Konkluzionet e takimit BE-Shqipëri: Rezultate konkrete në luftën ndaj korrupsionit

7 Mars 2014, 13:43Politika TEMA

Shqipëria të vazhdojë përpjekjet për reforma dhe të vazhdojë të paraqesë prova të rezultateve të arritura duke u fokusuar te shteti i së drejtës, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky është një nga konkluzionet e takimit të II të nivelit të lartë të zhvilluar mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Qeveria publikoi konkluzionet e takimit, i cili u drejtua nga Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri Stephan Füle.

Gjithashtu të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të opozitës, Nënkryetari i KLD-së dhe Prokurori i Përgjithshëm.

Lidhur me funksionimin e institucioneve të pavarura të vendit, komisioneri Füle theksoi se si opozita ashtu dhe Qeveria duhet të tregojnë tani përmbajtje dhe të garantojnë respektimin e plotë të legjislacionit të zbatueshëm dhe parimeve të tij.

KONKLUZIONET
1. Takimi përshëndeti Rezolutën e Parlamentit mbi integrimin në BE të votuar njëzëri në nëntor 2013, çka demonstroi ekzistencën e konsensusit politik. Zbatimi i angazhimeve të ndërmarra sipas nëpërmjet kësaj rezolute është thelbësor. Lidhur me këtë, Komisioneri Füle theksoi rëndësinë e sigurimit të koherencës dhe një përqasje përfshirëse ndaj gjithë reformave të ndërmarra nga Shqipëria duke marrë në konsideratë programin e vendit për BE-në. Konsultimi sistematik dhe përfshirja e Parlamentit, si dhe palëve të tjera të interesuara në procesin e reformave është kyç.

2. Takimi i dytë i DNL zhvillohet pas Këshillit të dhjetorit 2013 që “mirëpriti miratimin me konsensus ndërpartiak nga Shqipëria të masave përkatëse kyçe për reformën e gjyqësorit, administratës publike dhe reformën parlamentare, si dhe kryerjen me sukses të zgjedhjeve parlamentare në qershor”. Këshilli përshëndeti gjithashtu “masat e mëtejshme të marra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe angazhimin e qeverisë së re, përgëzon intensifikimin e përpjekjeve në këto fusha dhe nxiti autoritetet ta ruanin këtë vrull të ri”. Këshilli vendosi “të shqyrtojë, në bazë të një raporti që do të paraqitet nga Komisioni, vazhdimin e zbatimit të strategjive të reformës kundër korrupsionit dhe asaj gjyqësore dhe legjislacionin përkatës të miratuar së fundmi, si dhe prirjen e vazhdueshme për hetime dhe ndjekje penale proaktive, përfshirë fushën e krimit të organizuar”. Këshilli shtoi se “me mirëkuptimin se Shqipëria vazhdon të mbështetet në progresin inkurajues të bërë deri tani, pret me padurim vendimin lidhur me dhënien e statusit të vendit kandidat asaj në qershor 2014, në varësi të miratimit të Këshillit Evropian”.

3. Takimi vendosi se është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë përpjekjet për reforma dhe të vazhdojë të paraqesë prova të rezultateve të arritura duke u fokusuar te shteti i së drejtës, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Komisioneri Füle përshëndeti progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë në reformat që lidhen me BE-në gjatë periudhës së kaluar dhe nënvizoi se puna e përbashkët konstruktive e qeverisë dhe opozitës, veçanërisht në Parlament, është kyçi për konsolidimin dhe forcimin e mëtejshëm të këtyre përpjekjeve. Lidhur me këtë Komisioneri theksoi se politikat konfrontuese nuk e ndihmojnë procesin e integrimit në BE. Komisioneri kujtoi gjithashtu rëndësinë që Shtetet Anëtare të BE-së i japin kulturës së bashkëpunimit dhe përfshirjes në Parlament, çka do të lejonte një proces të qëndrueshëm reformash.

Lidhur me funksionimin e institucioneve të pavarura të vendit ai theksoi se si opozita ashtu dhe qeveria duhet të tregojnë tani përmbajtje dhe të garantojnë respektimin e plotë të legjislacionit të zbatueshëm dhe parimeve të tij. Komisioneri përshëndeti masat e marra në kuadrin e planit të veprimit të qeverisë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si konsultimin e zgjeruar të strategjisë kundër korrupsionit të kryer në dhjetor dhe ngritjen e një rrjeti pikash kontakti kundër korrupsionit, nënshkrimin e marrëveshjes operative me Europolin dhe punën e vazhdueshme me rëndësi për reformën në polici. Ai mirëpriti gjithashtu fokusimin te miratimi i akteve nënligjore për Ligjin mbi Shërbimin Civil.

4. Komisioneri Füle përshëndeti projektin e Udhërrëfyesit për 5 Përparësitë Kyçe si një dokument të strukturuar mirë me afate realiste. Ai theksoi rëndësinë e vëmendjes së veçantë gjatë muajve të ardhshëm për të garantuar zbatimin e tij të qëndrueshëm dhe në kohë, veçanërisht lidhur me masat afatshkurtra në fushën e shtetit ligjor, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

5. Komisioneri Füle theksoi se Komisioni është i gatshëm ta mbështesë Shqipërinë me ekspertizë dhe mbështetje financiare.

6. Kryeministri Rama konfirmoi angazhimin e qeverisë së tij për forcimin e mëtejshëm të progresit të madh të arritur në reformat që lidhen me BE-në, veçanërisht për vazhdimin e zbatimit të reformave në fushën e shtetit të së drejtës, përfshirë politikën kundër korrupsionit, reformën gjyqësore dhe luftën kundër krimit të organizuar. Kryeministri Rama shprehu besimin se zbatimi në vazhdimësi i reformave kyçe përbën një bazë të shëndoshë për vendimin lidhur me dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë në qershor 2014. Ai konfirmoi gjithashtu angazhimin e qeverisë së tij për krijimin e një lidhjeje të fortë mes qeverisjes ekonomike dhe shtetit të së drejtës, çka do të çojë në një mjedis më transparent biznes. Lidhur me këtë ai përshëndeti shtimin e fokusit nga ana e BE-së ndaj çështjeve të qeverisjes ekonomike.

7. Qeveria shqiptare konfirmoi angazhimin e saj për një dialog politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm me opozitën, çka është jetike për qëndrueshmërinë e procesit të reformave. Në këtë kontekst, qeveria shqiptare e sheh DNL si një instrument të dobishëm përmes së cilit Shqipëria dhe BE-ja vlerësojnë dhe rishqyrtojnë progresin e bërë nga vendi në kuadrin e diskutimeve gjithëpërfshirëse.

8. Komisioneri Füle përshëndeti angazhimet e qeverisë shqiptare për të garantuar zbatimin e qetë të Ligjit për Shërbimin Civil me po atë frymë dialogu dhe bashkëpunimi që çoi në miratimin e tij në maj 2013; për finalizimin e strategjisë kundër korrupsionit dhe hedhjen e hapave për zbatimin e saj lidhur me përmirësimin e efikasitetit të veprimit në këtë fushë; për angazhimin me Komisionin e Venecias lidhur me procesin e reformimit të sistemit gjyqësor dhe për garantimin e zbatimit të qetë të legjislacionit në këtë fushë; si dhe për intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar përmes veprimtarive specifike dhe bashkëpunimit të përforcuar mes organizmave të zbatimit të ligjit.

9. Qeveria mbetet e angazhuar ndaj përfshirjes së organizatave dhe grupeve të shoqërisë civile në procesin e reformave. Për këtë qëllim, Udhërrëfyesi për 5 Përparësitë Kyçe është ndarë me aktorët dhe organizatat e shoqërisë civile për komente dhe sugjerime. Duhet ngritur mekanizmi i konsultimeve me palët e interesuara, siç u vendos në takimin e parë të Dialogut të Nivelit të Lartë, bazuar mbi hapat fillestarë të ndërmarrë. Ky proces i zgjeruar konsultimi do të kontribuojë për konsolidimin e konsensusit mbarëkombëtar mbi integrimin në BE dhe do të sigurojë një kuadër për kanalizimin e ekspertizës dhe energjisë brenda shoqërisë shqiptare në politikëbërje dhe zbatim.

10. Për t’u përgatitur për takimin tjetër të DNL të parashikuar në qershor 2014, u vendos që kontaktet në nivel pune të intensifikohen dhe të sigurohen raporte të rregullta mbi zbatimin e udhërrëfyesit nga pala shqiptare. Shqipëria do të japë kontribut lidhur me Raportin tjetër të Komisionit. Komisioneri Füle nënvizoi se në këtë periudhë Shqipëria duhet të vazhdojë të japë rezultate konkrete lidhur me të gjitha pesë Përparësitë Kyçe, me fokus të veçantë mbi reformën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe asaj gjyqësore.

 

27 komente në “Konkluzionet e takimit BE-Shqipëri: Rezultate konkrete në luftën ndaj korrupsionit”

  1. e njejta gje qe u tha kur nuk u dha statusi. rames ju dha dosja e metes. edhe tani i thuhet ajo gje. fut meten ne burg o mashtrues qe i nxore popullin te vriten per te. ndryshe nuk ke europe.

    1. ikea says:

      meten e mbajti gjalle berisha jot. po gjithesesi nje gje eshte e qarte, ketu dikush po punon kunder integrimit dhe ai eshte sali berisha qe i thote ANTISHQIPTAR E FILOSERB FYLES!KY NJERI SESHTE NORMAL!!!!

      1. rona says:

        Bravo qeverise Rama po ben nje pune te sukseshme per te marre statusin e vendit kandiadat.

        1. greiss says:

          ardhja e shpeshte e Fyle-s tregon se ka interes per progresin e Shqiperise dhe na ben optimiste per statusin ne qershor. Reformat e qeverise po vleresohen me kujdes hap pas hapi, dhe jo me fjale, por me vepra konkrete, duke vendosur shtetin ligjor.

        2. lorena says:

          pavaresisht perpjekjeve dashakeqe te opozites, qeveria duket e angazhuar maksimalisht per te plotesuar kriteret e vena per marrjen e statusit.
          Cdo dite shohim tolerancen zero ndaj krimit, korrupsionit dhe perpjekjen per te vendosur shtetin e se drejtes. Por duhet ende pune, sidomos per largimin e atyre njerezve qe e rrenuan shtetin dhe administraten.

        3. opozita le te lehe, qeveria shkon perpara says:

          Deri me tani, puna e qeverise eshte vleresuar me notat me te larta, megjithese, gjithmone ka me shume per tu bere.
          Negociatat duket te jene optimiste per te marre statusin, interesi eshte i larte nga te dyja palet, edhe i Shqiperise per tu bere me ne fund si e gjithe Europa, por edhe e evropianeve per te mbeshtetur Shqiperine e cila cdo dite ben progres.

    2. vlonjati it says:

      Fillimi i mbare gjysma e punes thone!! Bravo qeverise Rama po ben reforma te rendesishme per ekonomine e sidomos ato antikorrupsion!! Respekte nga Italia!!

    3. Burg Saliut says:

      Bravo qeverise per reformat e ndermarra, ju lumte per luften kunder korrupsionit qe po beni kehtu vazhdoni e mbani premtimet e dhena keshtu si keni nisur!!

    4. eda says:

      E vendos Europa nese do jemi pjese e Europes o njeri, nuk do ju pyesi ju Europa.

    5. Miri Vogel says:

      Perderisa po flasin mire keto nderkombtaret dmth qe gjerat kane ndryshuar shume per mire!! Bravo qeverise me ne fund kjo Shqiperi po behet!!

    6. besi says:

      Qeveria Rama po tregohet shume e vullneteshme per te permbushur te gjitha kriteret, kjo u deshuma dhe dje ne takimin me zotin Fyle. Bravo qeverise

    7. Ganiu says:

      More po t ie 100000 qelbesirave kaq e vaket je ne mendime te njejtat gjera thua gjithmone le nam ndrysho ndonjehere mendimet se dukesh sikur truri jot nuk funksionon me!!

    8. fiori says:

      Bravo qeverise Rama po ben nje pune te sukseshme per te marre statusin e vendit kandiadat.

    9. ada says:

      I pari qe do futur ne burg eshte Saliu qe e shiti dhe e la mbrapa kete vend. Nuk beri asgje te sakte per integrimin e djeshem. Sa per qeverine Rama po ben maksimumin, bravo

    10. 1 milion shkelma bytheve says:

      Si gjithmone tycat e Sales harrojne qe Saliu eshte ai qe e nxori Meten palare, eshte Saliu qe urdheroj snajperat dhe kafshet nga Vicidoli kunder popullit te thjeshte qe doli te protestonte.
      Ja u ka pre saliu te gjithe dobicave te vet si floket ashtu edhe trurin kare kinezce.
      Edi ka vetem nje faj, qe vazhdon te nenvleftesoje rrezikshmerine e kriminelit Sali

  2. vini says:

    Zyrtaret e Ministrise se financave per katrahuren dhe vjedhjet te shkojne ne burg.

  3. zhvillim says:

    keto taime do te sjellin nje zhvillim te ketij vendi, me hyrjen ne be do te kemi nje standart te ri qeverises te obliguar , keshtu qe i ftoj shqiptaret te bejne durim!

  4. jeta says:

    Fillim i mbare, pergezime per reformat e deritanishme, me shume se gjysma e punes, optimiste per marrjen e statusit ne qershor.
    Vizitat e Fyles te shpeshta ne pak muaj tregojne vleresim per angazhimin e qeverise shqiptare per te permbushur kushtet per tu integruar.

  5. dada says:

    Lufte kunder korrupsioni hahahahah . sa i dergoni ne prokurori hartoni nje ligj per amnistin dhe te falet Imami

  6. heana says:

    qeveria rama po ben nje pune shume te mire. bravo

  7. ana says:

    korrupsionit po i vjen fundi. kjo eshte qeveria e shqipetarve

  8. Shkulje Veshi says:

    Ky mund te quhet me te vertete lajm qe ja vlen t’a lexosh, pavaresisht faktit se nja dy FRESSH-ista mundohen te ndikojne negativisht me militantizmin e tyre te theksuar, duke u munduar t’a shtremberojne informacionin.

    Ata qe dine te lexojne e kuptojne fare mire se “c’shkulje e forte veshi” permban ne thelb dialogu i dyte i niveleve te larta shteterore.

    Gati ne cdo paragraf te saj permendet kushtezimi i aprovimit te kerkeses se EU-se nga rezultatet konkrete ne te ardhmen lidhur me të gjitha pesë përparësitë kyçe, ku me te rendesishmet jane lufta kundër korrupsionit, lufta kunder krimit të organizuar dhe reforma e thelle e drejtesise.

  9. Ky Fyle me ngja si tip Lej Feni.
    Veçse tash jo me citatet e kuqe te kryetarit Mao,por me broshurat blu te Brukselit.
    Po fletrrufet dacibao kundra Sales kur do plasin!
    A do filloj Revolucjoni Kulturor Europjan…..?!

  10. li1 says:

    Te korruptuarit jane ata qe qendrojne tashme ne opozite ,sidomos kupola ,me ne krye Berishen , qe pergjate
    8 vjeteve te fundit sidomos kane bere kerdine duke vrare, grabitur e plackitur. Kane vene pasuri marramend-
    ese ,etj. Pra , kjo eshte opozita aktuale ne parlament, KLD, GJYKATEN KUSHTETUESE, SHISH, PRESIDENCE ,
    etj. Nga ana tjeter , SHBA-ja dhe BE-ja thote e keshillon te bashkepunohet me opziten ! A nuk eshte kjo nje
    paradoks ?! Te luftosh korrupsionin dhe njekohesisht te bashkepunosh me korrupsionin. ?! Cfare keshillash
    jane keto ?! Nje zot e merr vesht ! O tempora o mores ! Quo Vadis ?

  11. TIRANA. says:

    ska me shkuar larg dhe ne takimin e ardheshum FYLE do ta pyet RAMEN po puna e TRITOLIT nga po VJEN.

  12. tani says:

    E ke kot zoti RAMA qe e therret zotin fyle,cfare kujton se sa here ai vjen ketu ai do embelsohet apo do zbutet nga kushtet qe ai ti ka vene per tu zbatuar,jo,qe,jo prandaj thirri mendjes,dhe ploteso kushtet qe ai po ti perserit cdo here qe vjen ketu;

    1-Lufto korrupsionin ne qeveri[co ne prokurori
    imamin-mziun-k bashkise vlore sic tha fyle]

    2-lufto krimin+ trafikun e lendeve narkotike.

    3-ul papunesine dhe rrit sigurine ne vend.

    4 mos hiq puntoret nga puna per ti zevendesuar
    me militantet e PS.te aftet duhet te qendrojne
    ne pune.

    Vetem kur ti kesh plotesuar keto atehere ta jep statutin Europa,dhe ne qofte se Europa nuk ta jep statutin ne qershor duhet te japesh doreheqjen ,nuk mban me uje pilafi.

  13. Nuk ka status me Ilir Meten Krye hajdut,Kryetar Partie,Krye Parlamentar, me kryeminister psikopat,me ish kryeminister te cmendur,me ish kryeparlamentare budalle ky eshte fati i se mjeres shqipe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje