dhe vazhdon tatpjeten edhe nen qeverisjen e mazhorances aktuale me komisioere dallkaukes politike e deri ne pregaditjen e testeve medioker ku 100-6=96

    1. @ajet says:

      Nuk te duket pak si e cuditshme qe personat “me pak te lakuar” per afera korruptive jane ata qe kane mbajtur poste qe sikur “s’bien” dhe aq shume ne sy, sic jane aresimi, sporti, bujqesia dhe deri diku edhe mjeksia?

      Mos e merr personalisht por qe te bindesh lexo pak shkrimin e “Plakut” andej nga fundi i komenteve.

      1. Ajet Delaj says:

        @ajet
        Zoteri mos harro se z Polla ka qene ne mandatin e pare te Partise Demokratike edhe zv/Kryeminister. OK

  20. Kendveshtrim tjeter says:

    Opozita nuk ka moralin te kritikoj per arsimin!
    Pozicioni zero qe fillojne,pushtetaret e djeshem,i ben ata te papergjegjshem dhe te pa moralshem.
    Opozita kerkon te mbaj drejtor shkollash,njerzit politik te forumeve te PD-s,ne qender e ne baze,te emeruar prej saj,ne kohen kur ishte ne pushtet.
    Do isha dakort,po te kritikonte pushtetin e sotem,per ngadalsine e levizjes se drejtorve,te cilet jane emeruar nga forumet partiake te maxhorances se shkuar.
    Pollo eshte ideatori i 10 mije lekshit te famshem,ku drejtoret e shkollave me kete shume paguajne dhe faturen e energjise elektrike,si dhe shpenzimet familjare,ku bordi formal i prinderve ne asnje rast nuk ka vetvepruar me shumat e lekve te mbledhura.

  21. Tomorri says:

    Bo Bo Bo je gomar shume i madh more Pollosh dhe nuk e kupton fare,kjo eshte çudija jote .Te flasesh ti per arsimin eshte sikut te flase nje bujk per raketen kozmike.Ik tani lipsu koqe qe koqe mbete.

  22. mirel drejtesia says:

    ju nuk keni goje te flisni,mblidhuni ne nje skut dhe mos u dukni me.
    jeni nxitesit e tritolit,shkaterimit te vendit dhe ekzekutimit te individeve.

  23. Plaku says:

    Sa per dijeni, pervec kusureve te shumta qe ke ne kurriz, shkaterrimi i aresimit nga ana jote ka lene gjurme te thella me pasoja te renda edhe sot e kesaj dite. Mund te na thoni pak zoti Palla se ku shkuan parate e rimbursimit te librave per nxenesit, pasi ato asnjehere nuk u moren nga prinderit e tyre ?. Besoj e mbani mend se kjo shpikje eshte bere ne kohen tende si minister i aresimit, apo jo ?. Po ke shume te drejte te flasesh ti, sepse perderisa drejtesias nuk funksionon edhe ty te lind e drejta te pellasesh. Hajt se folim.

  24. Plaku says:

    Sa per dijeni, pervec kusureve te shumta qe ke ne kurriz, shkaterrimi i aresimit nga ana jote ka lene gjurme te thella me pasoja te renda edhe sot e kesaj dite. Mund te na thoni pak zoti Palla se ku shkuan parate e rimbursimit te librave per nxenesit, pasi ato asnjehere nuk u moren nga prinderit e tyre ?. Besoj e mbani mend se kjo shpikje eshte bere ne kohen tende si minister i aresimit, apo jo ?. Ne ate kohe u fol per nje shume prej 3 milion Euro, qe padyshim shkuan ne xhepat tuaja. Po ke shume te drejte te flasesh ti, perderisa drejtesia nuk funksionon edhe ty te lind e drejta te pellasesh. Hajt se folim.

  25. populli says:

    O i biri i Stefanaqit. A ke fytyre e del perseri ne media, ti qe bashke me Salen shkaterrua arsimin dhe e kthyet ne Sude piramide, ashtu si gjithe shoqerine shqiptare. O i pafytyre, do te duhen dekada per te rikuperuar demin qe i keni sjelle arsimit dhe gjithe jetes ne Shqiperi. Ju jeni keqberesit me te medhenj te ketij vendi.

  26. Andrea says:

    Shume akuza ne drejtim te Genc Pollos, por asnje nuk perfundon ne Prokurori. Perse! Mendoj se demi qe u be ne Arsim eshte me i madh se cdo dem tjeter qe ka bere Saliu me te tijte, me i madhe se edhe 230 milion eurot e L.Bashes te grabitura ne Rrugen e Kombit, me i madh se i gjithe Demi Ekonomik i bere nga qeverimi 8 vjecar i Sali-serbi-t mbi trupin e Shqiperise. Perse te mos pergjigjen shkaktaret kryesor te shkaterrimit te Arsimit Kombetar Shqiptar?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ダッチワイフ

    ダッチワイフ ロボット ダッチワイフを購入することはあなたのパートナーに熱狂的なトリックです

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje